Po e çon kishën larg nga Krishti dhe ungjilli?
Lëvizja e kishës emergjente (The Emerging Church Movement) këmbëngul se ndryshimi në identitetin, jetën dhe mesazhin e kishës është i domosdoshëm që kisha të jetë e përshtatur me shoqërinë e sotme të botës postmoderniste. Lëvizja ka shqetësime të vlefshme për lidhje [përshtatshmëri], por motivohet nga postmodernizmi, prandaj ndryshimet që promovohen nga ajo po e largojnë kishën nga Krishti dhe ungjilli.
Pesë temat e lëvizjes së kishës emergjente.Tema e parë është ajo që Skot MekNajt (Scot McKnight) e quan «retorika profetike», që do të thotë gjithnjë «qëllimisht dhe apostafat provokues». Brajën MekLareni pohon: «Shpesh mendoj se Jezusi nuk do të gjendej i vdekur si një i krishterë, nëse do të ishte sot gjallë fizikisht»{{1}}. Ervin MekManusi (Erwin McManus) tha: «Qëllimi im është që ta shkatërroj krishterimin si një fe botërore dhe që të jem një rikatalizator për lëvizjen e Jezus Krishtit»{{2}}.
Tema e dytë është postmodernizmi. Drejtues të kishës emergjente e mbrojnë postmodernizmin duke thënë se ai nuk e mohon të vërtetën, por, përkundrazi, i refuzon «meta-tregimet» (ang. “metanarratives”). Problemi është se, ndërkohë që refuzimi i «meta-tregimeve» do të përfshijë pikëpamje të gabuara si marksizmi, ajo përfshin edhe pikëpamje të vërteta si krijimi.
Tema e tretë është «e orientuar nga praktika» (ang. Praxis-oriented). Mënyra se si jetojmë duhet të pasqyrojë pa dyshim mësimin e Fjalës së Perëndisë. Megjithëkëtë, sipas kësaj teme, lëvizja emergjente supozon një interpretim dhe orvatje holistike për atë që Pali e pohoi si «shërbesa e pajtimit» (2 e Korintasve 5:18), duke u përqendruar jo mbi shpirtrat e humbur, por mbi problemet e shoqërisë.
Tema e katërt është «post-ungjillor», që do të thotë se kisha duhet ta shoh me dyshim teologjinë sistematike, pasi gjuha nuk mund të zotërojë të vërtetën absolute, prandaj asnjë teologji sistematike nuk duhet të konsiderohet përfundimtare.
Tema e pestë është politike. Drejtuesit emergjentë e dënojnë me të madhe «konservator-ungjillor-politikë-si-zakonisht» dhe e përshkruajnë veten si «të majtë». MekNajti pohon se, sipas mendimit të tij, shumica e drejtuesve emergjentë janë politikisht të majtë.
Mohim i autoritetit të Shkrimit. Kjo lëvizje nuk e konsideron Biblën si autoritetin përfundimtar, sidomos në çështje polemike. Për shembull, MekLareni pohon: «Sinqerisht, shumë prej nesh nuk e dimë se çfarë duhet të mendojmë për homoseksualizmin. Ne i kemi dëgjuar të gjitha anët, por asnjë qëndrim nuk ka fituar ende besimin tonë». Si ka mundësi që të jetë e vështirë për të kuptuar se homoseksualizmi është një mëkat, kur Perëndia e thotë këtë kaq qartë dhe në mënyrë absolute (p.sh., Rom. 1:26f)?
