8 dhjetor

[no_toc]

8 dhjetor

«Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen» (Predikuesi 8:11).

Ndërsa e shkruaj këtë, ka një valë të madhe të indinjatës publike mbi nivelin rritës të krimit në vendin tonë. Populli bën thirrje për ligj dhe rend. Duket sikur ligjet dhe gjykatat tona e favorizojnë kriminelin, ndërsa viktimat e krimit marrin pak ose aspak korrigjim. Rastet gjyqësore zvarriten pafundësisht dhe shpesh një avokat krimesh mund ta fitojë rastin e tij përmes shtigjeve [dykuptimësive] qesharake që ka ligji.

Kjo trazirë e përgjithshme ndihmohet edhe nga shprehjet e krekosura të sociologëve liberalë, psikiatërve dhe «ekspertëve» të tjerë. Ata ngulin këmbë se dënimi me vdekje është i paarsyeshëm dhe i panjerëzishëm. Ata dëshmojnë se frika e ndëshkimi nuk shërben si pengues për kriminelët. Ata sugjerojnë se zgjidhja gjendet në rehabilitimin e kriminelëve, jo në ndëshkimin e tyre.

Por ata e kanë gabim. Sa më shumë që dikush sigurohet se mund «të dalë pa u lagur», aq më kollaj ai do t’i drejtohet krimit. Ose nëse ai ndien se dënimi do të jetë i lehtë, ai do të trimërohet për t’iu futur rrezikut që të kapet. Ose nëse ai mendon se gjyqi do të ketë vijime të panumërta, ai do të nxitet. Dhe pavarësisht se çfarë thonë ata, dënimi me vdekje shërben si një pengues.

Duke analizuar nivelin rritës të krimit, një revistë e njohur lajmesh tha drejt se «një nga arsyet është mungesa e një penguesi të fortë nga sistemi i drejtësisë për krimet në Amerikë. Të gjitha autoritetet pranojnë se për të qenë i besueshëm, kërcënimi i ndëshkimit duhet të jetë i sigurt dhe i shpejtë. Për shkak të mbingarkesës, nuk është as sistemi amerikan».

«Një ekspert në kriminalistikë deklaroi kohët e fundit se për çdo njeri që është i virtytshëm për shkak të dashurisë së virtytit, 10.000 janë të mirë për shkak se kanë frikë nga ndëshkimi. Dhe Isak Ejrlixh (Isaac Ehrlich) nga «Universiteti i Çikagos» tha se statistikat tregojnë se lajmi për ekzekutimin e një vrasësi i parandalon 17 vrasës të tjerë». Përgjigjja nuk janë reforma dhe rehabilitimi. Ato kanë dështuar vazhdimisht për t’i ndryshuar njerëzit. Ne e dimë se vetëm lindja e re nga Fryma e Perëndisë do ta transformojë një mëkatar në një shenjtor. Por, fatkeqësisht, janë të paktë autoritetet, nëse flasim relativisht, që do ta pranojnë këtë, qoftë për veten e tyre apo për të burgosurit e tyre.

Duke qenë kjo situatë, gjëja më e mirë që ata mund të bëjnë është ta marrin seriozisht vargun e sotëm. «Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen». Vetëm pasi ndëshkimi të jetë dhënë menjëherë dhe me drejtësi do të shohim një rënie në statistikat e krimit. Zgjidhja gjendet pikërisht aty në Bibël – nëse njerëzit veçse do ta pranojnë atë.

[previous][next]