4 maj

[no_toc]

4 maj | çdo ditë me radhë

«Është në rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes» (Fjalet e Urta 14:12).

Dy herë në librin e Fjalëve të Urta (14:12 dhe 16:25) mësojmë se gjykimi i njeriut për sa i përket rrugës së drejtë nuk është i besueshëm. Ajo që atij i duket e drejtë, përfundon në shkatërrim dhe vdekje.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore flota detare i dha personelit të fluturimit një ilustrim të gjallë të kësaj. Ajo po përpiqej t’ua nguliste në [mendje] se kur ata fluturonin në lartësi të mëdha dhe nuk përdornin oksigjen, ata nuk mund t’i besonin arsyes së tyre. Një piloti iu kërkua që të hynte në një dhomë dekompresimi [ku ulej presioni] dhe të ulej në një tavolinë ku ndodhej një fletë me probleme matematikore. Oksigjeni u hoq nga dhoma për të stimuluar lartësi të mëdha. Kur ajri u bë më pak i ngjeshur, pilotit iu kërkua që të zgjidhte problemet. Atij iu tha edhe se askush nuk ishte përgjigjur saktë deri tani.

Piloti do t’i kalonte shpejt problemet me sigurinë më të madhe që e kishte mundur sistemin. Problemet dukeshin të lehta dhe kishte çdo siguri që do të merrte notën e përkryer. Nuk kishte asnjë dyshim për këtë në mendjen e tij.

Por kur oksigjeni u fut përsëri në dhomë dhe doli që t’i kontrollohej provimi, ai mësoi se aftësia e tij për të zgjidhur probleme ishte dobësuar seriozisht nga mungesa e oksigjenit në trurin e tij. Sigurisht, mësimi ishte se nëse fluturonte në lartësi të mëdha pa përdorur oksigjen, ai nuk do të ishte në gjendje që t’i zinte besë gjykimit të tij dhe do të ishe njëlloj sikur të ftonte një përplasje.

Gjykimi i njeriut është dobësuar seriozisht nga mëkati. Ai ndihet absolutisht i sigurt se rruga për në qiell [parajsë] është duke bërë më të mirën e mundshme. Nëse i thua atij se askush nuk është shpëtuar ndonjëherë nëpërmjet veprave të mira, ai prapë ka çdo siguri që do të jetë i pari që do ta mund sistemin. Ai është i sigurt se Perëndia nuk do ta kthejë atë kurrë nga portat e qiellit.

Por e ka gabim dhe nëse këmbëngul në mungesën për «oksigjen frymëror», ai do të humbasë. Siguria e tij gjendet në besimin e Fjalës së Perëndisë dhe jo në gjykimin e vet. Nëse vepron kështu, ai do të pendohet nga mëkatet e tij dhe do ta pranojë Zotin Jezus Krisht si Zotin dhe Shpëtimtarin e tij. Për shkak se Fjala e Perëndisë është e vërtetë, ata që e besojnë atë mund të jenë të sigurt se janë duke ndjekur rrugën e duhur.