Afetari fetar

Edhe pse shoqëria laike supozohet që të jetë e lirë nga feja, nuk duhet të bëhet ndonjë shqyrtimi i madh për të parë prova të një mendimi dhe sentimenti shumë fetar. Mendo për reagimet e reporterëve dhe transmetuesve të lajmeve laike në lidhje me presidentin [amerikan].

«Tërheqja e Barak [Obamas] është, në fakt, mesianike […] ai […] përçon energji si të Perëndisë [ose hyjnore]…. Po sikur Perëndia të vendos që t’i mishërojë si njerëz që predikojnë “shpresë dhe ndryshim”. Po sikur edhe ne […] t’i lëmë të largohen pa rënë në sy, duke mos përfituar për veten […] që të drejtohen nga Perëndia!» («Tërheqja e Barak [Obamas] është, në fakt, mesianike», Steve Davis, 31 mars, 2008, Journal Gazette).

«Ky është më i madh se Kenedi…. Kjo është Dhiata e Re! E ndjeva këtë emocion që lëvizte në këmbën time. Ajo që dua të them është se këtë nuk e përjetoj shumë shpesh. Jo, seriozisht. Kjo është një ngjarje dramatike» (Chris Matthews, MSBNC, 12 shkurt, 2008).

«A nuk ndihet sikur një dorë e veçantë është duke e drejtuar Obaman në udhëtimin e tij. Ajo që dua të them, sikurse e ka thënë ai, pamundësia e plotë e gjithçkaje» (Daily Kos, e shtunë, 26 prill, 2008).

«Obama, për mua, duhet të jetë jo vetëm një qenie njerëzore e zakonshme, por vërtet një Shpirt i Përparuar, që ka ardhur për ta nxjerrë Amerikën nga kjo rrëmujë» (Lynn Sweet, Chicago Sun Times, 21 mars, 2008).

«Ai nuk është duke vepruar në të njëjtin plan si politikanët e zakonshëm […] agjenti i ndryshimit në një epokë revolucioni, si një figurë i kualifikuar në mënyrë unike për të hapur derën e shekullit të 21-të ([Ish-senatori amerikan] Gary Hart, Huffington Post, 13 shkurt, 2008).

«Ai nuk është Fjala që u bë mish, por triumfi i fjalës mbi mishin […] Obama është, në më të mirën e tij, në gjendje që të na thërrasë drejt vetvetes sonë më të lartë» («Dhuntia e Obamas», nga Ezra Klein, 3 janar, 2008).

«Obama ka kapacitetin për të thirrur forca heroike nga thellësitë frymërore të qytetarëve të zakonshëm dhe për të zgjidhur prej andej një korr simfonik të akteve unike krijuese, qëllimi i përbashkët i të cilave është që të zbut shpirtin dhe të lehtësojë sfidat e mëdha që përball njerëzimi» («Obama: Mbi fortësinë dhe suksesin në politikë» nga Gerald Campbell. First Things First, 22 dhjetor, 2007).

[THEB: Nëse një politikani tokësor i jepet një lajkatim [miklim] i tillë, përfytyrojeni që kjo t’i jepet një udhëheqësi tjetër, për të cilin është profetizuar se do të vijë. «Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: «Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?» (Zbu. 13:4). «…dhe gjithë dheu [toka] u mrekullua pas bishës» (Zbu. 13:3)].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *