“Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë” (Mateu 15:19).
Ne nuk do të jemi duke ngulmuar shpesh mbi këtë që feja është një çështje e zemrës. Mëkati shqetësues i njeriut është të harrojë që Perëndia është një frymë dhe që adhurimi karshi Perëndisë duhet të jetë i një lloji frymëror. Idhujtaria është kryerja e plotë e kësaj prirje të djallëzuar. Në vend që të adhurojmë të Padukshmin e Madh dhe t’i japim atij dashurinë e zemrës, njeriu ngre një bllok druri a guri dhe, duke djegur temjan dhe duke u gjunjëzuar para kësaj, thërret: “Ky është zoti im”. Atje ku kjo idhujtari nuk merr formën më vulgare, ajo merr një formë tjetër, që është po aq e dënueshme në sytë e Perëndisë.
Njeriu justifikohet që ai nuk mund ta adhurojë Perëndinë me zemrën e tij derisa kujtesa e tij të ndihmohet nga ndonjë objekt i jashtëm dhe më pas ai fut kontrabandë idhullin e tij dhe kënaq natyrën e tij të shthurur me adhurim të vullnetit dhe me formalizëm të jashtëm. Perëndia kërkon adhurim nga shpirti dhe njerëzit i japin atij adhurim nga trupi; ai kërkon zemrën dhe ata i paraqiten atij me buzët e tyre; ai kërkon mendimet e tyre dhe mendjet e tyre dhe ata i japin atij banderola dhe veshje ceremoniale dhe qirinj. Atje ku njeriu ndiqet nga vetë turpi i besëtytnive të jashtme, ai jepet pas çdo gjëje më shpejt se t’ia dorëzojë dashurinë e zemrës Bërësit të Tij, se t’ia dorëzojë intelektin mësimit të Krijuesit të madh dhe t’i vendosë të gjitha aftësitë në shërbim të Shumë të Lartit.