30 qershor

[no_toc]

30 qershor | çdo ditë me radhë

«Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku» (Eksodi 17:11).

Izraeli ishte në konflikt me forcat e Amalekut. Moisiu ishte në majë të kodrës, duke parë fushën e betejës. Pozita e dorës së Moisiut bënte dallimin midis fitores dhe disfatës. Dora e ngritur e zmbrapste Amalekun. Dora e ulur e zmbrapste Izraelin.

Kur dora e Moisiut ishte e ngritur, ai përshkruante Zotin Jezus si Ndërmjetësin tonë, për ne «duart e Tij të ngritura në simpati dhe dashuri». Është përmes ndërhyrjes së Tij që ne shpëtohemi në shkallën më të lartë të mundshme. Por që këtu e në vazhdim, ky tip [krahasim] ndalon, sepse dora e Ndërmjetësit tonë nuk ulet kurrë. Asnjë lodhje nuk e bën Atë që të kërkojë ndihmë nga jashtë. Ai jeton përherë që të ndërmjetësojë për ne.

Ekziston edhe një mënyrë e dytë se si mund ta zbatojmë këtë incident, domethënë, për veten tonë si luftëtarë të lutjes. Dora e ngritur përshkruan ndërmjetësimin besnik tonin për ata besimtarë që janë të angazhuar në konfliktin frymëror në fushën e misionit në botë. Kur ne e lëmë pas dore shërbesën e lutjes, armiku triumfon.

Një misionari dhe grupit të tij në një ekspeditë i duhej që ta kalonte natën në një zonë të mbushur me banditë. Ata ia kushtuan veten kujdesit të Zotit, pastaj pushuan. Muaj më vonë kur prijësi i një bande banditësh u soll në një spital të misionit, ai e njohu misionarin. «Ne kishim ndërmend që t’ju grabitnim atë natë në vendin e hapur», tha ai, «por kishim frikë nga njëzet e shtatë ushtarët tuaj».

Më vonë, kur misionari ia përçoi këtë kishës mëmë përmes një letre, një nga anëtarët tha: «Ne patëm një takim lutjeje po atë natë dhe ishim të pranishëm njëzet e shtatë veta».

Kur Perëndia ynë na sheh atje,
duke kërkuar në vendin e lutjes,
atëherë dallga e betejës kthehet,
atëherë flakët e pushtimit digjen,
hasmi ia mbath dhe Satani trembet!
Atëherë vajtimi ngurrues i frikës
kthehet në gazin kumbues të fitores!
Na ço, Zot, o na ço atje,
ku ne mësojmë lutjen triumfuese.

Por mund të shohim edhe një depërtim tjetër në këtë incident. Zoti u betua se Ai do të kishte luftë me Amalekun nga brezi në brez. Amaleku është një pikturë e mishit. I krishteri duhet të luftojë pa pushim kundër mishit. Lutja është një nga armët kryesore të tij. Besnikëria e jetës së tij të lutjes bën shpesh dallimin midis fitores dhe disfatës.