15 mars

[no_toc]

15 mars | çdo ditë me radhë

«Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë» (Luka 9:24).

Parimisht ka dy qëndrime që ne (besimtarët) mund të kemi për jetën. Ne mund të përpiqemi që ta shpëtojmë atë ose mund ta humbasim atë qëllimisht për shkakun e Krishtit.

Veprimi i natyrshëm është të përpiqemi që ta shpëtojmë atë. Ne mund të jetojmë një jetë të përqendruar te vetvetja, duke u përpjekur që ta mbrojmë veten nga përpjekja dhe parehatia. Ne mund të bëjmë plane të kujdesshme për të mbrojtur veten nga tronditjet, për t’u ruajtur nga humbjet, për të shmangur çdo formë të gjendjes së ngushtë. Shtëpia jonë bëhet si një pronë private me tabelat «Nuk lejohet kalimi». Ajo është vetëm për familjen – duke treguar mikpritje minimale për të tjerët. Vendimet tona merren mbi bazën se si do të na ndikojnë gjërat. Nëse ato i prishin planet që kemi apo përfshijnë shumë punë apo kërkojnë shpenzime financiare për të ndihmuar të tjerët, ne refuzojmë. Ne priremi që t’i përkushtojmë vëmendje të tepruar shëndetit tonë personal, duke refuzuar çdo shërbesë që mund të kërkojë net pa gjumë, çdo kontakt me të sëmurët ose vdekjen, çdo rrezik fizik. Gjithashtu ne i japim një prioritet më të lartë pamjes personale se nevojave të atyre përreth nesh. Me pak fjalë, ne jetojmë për t’u kujdesur për trupin tonë që, brenda disa viteve të shkurtra, do të hahet nga krimbat nëse Zoti nuk vjen.

Duke u përpjekur për ta shpëtuar jetën tonë, ne e humbasim atë. Ne pësojmë të gjitha mjerimet e një ekzistence egoiste dhe i humbasim të gjitha bekimet që vijnë kur jetojmë për të tjerët.

Alternativa është që ta humbasim jetën për shkakun e Krishtit. Kjo është një jetë shërbimi dhe sakrifice. Edhe pse ne nuk ndërmarrim rreziqe të panevojshme ose të jemi dëshmor gjyqesh, ne nuk tërhiqemi nga përgjegjësia me justifikimin që duhet të jetojmë me çdo kusht. Ekziston një kuptim ku ne «e hedhim shpirtin dhe trupin tonë para Perëndisë që ta plugojë». Ne e konsiderojmë gëzimin tonë më të madh që të harxhojmë dhe të harxhohemi për Të. Shtëpia jonë është e hapur, zotërimet tona janë të shfrytëzueshme, koha jonë është në dispozicion të atyre në nevojë.

Dhe duke derdhur kështu jetët tona për Krishtin dhe për të tjerët, ne gjejmë jetë që është vërtet jetë. Duke i humbur jetët tona, ne në fakt i shpëtojmë ato.