Kërkimi për akreditim njerëzor, godet fortë jetën e besimit

«Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia» (Gjoni 5:44).

Me këto fjalë Zoti ynë tregon se ne nuk mund të kërkojmë në të njëjtën kohë aprovimin e njeriut dhe miratimin e Perëndisë. Gjithashtu ai pohon se kur i futemi kërkimit për akreditim njerëzor, ne i japim një goditje të fortë jetës së besimit.

Në të njëjtën frymë apostulli Pal shpreh mospërputhjen morale midis dëshirës për lavdinë e njeriut dhe atë të Perëndisë: «Sepse, po të kërkoja t’u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit” (Gal. 1:10b).

Më lejoni ta ilustroj. Ja ku kemi një të ri besimtar që dëshiron një gradë të përparuar në ndonjë fushë të teologjisë. Por këtë gradë ai e kërkon nga një universitet i akredituar. Duhet të jetë nga një institucion i akredituar. Fatkeqësisht, të vetmit universitete të akredituara që e ofrojnë atë gradë janë ata që mohojnë të vërtetat e mëdha themelore të besimit. Që ajo gradë t’i bashkëngjitet emrit të tij do të thotë kaq shumë për atë, që ai është i gatshëm ta marrë atë nga njerëz të cilët, edhe pse shkollarë të njohur, janë armiq të kryqit të Krishtit. Pothuaj pashmangshmërisht ai ndotet gjatë këtij procesi. Ai nuk flet më me të njëjtën bindje.

Dëshira për njohje në botë si një shkollar apo studiues mbart rreziqe të pandara. Kemi rrezikun dredhues për të komprometuar, për të sakrifikuar parimet biblike për një qëndrim më liberal, për t’u bërë më tepër kritikues për fondamentalistët se për modernistët.

Shkollarët e krishterë përballen me një zgjedhje të vështirë – të kërkojnë apo jo akreditim nga një agjenci e njohur në botën arsimore. Lakmia për t’u «akredituar» rezulton shpesh në një sheqerosje të theksimit të tyre të Biblës dhe adoptimin e parimeve mishore të paraqitura nga njerëz që nuk e kanë Frymën.

Ajo që duhet të dëshirohet fort është të jesh «i aprovuar nga Perëndia». Alternativa është tepër e kushtueshme, pasi «mbi monedhën për të cilën e shesin të vërtetën, është në çdo rast, sado e zbehtë qoftë, figura e antikrishtit» (F. W. Grant).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *