13 tetor

[no_toc]

13 tetor

«A ka midis jush ndonjë njeri, që, po t’i kërkojë i biri bukë, t’i japë një gur» (Mt. 7:9).

Kjo pyetje kërkon një përgjigje negative. Zakonisht një baba nuk do t’i japë të birit një gur në vend të bukës. Sigurisht që edhe Ati qiellor nuk do të bënte një gjë të tillë.

Por fakti i vajtueshëm është që nganjëherë ne bëjmë pikërisht këtë gjë. Njerëzit vijnë te ne me një nevojë të madhe frymërore. Ndoshta ne jemi të pandjeshëm për atë se çfarë i shqetëson ata me të vërtetë. Ose ne i heqim ata qafe me ndonjë ilaç çudibërës e të sipërfaqshëm në vend që të ndajmë me ta Zotin Jezus.

E. Stenli Xhounsi e ilustron këtë më një histori nga jeta e tij (nevojitet një njeri i madh për të treguar një histori që zbulon një dështim personal). «Kur anëtarët e Kongresit (indian) që kishin marrë pushtetin, po e shfrytëzonin ndonjëherë atë për vetveten dhe jo për të mirën e vendit, kjo ishte diçka tepër e rëndë që Jawaharlal Nehru ta duronte. Ai tha se po mendonte të shkarkonte Kryeministrin dhe të largohej për të rifituar frymën e brendshme. E pashë atë në atë kohë dhe në mbarim të intervistës i zgjata atij një shishe me tableta të bërë nga barishtet e drithit, që përmbanin të gjitha vitaminat e njohura. Ai e mori shishen me falënderim, por shtoi: «Problemi im nuk është fizik», duke nënkuptuar që ishte frymëror. Në vend që t’i ofroja hir, i ofrova bar. Ai më kërkoi bukë, ndërsa unë i dhashë një gur…. E dija që e kisha përgjigjen, por nuk dija se si t’ia thoja. Kisha frikë se mos ofendoja njeriun e famshëm. Duhej të kisha kujtuar moton mbi murin Sat Tal Ashram: “Nuk ka asnjë vend që Jezu Krishti të mos ketë vend”. Por unë nuk e bëra. Mendova për ngurrimet e mia dhe ato mbizotëruan.

«I ofrova atij tableta bari kur, në fakt, atij i nevojitej hiri – hiri dhe fuqia që do ta shëronte përbrenda. Atëherë ai mund të thoshte: «Jam shëruar përbrenda. Tani le të vijë e gjithë bota – bota e problemeve të pamundura. Jam gati».

Kam frikë se përvoja e Dr. Xhounsit ndodh shpesh me ne. Ne takojmë njerëz që kanë nevoja të mëdha frymërore. Ata na thonë disa fjalë që na sigurojnë një derë plotësisht të hapur ku ne mund t’ua shërbejmë atyre Krishtin. Por ne dështojmë që ta shfrytëzojmë këtë rast. Ne ose sugjerojmë ndonjë zgjidhje me fashë për një plagë frymërore ose e ndryshojmë temën në diçka të një vlere të parëndësishme.

Lutje: Zot, më ndihmo të kap çdo rast për të dëshmuar për Ty, për të hyrë në çdo derë të hapur. Më ndihmo të kapërcej ngurrimet e mia, që të jap bukë e hir kudo që e kërkon nevoja.

[previous][next]