Shërbesa e Samuelit deri te vajosja e Saulit (1 Samuelit 1-9)

A. Lindja dhe fëmijëria e Samuelit (kapitulli 1)

1:1-10 Libri i Parë i Samuelit hapet duke paraqitur Elkanahun dhe dy gratë e tij, Anën (hir) dhe Peninën (perlë). Ai ishte një levit nga Ramathaim-TsofiniEfraim, nga përshkrimi efraimit në vargun 1 (kr. 1 i Kronikave 6:22-28). Si një regjistrim besnik historik, Bibla përmend praktikën e poligamisë, por kurrë nuk e miraton atë. Si në rastin e Leas dhe të Rakelës, njëra grua mund të lindte, ndërsa tjetra ishte shterpë. Kjo solli shemëri në shtëpi, sepse, edhe pse Ana nuk kishte fëmijë, i shoqi e donte atë më tepër. Kur familja udhëtonte për në Shiloh çdo vit, për të kremtuar njërën nga festat, Ana merrte një pjesë të dyfishtëflijimit të falënderimit (v. 3-5). Por kjo shkaktoi përqeshje thumbuese nga Penina. Vit pas viti thumbimet e saj bëheshin gjithnjë e më të thella, derisa më në fund, në dëshpërim, Ana e çoi çështjen para Zotittabernakull. 1:11-18 Ana u betua se nëse Perëndia do t’i jeptenjë fëmijë mashkull, ajo do t’ia jepte përsëri Zotit. Ai do të ishte një nazire që nga lindja. Peshkopi Hall këshillon: Mënyra për të siguruar çdo të mirë është t’ia përkushtojmë zemrën tonë lavdisë së atij Perëndie që ia kërkojmë; me anë të kësaj mënyre Perëndisë do t’i pëlqejë shërbëtori i Tij dhe do ta nderojë Veten [3]. Prifti plak, Eli, pa buzët që lëviznin të Anës dhe mendoi se ajo ishte e dehur. Por sapo ajo i shpjegoi veprimet e saj, ai e kuptoi seriozitetin e saj, e bekoi dhe e dërgoi në paqe. Ana ishte e shqetësuar për shterpësinë e saj fizike. Ne duhet të mbajmë zi për shterpësinë tonë frymërore. 1:19-28 Kur lutja e Anës mori përgjigje, ajo ia vuri emrin foshnjës së saj Samuel (dëgjuar nga Perëndia) [4], sepse ajo tha: “Sepse ia kërkova Zotit“. Kur Samueli u zvordh, ajo e mori me vete në shtëpinë e Zotit dhe ia fali Zotit në një vepër përkushtimi një herë e përgjithmonë. Që në fillim djali ndihmoi priftërinjtë dhe shërbeu para Zotit. Fjalia e fundit në vargun 28 përfshin edhe Samuelin: ai ishte një adhurues, edhe pse shumë i ri, sepse jeta e tij ishte e përkushtuar ndaj shërbimit të Zotit.

B. Kënga e Anës (2:1-10)

Përkushtimi i gruas dhe i birit të Elkanahut janë në kontrast me shthurjen e familjes së Elit. Pasi ia dha birin e saj Zotit, Ana shpërtheu në falënderim. Fjalët e saj zbulojnë një njohje të thellë të Perëndisë, të karakterit dhe veprave të Tij. Lutja duket sikur qorton Peninën për përçmimet që i tha Anës, por në mënyrë profetike shkon përtej zënkave shtëpiake, drejt triumfit të Izraelit mbi armiqtë e tij dhe drejt mbretërimit të mëpasëm të Krishtit. Kënga e Marisë, zakonisht e quajtur mahnitëse (Lluka 1:46-55), sigurisht u ndikua nga njohja prej saj e këngës së Anës.

