A. Olokausti (kapitulli 1)
Levitiku hapet me Zotin që thërret Moisiun, duke i folur nga çadra e mbledhjes. Bonari tha në citimin hyrës se nuk ka asnjë libër tjetër që «të përmbajë më tepër nga fjalët e Perëndisë se sa Levitiku», kjo tregon se ne duhet ta studiojmë «me interesin dhe vëmendjen e njëjtë». Që në fillim Zoti përshkruan pesë oferta – olokausti, blatimi, oferta e falënderimit, e mëkatit dhe e shkeljes. Tri të parat njiheshin si ofertat me shije të ëmbël [ose «erë të këndshme»], dy të fundit ofertat për mëkatin. Tri të parat ishin vullnetare, dy të fundit të detyrueshme. Mesazhi i parë që Perëndia i drejton bijve të Izraelit është se ata duhet të sillnin një ofertë për Zotin nga kopeja e bagëtisë së tyre – si nga kopeja e bagëtisë së trashë ashtu edhe nga ajo e imët. Kapitulli 1 shtjellon olokaustin (hebraishte ‘olah {{1}}). Kishte tri etapa që vareshin nga mundësia e ofruesit: një demnga kopeja (v. 3; kr. v. 5), një mashkull pa të meta; një dele apo dhi nga kopeja (v. 10), një mashkull pa të meta; turtuj ose pëllumba të rinj (v. 14). Të gjitha këto ishin krijesa paqësore; asgjë e egër nuk ofrohej në altarin e Zotit. Piter Pell (Peter Pell) hedh idenë se demi flet për Zotin tonë si Punëtori i palodhur, që gjithmonë bën vullnetin e Atit në një jetë me një shërbim të përsosur dhe një vdekje me flijim të përsosur. Delja përfaqëson Zotin si zemërbutin dhe të përulurin, të nënshtruar ndaj vullnetit të Perëndisë në vetëdorëzim të parezistueshëm. Dhia flet për Krishtin si Zëvendësuesin tonë. Turtujt e paraqesin Atë si qiellorin dhe gjithashtu si Njeriun e brengave (pëllumbi vajtues) {{2}}.Ja! Një Viktimë e panjollë vdes, siguria ime në pemë; Qengji i Perëndisë, Flijimi, Ai dha Vetveten për mua! AnonimDetyrat e ofruesit. Ai e çonte ofertën te hyrja e çadrës së mbledhjes, afër altarit të bronztë (v. 3); ai vinte dorën e tij mbi kokën e viktimës (v. 5, ose «ai mbështeste dorën e tij me besim»); ai e therte demin (v. 5), delen apo dhinë (v. 11); ai ia hiqte lëkurën kafshës dhe e priste në copa (v. 6,12); ai i lante me ujë zorrët dhe këmbët (v. 9,13). Në vargun 3 shprehja «me vullnetin e tij» përkthehet në disa variante «për t’u pranuar». Shikoni vargun 4. Detyrat e priftërinjve. Ata spërkatnin gjakun e kafshës rreth e qark altarit (v. 5,11); ata vinin zjarr mbi altar (v. 7) dhe pastaj vinin pjesët e kafshës mbi drutë (v. 8,12). Gjithçka digjej mbi altar përveç lëkurës (v. 13,7:8); në rastin e zogjve, prifti përdridhte kokën dhe gjaku i tyre do të rridhte mbi një krah të altarit, i hiqte gushën me gjithë puplat dhe i hidhte pranë altarit, në drejtim të lindjes, duke kapur trupin e zogut pa i prerë gjymtyrët dhe më pas digjej në altar. Fjala djeg përdoret për temjanin e djegies; një fjalë tjetër përdoret në lidhje me ofertën e mëkatit. Shpërndarja e ofertës. Gjithçka që digjej në altar i përkiste Perëndisë; lëkura u jepej priftërinjve (Lev. 7:8); ofruesi nuk merrte asnjë pjesë të kësaj oferte të veçantë. Ai që sillte një olokaust shprehte dorëzimin dhe përkushtimin e tij të plotë ndaj Zotit. Ne mësojmë në pjesë të tjera të Shkrimit se kjo ofertë paraqitej në raste të ndryshme. Në mënyrë simbolike, olokausti përfaqësonte ofertën e Krishtit pa njollë para Perëndisë. Në altarin e Kalvarit Qengji i Perëndisë digjej plotësisht nga flakët e drejtësisë hyjnore. Himni i Amelia M. Hull rrok frymën e këtij përshkrimi:
Kam qenë tek altari dhe dëshmova për Qengjin I djegur plotësisht në hi për mua; Dhe pashë aromën e tij të ëmbël duke u ngjitur lart, pranuar, o Atë, nga Ty.
