A i ka hije një shërbëtori?

Nuk i ka hije shërbëtorit që të kërkojë të jetë i pasur dhe i madh dhe i nderuar në një botë ku Zoti i tij ishte nevojtar, i varfër dhe i përçmuar.

A mund të jepni një përgjigje lidhur me vitin 2012 si fundin e botës?

Pyetje: Jam çuditur se si disa janë duke e parashikuar vitin 2012 si fundin e kësaj epoke. Këto gënjeshtra po depërtojnë zemrat e tërë llojeve të njerëzve, të të krishterëve dhe të jobesimtarëve. Ju lutem, a mund të jepni një përgjigje lidhur me vitin 2012 si fundin e botës? Përgjigje: Data 2012 është më tepër një referim për “fundin” e …

A e ke Krishtin?

Fjala e Perëndisë është mesazhi i Tij i përsosur drejtuar njerëzve. Nëse asaj i vihet shkelmi, Ai nuk ka asgjë çfarë t'u thotë atyre veçse kur të përballen me Të në gjykim. Sa herë që është shpallur kjo fjalë, i vë ata që e dëgjojnë para një përgjegjësie që nuk e kanë njohur kurrë më parë. Drita shkëlqen nga fjala. Nëse ata e refuzojnë dëshminë e saj, kjo vërteton se ata duan errësirën më tepër se dritën. Kjo fjalë përmban gjithçka të nevojshme për të treguar rrugën e jetës. Moisiu dhe profetët folën që të gjithë për Të. Por në Dhiatën e Re kemi zbulesën e plotësuar të Atij që ka ardhur në hir për të kërkuar dhe shpëtuar të humburit. Ai që beson gjen çlirim. Ai që i kthen kurrizin do të humbasë në mëkatet e tij.

Argëtimi i cjepve

Do të vijë një kohë kur në vend që barinjtë të jenë duke ushqyer delet, kisha do të ketë klounë duke argëtuar cjeptë.

Argumente kundër një jete të shenjtë

I vetmi argument i vërtetë kundër Biblës është një jetë jo e shenjtë. Kur dikush argumenton kundër Fjalës së Perëndisë, ndiqe në shtëpi dhe shiko nëse mund të zbulosh arsyen e armiqësisë së tij ndaj Fjalës së Zotit. Ajo gjendet në ndonjë formë mëkati.