BIRI I NJERIUT UDHËZON DISHEPUJT E TIJ (17:1-19:27)

graph –>

A. Rreziku i skandalizimit (17:1,2)

Rrjedha e mendimeve në këtë kapitull është pak e errët. Duket sikur Lluka mbledh së bashku shumë subjekte të shkëputura. Megjithatë, vërejtjet e Krishtit në fillim të kapitullit në lidhje me rrezikun e skandaleve mund të lidhen me historinë e njeriut të pasur në fund të kapitullit 16. Të jetosh në lluks, komoditet dhe rehati mund të provojë të qenurit e një guri pengese për ata që janë të rinj në besim. Sidomos, nëse një njeri ka reputacionin e të qenurit i krishterë, shembulli i tij do të ndiqet nga të tjerët. Sa serioze është në të vërtetë të drejtosh ndjekësit e premtuar të Zotit Jezus Krisht në jetë që karakterizohen nga materializmi dhe adhurimi i mamonit.

Sigurisht që parimi ushtrohet në një mënyrë tepër të përgjithshme. Të vegjëlit mund të pengohen duke u inkurajuar me botën dhe gjërat që janë në të. Ata mund të pengohen duke qenë të përfshirë në mëkate seksuale. Ata mund të pengohen nga mësime që mbulojnë domethënien e vërtetë të Shkrimeve. Gjithçka që i largon ata nga udha e besimit të thjeshtë, e përkushtimit dhe e shenjtërisë është një gur pengese.

Duke njohur natyrën njerëzore dhe kushtet e botës, Zoti tha se ardhja e skandaleve ishte e pashmangshme. Por kjo nuk zbut fajin e atyre që shkaktojnë skandale. Do të ishte më mirë për të tillë njerëz t’u varej në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det. Duket qartë që një gjuhë kaq e fortë sa kjo ka si qëllim të paraqesë jo vetëm vdekjen fizike, por edhe dënimin e përjetshëm.

Kur Zoti flet për skandalizimin që mund t’i bëhet këtyre të vegjëlve, Ai ka mundësi që të ketë përfshirë diçka më shumë se vetëm fëmijët. Referimi mund të jetë edhe për dishepujt që janë të rinj në besim.

B. Nevoja për një shpirt falës (17:3, 4)

Në jetën e krishtere nuk ekziston vetëm rreziku i të ofenduarit të të tjerëve. Ekziston gjithashtu rreziku i të mos të parit dot me sy të dikujt, ose i refuzimit të faljes së dikujt, kur ky i fundit vjen për të kërkuar falje. Me këtë çështje është duke u marrë Zoti këtu. DhR mëson procedurën e mëposhtme në lidhje me këtë subjekt:

1. Nëse një i krishterë është ofenduar nga një i krishterë tjetër, në radhë të parë ai duhet ta falë atë në zemrën e vet (Ef. 4:32). Kjo gjë ruan shpirtin e tij nga lëndimi dhe sëmundja.

2. Më pas ai duhet të shkojë tek ofenduesi privatisht dhe ta qortojë atë (v. 3 dhe gjithashtu Mat. 18:15). Nëse ai pendohet, atëherë duhet t’i thuhet që është falur. Madje edhe nëse mëkaton vazhdimisht dhe thotë se pendohet, duhet të falet (v. 4).

3. Nëse qortimi privat nuk është i efektshëm, atëherë ai person që është ofenduar duhet të marrë një ose dy dëshmitarë (Mat. 18:16). Nëse ai nuk i dëgjon këta të fundit, atëherë çështja duhet çuar para Kishës. Dështimi në të dëgjuarit e Kishës duhet të rezultojë në shkishërim (Mat. 18:17).

Qëllimi i qortimeve dhe veprimeve të tjera disiplinore nuk është për ta poshtëruar ofenduesin, por për ta restauruar atë në përbashkësinë me Zotin dhe me vëllezërit e tij. Të gjitha qortimet duhet të jepen me një frymë dashurie. Ne nuk mund të gjykojmë nëse pendimi i dikujt është i sinqertë apo jo. Ne duhet të pranojmë fjalën e tij kur ai thotë se është penduar. Prandaj Jezusi thotë: “Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet tek ti duke thënë: “Pendohem,” fale.” Kjo është mënyra e hirshme me të cilën Ati na trajton ne. Nuk ka rëndësi sa shpesh e ligështojmë ne Atë, ne përsëri kemi sigurinë që “Nëse rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë të na i falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” (1 Gjo. 1:9).

C. Besimi (17:5, 6)

17:5 Mendimi i të falurit shtatë herë në një ditë të vetme paraqiti një vështirësi, për të mos thënë një pamundshmëri për apostujt. Ata ndjenë se nuk ishin të aftë për një shfaqje të tillë të hirit. Dhe kështu i kërkuan Zotit t’u shtonte besimin.

17:6 Përgjigjja e Zotit tregoi që nuk ishte çështja e masës së besimit sesa e cilësisë së tij. Gjithashtu nuk ishte një çështje e të marrit më shumë besim, por e përdorimit të atij që kishin në mënyrën e duhur. Është krenaria jonë dhe rëndësia që i japim vetes që na pengon të falim vëllezërit tanë. Kjo krenari duhet të shkulet me gjithë rrënjë dhe të hidhet tutje. Nëse besimi sa një kokërr sinapi mund të çrrënjosë një pemë mani dhe ta rrënjosë atë në det, ai shumë më lehtë mund të na japë ne fitore mbi ngurtësinë dhe pathyeshmërinë që na pengon ne të falim një vëlla.

D. Shërbëtorët e dobishëm (17:7-10)

17:7-9 Shërbëtori i vërtetë i Krishtit nuk ka arsye për t’u mburrur. Rëndësia që i japim vetes duhet shkulur nga rrënjët dhe në vend të saj duhet të vijë një ndjenjë e vërtetë pavlefshmërie. Ky është mësimi që gjejmë në historinë e shërbëtorit. Ky shërbëtor kishte lëruar tokën dhe kishte kullotur kopenë gjithë ditën. Kur ai kthehet nga fusha në shtëpi në fund të një dite tepër të lodhshme, i zoti nuk i thotë të ulet për darkë. Për më tepër ai e urdhëron të veshë përparësen e tij dhe shërbejë darkën. Vetëm pasi të ketë bërë këtë, shërbëtorit i lejohet të hajë ushqimin e tij. I zoti nuk e falënderon për gjithë këto gjëra. Këto janë gjëra që priten prej një skllavi. Mbi të gjitha, një skllav i përket zotit të tij dhe detyra e tij kryesore është t’i bindet atij.

17:10 Kështu dishepujt janë skllevër të Zotit Jezus Krisht. Ata i përkasin Atij – me frymë, shpirt dhe trup. Nën dritën e Kalvarit, asgjë që ata mund të bëjnë për Shpëtimtarin e tyre nuk është e mjaftueshme për të kompensuar atë që ka bërë Ai. Kështu pasi dishepulli të ketë bërë gjithçka që i është urdhëruar në DhR, ai përsëri duhet ta pranojë që është një shërbëtor i padobishëmka bërë atë që kishte për detyrë të bënte.

Sipas Roy Hession, pesë shenjat e një shërbëtori janë:

1. Ai duhet të jetë gjithmonë i gatshëm të pranojë më shumë përgjegjësi, pa konsideruar vetveten.

2. Duke bërë këtë, ai nuk duhet të dëshirojë të marrë falënderim për të.

3. Pasi ka bërë gjithçka, nuk duhet ta akuzojë të zotin për egoizëm.

4. Ai duhet të rrëfejë që është një shërbëtor i padobishëm.

5. Ai duhet të pranojë që duke bërë dhe duruar atë që gjendet në udhën e tij të butësisë dhe përulësisë, ai nuk ka bërë asnjë fije më tepër nga sa i takonte të bënte si detyrë të tij. [50]

E. Jezusi pastron dhjetë lebrozë (17:11-19)

17:11 Mëkati i mosmirënjohjes dhe mosfalënderimit është një rrezik tjetër në jetën e një dishepulli. Kjo gjë është ilustruar në historinë e dhjetë lebrozëve. Ne lexojmë që Zoti Jezus ishte duke udhëtuar drejt Jeruzalemit përgjatë kufirit me Samarinë dhe Galilenë.

17:12-14 Dhe kur po hynte në një fshat, …dhjetë lebrozë e panë. Për shkak të sëmundjes së tyre, ata nuk iu afruan, por i thirrën nga larg, duke iu përgjëruar t’i shëronte. Ai e shpërbleu besimin e tyre duke u thënë të shkonin dhe të paraqiteshin te prifti. Kjo do të thoshte që kur të kishin arritur te prifti do të ishin të shëruar. Prifti nuk kishte fuqi për t’i shëruar, por ai kishte detyrë t’i shpallte ata të shëruar. Duke iu bindur fjalës së Zotit, lebrozët u nisën drejt vendbanimit të priftit, dhe ndërkohë që po shkonin u pastruan në një mënyrë të mrekullueshme nga sëmundja.

17:15-18 Ata të gjithë kishin besim për t’u shëruar, por vetëm njëri prej të dhjetëve u kthye për të falënderuar Zotin. Është tepër interesante të shohësh, që ky ishte një samaritan, një nga fqinjët e Judenjve me të cilët nuk kishin të bënin. Ai ra përmbys me fytyrë për tokë – qëndrimi i vërtetë i adhurimit – dhe në këmbët e Jezusit – vendi i vërtetë i adhurimit. Jezusi pyeti nëse nuk ishte e vërtetë që të dhjetët ishin shëruar, por që vetëm një, “ky i huaj,” ishte kthyer për të falënderuar. Ku ishin nëntë të tjerët? Asnjë prej tyre nuk u kthye për t’i dhënë lavdi Perëndisë.

17:19 Duke iu kthyer samaritanit, Zoti Jezus tha, “Çohu dhe shko, besimi yt të shëroi.” Vetëm dhjetë përqind që tregojnë mirënjohje, trashëgojnë pasuritë e vërteta të Krishtit. Jezusi është aty me bekime të reja kur ne kthehemi mbrapa (v 15) dhe e falënderojmë (v 16). “Besimi yt të shëroi” sugjeron që ndërkohë që të nëntët u pastruan nga lebra, i dhjeti u pastrua nga mëkati!

F. Ardhja e Mbretërisë (17:20-37)

17:20, 21 Është vështirë të dallosh nëse Farisenjtë ishin të sinqertë në pyetjen e tyre për mbretërinë apo thjesht ishin duke u tallur. Por ne e dimë, se si Judenj, ata ushqenin shpresën e një mbretërie që do të shpallej me fuqi të madhe dhe lavdi. Ata kërkonin shenja të jashtme dhe ndryshime të mëdha politike. Shpëtimtari u tha atyre, “Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme,” që do të thotë, të paktën në formën e saj të tanishme, mbretëria e Perëndisë nuk erdhi me një shfaqje të jashtme. Nuk ishte një mbretëri e dukshme, tokësore, e përkohshme që mund të tregohej se ishte këtu apo atje. Për më tepër Shpëtimtari tha, mbretëria e Perëndisë, ishte brenda tyre, ose më mirë, mes tyre. Zoti Jezus nuk mund të ketë nënkuptuar që mbretëria ishte në të vërtetë brenda zemrave të farisenjve, sepse këta hipokritë fetarë të ngurtësuar nuk kishin vend në zemrat e tyre për Krishtin, Mbretin. Por Ai donte të thoshte që mbretëria e Perëndisë ishte mes tyre. Ai ishte Mbreti i ligjshëm i Izraelit dhe kishte kryer mrekullitë e Tij, dhe kishte paraqitur letrat e Tij kredenciale që të gjithë të mund të shihnin. Por farisenjtë nuk kishin dëshirë për ta pranuar. Dhe kështu për ta, mbretëria e Perëndisë nuk ishte paraqitur ende dhe ishte plotësisht e padukshme për ta.

17:22 Duke u folur farisenjve, Zoti e përshkroi mbretërinë si diçka që kishte ardhur tashmë. Kur Ai iu kthye dishepujve, Ai foli për mbretërinë si një ngjarje e ardhshme që do të vendosej në Ardhjen e Tij të Dytë. Por së pari Ai përshkroi periudhën që do të hynte në mes midis Ardhjes së Tij të parë dhe të Dytë. Do të vinin ditët në të cilat dishepujt do të dëshironin të shihnin një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihnin. Me fjalë të tjera, ata do të dëshironin me zjarr një nga ato ditët kur Ai ishte me ta në tokë dhe kur ata gëzonin një bashkësi të ëmbël me Të. Ato ditë ishin, në një farë kuptimi, parashijim i kohës në të cilën Ai do të kthehej me fuqi dhe lavdi të madhe.

17:23, 24 Shumë “Mesia” të rremë, do të ngriheshin dhe krerë të ndryshëm do të shpallnin që Mesia kishte ardhur. Por ndjekësit e Tij nuk duhet të gënjeheshin nga alarme të tilla të rreme. Ardhja e Dytë e Krishtit do të ishte aq e dukshme dhe e pagabueshme sa rrufeja që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri.

17:25 Përsëri Zoti Jezus u tha dishepujve që përpara se këto të ndodhnin, Ai Vetë do të vuante shumë gjëra dhe të hidhej poshtë nga ai brez.

17:26, 27 Duke iu kthyer subjektit të ardhjes së Tij për të mbretëruar, Zoti i mësoi ata se ditët që do të pasonin atë ngjarje të lavdishme do të ishin si ditët e Noeut. Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin. Këto gjëra nuk janë gabim; ato janë normale, aktivitete të ligjshme njerëzore. E keqja ishte që njerëzit jetonin për këto gjëra dhe nuk mendonin e nuk kishin kohë për Perëndinë. Pasi Noeu dhe familja e tij hynë në arkë, përmbytja erdhi dhe shkatërroi pjesën tjetër të popullatës. Kështu Ardhja e Dytë e Krishtit do të thoshte gjykim për ata që hodhën poshtë ofertën e Tij të mëshirës.

17:28-30 Përsëri Zoti tha që ditët të cilat do të paraprinin Ardhjen e Tij të Dytë do të ishin të ngjashme me ato të Lotit. Qytetërimi kishte përparuar disi në kohë; njerëzit jo vetëm hanin dhe pinin, por ata blinin, shisnin, mbillnin dhe ndërtonin. Ishte përpjekja njerëzore për të sjellë një epokë paqeje dhe përparimi pa Perëndinë. Në atë ditë që Loti, gruaja dhe bijat e tij dolën nga Sodoma, ra shi zjarri dhe squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë. Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i Njeriut do të shfaqet. Ata që përqëndrohen tek kënaqësitë, përmbushja e dëshirave të tyre dhe tek tregëtia do të shkatërrohen.

17:31 Do të jetë një ditë kur të dhënurit pas gjërave tokësore do të rrezikojë jetën e njeriut. Nëse ai është mbi çati, nuk duhet të përpiqet për të shpëtuar zotërimet e tij nga shtëpia. Nëse është jashtë në ara, nuk duhet të kthehet në shtëpinë e tij. Ai duhet të largohet nga të gjitha ato vende ku gjykimi është gati për të rënë.

17:32 Megjithëse gruaja e Lotit u nxor pothuajse me forcë nga Sodoma, zemra e saj mbeti në atë qytet. Kjo tregohet nga fakti që ajo u kthye. Ajo ishte jashtë Sodomës, por Sodoma nuk ishte jashtë saj. Si përfundim, Perëndia e shkatërroi duke e kthyer në një statujë kripe.

17:33 Ai që kërkon të shpëtojë jetën e vet duke u kujdesur vetëm për siguri fizike, por duke mos u kujdesur për shpirtin e Tij, do ta humbasë atë. Nga ana tjetër, kushdo që e humbet jetën e tij gjatë kësaj periudhe mundimesh për shkak të besnikërisë ndaj Zotit do ta ruajë atë për gjithë përjetësinë.

17:34-36 [51] Ardhja e Zotit do të jetë një kohë ndarjeje. Dy njerëz do të jenë duke fjetur në një shtrat. Njëri do të merret për gjykim. Tjetri, si besimtar, do të kursehet për të hyrë në mbretërinë e Krishtit. Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra, jobesimtarja, do të merret nga stuhia e zemërimit të Perëndisë; tjetra, një fëmijë i Perëndisë do të kursehet për të gëzuar bekimet mijëvjeçare me Krishtin.

Me të vërtetë vargu 34 dhe 35 përkojnë me rrumbullakësinë e tokës. Fakti që do të jetë natë në një pjesë të tokës dhe ditë në anën tjetër, siç tregohet nga aktivitetet e përmendura, shfaq njohurinë shkencore që nuk ishte zbuluar deri shumë vite më pas.

17:37 Dishepujt kuptuan plotësisht nga fjalët e Shpëtimtarit që Ardhja e Tij e Dytë do të ishte një gjykim katastrofik nga qielli mbi një botë femohuese. Kështu ata e pyetën Zotin se ku do të binte ky gjykim. Përgjigjja e Tij ishte që ku është kufoma atje do të mblidhen shqiponjat. Shqiponjat ose korbat simbolizojnë gjykime kërcënuese. Prandaj përgjigjja është që gjykimet do të binin mbi çdo lloj forme mosbesimi dhe rebelimi kundër Perëndisë, pavarësisht se ku janë ato.

Në kapitullin 17, Zoti Jezus i kishte paralajmëruar dishepujt që persekutimet dhe pikëllimet shtriheshin para tyre. Përpara kohës së shfaqjes së Tij të lavdishme, atyre do t’u kërkohet të kalojnë nëpër sprova të mëdha. Duke u folur për përgatitjet, Shpëtimtari jep udhëzime të mëtejshme në lidhje me lutjen. Në vargjet që pasojnë, ne gjejmë një të ve që lutet, një farise që lutet, një tagrambledhës që lutet dhe një lypës që lutet.

G. Shëmbëlltyra e së vesë këmbëngulëse (18:1-8)

18:1 Shëmbëlltyra e së vesë që lutej na mëson që njeriu duhet të lutet vazhdimisht pa u lodhur. Kjo është e vërtetë në një kuptim të përgjithshëm për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha llojet e lutjes. Por kuptimi i veçantë në të cilin është përdorur këtu është lutja për çlirim nga Perëndia në kohë provash. Është lutja pa pushim gjatë periudhës së gjatë dhe të lodhshme midis Ardhjes së Parë dhe të Dytë të Krishtit.

18:2, 3 Shëmbëlltyra paraqet një gjykatës të padrejtë që zakonisht nuk druhej nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njerëzit. Ishte gjithashtu një e ve që shtypej nga një kundërshtar i paemërt. Kjo e ve shkoi tek gjykatësi vazhdimisht, duke i kërkuar drejtësi, kështu që të mund të çlirohej nga trajtimi çnjerëzor i tij.

18:4, 5 Gjykatësi nuk u prek nga vlefshmëria e rastit të saj; fakti që ajo po trajtohej në mënyrë të padrejtë nuk e futi atë në punë për të mirën e saj. Megjithatë, rregullsia me të cilën ajo erdhi përpara tij e nxiti atë të vepronte. Këmbëngulja e saj solli një vendim në favor të saj.

18:6, 7 Dhe Zoti i shpjegoi atyre që nëse një gjykatës i padrejtë veproi në favor të një të veje të varfër për shkak të këmbënguljes së saj, sa më tepër Perëndia do të ndërhyjë për të zgjedhurit e Tij. Të zgjedhurit këtu mund t’i referohet në një farë mënyre mbetjes së Judenjve gjatë Periudhës së Mundimit të Madh, por është gjithashtu e vërtetë për të gjithë besimtarët e shtypur të të gjitha kohërave. Arsyeja për të cilën Perëndia nuk ka ndërhyrë shumë kohë më parë është se Ai është duke vuajtur me njerëzit, duke mos dashur që ata të zhduken.

18:8 Por po vjen dita kur Fryma e Tij nuk do të rropatet më me njerëzit, dhe më pas Ai do të dënojë ata që persekutojnë ndjekësit e Tij. Zoti Jezus e mbylli shëmbëlltyrën me pyetjen, “Po kur të vijë Biri i Njeriut a do të gjejë besim mbi tokë?” Kjo ndoshta nënkupton llojin e besimit që kishte e veja e varfër. Por mund të tregojë gjithashtu që kur Zoti kthehet, do të ketë vetëm një mbetje që janë të vërtetë ndaj Tij. Gjatë kësaj kohe, secili nga ne duhet të nxitet drejt atij besimi që i thërret Perëndisë ditë e natë.

H. Shëmbëlltyra e fariseut dhe e tagrambledhësit (18:9-14)

18:9-12 Shëmbëlltyra tjetër i drejtohet njerëzve që krenohen se janë të drejtë dhe që i përbuzin të tjerët si inferiorë. Duke e emëruar të parin si një farise, Shpëtimtari nuk la asnjë dyshim përsa i përket klasës së veçantë të njerëzve që po i drejtohej. Megjithëse fariseu bënte të gjitha veprimet që i takojnë një lutjeje, ai nuk ishte duke folur me Perëndinë. Ai mburrej për arritjet e tij fetare dhe morale. Në vend që ta krahasonte veten me standartin e përsosur të Perëndisë dhe të shihte se sa mëkatar ishte në të vërtetë, ai e krahasonte veten me të tjerët që gjendeshin përreth tij dhe krenohej se ishte më i mirë se ata. Përsëritja e vazhdueshme e përemrit vetor Unë zbulon gjendjen e vërtetë të zemrës së tij krenare dhe egoiste.

18:13 Tagrambledhësi ishte një kontrast i fortë. Duke qëndruar përpara Perëndisë, ai kuptoi pavlefshmërinë e tij. Ai ishte i përulur deri në dhe. As guxonte t’i çonte sytë drejt qiellit, por rrihte kraharorin e vet duke thënë: “Perëndi ki mëshirë për mua mëkatarin!” Ai nuk e mendoi veten si një mëkatar mes shumë të tjerëve, por si mëkatari që ishte i padenjë për çfarë i jepte Perëndia.

18:14 Zoti Jezus u kujtoi dëgjuesve të Tij se është pikërisht kjo frymë vetpërulësie dhe pendimi që pranohet nga Perëndia. Në të kundërt të asaj që tregon pamja e jashtme njerëzore, tagrambledhësi shkoi në shtëpinë e tij i shfajësuar. Perëndia e lartëson të përulurin, por Ai përul ata që lartësojnë vetveten.

I. Jezusi dhe fëmijët e vegjël (18:15-17)

Ky incident përforcon atë që sapo kemi pasur përpara; që përulësia e një fëmije është e domosdoshme për hyrjen në mbretërinë e Perëndisë. Nënat u mblodhën rreth Jezusit me fëmijët e tyre me qëllim që të mund të merrnin bekime prej Tij. Dishepujt e Tij u mërzitën nga kjo ndërhyrje me forcë në kohën e Shpëtimtarit. Por Jezusi i qortoi ata dhe me butësi i thirri … fëmijët e vegjël te Vetja, duke thënë, “E tyre është mbretëria e Perëndisë.” Vargu 16 i jep përgjigje pyetjes “Çfarë u ndodh fëmijëve të vegjël kur vdesin?” Përgjigjja është që ata shkojnë në qiell. Zoti tha mjaft qartë “e tyre është mbretëria e Perëndisë.”

Fëmijët mund të shpëtohen në një moshë të re. Kjo moshë ndoshta ndryshon në çdo fëmijë, por e vërteta mbetet që çdo fëmijë, sado i vogël, që don të shkojë tek Jezusi duhet të lejohet për të bërë një gjë të tillë dhe të inkurajohet në besimin e tij.

Fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë të rriten për të qenë të shpëtuar, por të rriturve u duhet besimi i thjeshtë dhe përulësia e fëmijëve të vegjël për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë.

J. I riu pasanik (18:18-30)

18:18, 19 Kjo pjesë tregon për rastin e një njeriu që nuk donte ta pranonte mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël. Një ditë një nga krerët erdhi tek Zoti Jezus, duke iu drejtuar si Mësues i Mirë, dhe duke i kërkuar çfarë duhet të bënte për të trashëguar jetën e përjetshme. Shpëtimtari para së gjithash e pyeti atë në lidhje me përdorimin e shprehjes Mësues i Mirë. Jezusi i kujtoi atij se vetëm Perëndia është i mirë. Zoti ynë nuk po mohonte që ishte Perëndi, por po përpiqej ta drejtonte kreun ta rrëfente atë fakt. Nëse Ai ishte i mirë, atëherë Ai duhet të ishte Perëndi, përderisa vetëm Perëndia është i mirë në thelb.

18:20 Më pas Jezusi u mor me pyetjen, çfarë duhet të bëj unë për të trashëguar jetën e përjetshme? Ne e dimë që jeta e përjetshme nuk trashëgohet, dhe nuk fitohet duke bërë vepra të mira. Jeta e përjetshme është dhurata e Perëndisë nëpërmjet Jezus Krishtit. Duke e kthyer kreun tek Dhjetë Urdhëresat, Zoti nuk donte të thoshte që njeriu mund të shpëtohet duke zbatuar ligjin. Për më tepër Ai po e përdorte ligjin në përpjekje për ta bindur atë njeri për mëkat. Zoti Jezus i citoi pesë urdhëresat që kanë të bëjnë me detyrën që kemi ne në lidhje me njerëzit që na rrethojnë, d.m.th. të pesë urdhëresat e fundit.

18:21-23 Është e dukshme që ligji nuk kishte efekt bindës mbi jetën e atij njeriu, sepse ai shpalli se i kishte zbatuar këto urdhëresa që në fëmijërinë e tij. Jezusi i tha atij që atij i mungonte një gjë – dashuria për fqinjët e tij. Nëse ai do t’i kishte zbatuar këto urdhëresa me të vërtetë, atëherë ai do t’i kishte shitur gjitha ç’kishte dhe do t’ia kishte shpërndarë të varfërve. Por fakti ishte që ai nuk e donte të afërmin si vetveten. Ai jetonte një jetë egoiste, pa dashuri për të tjerët. Kjo provohet nga fakti që kur ai i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë sepse ishte shumë i pasur.

18:24 Kur Zoti Jezus e pa, Ai komentoi mbi vështirësitë e atyre që kanë pasuri për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë. Vështirësia qëndron në të pasurit e pasurive pa i dashur dhe besuar ato.

E gjithë kjo pjesë ngre shumë pyetje si për të krishterët ashtu edhe për të pashpëtuarit. Si mund të themi ne se i duam fqinjët tanë kur ne jetojmë në pasuri dhe komoditet dhe të tjerët humbasin duke mos pasur ungjillin e Krishtit.

18:25 Jezusi tha se është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Janë dhënë shumë shpjegime në lidhje me këtë thënie. Disa kanë sugjeruar që vrima e gjilpërës është një derë e brendshme e një qyteti dhe që një deve mund të hyjë vetëm duke u gjunjëzuar. Megjithatë, Dr. Lluka përdor një fjalë që në mënyrë specifike cilëson gjilpërën që një kirurg përdor dhe kuptimi i thënies së Zotit duket qartë. Me fjalë të tjera, ashtu siç është e vështirë për një deve të hyjë në vrimën e një gjilpëre, është e pamundur për një të pasur të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Nuk është e mjaftueshme të shpjegosh domethënien e kësaj duke thënë që një i pasur nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë me përpjekjet e tij; kjo është e vërtetë për të pasurit dhe për të varfërit gjithashtu. Domethënia është se është e pamundur që një njeri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë si një njeri i pasur; përsa kohë që paraja është perëndia e tij, duke qëndruar midis tij dhe shpëtimit të shpirtit të tij, ai nuk mund të kthehet në besim. Fakti është se jo shumë të pasur shpëtohen, dhe ata që janë të shpëtuar, u penduan [nga lakmia e tyre] përpara Perëndisë.

18:26, 27 Kur dishepujt menduan për të gjithë këtë, filluan të pyesnin se kush mund të shpëtohej. Për ta, pasuritë kishin qenë gjithmonë një shenjë e bekimeve të Perëndisë (LiP 28:1-8). Nëse Judenjtë e pasur nuk janë të shpëtuar, atëherë kush mund të jetë? Zoti u përgjigj që Perëndia mund të bëjë atë që njerëzit nuk mund të bëjnë. Me fjalë të tjera, Perëndia mund të marrë një materialist lakmues, dorështrënguar dhe të pamëshirshëm, të heqë prej tij dashurinë për ar dhe ta zëvendësojë atë me një dashuri të vërtetë për Zotin. Është një mrekulli e hirit hyjnor.

Përsëri, e gjithë kjo pjesë ngre pyetje shqetësuese për një fëmijë të Perëndisë. Shërbëtori nuk është mbi mësuesin e tij; Zoti Jezus braktisi pasuritë e Tij qiellore me qëllim që të shpëtonte shpirtrat tanë fajtorë. Nuk është e përshtatshme për ne të jemi të pasur në një botë ku Ai ishte i varfër. Vlera e shpirtrave, pashmangshmëria e kthimit të Krishtit, dashuria me të cilën Krishti na shtrëngon, duhet të na drejtojnë ne për të investuar çdo pasuri të mundshme materiale në punën e Zotit.

18:28-30 Kur Pjetri e kujtoi Zotin që dishepujt kishin lënë shtëpitë dhe familjet e tyre për ta ndjekur Atë, Zoti iu përgjigj që një jetë e tillë sakrifikuese shpërblehet shumë në këtë jetë, dhe do të shpërblehet akoma më shumë në përjetësi. Pjesa e fundit e vargut 30 (dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme) nuk do të thotë se jeta e përjetshme fitohet duke braktisur gjithçka; për më tepër i referohet kapacitetit gjithnjë e në rritje për të gëzuar lavditë e qiellit, plus shpërblimeve gjithnjë e në rritje në mbretërinë qiellore. Do të thotë “realizimi i plotë i jetës që është marrë në kohën e kthimit, d.m.th. jetë në plotësinë e saj.”

K. Jezusi parashikon edhe një herë vdekjen dhe ringjalljen e Tij (18:31-34)

18:31-33 Për të tretën herë Zoti i mori dishepujt dhe i paralajmëroi në detaje për atë që e priste (shiko 9:22, 44). Ai paratha dëshirën e Tij të madhe pasi ishte duke plotësuar atë për të cilën kishin shkruar profetët e DhV. Me një parashikim hyjnor, Ai profetizoi me një qetësi të jashtëzakonshme që do t’u dorëzohej paganëve. “Ishte tepër e mundshme që Ai të vritej privatisht, ose të goditej me gurë për vdekje në një trazirë të rastit.” [52] Por profetët kishin parashikuar tradhtimin e Tij, kishin parashikuar që Ai do të fyhej, poshtërohej dhe pështyhej, dhe kështu duhet të ndodhte. Ai do të goditej me kamxhik dhe do të vritej, por ditën e tretë Ai do të ringjallej.

Kapitujt që mbeten shpalosin dramën që ai e paraditi dhe e paratha në një mënyrë aq të mrekullueshme:

Ja ne po ngjitemi në Jeruzalem (18:35-19:45).

Biri i Njeriut do t’u dorëzohej paganëve (19:47-23:1).

Ai do të fyhej dhe poshtërohej (23:1-32).

Ata do ta vrasin Atë (23:33-56).

Ai do të ringjallet të tretën ditë (24:1-12).

18:34 Është për t’u habitur që dishepujt nuk kuptuan asgjë nga ato që u thanë. Kuptimi i fjalëve të Tij ishte një fshehtësi për ta. Duket e vështirë për ne të kuptojmë përse ata ishin aq të turbullt në këtë çështje, por ndoshta arsyeja është kjo: mendjet e tyre ishin aq të mbushura me mendimet e një çliruesi të përkohshëm që do t’i shpëtonte ata nga zgjedha Romake, dhe të vendoste një mbretëri të menjëhershme që të mos plotësonte asgjë tjetër përveç gjërave që ata mendonin. Ne shpesh besojmë atë që dëshirojmë të besojmë, dhe kundërshtojmë të vërtetën nëse ajo nuk i përshtatet nocioneve që ne kemi menduar që më parë.

L. Shërimi i një lypësi të verbër (18:35-43)

18:35-37 Zoti Jezus tani ishte larguar nga Perea duke kaluar Jordanin. Lluka thotë që ngjarja që pasoi ndodhi ndërsa Ai po i afrohej Jerikos. Mateu dhe Marku thonë që kjo ndodhi ndërkohë që Ai po largohej nga Jeriko (Mat. 20:29; Mr. 10:46). Gjithashtu Mateu thotë që atje ishin dy të verbër; Marku dhe Lluka të dy thonë që atje ishte një i verbër. Ka mundësi që Lluka të jetë duke folur për qytetin e ri, ndërkohë që Mateu dhe Marku flasin për të vjetrin. Ka mundësi që të ketë ndodhur më shumë se një mrekulli në lidhje me shërimin e të verbërve në këtë vend. Sido që të jetë shpjegimi i vërtetë, ne besojmë që nëse njohuria jonë do të ishte më e madhe, këto që tani duken si kontradikta nuk do të ishin të tilla.

18:38 Lypësi i verbër e njohu disi Jezusin si Mesia, sepse ai iu drejtua Atij si Biri i Davidit. Ai i kërkoi Zotit të kishte mëshirë për të, që do të thotë t’i kthente të parit.

18:39 Pavarësisht nga përpjekjet e disave për ta heshtur lypësin, ai i bërtiti duke ngulur këmbë. Njerëzit nuk kishin interes për një lypës. Kurse Jezusi kishte interes.

18:40, 41 Atëherë Jezusi qëndroi. Darby komenton mjaft mprehtë, “Jozueu njëherë iu lut diellit të qëndronte në qiell pa lëvizur, por këtu Zoti i diellit dhe i hënës dhe i qiellit, qëndron pa lëvizur në pritjen e një lypësi të verbër.” Nën urdhërin e Jezusit lypësi u soll tek Ai. Jezusi e pyeti se çfarë donte. Pa hezituar dhe pa përgjithësime, lypësi iu përgjigj duke i thënë se donte t’i kthehej të parit. Lutja e tij ishte e shkurtër, specifike dhe plot besim.

18:42, 43 Jezusi më pas ia pranoi kërkesën dhe menjëherë burri mori të parit. Jo vetëm kaq, ai ndoqi Zotin duke përlëvduar Perëndinë. Ne mund të mësojmë nga kjo ngjarje që ne duhet t’i besojmë Perëndisë për të pamundurën. Besimi i madh e nderon shumë Atë. Siç ka shkruar John Newton:

Kur vjen tek një Mbret,

sill me vete kërkesa të mëdha,

sepse fuqia dhe hiri i tij janë të tilla,

saqë askush nuk mund të kërkojë aq shumë.

-John Newton

M. Kthimi i Zakeut (19:1-10)

Kthimi i Zakeut ilustron të vërtetën e Llukës 18:27 “Gjërat që janë të pamundura për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë.” Zakeu ishte një burrë i pasur, dhe në përgjithësi është e pamundur që një njeri i pasur të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Por Zakeu e përuli vetveten përpara Shpëtimtarit, dhe nuk lejoi që pasuria të hynte midis shpirtit të tij dhe Perëndisë.

19:1-5 Ishte kur Zoti kaloi nëpër Jeriko në udhëtimin e Tij të tretë dhe përfundimtar për në Jeruzalem, që Zakeu kërkoi ta shikonte; pa dyshim që ishte një dëshirë e shtyrë nga kurioziteti. Megjithëse ishte një tagrambledhës, ai nuk kishte turp të bënte diçka të pazakontë me qëllim që të shihte Shpëtimtarin. Ngaqë ishte i shkurtër, e dinte që nuk do të kishte mundësi të shihte mirë për shkak të pengesave. Kështu që rendi përpara dhe u ngjit në një fik përgjatë rrugës ku po kalonte Zoti. Ky veprim besimi nuk u mbeti pa u vënë re. Ndërkohë që Jezusi u afrua, Ai çoi sytë lart dhe e pa Zakeun. Ai e urdhëroi Zakeun të zbriste me shpejtësi dhe i tha se atë ditë do të rrinte në shtëpinë e tij. Ky është i vetmi rast në Shkrime ku Shpëtimtari shkon pa ftuar në shtëpinë e dikujt.

19:6 Zakeu bëri siç iu tha, dhe e pranoi Zotin Jezus me gëzim. Që nga ky moment ne mund të marrim me mend kthimin e tij.

19:7 Kritikët e Shpëtimtarit murmuritën të gjithë kundër Tij sepse Ai shkoi për të qenë mysafir në shtëpinë e një njeriu që ishte një mëkatar i njohur. Ata anashkaluan faktin që, duke ardhur në një botë si kjo e jona, Ai ishte i kufizuar vetëm për shtëpi të tilla!

19:8 Shpëtimi kishte sjellë një ndryshim rrënjësor në jetën e tagrambledhësit. Ai i tha Shpëtimtarit që tani kishte ndërmend të jepte gjysmën e pasurisë së tij. (Deri në këtë kohë, ai kishte qenë duke i rrjepur me aq sa mundej të varfërit). Ai gjithashtu planifikoi t’u kthente katërfishin e parave atyre që ua kishte marrë në mënyrë të padrejtë. Kjo ishte më shumë sesa kërkonte ligji (Eks. 22:4, 7; Lev. 6:5; Num. 5:7). Kjo gjë tregoi se tani Zakeu kontrollohej nga dashuria, ndërkohë që më parë ai kontrollohej nga lakmia.

Kishte pak dyshim në lidhje me faktin që Zakeu i kishte marrë gjërat pandershmërisht. Wuest përkthen vargun 8b: “Dhe përderisa unë kam zhvatur në mënyrë të gabuar…” Jo “nëse” etj.

Duket sikur Zakeu ishte duke u mburrur për bamirësinë që po bënte dhe sikur po i besonte asaj për shpëtimin e tij. Por nuk është aspak kështu. Ai po tregonte se jeta e re në Krishtin e bëri atë të kishte atë dëshirë për të rregulluar atë që i përkiste së shkuarës së tij dhe duke qenë mirënjohës ndaj Perëndisë për shpëtimin ai tani dëshironte t’i përdorte paratë e tij për lavdinë e Perëndisë dhe për të bekuar fqinjët e tij.

Vargu 8 është një nga vargjet më të fortë në Bibël në lidhje me dëmshpërblimin. Shpëtimi nuk e çliron një person nga detyrimi që ai ka për të rregulluar ato që ai ka bërë gabim në të shkuarën. Borxhet që i përkasin ditëve gjatë të cilave ai ka qenë i pakthyer nuk anullohen nga lindja e re. Dhe, nëse janë vjedhur para përpara shpëtimit, një ndjenjë e vërtetë e hirit të Perëndisë kërkon që këto para të kthehen pasi një njeri është bërë fëmijë i Perëndisë.

19:9 Jezusi thjesht shpalli që shpëtimi kishte ardhur në shtëpinë e Zakeut sepse ai ishte një bir i Abrahamit. Shpëtimi nuk erdhi për shkak se Zakeu ishte një Jude nga lindja. Këtu shprehja, “një bir i Abrahamit” tregon më shumë se një prejardhje normale; ajo do të thotë se Zakeu ushtroi të njëjtin lloj besimi në Zotin siç Abrahami bëri. Gjithashtu, shpëtimi nuk erdhi në shtëpinë e Zakeut për shkak të bamirësisë së tij (v. 8). Këto gjëra janë efekt i shpëtimit dhe jo shkaku i tij.

19:10 Në përgjigje të atyre që e kritikuan Atë për të ndalurit në shtëpinë e një mëkatari, Jezusi tha, “Biri i Njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.” Me fjalë të tjera, kthimi i Zakeut ishte një përmbushje e qëllimit për të cilin Krishti kishte ardhur në këtë botë.

N. Shëmbëlltyra e dhjetë minave (19:11-27)

19:11 Ndërkohë që Shpëtimtari iu afrua Jeruzalemit nga Jeriko, shumë nga ndjekësit e Tij menduan se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë. shëmbëlltyrën e dhjetë minave, [53] Ai ua hapi sytë e mendjes në lidhje me një shpresë të tillë. Ai u tregoi se do të kishte një periudhë midis Ardhjes së Tij të parë dhe të dytë gjatë së cilës dishepujve u duhej të punonin për Të.

19:12, 13 Shëmbëlltyra e njeriut fisnik pati një paralelizëm aktual me historinë e Arkelaut. Ai ishte zgjedhur nga Herodi për të qenë mbret pas tij [Herodit], por u hodh poshtë prej njerëzve. Ai shkoi në Romë për të konfirmuar emërimin e tij, më pas u kthye, shpërbleu shërbëtorët e tij dhe shkatërroi armiqtë.

Në shëmbëlltyrë, vetë Zoti Jezus është njeriu fisnikshkoi në qiell për të pritur kohën në të cilën Ai do të kthehej për të vendosur mbretërimin e Tij në këtë tokë. Dhjetë shërbëtorët tipizojnë dishepujt e Tij. Ai i dha secilit një minë dhe u tha që të tregëtonin me to derisa Ai të vinte përsëri. Ndërkohë që ka ndryshime në talentet dhe aftësitë e shërbëtorëve të Zotit (shikoni shëmbëlltyrën në Mat. 25:14-30), ka disa gjëra që ata i kanë të përbashkëta, si privilegji i shpalljes së ungjillit, prezantimi i Krishtit tek bota dhe privilegji i lutjes. Padyshim që mina flet për këto gjëra.

19:14 Qytetarët paraqesin kombin Jude. Ata jo vetëm që e hodhën poshtë Atë, por edhe pas nisjes së Tij, ata dërguan pas një përfaqësi duke thënë, “Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne.” Përfaqësuesi mund të paraqesë trajtimin që ata i bëjnë shërbëtorëve të Krishtit, si Stefanit dhe dëshmorëve të tjerë.

19:15 Këtu Zoti është parë në kthimin e Tij, për të vendosur mbretërinë e Tij. Atëherë Ai do të bëjë hesapet me ata të cilëve u dha paratë.

Besimtarët në kohën e tanishme do të gjykohen përsa i përket shërbesës së tyre. Kjo do të ndodhë në Fronin Gjykues të Krishtit, në qiell, pas Rrëmbimit të Kishës.

Mbetja besnike e Judenjve që do të dëshmojë për Krishtin gjatë Periudhës së Mundimit të Madh, do të kalohet në revistë në Ardhjen e Dytë të Krishtit. Ky është gjykimi për të cilin duket se flet kjo pjesë.

19:16 Shërbëtori i parë kishte fituar dhjetë mina me atë që i ishte besuar. Ai ishte në dijeni të faktit që paraja nuk ishte e tija (“mina jote”) dhe ai e përdori atë me sa mundi për interesin e zotërisë së tij.

19:17 Zotëria e lavdëroi duke i thënë se kishte qenë besnik në gjëra të vogla – kjo na kujton se pasi kemi bërë më të mirën tonë ne jemi shërbëtorë të padobishëm. Shpërblimi që ai mori ishte mbikqyrja e dhjetë qyteteve. Shpërblimet për një shërbesë besnike duket se janë të lidhura me qeverisjen në mbretërinë e Krishtit. Shtrirja në të cilën një dishepull do të drejtojë përcaktohet nga masa e përkushtimit dhe vet-shpenzimit të tij.

19:18, 19 Shërbëtori i dytë kishte fituar pesë mina me anë të minës origjinale. Shpërblimi i tij ishte mbikqyrja e pesë qyteteve.

19:20, 21 I treti erdhi duke u ankuar. Ai e ktheu minën të ruajtur mirë në një shami. Ai nuk kishte fituar asgjë me të. Përse jo? Ai fajësoi njeriun fisnik për gjithë këtë. Ai i tha njeriut fisnik se ai ishte një njeri i rreptë që priste të merrte atë që nuk kishte vënë. Por vetë fjalët e tij ishin ato që e dënuan. Nëse ai mendonte se njeriu fisnik ishte i tillë, më e pakta që mund të kishte bërë ishte ta fuste minën në një bankë që të mund të merrte interesat.

19:22 Kur citoi fjalët e njeriut fisnik, Jezusi nuk pranoi që ato ishin të vërteta. Ishte thjesht zemra mëkatare e shërbëtorit që e fajësoi zotërinë, por në të vërtetë faji ishte i dembelizmit të vet. Por nëse ai do t’i kishte besuar ato fjalë me të vërtetë, duhet të kishte vepruar sipas tyre.

19:23 Vargu 23 duket se sugjeron që ne duhet të vëmë gjithçka që zotërojmë në përdorim për punën e Zotit, ose t’ia japim dikujt tjetër, i cili do të mund t’i përdorë për Të.

19:24-26 Verdikti që njeriu fisnik jep për shërbëtorin e tretë ishte që atij t’i merrej mina dhe t’i jepej të parit i cili kishte fituar dhjetë mina. Nëse nuk i përdorim mundësitë tona për Zotin, ato do të na hiqen. Nga ana tjetër, nëse ne jemi besnikë në një gjë të vogël, Perëndia do të shohë që ne kurrë nuk do t’i lëmë mundësitë e tjera për t’i shërbyer Atij gjithmonë e më shumë. Disave mund t’u duket i padrejtë fakti që mina e marrë iu dha atij që kishte dhjetë, por është një parim i qëndrueshëm në jetën frymërore që atyre që e duan Atë dhe i shërbejnë Atij me pasion u jepen zona të gjera plot mundësi. Dështimi në blerjen e mundësive rezulton në humbje të gjithçkaje.

Shërbëtori i tretë vuajti një humbje çmimi, por këtu nuk përmendet asnjë lloj tjetër dënimi. Nuk ka asnjë dyshim përsa i përket shpëtimit të tij. 19:27 Qytetarët që nuk dëshironin ta kishin njeriun fisnik si drejtuesin e tyre janë vlerësuar si armiq dhe janë dënuar me vdekje. Ky ishte një parashikim i trishtuar për fatin e kombit që e hodhi poshtë Mesinë.

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. p:paragraph –>

    A. Rreziku i skandalizimit (17:1,2)

    Rrjedha e mendimeve në këtë kapitull është pak e errët. Duket sikur Lluka mbledh së bashku shumë subjekte të shkëputura. Megjithatë, vërejtjet e Krishtit në fillim të kapitullit në lidhje me rrezikun e skandaleve mund të lidhen me historinë e njeriut të pasur në fund të kapitullit 16. Të jetosh në lluks, komoditet dhe rehati mund të provojë të qenurit e një guri pengese për ata që janë të rinj në besim. Sidomos, nëse një njeri ka reputacionin e të qenurit i krishterë, shembulli i tij do të ndiqet nga të tjerët. Sa serioze është në të vërtetë të drejtosh ndjekësit e premtuar të Zotit Jezus Krisht në jetë që karakterizohen nga materializmi dhe adhurimi i mamonit.

    Sigurisht që parimi ushtrohet në një mënyrë tepër të përgjithshme. Të vegjëlit mund të pengohen duke u inkurajuar me botën dhe gjërat që janë në të. Ata mund të pengohen duke qenë të përfshirë në mëkate seksuale. Ata mund të pengohen nga mësime që mbulojnë domethënien e vërtetë të Shkrimeve. Gjithçka që i largon ata nga udha e besimit të thjeshtë, e përkushtimit dhe e shenjtërisë është një gur pengese.

    Duke njohur natyrën njerëzore dhe kushtet e botës, Zoti tha se ardhja e skandaleve ishte e pashmangshme. Por kjo nuk zbut fajin e atyre që shkaktojnë skandale. Do të ishte më mirë për të tillë njerëz t’u varej në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det. Duket qartë që një gjuhë kaq e fortë sa kjo ka si qëllim të paraqesë jo vetëm vdekjen fizike, por edhe dënimin e përjetshëm.

    Kur Zoti flet për skandalizimin që mund t’i bëhet këtyre të vegjëlve, Ai ka mundësi që të ketë përfshirë diçka më shumë se vetëm fëmijët. Referimi mund të jetë edhe për dishepujt që janë të rinj në besim.

    B. Nevoja për një shpirt falës (17:3, 4)

    Në jetën e krishtere nuk ekziston vetëm rreziku i të ofenduarit të të tjerëve. Ekziston gjithashtu rreziku i të mos të parit dot me sy të dikujt, ose i refuzimit të faljes së dikujt, kur ky i fundit vjen për të kërkuar falje. Me këtë çështje është duke u marrë Zoti këtu. DhR mëson procedurën e mëposhtme në lidhje me këtë subjekt:

    1. Nëse një i krishterë është ofenduar nga një i krishterë tjetër, në radhë të parë ai duhet ta falë atë në zemrën e vet (Ef. 4:32). Kjo gjë ruan shpirtin e tij nga lëndimi dhe sëmundja.

    2. Më pas ai duhet të shkojë tek ofenduesi privatisht dhe ta qortojë atë (v. 3 dhe gjithashtu Mat. 18:15). Nëse ai pendohet, atëherë duhet t’i thuhet që është falur. Madje edhe nëse mëkaton vazhdimisht dhe thotë se pendohet, duhet të falet (v. 4).

    3. Nëse qortimi privat nuk është i efektshëm, atëherë ai person që është ofenduar duhet të marrë një ose dy dëshmitarë (Mat. 18:16). Nëse ai nuk i dëgjon këta të fundit, atëherë çështja duhet çuar para Kishës. Dështimi në të dëgjuarit e Kishës duhet të rezultojë në shkishërim (Mat. 18:17).

    Qëllimi i qortimeve dhe veprimeve të tjera disiplinore nuk është për ta poshtëruar ofenduesin, por për ta restauruar atë në përbashkësinë me Zotin dhe me vëllezërit e tij. Të gjitha qortimet duhet të jepen me një frymë dashurie. Ne nuk mund të gjykojmë nëse pendimi i dikujt është i sinqertë apo jo. Ne duhet të pranojmë fjalën e tij kur ai thotë se është penduar. Prandaj Jezusi thotë: “Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet tek ti duke thënë: “Pendohem,” fale.” Kjo është mënyra e hirshme me të cilën Ati na trajton ne. Nuk ka rëndësi sa shpesh e ligështojmë ne Atë, ne përsëri kemi sigurinë që “Nëse rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë të na i falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” (1 Gjo. 1:9).

    C. Besimi (17:5, 6)

    17:5 Mendimi i të falurit shtatë herë në një ditë të vetme paraqiti një vështirësi, për të mos thënë një pamundshmëri për apostujt. Ata ndjenë se nuk ishin të aftë për një shfaqje të tillë të hirit. Dhe kështu i kërkuan Zotit t’u shtonte besimin.

    17:6 Përgjigjja e Zotit tregoi që nuk ishte çështja e masës së besimit sesa e cilësisë së tij. Gjithashtu nuk ishte një çështje e të marrit më shumë besim, por e përdorimit të atij që kishin në mënyrën e duhur. Është krenaria jonë dhe rëndësia që i japim vetes që na pengon të falim vëllezërit tanë. Kjo krenari duhet të shkulet me gjithë rrënjë dhe të hidhet tutje. Nëse besimi sa një kokërr sinapi mund të çrrënjosë një pemë mani dhe ta rrënjosë atë në det, ai shumë më lehtë mund të na japë ne fitore mbi ngurtësinë dhe pathyeshmërinë që na pengon ne të falim një vëlla.

    D. Shërbëtorët e dobishëm (17:7-10)

    17:7-9 Shërbëtori i vërtetë i Krishtit nuk ka arsye për t’u mburrur. Rëndësia që i japim vetes duhet shkulur nga rrënjët dhe në vend të saj duhet të vijë një ndjenjë e vërtetë pavlefshmërie. Ky është mësimi që gjejmë në historinë e shërbëtorit. Ky shërbëtor kishte lëruar tokën dhe kishte kullotur kopenë gjithë ditën. Kur ai kthehet nga fusha në shtëpi në fund të një dite tepër të lodhshme, i zoti nuk i thotë të ulet për darkë. Për më tepër ai e urdhëron të veshë përparësen e tij dhe shërbejë darkën. Vetëm pasi të ketë bërë këtë, shërbëtorit i lejohet të hajë ushqimin e tij. I zoti nuk e falënderon për gjithë këto gjëra. Këto janë gjëra që priten prej një skllavi. Mbi të gjitha, një skllav i përket zotit të tij dhe detyra e tij kryesore është t’i bindet atij.

    17:10 Kështu dishepujt janë skllevër të Zotit Jezus Krisht. Ata i përkasin Atij – me frymë, shpirt dhe trup. Nën dritën e Kalvarit, asgjë që ata mund të bëjnë për Shpëtimtarin e tyre nuk është e mjaftueshme për të kompensuar atë që ka bërë Ai. Kështu pasi dishepulli të ketë bërë gjithçka që i është urdhëruar në DhR, ai përsëri duhet ta pranojë që është një shërbëtor i padobishëmka bërë atë që kishte për detyrë të bënte.

    Sipas Roy Hession, pesë shenjat e një shërbëtori janë:

    1. Ai duhet të jetë gjithmonë i gatshëm të pranojë më shumë përgjegjësi, pa konsideruar vetveten.

    2. Duke bërë këtë, ai nuk duhet të dëshirojë të marrë falënderim për të.

    3. Pasi ka bërë gjithçka, nuk duhet ta akuzojë të zotin për egoizëm.

    4. Ai duhet të rrëfejë që është një shërbëtor i padobishëm.

    5. Ai duhet të pranojë që duke bërë dhe duruar atë që gjendet në udhën e tij të butësisë dhe përulësisë, ai nuk ka bërë asnjë fije më tepër nga sa i takonte të bënte si detyrë të tij. {{50}}

    18:31-33 Për të tretën herë Zoti i mori dishepujt dhe i paralajmëroi në detaje për atë që e priste (shiko 9:22, 44). Ai paratha dëshirën e Tij të madhe pasi ishte duke plotësuar atë për të cilën kishin shkruar profetët e DhV. Me një parashikim hyjnor, Ai profetizoi me një qetësi të jashtëzakonshme që do t’u dorëzohej paganëve. “Ishte tepër e mundshme që Ai të vritej privatisht, ose të goditej me gurë për vdekje në një trazirë të rastit.”{{52}} Por profetët kishin parashikuar tradhtimin e Tij, kishin parashikuar që Ai do të fyhej, poshtërohej dhe pështyhej, dhe kështu duhet të ndodhte. Ai do të goditej me kamxhik dhe do të vritej, por ditën e tretë Ai do të ringjallej.