A mundet të më përdorë Zoti mua që “skam asnjë aftësi”?

«Por Perëndia ka zgjedhur […] gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët» (1 e Korintasve 1:27).

Nëse një karpentier mund të përdorë mbeturina, orendi të vjetra dhe të bëjë një orendi të shkëlqyer, kjo do t’i japë më shumë pikë nëse ai do të përdorte vetëm materialet më të mira. Kështu, kur Perëndia përdor gjëra që janë të marra, të pavlera dhe të dobëta për të arritur rezultate të lavdishme, kjo i lartëson aftësitë dhe fuqinë e Tij. Njerëzit nuk mund t’ia atribuojnë suksesin lëndës së parë; ata janë të detyruar të rrëfejnë se vetëm Zoti meriton pikë.

Libri i Gjyqtarëve jep ilustrime të përsëritura kur Perëndia përdori gjërat e dobëta të botës për të hutuar gjërat që janë të fuqishme. Ehudi, për shembull, ishte një beniaminit mëngjarash. Dora e majtë në Bibël flet për dobësi. Sidoqoftë, Ehudi rrëzoi Eglonin, mbretin e Moabit dhe i solli qetësi Izraelit për tetëdhjetë vjet (Gjyqtaret 3:12-30).

Shamgari shkoi në luftë duke zotëruar një hosten qensh, prapëseprapë me këtë armë të pashpresë ai mundi 600 filistej dhe e çliroi Izraelin (Gjyqtaret 3:31). Debora ishte një anëtare e «gjinisë së dobët», prapëseprapë me fuqinë e Perëndisë ajo korri një fitore të shkëlqyer mbi kanaanitët (Gjyqtaret 4:1; 5:31). 10.000 ushtarët këmbësorë të Barakut ishin një krahasim i dobët, nëse flasim njerëzisht, kundër 900 karrocave të hekurta të Siseras, prapëseprapë Baraku e rrafshoi fushën (Gjyqtaret 4:10, 13). Jaela, një anëtare tjetër e «gjinisë së dobët», vrau Siseran me një «armë» të tillë siç është kunji i tendës (Gjyqtaret 4:21). Sipas Septuagintës, ajo e mbajti kunjin me dorën e saj të majtë. Gedeoni marshoi kundër madianitëve me një ushtri të cilën Zoti e reduktoi nga 32.000 në 300 njerëz (Gjyqtaret 7:1-7). Ushtria e tij është përshkruar nga ilustrimi i një buke prej elbi. Përderisa buka prej elbi ishte ushqimi i të varfrit, ilustrimi është ai i mungesës dhe pafuqisë (Gjyqtaret 7:13). Armët jonormale të ushtrisë së Gedeonit ishin enë argjile, pishtarë dhe bori (Gjyqtaret 7:20). Dhe nëse kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të siguruar disfatën, enët duhet të thyheshin (Gjyqtaret 7:19). Abimeleku u vra nga dora e një gruaje që i lëshoi një pjesë mokre (Gjyqtaret 9:53). Emri Tola do të thotë krimb, një titull i pafat për një çlirues ushtarak (Gjyqtaret 10:1). Kur takojmë për herë të parë nënën e Samsonit, ajo është e panjohur, një grua shterp (Gjyqtaret 13:2). Përfundimisht, Samsoni vrau 1.000 filistej me asgjë më shumë se nofullën e një gomari (Gjyqtaret 15:15).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *