Etapat e rritjes në përbashkësi (1 Gjonit 2:12-14)

2:12 Së pari, ai përfshin tërë familjen me shprehjen djema [2]. Këtu nuk na thuhet gjë për moshën apo zhvillimin frymëror. Gjoni po u flet të gjithë atyre që i përkasin Zotit dhe kjo vërtetohet nga pjesa tjetër e vargut, sepse mëkatet ju janë falur nëpërmjet emrit të Tij. Kjo është e vërtetë për të gjithë të krishterët. Është një gjë e mrekullueshme të dimë, si një zotërim i tashëm, që kemi shlyerjen e plotë të mëkateve tona. Vini re, gjithashtu, se mëkatet tona janë falur nëpërmjet emrit të Tij. Në emër të Krishtit, Perëndia na i fal mëkatet tona.

2:13Etër përshkruhen si ata që kanë njohur Atë që është që nga fillimi, besimtarë të pjekur që kanë njohur shoqërinë e ëmbël të Birit të Perëndisë dhe që kënaqen me Të. Të rinjtë në familjen frymërore karakterizohen nga guximi dhe luftimi. Kjo është koha e konfliktit dhe e ballafaqimit me armikun. Të rinj… e mundët të ligun sepse ata kanë mësuar të fshehtën e fitores, duke thënë: “Jo unë, por Krishti që rron në mua.”. Djemtë janë foshnjat në besim. Ata nuk dinë shumë, mbase, por ata e njohin Atin.

2:14 Kur Gjoni përsërit drejtimin e tij ndaj etërve, është e njëjta gjë me të parën. Kjo ngaqë ata kanë marrë pjekuri në përvojën frymërore. Përsëri të rinjve u drejtohet si ata që janë të fortë në Zotin dhe në fuqinë e pushtetit të Tij. Ata kanë mundur të ligun sepse fjala e Perëndisë qëndron në ta. Zoti Jezus ishte i aftë të mposhte Satanin në shkretëtirë duke cituar Shkrimin. Kjo thekson rëndësinë e të ushqyerit të vazhdueshëm me Biblën dhe duke qenë e pasur gati për të larguar sulmet e Satanit.