12 prill

[no_toc]

12 prill | çdo ditë me radhë

«Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në mamonin e padrejtë, kush do t’ju besojë pasuritë e vërteta?» (Luka 16:11).

Mamoni i padrejtë këtu i referohet pasurive tokësore ose thesareve materiale. Asnjë iluzion nuk është kaq mbizotërues, se njeriu që ka shumë zotërime materiale është i pasur. Ne flasim për shtëpitë dhe tokat si pasuri reale (pasuri të patundshme), sepse mendojmë se ato janë pasuri reale. Ne flasim për fonde dhe obligacione si të jepnin siguri, sepse mendojmë se ata na japin siguri.

Por në Luka 16:11 Zoti bën një dallim midis mamonit të padrejtë dhe pasurive të vërteta. Ato gjëra për të cilat njerëzit mendojnë se janë pasuri, nuk janë aspak pasuri.

Xhoni ishte një i krishterë i perëndishëm që shërbente si një kujdestar për pronën e një aristokrati të pasur. Një natë Xhoni pati një ëndërr të gjallë ku iu tregua se njeriu më i pasur në atë luginë do të vdiste përpara mesnatës mbrëmjen e nesërme. Kur Xhoni u takua me punëdhënësin e tij mëngjesin tjetër, ai e ndau ëndrrën me të. Në fillim milioneri pretendoi se ishte krejt i qetë. Ai nuk ndjehej më mirë se kaq. Dhe ai as nuk i besonte ëndrrat.

Por sapo Xhoni u largua, ai thirri shoferin e tij për ta çuar te doktori. Ai i tha doktorit se donte që të bënte një kontroll të plotë fizik. Sikurse pritej, analizat zbuluan se ai ishte në gjendje të shkëlqyer. Dhe përsëri ai ishte i shqetësuar për ëndrrën e Xhonit, prandaj ndërsa po largohej nga zyra e doktorit, ai tha: «Me që ra fjala, doktor, a mund të vini në shtëpinë time për darkë sonte dhe për një vizitë më pas». Doktori pranoi që të shkonte.

Darka shkoi si zakonisht dhe ata folën për një gamë të gjerë temash. Disa herë doktori u bë gati për t’u larguar, por çdo herë mikpritësi ia mbushi mendjen që të rrinte edhe pak më shumë.

Përfundimisht, ora shkoi 12 e mesnatës, pasaniku i pafe, duke qenë mjaft i çliruar, e përcolli doktorin.

Pas disa minutash, ra zilja e derës. Kur zotëria e hapi derën, pa vajzën e rritur të Xhonit të moshuar që tha: «Ju lutem, zotëri, nëna më dërgoi për të të bërë të ditur se babai im pati një krizë zemre dhe vdiq para pak minutash».

Njeriu më i pasur në atë luginë vdiq atë natë.