21 nëntor
«Në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë». (Filipianeve 2:10, 11).Çfarë skene do të jetë! Çdo gju në univers duke u përkulur para emrit të shenjtë të Jezusit! Çdo gjuhë duke rrëfyer se Ai është Zot! Perëndia e ka dekretuar këtë dhe do të ndodhë me siguri.
Ky nuk është shpëtim universal. Pali nuk po sugjeron këtu se të gjitha qeniet e krijuara do ta përqafojnë përfundimisht Krishtin si Zotin e tyre të gjallë e të dashur. Ai është duke thënë se ata që refuzojnë ta bëjnë këtë rrëfim të madh në këtë jetë do të detyrohen ta bëjnë atë në jetën tjetër. Përfundimisht, të gjitha qeniet e krijuara do të pranojnë të vërtetën për Jezu Krishtin. Do të ketë nënshtrim universal.
Xhon Stoti, në një nga mesazhet e tij, Jezusi është Zot, tha: «Gjatë kurorëzimit të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës në Abacinë Uestminster, një nga çastet më prekëse ishte para se të kurora të vihej në kokën e saj dhe kur Kryepeshkopi i Kanterberit, qytetari i parë i këtij vendi, thirri katër herë në të katër drejtimet e Abacisë, veri, jug, lindje dhe perëndim: «“Zotërinj, unë paraqes para jush mbretëreshën e padyshimtë të kësaj mbretëre. A jeni të gatshëm t’i bëni homazhe?”» Dhe vetëm pasi dëgjohej katër herë një thirrje e madhe pohuese në navatën e Abacisë Uestminster, pas kësaj kurora u vendos kurora në kokën e saj».
Më pas Xhon Stoti shtoi: «Dhe unë po ju them juve sonte, zonja dhe zotërinj: “Unë paraqes para jush Jezu Krishtin si Mbretin dhe Zotin tuaj të padyshimtë. A jeni të gatshëm t’i bëni Atij homazhe?”»
Kjo pyetje këmbëngulëse jehon gjatë shekujve. Për shumë njerëz, një thirrje e madhe pohuese ngjitet lart: «Jezus Krishti është Zot». Nga të tjerë vjen përgjigjja sfiduese: «Ne nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne». Grushti i mbledhur do të detyrohet një ditë të hapet dhe po ashtu gjuri i përkulshëm tani do të përkulet para Atij, Emri i të cili është përmbi çdo Emër. Tragjedia atëherë do të jetë tepër vonë. Dita e hirit të Perëndisë do të ketë mbaruar. Mundësia për t’i besuar Shpëtimtarit të mëkatarëve do të ketë kaluar. Atëherë Ai, të cilit i është refuzuar e drejta për të zotëruar, do të bëhet Gjykatësi, i ulur mbi një fron të madh e të bardhë.
Nëse Ai nuk është sot Zoti yt, rrëfeje Atë si Zot. Jini i gatshëm që t’i bëni Atij homazhe!