B. Blatimi (kapitulli 2)
Blatimi (hebraishte minhah) ishte një ushqim mielli apo gruri {{3}}. Vetë oferta. Kishte lloje të ndryshme ofertash gruri, si vijon: maja e miellit me vaj dhe temjansipër (v. 1). Kjo nuk piqej, por një grusht prej saj digjej në altar (v. 2). Kishte tri lloje të ndryshme buke: a. të pjekura në furrë (v. 4); b. të pjekura në skarë (v. 5); c. të pjekura në tigan (v. 7; versionet KJV dhe RSV thonë: «tigan që përdoret për të skuqur», por disa besojnë se kjo ofertë zihej në ujë, si puding). Kishte gjithashtu fara gruri që përfaqësonin prodhimet e para të të korrave, të thekura në zjarr (v. 14). Vargu 12 i referohet një ushqimi të veçantë për ofertë (Lev. 23:15-21), që nuk do të vihet mbi altar sepse përmbante maja. As maja,as mjaltë nuk duhej përdorur në asnjë nga blatimet (v. 11). Kjo nënkuptonte fermentimin dhe ëmbëlsinë natyrore. Por kripa duhej të shtohej, si një shenjë e besëlidhjes midis Perëndisë dhe Izraelit. Ajo quhej kripa e besëlidhjes (v. 13), duke nënkuptuar se besëlidhja ishte e paprishshme. Shikoni Numrat 18:19 dhe 2 i Kronikave 13:5; Ezekieli 43:24 për referime të tjera të «besëlidhjes së kripës». Detyrat e ofruesit. Ai e përgatiste ofertën në shtëpi dhe ia çonte atë priftit (v. 2,8). Detyrat e priftit. Prifti e paraqiste ofertën në altar (Lev. 6:14); më pas ai merrte një grusht të ofertës dhe e digjte këtë grusht kujtiminë altar (v. 2,9). Shpërndarja e ofertës. «Grushti i kujtimit» që digjej në altar bashkë me temjanin i takonte Zotit; priftërinjtë lejoheshin të merrnin tërë mbetjen e ofertës si ushqim (v. 3,10). Priftit që kishte detyrën sipas radhës i takonte çfarëdolloj gjëje që piqej në furrë apo gatuhej në poç apo tigan (Lev. 7:9). Çdo gjë e përzier me vaj dhe çdo gjë e thatë i përkiste pjesës tjetër të priftërinjve (Lev. 7:10); ofruesi nuk merrte asnjë pjesë nga oferta. Ai që sillte blatimin pranonte bujarinë e Perëndisë, duke siguruar gjërat e mirë të jetës, të përfaqësuara nga mielli, temjani, vaji (dhe vera në rastin e një oferte pijeje). Simbolikisht kjo ofertë flet për përsosmërinë morale të jetës së Shpëtimtarit tonë (maja e miellit), e pandotur nga e keqja (pa maja), erëplotë ndaj Perëndisë (temjani) dhe e mbushur me Frymën e Shenjtë (vaji). Shkrimtari i himnit e shpreh në mënyrë të mrekullueshme këtë:Jeta, jeta e dashurisë nxjerr erë të këndshme dhe shenjtëri! Jeta, përmes gjembave të ashpër të tokës, e pandryshkur dhe e ëmbël! Jeta, ku fytyra e dashurisë së Perëndisë e lavdishme, por e përulur ndriçon për të na ulur, o Zot, te këmbët e Tua! F. Allaben
C. Oferta e falënderimit (kapitulli 3)
3:1-15 Flijimi i falënderimit apo i përbashkësisë (hebraishte shelem {{4}}) kremtonte paqen me Perëndinë që ishte vendosur mbi bazën e frytshmërisë së gjakut të shlyerjes. Ajo ishte një festë gëzimi, dashurie dhe përbashkësie. Vetë oferta. Kishte tri etapa edhe për këtë ofertë: një kafshë nga kopeja (qe apo gjedh), mashkull apo femër (v. 1-5); një qengj nga bagëtia e imët, qoftë mashkull apo femër (v. 6-11); një dhi nga kopeja, mashkull apo femër (v. 12-17). Detyrat e ofruesit. Ai çonte kafshën para Zotit në portën e oborrit (v. 1,2,7,12); ai vinte dorën e tij mbi kokën e viktimës (v. 2,8,13); ai e vriste te hyrja e çadrës së mbledhjes (v. 2,8,13); ai hiqte disa pjesë të kafshës – dhjamin e tij, bishtin e majmë dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët, të dy veshkat – për t’i djegur në altar (v. 3,4,9,10,14,15). Detyrat e priftërinjve. Ata spërkatnin gjakun rreth e qark mbi altarit (v. 2,8,13); ata digjnin pjesën e Zotit (dhjamin etj.) në fillim të olokaustit (v. 5). Shpërndarja e ofertës. Pjesa e Zotit, e quajturushqimi i një oferte bërë me zjarr (v. 11), ishte dhjami, veshkat, riza dhe bishti i majmë; te Levitiku 7:32,33 mësojmë se prifti që ka shërbesën merrte pjesën e duhur duke u paraqitur në fillim si një ofertë e ngritur [ose e lartë]; priftërinjtë e tjerë merrnin gjoksin e kafshës (Lev. 7:31). Kjo në fillim paraqitej si një ofertë e tundur para Zotit; ofruesi merrte pjesën e mbetur (Lev. 7:15-21). Kjo është oferta e vetme në të cilën ofruesi merrte një pjesë. Ai mbase bënte festë me familjen dhe miqtë e tij si një lloj ushqimi përbashkësie. Prandaj oferta nxiste paqen midis izraelitëve brenda besëlidhjes. Ai që sillte këtë ofertë shprehte mirënjohjen e tij të gëzuar për paqen që gëzonte në përbashkësi me Jehovain. Një njeri mund të paraqiste gjithashtu një ofertë falënderimi në lidhje me disa betime që i kishte bërë Zotit, apo si falënderim për disa ndere të veçanta. Për sa i përket domethënies së saj simbolike, Piter Pelli (Peter Pell) komenton:Vepra e kryer e Krishtit në lidhje me besimtarin shihet te oferta e falënderimit. Zoti Jezus është paqja jonë (Efesianeve 2:14), duke bërë paqe nëpërmjet gjakut të kryqit të Tij (Kolosianeve 1:20). Ai u predikoi këtë paqe atyre që ishin larg dhe atyre afër (Efesianeve 2:17), duke shembur murin e ndarjes midis judenjve dhe johebrenjve. Në Krishtin, Perëndia dhe mëkatari takohen në paqe; armiqësia që ishte e jona është larguar. Perëndia është kënaqur, mëkatari është pajtuar dhe që të dy janë kënaqur me Krishtin dhe me atë që ka bërë Ai {{5}}.Himni i lordit Adalbet Sesill (Adalbet Cecil) ngre lart atë që ka bërë Krishti për ne:
Oh, paqja përgjithmonë lulëzon nga mendimet e Perëndisë të Birit të Tij! Oh, paqja e njohjes së thjeshtë në kryq që gjithçka u krye. Paqja me Perëndinë! Gjaku në qiell më flet për falje tani: Paqja me Perëndinë! Zoti është ringjallur! Për drejtësinë tashmë jam i lirë.3:16,17 Populli i Izraelit e kishte të ndaluar të hante yndyrë apo gjak, meqë që të dyja i përkisnin Zotit. Përveç domethënies së tyre simbolike, ky rregull rreth yndyrës ishte një formë e vjetër e mjekësisë parandaluese. Sot mjekët këshillojnë një zvogëlim të marrjes së yndyrës për të pakësuar mundësinë e hipertensionit, e sëmundjeve të zemrës, rrahjet e zemrës, diabetit dhe sëmundjeve të mushkërisë. Tri ofertat e para – olokausti, blatimi dhe oferta e falënderimit – zinin një vend në adhurimin publik të kombit, por ato mund t’i çoheshin Zotit nga një njeri në çdo kohë mbi baza vullnetare. Për të dy ofertat e tjera u urdhërua të çoheshin kur dikush kishte mëkatuar. Prandaj kemi konceptet e ngjashme të adhurimit të vullnetshëm dhe shlyerjes së detyrueshme të rrjedhura nga ofertat.
D. Oferta për mëkatin (4:1-5:13)
Flijimi për mëkatin (hebraishte, hatta’th {{6}}) u caktua për popullin e shpenguar. Ai nuk flet për një mëkatar që shkon te Zoti për shpëtim, por për një izraelit, sipas kushteve të besëlidhjes me Zotin, që kërkonte falje. Ai nuk ka të bëjë me mëkatet e kryera pa vetëdije apo të paqëllimta. Vetë oferta. Kishte etapa të ndryshme të ofertave, që vareshin nga ai që mëkatonte: prifti që ka qenë vajosur – pra, kryeprifti, nëse ai duke mëkatuar bënte popullin fajtor (v. 3), sillte një dem të vogël pa të meta; gjithë asambleja (v. 13) gjithashtu sillte një dem të vogël; një ndër krerët (v. 22) sillte një cjap mashkull, pa të meta; një njeri i zakonshëm (v. 27) sillte një dhi femër, pa të meta (v. 28), apo një dele, pa të meta (v. 32, fjalori hebraik këtu tregon kafshë të rritura mirë). Detyrat e ofruesit (ve). Në përgjithësi, ofruesi e çonte kafshën te dera e oborrit të tabernakullit, ia paraqiste atë Zotit, vinte duart mbi kokën e saj, e vriste dhe i hiqte dhjamin, veshkat dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët. Pleqtë vepronin në emër të asamblesë (v. 15). Vdekja e viktimës shihej simbolikisht si vdekja e mëkatarit. Detyrat e priftit. Për veten dhe asamblenë, kryeprifti e çonte gjakun e flisë në Vendin e Shenjtë të tabernakullit, duke e spërkatur shtatë herë para velit (v. 5,6,16,17) dhe mbi brirët e altarit të artë të temjanit (v. 7,18). Pastaj derdhte pjesën e mbetur të gjakut te bazamenti i altarit të olokaustit (v. 7,18). Për një kryesues dhe për njerëzit e thjeshtë një prift spërkaste gjakun në brirët e altarit të olokaustit dhe derdhte pjesën tjetër të gjakut në fund të altarit (v. 25,30,34). Për të gjitha klasat ai digjte dhjamin, veshkat, të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët dhe bishtin e majmë në altarin e olokaustit (v. 8-10,19,26,31). Në rastin e ofertës për kryepriftin apo për tërë asamblenë, pjesa tjetër e kafshëve nxirrej jashtë kampit dhe digjej (v. 11,12,21). Shpërndarja e ofertës. Racioni i Zotit ishte pjesa që digjej mbi altar – dhjami, veshkat, i gjithë dhjami që rri ngjitur me zorrët etj. Prifti lejohej të hante mishin e flijimeve të një kryesuesi apo të një njeriu të thjeshtë, sepse gjaku i këtyre flijimeve nuk çohej në shenjtërore (Lev. 7:30), si në rastin e ofertave të kryeprifit dhe asamblesë (4:5,6,16,17). Ai gjithashtu mund të hante ofertat e përshkruara te Lev. 5:6,7,11 për të njëjtën arsye. Asnjë pjesë e ofertave më sipër nuk lihej mënjanë për ofruesin. Trupi i çdo flijimi për mëkatin, gjaku i të cilit çohej në Vendin e Shenjtë, digjej jashtë kampit. Po kështu Zoti ynë, me anë të gjakut të Tij, hyri në vendin e shenjtë një herë e përgjithmonë (Heb. 9:12), pasi vdiq jashtë qytetit të Jerusalemit. Ne jemi dënuar «të dalim, pra, drejt Tij jashtë fushës, duke bartur poshtërimin e Tij» (Heb. 13:13). Shënim: Shprehja «mëkat nga padituria» duket se nënkupton më shumë se mungesë njohjeje ndaj mëkatit. Mbase do të thotë se mëkati nuk ishte i vullnetshëm, me dashje, apo i bërë në mospërfillje apo rebelim. Nuk kishte flijim për mëkatin e vullnetshëm; dënimi me vdekje duhej të ishte i saktë (Num. 15:30). Ai që sillte një flijim për mëkatin pranonte se kishte mëkatuar pa dashje nga dobësia apo moskokëçarja. Ai kërkonte falje për mëkatet dhe kërkonte pastrim ceremonial. Flijimi për mëkatin paraqet në mënyrë simbolike Krishtin, që «u bë mëkat» për ne, edhe pse nuk njihte mëkat, që ne të bëheshim drejtësia e Perëndisë në Të. Disa hedhin idenë se flijimi i mëkatit flet për Krishtin që trajton atë që jemi, ndërsa flijimi i shkeljes paraqet trajtimin e Tij për atë që kemi qenë.I Shenjti që nuk njihte mëkat, Perëndia e bëri mëkat për ne; Shpëtimtari vdiq për të fituar shpirtrat tanë, mbi kryqin e turpshëm Vetë. Vetëm gjaku i Tij i çmuar mund mëkatet tona të lajë; përmes dobësisë Ai mbi ferr qëndroi përmes vdekjes Ai fitoi atë ditë. Ana Burlingem (Hannah K. Burlingham)5:1-13 Trembëdhjetë vargjet e para të kapitullit 5 duket se përshkruajnë flijimin e shkeljes (shikoni v. 6), por pranohet përgjithësisht se këto vargje kanë të bëjnë me etapat shtesë të flijimit të mëkatit. Arsyeja se pse nuk shtjellohen me flijimin e shkeljes është se nuk përmendet larja e dëmit, që ishte një pjesë e rëndësishme e flijimit të shkeljes (megjithatë pranohet gjerësisht se vargjet 1-13 janë të lidhura ngushtë si me flijimin e mëkatit, ashtu edhe me atë të shkeljes). Në vend që të merren me klasa të ndryshme njerëzish, këto oferta kishin të bënin me lloje të ndryshme mëkatesh: vargu 1 përshkruan një njeri që e njeh krimin dhe megjithatë nuk pranon të dëshmojë, pasi ka dëgjuar kryepriftin apo gjyqtarin që ta kenë vënë nën betim. Si një jude që jetonte sipas ligjit, Jezusi dëshmoi kur kryeprifti e shtyu të betohej (Mt. 26:63,64). Vargu 2 shtjellon ndotjen që një jude merrte duke prekur një trup të vdekur, edhe pse nuk e dinte kur e bëri një gjë të tillë. Vargu 3 përshkruan papastërtinë e marrë nga prekja e një njeriu me lebër, një të vrari etj. Vargu 4 ka të bëjë me thënien e betimeve të nxituara apo të premtimeve që më vonë kupton se nuk mund t’i mbante. Vetë oferta. Kishte tri lloje ofertash për këto mëkate, të varura nga aftësia e ofruesit për të paguar: një qengjapo dhi femër – si fli të fajit (v. 6); dy turtuj ose dy pëllumba të rinj – njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust (v. 7); të dhjetën pjesë të një efe në majë mielli, pa vaj apo temjan (v. 11). Kjo e bënte të mundshme ofertën për mëkatin për njeriun më të varfër. Në të njëjtën mënyrë, askush nuk është i përjashtuar nga falja me anë të Krishtit. Në vargjet 11-13 shtrohet pyetja: «Si mund të shërbejë një ushqim si një ofertë për mëkatin për të bërë shlyerjen për mëkatin kur dimë se pa derdhje gjaku nuk ka falje?» (Heb. 9:22). Përgjigjja është se ofrohej sipër ofertës zjarri në altar (që kishte gjak) dhe kjo i jepte ofertës së ushqimit vlerën e një flijimi me anë të gjakut. Detyrat e ofruesit. Ai para së gjithash rrëfente fajin e tij (v. 5), pastaj ia çonte ofertën e tij priftit (v. 8). Detyrat e priftit. Në rastin e një qengji apo dhie femër, ai e ofronte në përputhje me udhëzimet për ofertën për mëkatin në kapitullin 4. Nëse oferta ishte dy zogj si një flijim për mëkatin, ai i përdredhte qafën, duke spërkatur një pjesë të gjakut në një anë të altarit dhe duke veçuar pjesën tjetër të gjakut në bazën e altarit (v. 8,9). Më pas ai ofronte zogun e dytë si olokaust, duke e djegur plotësisht në altarin e bronztë (v. 10). Nëse oferta ishte majë mielli, prifti merrte një grusht nga ai dhe e digjte në altarin e olokausteve. Ai e digjte me ofertat e tjera duke nënkuptuar derdhjen e gjakut, duke i dhënë karakterin e ofertës për mëkatin (v. 12). Shpërndarja e ofertës. Pjesa e Zotit kishte të bënte me çfarëdolloj gjëje që digjej në altar. Prifti kishte të drejtë të merrte çfarëdolloj gjëje që mbetej (v. 13).
