Evidencë imagjinare për evolucionin

dragonfly Evidencë imagjinare e Donald Protheros për evolucionin [Fragment]

A iu duhen evidenca për evolucionin darvinian? Thjesht sajoje atë.

Ky është mësimi i librit të Donald Protheros, «Evolucioni: Çfarë thonë fosilet dhe përse ka rëndësi» (New York: Columbia University Press, 2007). Prothero është profesor i gjeologjisë në «Kolegji Perëndimor» në Los Anxhelos. Në 30 nëntor, ai u bashkua me ateistin Michael Shermer (botues themelues i «Revista Skeptike») për të debatuar Stephen Meyer dhe Richard Sternberg nga «Instituti i Zbulimit».

Shermeri shkroi parathënien e librit të Protheros, duke e quajtur atë «libri më i mirë i shkruar mbi këtë subjekt». Në fakt, «paraqitja pamore e Donit për evidencën e fosileve dhe atë gjenetike për evolucionin është kaq në mënyrë të pagabueshme e fuqishme, që marr guximin të them se askush që e lexon këtë libër nuk mund të vazhdojë të mohojë realitetin e evolucionit».

Versioni modern i kësaj teorie pohon se variantet e reja fillojnë nga mutacionet gjenetike. Disa prej mutacioneve më dramatike ndodhin në «gjenet Hox», që mund të përcaktojnë cilat shtesa zhvillohen në pjesë të ndryshme të trupit. Në faqen 101 të librit të tij, Prothero tregon figura të dy mutacioneve të gjenit Hoks: «antennapedia», që shkakton te një mizë frutash që të dalin këmbë në vend të antenave nga koka e saj dhe «ultrabithorax», që shkakton te një mizë frutash të zhvillojë një palë tjetër krahësh nga pjesa e mesit. Por që të dyja këto [mutacione] janë të dëmshme: Një mizë frutash me këmbë të dala nga koka e saj është në mënyrë të qartë një disavantazh dhe një mizë frutash me katër krahë nuk ka muskuj fluturimi në palët shtesë të krahëve, kështu që ka vështirësi me fluturimin dhe çiftëzimin. Që të dyja këto mutacione mund të mbijetojnë vetëm në laborator; në botën e egër ato do të eliminoheshin shpejt nga seleksionimi natyror.

Disa darvinistë kanë sugjeruar se mizat e frutave të lashta me katër krahë mund të kenë evoluar nga mutacioni në miza frutash moderne me dy krahë. Por ky shpjegim nuk funksionin, sepse një mizë me dy krahë nuk ka humbur thjesht një palë krahë; ajo ka fituar në gjen të madh dhe të ndërlikuar (ultrabithorax) që e aftëson atë të zhvillojë «kapistra» ose balancues. Këto kapistra ndodhen mbrapa palës normale të krahëve të mizës dhe dridhen shpejt për ta stabilizuar insektin në fluturim. Kështu që mizat me dy krahë përfaqësojnë shtimin – jo humbjen – e një strukture të rëndësishme.

Prothero e injoron evidencën dhe sugjeron se mizat e lashta me katër krahë thjesht evoluan në miza moderne me dy krahë. Mutantet moderne me katër krahë, shkruan ai në faqen 101, «siç duket i kanë ndryshuar gjenet e tyre rregulluese, që në vend të krahëve të stërgjyshërve u shfaqën kapistra».

Prothero jo vetëm që e injoron evidencën nga gjenetika prej zhvillimit, por edhe sajon një kafshë imagjinare për të plotësuar historinë që ai dëshiron që ne të besojmë. Faqja 195 e librit të tij ka një ilustrim të një pilivese me tetëmbëdhjetë krahë ngjitur me një pilivesë normale me katër krahë, me këtë tekst shpjegues: «Mekanizmi evolucionar me anë të së cilës gjenet Hox i lejojnë jokërbishtorët antropodë që të kenë ndryshime drastike në numrin dhe renditjen e segmenteve dhe shtesave të tyre, duke prodhuar ndryshime makro-evolucionare me disa mutacione të thjeshta».

Mirëpo nuk ka asnjë evidencë që të ketë ekzistuar ndonjëherë një pilivesë me tetëmbëdhjetë krahë. Ka shumë pilivesa në të dhënat e fosileve, por asnjë prej tyre nuk i ngjan, as prej së largu, kësaj krijese imagjinare.

http://www.evolutionnews.org/2009/12/donald_protheros_imaginary_evi.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *