1 nëntor

[no_toc]

1 nëntor

«Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos e lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë mirë; ky apo ai, apo do të jenë të mirë që të dy» (Predikuesi 11:6).

Injoranca jonë se si dhe kur do e përdorë Perëndia shërbesën tonë duhet të na shtyjë që të jemi të palodhur në blerjen e mundësive. Shpesh Zoti vepron kur neve nuk na i pret mendja dhe Ai vepron në një numër të pafund mënyrash të reja.

Një marinar i krishterë, i vendosur në një bazë ajrore të marinës, po rrinte afër qoshes së një hangari, duke i dëshmuar për Krishtin një shoku. Një marinar i tretë, që nuk dukej nga qoshja, e dëgjoi Ungjillin, u bind për mëkatet e tij dhe u shpëtua vërtet. Ndërsa ai marinar, të cilit mesazhi iu drejtua në mënyrë direkte, nuk iu përgjigj shpëtimit.

Një predikues, duke provuar akustikën e një auditori të ri, tha me zë të lartë fjalët e Gjonit 1:29: «Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës». Me aq sa ç’mund të shihej, nuk gjendej askush duke dëgjuar. Përsëri ai tha me zë të lartë fjalët e përjetshme të Gjon Pagëzorit: «Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës». Kati i parë ishte bosh, por një punëtor në ballkonin e parë u godit në zemër nga mesazhi dhe u kthye te Qengji i Perëndisë për faljen e mëkateve dhe jetën e re».

Një mësues i Biblës nga Amerika i foli një turisti të ri nga Amerika në një stacion hekurudhor në Paris. (Që të dy vinin nga i njëjti qytet i Amerikës dhe nga e njëjta lagje e qytetit). I riu u mërzit pak nga takimi. Pastaj tha: «A mendon se do të më shpëtosh në një stacion hekurudhor në Paris?»

Mësuesi i Biblës iu përgjigj: «Jo, unë nuk mund të të shpëtoj. Por asgjë nuk ndodh rastësisht në jetë. Nuk është rastësi që ne u takuan këtu. Mendoj se Perëndia po të flet dhe ti bën mirë ta dëgjosh». Në ditët në vazhdim, një i krishterë e ndihmoi udhëtarin duke e çuar me makinë diku dhe duke i dëshmuar për Krishtin gjatë rrugës. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, i njëjti besimtar e ftoi atë në një fermë të krishterë në Kolorado. Ditën e fundit të qëndrimit të tij në fermë, i riu po lahej vetëm në pishinë. Shpejt një mik tjetër u bashkua me të në ujë, i foli më qetë për Zotin dhe pati gëzimin e madh për ta drejtuar te Krishti. Vite më vonë mësuesi i Biblës nga Amerika u njoh me një dishepull të ri e të zellshëm gjatë mbylljes së një takimi. Emri i tingëlloi paksa i njohur. Pastaj iu kujtua. Ishte turisti të cilit i kishte folur në stacionin hekurudhor në Paris.

Morali, kuptohet, është që duhet të jemi vigjilentë për Krishtin në mëngjes dhe në darkë, me kohë e pa kohë. Ne kurrë nuk e dimë se cila goditje do e thyejë granitin ose se cila fjalë do të jetë ajo jetëdhënëse.

[previous][next]