E. Oferta për shkeljet (5:14-6:7)
Oferta për shkeljen (hebraishte, ‘asham {{7}}) trajtohet te Lev 5:14 – Lev. 6:7. Elementi dallues i kësaj oferte është se larja e dëmit duhej të bëhej për mëkatin e bërë para se të paraqitej oferta (Lev. 5:16). Kishte disa lloje mëkatesh për të cilat bëhej një ofertë. Shkelja kundër Perëndisë. Fshehja ndaj Zotit e asaj që me të drejtë i takon Atij – e dhjeta dhe ofertat, shugurimi i prodhimeve të para apo të të parëlindurve etj., (Lev. 5:14). Kryerja në mënyrë të pandërgjegjshme e disa gjërave që Zoti i kishte ndaluar (Lev. 5:17) dhe ka gjasa një vepër që kërkonte larje dëmi. «Në rastet kur nuk ishte e mundur të dihej nëse dikush kishte bërë një gabim, izraeliti tepër i përkushtuar duhej të ofronte vetë një flijim për fajin» (Shënime të përditshme të Skripçër Juniën {Scripture Union}). Shkelja kundër njeriut. Sjellja në mënyrë të rreme me të afërmin në një çështje depozite, pazari, plaçkitjeje apo shtypjeje (Lev. 6:2); gjetja e diçkaje të humbur dhe betimi me gënjeshtër se nuk e ka gjetur (Lev. 6:3). Një ofertë shkeljeje kërkohej gjithashtu në rastin e imoralitetit me një skllave që ishte e fejuar (Lev. 19:20-22), pastrimin e lebrës (Lev. 14:10-14) dhe ndotjen e një nazireu (Num. 6:6-12). Vetë oferta. Një qengj pa të meta (Lev. 5:15,18; 6:6) apo një dash në rastin e lebrës (Lev. 14:12), apo të një nazireu (Num. 6:12). Detyrat e ofruesit. Në rastin e një shkeljeje kundër Perëndisë, Ai në fillim bënte shlyerjen e fajit ndaj priftit, duke shtuar njëzet përqind. Pastaj i çonte kafshën priftit në hyrje të oborrit të tabernakullit, ia paraqiste Zotit, vendoste dorën e tij mbi kokën e saj dhe e vriste. Ai gjithashtu hiqte dhjamin, bishtin e majmë, veshkat dhe dhjamin që rri ngjitur me zorrët. Procedura ishte e njëjtë si në rastin e një shkeljeje kundër të afërmit. Në të dyja rastet, ofruesi duhej të paguante njëzet përqind gjobë, duke i kujtuar se mëkati është i padobishëm dhe kushton. Detyrat e priftit. Ai spërkaste gjakun rreth altarit të bronztë (Lev. 7:2); më pas digjte dhjamin, bishtin e majmë (vithet), veshkat dhe dhjamin që rri ngjitur me zorrët (Lev. 7:3,4). Shpërndarja e ofertës. Pjesa e Zotit ishte ajo që digjej në altar (Lev. 7:5). Prifti në detyrë merrte lëkurën e qengjit (Lev. 7:8). Tërë priftërinjtë ndanin mishin e kafshës si ushqim (Lev. 7:6). Ofruesi nuk kishte pjesë në ofertat për mëkatin apo shkeljen. Ashtu siç është përmendur, ai që sillte një ofertë për shkeljen duhej të ndreqte veprimin e tij që i kishte shkaktuar humbje apo dëm dikujt tjetër. Simbolikisht, oferta e shkeljes hedh hije