Harmonia e përkryer e Ungjijve

Vendosja e të katër Ungjijve është në harmoni të përkryer. Në [ungjijtë] sinoptikë [Mateu, Marku dhe Luka] thirrja është për pendim. Në Gjoni theksi vendoset mbi besimin. Disa kanë menduar se këtu kemi një mospërputhje ose kontradiktë. Por duhet të kujtojmë se Gjoni shkroi disa vjet pas ungjilltarëve të hershëm dhe me synimin e qartë për të treguar se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta kemi jetën në Emër të Tij. Ai nuk shkel thjesht në tokë tashmë mjaft të shkelur. Për më tepër, ai u shton dhe kështu i plotëson të dhënat e mëparshme, duke e shtuar besimin në dëshminë që Perëndia ka dhënë për të Birin. Ai nuk e hedh poshtë shërbesën e pendimin duke theksuar rëndësinë e besimit. Përkundrazi, ai u tregon shpirtrave të penduar thjeshtësinë e shpëtimit, të marrjes së jetës së përjetshme, përmes vendosjes së besimit në Atë që, duke qenë drita e vërtetë, ndriçon në çdo njeri, duke zbuluar kështu gjendjen e rënë të njerëzimit dhe nevojën për një ndryshim të tërë të qëndrimit për veten dhe për Perëndinë.

–H. A. Ajrënsajdi, «Veçse po të pendoheni», 37-38

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *