23 tetor

[no_toc]

23 tetor

«Ai (Fryma e Shenjtë) nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë të gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë» (Gjoni 16:13b, 14).

Kur Zoti Jezus tha se Fryma e Shenjtë nuk do të flasë nga vetja, Ai nuk donte të thoshte që Fryma nuk do t’i referohej vetes. Për më tepër ideja është që Fryma nuk do të flasë me autoritetin e vet ose pavarësisht nga Perëndia Atë. Kjo del nga fjalët që pasojnë: «…do të thotë të gjitha ato gjëra që ka dëgjuar». Në Standardin e Ri Amerikan të Biblës thuhet: «Ai nuk do të flasë me iniciativën e vet».

Por duke thënë këtë, ne duhet të shtojmë që Fryma e Shenjtë zakonisht nuk flet për veten. Një nga shërbesat karakteristike të Tij është të përlëvdojë Krishtin. Jezusi tha: «Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë».

Kjo do të thotë se kur dëgjojmë një shërbesë që lartëson Zotin Jezus Krisht, ne mund të jemi të sigurt që ajo është e drejtuar nga Fryma. Nga ana tjetër, kur dëgjojmë mesazhe që lavdërojnë më tepër folësin se Zotin, ne mund të jemi të sigurt që Fryma është trishtuar. Fryma nuk mund të dëshmojë madhështinë e Jezusit dhe madhështinë e folësit në të njëjtën kohë.

«Mësimi më frymëror do të karakterizohet gjithnjë nga një paraqitje e plotë dhe e vazhdueshme e Krishtit. Ai do t’i japë gjithnjë formë ngarkesës për një mësim të tillë. Fryma nuk mund të banojë në diçka çfarëdo, por në Jezusin. Ai kënaqet të flasë për Të. Ai kënaqet të shpallë bukuritë dhe cilësitë e Tij të shkëlqyera. Kështu që, kur një burrë shërben me anë të fuqisë së Frymës së Perëndisë, Krishti do të jetë gjithnjë më i theksuar se çdo gjë tjetër në shërbesën e tij. Në një shërbesë të tillë nuk do të ketë shumë vend për logjikën dhe arsyetimin njerëzor…. Qëllimi i vetëm i Frymës […] do të jetë gjithnjë të shpall Krishtin» (C. H. Mackintosh).

Në lidhje me këtë, komuniteti ungjillor duhet të rishqyrtojë praktikën e prezantimit të folësve në përshkrimet e tepruara të arritjeve akademike dhe titujve teologjikë. Është jorealiste që të ngresh dikë në qiell me lëvdata dhe pastaj të presësh që ai të predikojë në fuqinë e Frymës së Shenjtë.

Një provë e mirë për një shërbesë të shkruar është nëse ajo e përlëvdon Zotin Jezus. Më kujtohet kur kam lexuar një libër mbi Personin dhe veprën e Frymës së Shenjtë. Në fillim m’u duk e çuditshme që autori dukej se harxhonte më shumë kohë mbi cilësitë e shkëlqyera morale të Krishtit sesa të Frymës së Shenjtë. Më pas kuptova që kjo paraqiste një pamje të vërtetë të Personit dhe veprës së Frymës.

Xhimi Eliot shkroi në ditarin e tij: «Nëse njerëzit do të jenë të mbushur me Frymën, ata nuk do të shkruajnë libra mbi këtë temë, por mbi Personin të cilin Fryma ka ardhur të zbulojë. Të kesh një kohë të zënë për Krishtin është qëllimi i Perëndisë, dhe jo me plotësinë e Frymës».

[previous][next]