27 dhjetor

[no_toc]

27 dhjetor

«Trupi im që është thyer për ju» (1 e Korintasve 11:24).

Ami Karmikaeli rendit katër gjëra të thyera në Bibël dhe rezultatet e arritura prej tyre.

Enët e thyera (Gjyqtaret 7:18-19) – dhe drita ndriçoi.

Faqore e thyer (Marku 14:3) – dhe vaji u derdh.

Bukë e thyer (Mateu 14:19) – dhe të uriturit u ushqyen.

Një Trup i thyer (1 e Korintasve 11:24) – dhe bota u shpengua.

Tani është privilegji ynë t’i shtojmë kësaj liste një të pestë – një vullnet të thyer dhe rezultati do të jetë një jetë e mbushur plot e përplot me paqe dhe përmbushje.

Shumë të cilët kanë shkuar te kryqi për shpëtim nuk ka qenë kurrë atje për thyerjen e vullnetit të tyre. Ata mund të kenë një natyrë të butë, të qetë; ata mund të mos flasin kurrë më lart se një pëshpëritje; ata mund të kenë një pamje të jashtme të aspektit frymëror; megjithatë ata mund të kenë një vullnet të hekurt që nuk e lejon më të mirën e Perëndisë në jetën e tyre.

Kjo ndodh ndonjëherë me të rinj që kanë rënë në dashuri dhe mendojnë për martesën. Prindërit dhe miq me gjykim të pjekur e të urtë mund të shohin se ajo nuk do të funksionojë kurrë. Megjithëkëtë çifti kokëfortë e refuzon çdo këshillë që nuk duan ta dëgjojnë. Po ato vullnete të vështira [kokëforta] që i çuan drejt altarit të martesën shumë shpejt i çojnë drejt gjyqit të divorcit.

Këtë e kemi parë me të krishterë që janë të vendosur t’i futen një biznesi të caktuar kur është e qartë se nuk kanë aspak përvojë apo aftësinë e nevojshme. Kundër këshillës së kolegëve të mirinformuar, ata i hedhin paratë e tyre dhe shpesh paratë e marra hua nga miq të dashur. Ndodh e pashmangshmja. Biznesi dështon dhe kreditorët vijnë të mbledhin pjesët.

Nuk është e pazakontë të shohim efektet shpartalluese të një vullneti të pathyer në shërbimin e krishterë. Ai [vullneti i pathyer] e çon një burrë dhe familjen e tij në fushën e misionit, vetëm për t’u riatdhesuar brenda një viti me kosto të mëdha për kishën dërguese. Ai thith fonde nga të krishterë naivë për të financuar një projekt që ishte ide e njeriut, jo e Perëndisë – një projekt që del joprodhues. Ai shkakton grindje dhe hidhërim, sepse një person refuzon që të bashkëpunojë me të tjerët; ai do që të bëhet e tija.

Ne të gjithë kemi nevojë që të thyhemi, që ta marrim tërë kryeneçësinë tonë, tërë kokëfortësinë tonë, tërë këmbënguljen e vullnetit tonë dhe t’i vendosim te këmbët e kryqit. Ai vullnet i hekurt duhet të vendoset në altarin e sakrificës. Ne të gjithë duhet të themi me Ami Karmikaelin:

Ti u theve, o Zoti im, për mua,
më lejo të thyhem, Zot, nga dashuria për Ty.

[previous][next]