Kontrasti midis shërbesës shëruese të Zotit Jezus dhe asaj të praktikuesve modernë është i rëndë. Konsideroni vëzhgimet më poshtë nga Dr. Uilliam Noleni (William Nolen) pas një takimi të Kathrin Kulmanit (Kathryn Kuhlman). «Gjatë shërbesës, ndërsa ata që kishin “pohuar një shërim” po zbritnin nga platforma, dy sekretare ligjore që i kisha punësuar për të më ndihmuar, morën shënim emrat, adresat, numrat e telefonit dhe diagnozat e secilit që ishte i gatshëm për të bashkëpunuar me një studim shoqërues. Ne morëm 82 emra. Disa javë pas shërbesës, u dërguam letra emrave në listë, duke i ftuar që të vinin në Mineapolis të dielën, në 14 korrik, dhe të na tregonin rreth përvojës së tyre. Erdhën njëzet e tre njerëz dhe u morën masat që unë t’i intervistoja ata veçan dhe gjatë muajve në vazhdim. «Duke folur me këta njerëz, u përpoqa që të isha sa më shumë i ndershëm, arsyetues dhe objektiv që ishte e mundur, por nuk mund të hiqja qafe njohuritë e mia mjekësore dhe gjykimin e shëndoshë. Dëgjova me kujdes gjithçka që më thanë dhe ndoqa çdo tregues që mund të më çonte në konfirmimin e një mrekullie. Arrita në një konkluzion të pashmangshëm: Nga pacientët që ishin kthyer në Mineapolis për të ripohuar shërimin e pohuar në shërbesën e mrekullive, asnjë, në fakt, nuk ishte shëruar në mënyrë të mrekullueshme nga ndonjë gjë” (Nolen, «Në kërkim të një mrekullie”, McCall’s Magazine, 9/74).