Shkatërrim përmes dekonstruksionizmit [metodë e analizës tekstuale]. Brajën MekLareni pohoi se ai po kërkon që të gjejë një alternativë për «arsyetimin e ngushtë, ekskluziv të ferrit (që nëse ju nuk e pranoni hapur dhe e ndiqni Jezusin, ju jeni i përjashtuar nga jeta e përjetshme me Perëndinë dhe i përcaktuar për në ferr)»{{3}}. MekLareni sugjeron se Shkrimi «thjesht nuk thotë atë që shumë të krishterë thonë zakonisht se [Shkrimi] thotë» dhe «Po ndodhin shumë [biseda] në kuptimin metaforik mbi mësimet e Jezusit për ferrin dhe gjykimin»{{4}}. A duhet të supozojmë nga kjo se nuk ka zjarr real, vuajtje reale për të ligun dhe ndëshkim të përjetshëm për të pabesin [atë që nuk beson]? Çfarë donte të thoshte Jezusi kur tha: «Pastaj ai do t’u thotë atyre që do të jenë në të majtë: «Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij» (Mt. 25:41)?
Pluralizëm relativ – një eksperiment shkatërrues. Lëvizja emergjente është duke e vendosur me dashje kishën në një rrezik të madh duke promovuar pluralizëm relativ. Brajën MekLareni e ngjason këtë orvatje me një lloj trajtimi me kimioterapi, duke thënë, «postmodernizmi emergjent (i ri) […] e sheh pluralizmin relativ (që do të thotë se të gjitha mendimet ose pikëpamjet kanë vlerë të barabartë) si një lloj kimioterapie…. Për të vrarë keqdashjen, pacientit (kishës), i duhet që të marrë ilaç të rrezikshëm që mund të rezultojë helmues nëse merret në doza të larta ose për një kohë të gjatë»{{5}} (kllapat të futura nga unë). Ku e gjen lëvizja emergjente një autoritet të tillë? Jezus Krishti, Kreu i kishës, premtoi: «Por, kur të vijë Ai, Fryma e së vërtetës, Ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë» (Gjoni 16:13).
«Epistemologji e ndrequr» dhe «Siguri e duhur». Kur përshkruan epistemologjinë e saj [teoria e njohjes], lëvizjes emergjente i pëlqen të shprehet: «Vetëm Perëndia është e Vërtetë Absolute dhe vetëm Perëndia mund ta dijë vërtet të Vërtetën Absolute. Çdo njohuri e jona është e ngjyrosur»{{6}}. Janë shpikur terma të rinj për të përshkruar këtë pozitë si «epistemologji e ndrequr» (ang. “chastened epistemology”) dhe «siguri e duhur» (ang. “proper confidence”). Lëvizja emergjente është duke i thënë kishës: «Ju nuk duhet të jeni tepër e sigurt se çfarë është absolutisht e vërtetë!» Në lutjen e Tij për ne në Gjoni 17:17, Jezusi e identifikoi Shkrimin si të vërtetën objektive dhe të shkruar të Perëndisë. Ai u lut: «Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta».
E përkufizuar nga sjellja – nga standardet e kujt? Lëvizja emergjente është e shqetësuar me të drejtë për Kishën, që «të jetojnë si ndjekës të Jezusit në gjithçka që themi, bëjmë apo mendojmë»{{7}}. Për këtë arsye, drejtuesit e saj pohojnë se lëvizja është «e shqetësuar me praktikën [ang. praxis] dhe jo thjesht teologjinë». Megjithëkëtë, Toni Xhounsi (Tony Jones) e mbrojti lezbianizmin [homoseksualizmin te gratë] si një orientim seksual, duke thënë: «Ne akoma nuk kemi gjetur diçka që të na përligj për të mos patur përbashkësi me dikë që e do dhe po përpiqet për ta ndjekur Jezusin. A do ta prishni përbashkësinë me dikë, sepse ju keni një të kuptuar ndryshe nga ata për sa i përket shlyerjes? Ose një të kuptuar ndryshe nga ata për sa i përket seksualitetit njerëzor?»{{8}}. Kjo demonstron kotësinë e synimit për të jetuar drejt pa besuar drejt.