kah vepra e Krishtit, me anë të së cilës Ai ktheu atë që nuk e kishte marrë (Psa. 69:4b). Me anë të mëkatit të njeriut, Perëndisë nuk iu dha shërbimi, adhurimi, bindja dhe lavdia e duhur. Dhe vetë njeriu u zhvesh nga jeta, paqja, gëzimi dhe përbashkësia me Perëndinë. Për sa i përket ofertës sonë për shkeljen, Zoti Jezus jo vetëm ktheu atë që ishte vjedhur me anë të mëkatit të njeriut, por shtoi edhe më. Sepse Perëndia ka marrë më tepër lavdi me anë të veprës së përfunduar të Krishtit, sesa sikur mëkati të mos kishte hyrë në botë. Dhe ne tani përfitojmë më tepër në Krishtin, sesa po të kishim qenë në Adamin e pamëkatë.Mënjanë Ai hodhi formën e Tij më hyjnore, dhe mbuloi perëndishmërinë e Tij në një rrobë balte; dhe në atë petk kreu shfaqje të mëdha dashurie, duke kthyer atë që nuk kishte marrë kurrë. Anonim[[1]](Kapitulli 1) Fjala olah vjen nga fjala bazë që do të thotë «ngjitem». Ideja është se tërë kafsha ngrihet në altarin e Perëndisë dhe ofrohet si një dhuratë në tërësinë e saj.[[1]] [[2]](Kapitulli 1) Peter Pell, The Tabernacle, f. 102,103.[[2]] [[3]](Kapitulli 2) Fjala hebraike për «blatimin» është minhah. Përkthimi te KJV është «mish», por në shekullin e shtatëmbëdhjetë kjo tregonte ushqimin e fortë, i kundërt nga lëngu. Disa studiues kanë nxjerrë fjalën minhah nga një rrënjë që do të thotë «udhëheq» apo «drejtoj». Shumë të tjerë hedhin idenë për një fjalë që do të thonë «dhuratë».[[3]] [4] Kjo fjalë, gati në të gjitha rastet në numrin shumës shelamim, lidhet me fjalën e mirënjohur hebraike shalom. Koncepti hebraik është më i gjerë sesa mungesa e thjeshtë e armiqësisë, por përfshin begatinë dhe shëndetin, po ashtu edhe paqen me Perëndinë. Një domethënie e dytë e kësaj fjale është një flijim përbashkësie në praninë e Perëndisë. Zakonisht, edhe pse jo këtu, oferta e falënderimit është e fundit sipas rendit dhe disa studiues e nxjerrin fjalën nga domethënia e rrallë «plotësoj». Kerri (Carr) jep një zbatim të këndshëm: «Nëse ky kuptim është i saktë, referimet në DhR të Krishtit si Paqja jonë (për shembull, Efesianeve 2:14) bëhen më domethënëse, ndërsa është flijimi përfundimtar për ne (kr. Heb. 9:27; 10:12)». G. Lloyd Carr, “Shelem”, Theological Wordbook of the Old Testamenti, III:932.[[4]] [[5]](Kapitulli 3) Pell, Tabernacle, f. 92.[[5]] [[6]](Kapitulli 4) Duket shumë e çuditshme për ne, por e njëjta fjalë hebraike haset gati 300 herë në DhV e mund të nënkuptojë si «mëkat», po ashtu dhe «ofertë për mëkatin».[[6]] [7] Versionet RSV dhe NEB përkthejnë «ofertë për fajin», por parapëlqehet përkthimi tradicional.[[7]]
[previous][next]