Kur apostulli Pal e la Thesalonikin, ai nuk i braktisi besimtarët e rinj, por u dërgoi Timoteun për t’i ndërtuar dhe inkurajuar ata në besim (1 Thesalonikasve 3:2). Kur njerëz i besojnë Krishtit, mos i lini ata vetëm! Besimtarët e rinj që e fillojnë jetën e krishterë janë në një pikë kritike. Lënia mbrapa e jetës së vjetër nuk është lehtë. Ndonëse Fryma e Shenjtë siguron fuqinë për të jetuar me fitore, mënyrat e vjetra, zakonet e vjetra dhe tundimet e vjetra janë prapë aty. Ata kanë nevojë për besimtarë të pjekur për të ecur pranë tyre, ndërsa bëjnë hapat e parë drejt rrugës së pjekurisë.
Më poshtë jepen katër parime për t’i ndihmuar besimtarët e rinj me rritjen e tyre fillestare. Ato përfshijnë një përkushtim tepër real, por rezultatet janë të përjetshme.
- Një përkushtim ndaj hirit—Mbani një qëndrim të hirshëm ndaj besimtarëve të rinj, që kupton se ku janë ata dhe se për çfarë kanë nevojë.
- Besimtarët e rinj kanë nevojë për vëmendje prindërore. Pali i konsideroi besimtarët e rinj si të vetët, jo thjesht si fëmijë të Perëndisë. Ky qëndrim e ndihmoi atë të shfaqte hir të bollshëm.
- Besimtarët e rinj kanë nevojë për një marrëdhënie më tepër se materiale. Ekzistojnë materiale të shkëlqyera për besimtarët e rinj, por burimi më i efektshëm vazhdon të jetë një mik. Ata kanë nevojë për t’i ndihmuar me shumë prej hapave të parë e të thjeshtë.
- Besimtarët e rinj kanë nevojë për fleksibilitet. Fëmijët rriten me ritme të ndryshme. Pali përçoi në 1 Thesalonikasve 2:11 që ai kishte “këshilluar, ngushëlluar dhe i ishte përbetuar” atyre gjatë procesit të rritjes frymërore. Rrethana, nevoja dhe personalitete të ndryshme kërkojnë që ne të jemi fleksibël në metodën tonë të dishepullimit.
- Një përkushtim i kohës dhe i punës së madhe—Të ecësh me besimtarët e rinj në hapat e tyre të parë të rritjes frymërore kërkon kohë dhe shumë punë. Si një minimum, besimtarët e rinj kanë nevojë për dishepullim minimumi një herë në javë për tetë javë. Tetë javët e para janë ndonjëherë koha kur të kthyerit e rinj përballen me përshatjet më domethënëse, me tundimet më të forta dhe dyshimet më të mëdha. Prania e një vëllai ose motre në Krishtin që takohet me ata përbën një ndryshim të dukshëm.
- Një përkushtim ndaj pjekurisë—Qëllimi nuk duhet të jetë thjesht që t’i sjellim ata në takimet e kishës, por që besimtarët e rinj të bëhen si Jezus Krishti, të pjekur në qëndrimet dhe veprimet e tyre; t’i shërbejnë Krishtit dhe që t’i ndihmojnë të tjerët ta njohin Atë dhe të rriten në Të (shiko Kolosianëve 1:28-29).
- Një përkushtim ndaj përkujdesjes—Përkujdesja dhe interesimi që Pali kishte për besimtarët e rinj u bë e dukshme në mënyrën se si ai e ndau vetë jetën e tij me ata. Kur i ndjek me dishepullim besimtarët e rinj, ata janë më pak të interesuar me atë që ti di dhe më shumë të interesuar me atë se sa përkujdesje tregon.