13 dhjetor
«Atëherë ata që kishin frikë nga Zoti i folën njëri-tjetrit. Zoti i dëgjoi me vëmendje dhe një libër kujtimi u shkrua përpara tij për ata që kanë frikë nga Zoti dhe që e nderojnë emrin e tij» (Mal. 3:16).
Është e mundshme të jemi aq të zënë, sa shpirti ynë mbetet shterp. Aktiviteti i tepërt na bën të jemi të zënë shumë me punën tonë dhe pak me Perëndinë tonë. Predikuesit që nuk kalojnë shumë kohë vetëm në përsiatje dhe përbashkësi me Zotin, shumë shpejt japin mesazhe të vjetruara që kanë pak ose aspak forcë frymërore. Ne të gjithë duhet të lutemi: «Zot, më çliro nga shterpësia e një jete të zënë». Shumë besimtarë kanë frikë të jenë vetëm. Ata duhet të jenë me të tjerë, duke folur, duke punuar ose duke udhëtuar. Nuk kalohet kohë fare në soditje të qetë. Tensioni i jetës moderne na nxit të jemi hiperaktiv, të jemi mbirealizues. Ne marrim një vrull aktivitetesh dhe është e vështirë të ngadalësojmë. Jeta duket vazhdimisht si shtyj, shtyj, shtyj, ec, ec, ec. Rezultati është që ne nuk zhvillojmë rrënjë të thella frymërore. Ne deklamojmë ende po ato të vërteta fetare që kemi ndarë me njerëzit para njëzet vjetësh. Asnjë progres mbas njëzet vjetësh!
Dhe, prapëseprapë, ka nga ata që e disiplinojnë veten për ta lënë pas garën e minjve [rutinën], të cilët i refuzojnë ftesat, të cilët i lënë mënjanë aktivitetet dytësore që të kalojnë kohë vetëm me Zotin. Ata e gjejnë vendosmërisht kohën për përsiatje plot me lutje. Ata kanë një vend të fshehtë ku mund ta lënë mënjanë zhurmën e botës me qëllimin për të qenë vetëm me Zotin Jezus.
Këta njerëz kanë një pistë të brendshme [të favorshme] me Zotin. «Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij» (Psa. 25:14). Perëndia u zbulon atyre sekrete për të cilat ne, në jetën tonë të tërbuar, nuk e kemi idenë fare. Ekziston një komunikim i inteligjencës hyjnore rreth udhëheqjes, rreth ngjarjeve që ndodhin në sferën frymërore, rreth të ardhmes. Ata që banojnë në shenjtërore kanë shpesh vegime të Perëndisë, të cilat ata që jetojnë në periferi nuk e kanë idenë fare. Ishte pikërisht ai që mbështetej mbi gjirin e Shpëtimtarit që iu dha Zbulesa e Jezus Krishtit.
Mendoj shpesh për këto fjalë të Sesillit (Cecil): «Unë e them kudo dhe ua them të gjithëve, ju duhet të keni komunikim me Perëndinë, përndryshe shpirti yt do të vdesë. Ju duhet të ecni me Perëndinë, përndryshe Satani do të eci me ty. Ju duhet të rriteni në hir, përndryshe do ta humbni atë; dhe këtë ju nuk mund ta bëni, veçse duke i caktuar këtij objekti një pjesë të duhur të kohës tuaj dhe duke përdorur me zell mjete të përshtatshme. Nuk e di si ndodh që disa të krishterë mund të kenë një kujtesë dhe veçim aq të paktë. E shoh frymën e epokës një parim të fortë përvetësues. E shoh si e rrëmben nxitimthi mendjen time në vorbullën e saj dhe më zhyt midis llumit dhe pisllëkut të natyrës mishore…! detyrohem ta tërheq veten time rregullisht dhe t’i them zemrës sime: “Çfarë po bën? Ku je tani?”»