Noeu dhe ditët e fundit

Noeu dhe ditët e fundit

NOEU DHE DITËT E FUNDIT

Nëse po përdorni një celular për të parë videon, klikoni këtu, zgjidhni programin YouTube dhe më pas zgjidhni titrat SHQIP në opsionet e videos.

Në kohën e Noeut, njerëzit merreshin me jetën e tyre të përditshme dhe nuk mendonin për shkatërrimin e afërt. A jemi edhe ne, sikurse ata, duke i injoruar paralajmërimet e gjykimit të ardhshëm të Perëndisë?

Bibla na jep shenja të qarta të ditëve të fundit. A e dinit që Shkrimi i Shenjtë thotë se ne do të shohim:

  • Përdorim mospërfillës të emrit të Perëndisë
  • Predikues të uritur për para dhe hipokrizi të tërbuar në kishën
  • Luftëra dhe fjalë për luftëra
  • Një pranim të homoseksualizmit
  • Mohim për një përmbytje globale

Por sigurisht që asnjë njeri i arsimuar nuk mund të besojë që Noeu dhe arka të kenë ekzistuar me të vërtetë. A nuk do të ishte e pamundur që të futeshin miliona specie të kafshëve në një barkë? Dhe çfarë provash kemi (nëse ka) për një përmbytje katastrofike botërore? Megjithëkëtë … çfarë nëse gjithçka ndodhi saktësisht siç thotë Bibla? Çfarë do të thotë kjo? Kush ishte Noeu dhe përse rrëfimi i mahnitshëm i jetës të tij lidhet kaq shumë me ty në shekullin e njëzetë e një? Mos u kap në befasi. Koha mund të jetë tepër e shkurtër. A do të jesh gati?