7 korrik

[no_toc]

7 korrik

«Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne» (Rom. 8:18).

Nëse merren në vetvete, vuajtjet e kohës së tanishme mund të jenë tmerruese. Unë mendoj për vuajtjet e frikshme [e tmerrshme] të martirëve të krishterë. Unë mendoj për atë që një pjesë e popullit të Perëndisë i është dashur të durojë në kampet e përqendrimit. Çfarë mund të themi për vuajtjet e lemerishme që kanë të bëjnë me luftën? Për gjymtimet dhe paralizat mizore që vijnë nga aksidentet? Për dhimbjen e patregueshme të trupave njerëzorë që mundohen nga kanceri ose sëmundje të tjera?

Dhe, prapëseprapë, vuajtjet fizike nuk janë i gjithë tregimi. Duket që nganjëherë dhimbja trupore mund të durohet më kollaj se tortura mendore. A nuk është kjo ajo që donte të thoshte Salomoni kur shkroi: «Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrejë një frymë të demoralizuar?» (Fjalet e Urta 18:14)? Kemi vuajtjen që vjen nga pabesia në marrëdhënien martesore ose nga vdekja e një të dashuri [të afërmi] ose nga zhgënjimi për një ëndërr të thyer. Kemi thyerjen e zemrës nga braktisja, nga tradhtia që të bën një shok i ngushtë. Shpeshherë ne çuditemi me aftësinë e skeletit njerëzor që arrin të durojë goditjet, agonitë dhe hidhërimet dërrmuese të jetës.

Nëse shihen në vetvete, këto vuajtje janë dërrmuese. Por kur shihen pranë lavdisë së ardhshme, ato janë veçse shpime të lehta. Pali thotë se ato «nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne». Nëse vuajtjet janë kaq të mëdha, sa më e madhe duhet të jetë lavdia!

Në një pjesë tjetër apostulli Pal shpërthen në një ngazëllim të hirshëm të shëmbëlltyrës frymërore kur thotë se «trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie» (2 e Korintasve 4:17). Nëse vendosen në peshore, pikëllimet [trishtimi] janë sa një pendë, ndërsa lavdia është pafundësisht e rëndë. Po t’i gjykojmë sipas kalendarit, vuajtjet janë kalimtare, ndërsa lavdia është e përjetshme.

Kur të shohim Shpëtimtarin në fund të udhëtimit, vuajtjet e kohës së tanishme do të zbehen në diçka të papërfillshme.

Do t’ia vlejë e gjitha kjo kur të shohim Jezusin.
Sprovat e jetës do të duken aq shumë të vogla kur të shohim Jezusin.
Një vështrim i shpejtë i fytyrës së dashur të Tij do të fshij çdo dhimbje,
pra, vrapoje trimërisht garën derisa të shohim Krishtin.

Esther K. Rusthoi