Hamasi zotohet për kryqëzimin e tradhtarëve [Fragment]
Hamasi, grupi radikal islamik që kontrollon Gazën, ka dekretuar një ligj të ri që lejon ndëshkime islamike për ata që shkelin sheriatin (ligjin islamik). Kjo përfshin prerjen e duarve të hajdutëve, fshikullimin e atyre që kapen duke pirë alkool dhe kryqëzimin e tradhtarëve (ligji i ri ka një interpretim të gjerë për tradhtinë).
Shumë njerëz në Gaza nuk interesohen për përpjekjet e Hamasit mbi vendosjen e një diktature fetare, që përfshin një polici që kontrollon mënyrën e jetesës (si në Arabinë Saudite dhe në Iran). Gjithashtu gazanët shohin që, ndërkohë që Izraeli lejon furnizime të shumta për të shmangur urinë dhe epidemitë, Hamasi kontrollon tunelet e kontrabandës, që transportojnë shumë mallra jo të domosdoshme konsumi dhe Hamasi e takson rëndë këtë tregti. Dhe kështu Hamasi përfiton nga bllokada izraelite, që nuk i lë të hyjnë produktet më të lira. Gjithashtu Hamasi i toleron grupet terroriste të kundërta në Gaza, pasi Hamasi e di që mund të mbështetet te këta terroristë që mund të japin ndihmën e tyre nëse gazanët më të moderuar përpiqen që të rebelohen. Me pak fjalë, Hamasi, po të zgjidhet për të ardhur në pushtet në Gaza, nuk do ta lëshojë kurrë kontrollin. Gaza është, në fakt, një diktaturë fetare si Irani. Dhe si Irani, Gaza i është përkushtuar tani shkatërrimit të Izraelit.