Ungjilli i purpurt. Lëvizja emergjente këmbëngul se ungjilli social nuk mund të ndahet nga ungjilli frymëror. Skot MekNajti e përshkruan atë si një «ungjill të purpurt», duke thënë: «Një ungjill i purpurt na çon përtej preokupimin ungjillor pa falje dhe preokupimin liberal me padrejtësi. Ai na çon përtej këtyre të dyjave, jo duke sugjeruar që të dyja janë të gabuara, por që të dyja janë të drejta – dhe se një ungjill i purpurt është një mëkat dhe rezolutë sistemi»{{9}}. Mëkati është një shkelje kundër Perëndisë që kërkon gjykim për mëkatin përmes Jezus Krishtit, mbartësit të mëkatit. Sipas sistemit, mëkati është thjesht «atje jashtë», më tepër se «brenda meje», që e redukton shpengimin në «aktivizim social» dhe e vendos përqendrimin e ungjillit mbi largimin e padrejtësive në botë. «Ungjilli i purpurt» e përzien hirin e Perëndisë me vendosmërinë njerëzore. Sipas Biblës, mesazhi i ungjillit nuk është i purpurt, por, përkundrazi, është i pastër dhe i përqendruar. Pali tha se ungjilli i Krishtit është «fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson» (Rom. 1:16).
Një eshatologji polikisht e saktë. Brajën MekLareni, duke komentuar mbi eshatologjinë [doktrina për të ardhmen, për vdekjen, gjykimin, qiellin, parajsën] tha «shumë fjalë për fjalë, jetët e mijëra njerëzve janë në balancë, sepse […] grupi fetar mbizotërues në vend me armët më të shumta të shkatërrimit në masë përqafon një eshatologji që e përligj dhunën e shkallëzuar»{{10}}. MekLareni thotë edhe: «Eshatologjia e braktisjes, siç do t’i karakterizoja disa rryma të orvatjes të ngelur mbrapa, ka pasoja sociale shkatërruese»{{11}}. Nga referenca e MekLarenit për «eshatologjia e braktisjes» mund të kuptojmë vetëm që, sipas pikëpamjes së tij, rrëmbimi do të përbënte një braktisje të botës nga Krishti, në vend që të jetë një mbledhje e të vetëve rreth Vetes{{12}}.
Ndoshta konsiderimi më bindës për ndryshim në kishë që bëhet thirrje nga lëvizja emergjente është për përshtatshmëri frymërore se “si jetohet besimi» në shoqërinë e sotme postmoderniste. Fatkeqësisht, vetë lëvizja e kishës emergjente përzien hutueshëm të vërtetë biblike me pikëpamje heretike se si duhet të bëhet kisha më e përshtatshme [më e kohës]. Prapëseprapë, ky është një shqetësim i vlefshëm për të gjithë ne si besimtarë që jetët tona të dëshmojnë jetën e Krishtit brenda nesh, me qëllim që si gjymtyrë të trupit të Tij t’i dëshmojmë në mënyrë të efektshme botës rreth nesh.
Chet Plimpton
[[1]]Brian McLaren, A Generous Orthodoxy (Grand Rapids, MI: Zondervan, 2004).[[1]]
[[2]]Erwin McManus, interview by the Christian Examiner, Mar. 2005.[[2]]
[[3]]Brian McLaren, “Inferno 2: Are we asking the wrong question about hell?” May 8, 2006.[[3]]
[[4]]Brian McLaren, “Inferno 3: Five proposals for re-examining our doctrine of hell,” May 11, 2006.[[4]]
[[5]]Brian McLaren, “The Three Postmodernisms,” http://www.brianmclaren.net, Sep. 6, 2007.[[5]]
[[6]]Scot McKnight, “What is the Emerging Church?”http://www.jesuscreed.org, Nov. 1, 2005.[[6]]
[[7]]Scot McKnight, “What is the Emerging Church?” http://www.jesuscreed.org, Oct. 31, 2005.[[7]]
[[8]]Tony Jones, interview by Relevant Magazine[[8]]
[[9]]Scot McKnight, http://www.relevantmagazine.com [[9]]
[[10]]Brian McLaren, interview with Virgil Vaduva, posted on Planet Preterist, Jan. 30, 2007.[[10]]
[[11]]Ibid[[11]]
[[12]]Scot McKnight, “Five Streams of the Emerging Church,” Christianity Today, Feb. 2007.[[12]]