C. Eli dhe bijtë e tij të ligj (2:11-36)

2:11-17 Rrëfimi tani kthehet te bijtë e ligj të Elit. Ata nuk e njihnin Zotin në kuptimin që nuk ishin të shpëtuar me anë të besimit. Atyre u ngarkohen tre mëkate: ata vidhnin popullin nga pjesa e ofertës së falënderimit, duke mos u kënaqur vetëm me gjoksin dhe kofshën e kafshës (kr. Lev. 7:28-24). Ata kërkon mishin para se dhjami t’i ishte ofruar Perëndisë, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin. Së treti, ata donin ta piqnin mishin në vend që ta zienin, duke vënë në fillim orekset e tyre mishore. Nëse dikush përpiqej të kundërshtonte, ata ia merrnin mishin me forcë. Mëkati i tyre ishte shumë i madh, sepse e trajtonin ofertën e Zotit me përçmim. 2:18-21 Në dallim me ligësinë e tyre ishte përkushtimi i Samuelit të vogël dhe besnikëria e prindërve të Samuelit ndaj festave që bëheshin çdo vit. Meqë fryti i parë i barkut të Anës i ishte kushtuar Zotit, ajo u bekua me tre djem dhe dy vajza. Është një ilustrim i bukur i premtimit të Zotit tonë: “Jep dhe do të të jepet”. 2:22-26Eli nuk i qortoi bijtë e tij derisa dëgjoi lajmet e imoralitetit të tyre. Por tashmë ishte shumë vonë për qortimin e tij të butë gojor. Ata ngurtësuan zemrat e tyre dhe kështu u ngurtësuan jo pa qëllim, ashtu si faraoni i lashtë, sepse Perëndia kishte vendosur t’i shfaroste. Gjatë kësaj kohe Samueli po rritej qetësisht, pastërtia dhe mirësia e tij i pëlqente Zotit dhe njerëzve. Nëse kujtojmë se këto ngjarje kanë ndodhur gjatë kohës së gjyqtarëve, nuk është për t’u çuditur që priftëria nuk ia arriti të shpëtonte nga rënia morale e asaj periudhe. 2:27-36 Qortimi i Zotit ndaj Elit ishte i ashpër, në dallim nga qortimi i butë i Elit ndaj bijve të tij. Një njeri pa emër i Perëndisë u shfaq dhe shpalli rrënimin e shtëpisë priftërore të Elit. Profeti filloi duke përmbledhur thirrjen e Aaronit nga Perëndia për të qenë prifti i Tij dhe lejimi bujar prej Tij i mishit të flijimeve për jetesën e tyre. Ai më pas qortoi Elin që kishte lejuar orekset e bijve të tij të kishin përparësinë mbi urdhërimet e Perëndisë (v. 29). Premtimi i mëparshëm i Perëndisë i vazhdimësisë së priftërisë përfshinte që priftërinjtë të ishin njerëz me karakter të mirë. Por për shkak të ligësisë së Elit dhe shtëpisë së tij, ata nuk do të lejoheshin më të kryenin funksionin e shërbimit të priftërisë; asnjë pjesëtar i familjes së tij nuk do të arrinte vitet e pleqërisë; shenjtërorja në Shiloh do të shkatërrohej; dhe pasardhja e Elit do të ishte një trishtim dhe turp. Për më tepër, Hofni dhe Finehasi do të vdisnin në të njëjtën ditë si shenjë se do të ndodhin tërë këto gjykime. Rrënimi i shtëpisë së Elit u përmbush: vrasja e Ahimelekut dhe tërë bijve të tij (përveç Abiatharit) prej Saulit (v. 31; 22:16-20); përjashtimi i Abiatharit nga priftëria prej Salomonit (v. 32,33; 1 i Mbreterve 2:27); dhe vdekja e Hofnit dhe Finehasit (v. 34; 4:11). Eli ishte nga shtëpia e Ithamarit dhe kur Abiathari u hoq më vonë nga Salomoni, priftëria iu kthye shtëpisë së Eleazarit, atje ku duhej të kishte qenë gjithmonë. Finehasi, biri i Elit, nuk duhet të ngatërrohet me Finehasin, nipin e Aaronit (Num. 25:7,8). Prifti besnik premtuar në vargun 35 është Zadoku, i shtëpisë së Eleazarit, që shërbeu në ditët e Davidit dhe Salomonit. Priftëria e tij do të zgjasë edhe gjatë mbretërimit mijëvjeçar të Krishtit (Ezek. 44:15). Por pasardhësit e Elit do të dëshirojnë detyrën e priftit jo që t’i shërbejnë Zotit, por thjesht për të siguruar diçka për të ngrënë (v. 36). Shumë shohin një aluzion mesianik te prifti besnik i vargut 35, pjesërisht për shkak të fjalës gjithmonë.

D. Thirrja e Samuelit (kapitulli 3)

3:1-3 Në kohën kur Samueli po i shërbente Zotittabernakull në Shiloh, fjala e Zotit ishte e rrallë; pra, Zoti u fliste shumë rrallë me vegime njerëzve. Uilliamsi shikon në tri vargjet e para një simbol të gjendjes morale të Izraelit. Mbretëronte nata, llampa e Perëndisë po fikej në Tempull, sytë e Kryepriftit po mbylleshin aq sa nuk mund të shikonte qartë; si ai dhe Samueli ishin në gjumë [5]. Llampa e Perëndisë i referohet shandanit, drita e të cilit shuhej me lindjen e diellit. 3:4-9 Një natë, para se të agonte, Samueli dëgjoi një zë që po e thërriste në emër. Ai mendoi se ishte Eli, por prifti nuk e kishte thërritur. Samueli nuk e njihte akoma Zotin në kuptimin që nuk kishte marrë më parë një zbulim të drejtpërdrejtë e vetjak nga Ai (v. 7). Pasi Samueli dëgjoi zërin edhe dy herë të tjera, Eli e kuptoi se Zoti po thërriste Samuelin. Prifti plak i tha djalit të thoshte: “Fol, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon“, nëse do të dëgjonte përsëri zërin. 3:10-14 Kur Zoti thirri për të katërtën herë, Samueli u përgjigj: “Fol, sepse shërbëtori yt të dëgjon“, në pamje të parë duke mos e thënë fjalën “Zot”. Mesazhi i Zotit miratoi gjykimin që i kishte thënë më parë kundër Elit dhe shtëpisë së tij dhe gjykimi mund të ketë përfshirë edhe mundjen e Izraelit dhe rrëmbimin e arkës. Ati ishte po aq fajtor sa edhe bijtë e tij, sepse nuk i kishte frenuar apo kthyer nga mëkatet e tyre. Ata duhej të vdisnin për sakrilegjin e tyre në vend që të qortoheshin. Flijimi nuk do të mund ta shlyente paudhësinë e tyre; rrënimi i tyre ishte vulosur dhe iu vërtetua Elit me gojën e dy dëshmitarëve: njeriu i Perëndisë (kapitulli 2) dhe djali profet, Samueli (v. 14). 3:15-18 Në fillim Samueli kishte frikë t’i tregonte Elit se çfarë i kishte thënë Zoti, por pas një betimi solemn ai i tregoi priftit gjykimin kanosës. Eli e mori lajmin me nënshtrim. Me siguri ai kuptoi drejtësinë e Perëndisë në këtë vendim. A mund të godiste Perëndia bijtë e Aaronit për mosbesimin e tyre (Lev. 10) dhe të linte Hofnin dhe Finehasin pa gjykuar? 3:19-21 Shumë shpejt u bë e ditur në tërë Izraelin, nga Dani deri te Beer-ShebaZoti ishte me Samuelin dhe tërë Izraeli pa në djalin e ri një profet të vërtetë të Zotit.

E. Arka e Perëndisë (kapitujt 4-7)

1. Rrëmbimi i Arkës (kapitulli 4) 4:1-4 Tre kapitujt që vijojnë shoqërojnë arkën e besëlidhjes së Zotit në një udhëtim brenda dhe jashtë territorit të armikut. Perëndia do ta mbronte nderin e Tij në mes të filistenjve (kapitulli 5), por Ai nuk do t’i mbronte izraelitët kur ishte në mes tyre, sepse ata kishin reshtur së nderuari Atë. Kur Izraeli doli të luftojë kundër filistenjveEben-Ezer, pësoi një humbje prej katër mijë vetash. Në përpjekje për të kaluar vështirësinë, pleqtë morën arkën e besëlidhjes nga Shilohu në kamp. 4:5-11 Izraelitët u gëzuan shumë kur panë arkën dhe filistenjtë u frikësuan shumë, sepse ata kishin dëgjuar për Jehovahun. Por ata i dhanë zemër vetes së tyre dhe iu afruan edhe më tepër betejës. Për çudinë e tyre, Izraeli vrapoi, tridhjetë mijë këmbësorë u vranë, priftërinjtë Hofni dhe Finehasi ishin vrarë dhe vetë arkau mor! 4:12-22 Kur një lajmëtar u kthye në Shiloh dhe njoftoi Elinarkau mor, prifti plak ra nga ndenjësja prapa e karriges së gjyqtarit, theu qafëndhe vdiq. Lajmi i keq bëri që gruas së Finehasit t’i vinin dhimbjet dhe vdiq gjatë lindjes së fëmijës. Lajmi për vdekjen e vjehrrit të saj dhe të shoqit nuk duket se e preku aq shumë sa lajmi që arka kishte rënë në duart e filistenjve. Ndërsa po vdiste, ajo ia vuri emrin djalit të saj Ikabod (i palavdishëm), duke thënë: “Lavdia u largua nga Izraeli”. 2. Fuqia e Arkës (Kapitulli 5) 5:1-5Filistenjtë e morën arkën e Perëndisë nga Eben-Ezeri në Ashdod dhe e çuan në tempullin e Dagonit, perëndia kombëtar i filistenjve. Dagoni mendohej se ishte ati i Baalit, një idhull tjetër që ndeshim në Shkrim. Filistenjtë e vunë arkën në krah të shëmbëlltyrës së Dagonit, duke e menduar si të barabartë. Por kur u kthyen në tempull në mëngjes, panë se Zoti kishte rrëzuar Dagonin në këmbët e arkës. Duke mos kuptuar domethënien e kësaj ndodhie, ata përsëri e vunë përbri arkës. Por të nesërmen nuk kishte dyshim se cili ishte më i fortë, sepse koka dhe pëllëmbët e duarve të Dagonit u gjetën të prera. Nëse Dagoni ishte një perëndi i vërtetë, ai do ta kishte mbrojtur veten. Ndjekësit e tij duhej të kishin dalluar faktet. Në vend të kësaj, ata vendosën një rregull bestytnie për të mos ecur mbi pragun. Dagoni nuk u nda mirë në përballjen me Perëndinë e Izraelit. Sansoni kishte shkatërruar tempullin e tij në Gaza, duke marrë fuqi prej Perëndisë për të rrënuar tërë ndërtesën mbi fisnikët e Filistisë (Gjyq. 16). Tani Vetë Jehovahu gjymtoi shëmbëlltyrën e Dagonit, duke treguar se nuk ka dituri (koka) apo fuqi (duart) tek idhujt. 5:6-9 Jo vetëm idhujt e tyre, por vetë banorët e Ashdodit filluan të mos i pëlqenin Zotit, duke vuajtur pështjellim, duke u dalë gunga në trup apo hemorroide dhe duke shkaktuar vdekje. Në dëshpërim filistenjtë vendosën ta çonin arkën në Gatha, njëri prej qyteteve të tyre të mëdhenj. Këtu përsëri njerëzit u goditën nga një epidemi hemorroidesh. 5:10-12 Kur arka u dërgua në Ekron, njerëzit u frikësuan shumë: një frikë e drejtë. Ata u goditën nga një lemeri vdekjeprurëse që vrau shumë vetë. Ata që nuk vdisnin u mbushën me hemorroide. Ata u përgjëruan që arkakthehej në Izrael. 3. Rikthimi i Arkës (kapitujt 6,7) 6:1-6 Në një kohë të shkurtër, shtatë muaj, filistenjtë kishte fituar frikën e duhur ndaj arkës. Ata donin ta kthenin në Izrael, por në një mënyrë të tillë që të shmangnin gjykime të tjera. Priftërinjtë dhe shortarët paganë u këshilluan. Ata hodhën idenë që ta kthenin arkën me një ofertë faji apo zhdëmtimi prej pesë hemorroidesh ari dhe pesë minjsh ari. Ishte zakon midis këtyre popujve që të qetësonin perënditë e tyre dhe të bënin zhdëmtimin me një ofertë të çfarëdolloj gjëje që kishte shkaktuar shkatërrimin e tyre. Përdorja e minjve i ka çuar studiuesit e Biblës të mendojnë se plaga që kishte rënë mbi qytetet ishte murtaja bubonike, e cila merrej nga pleshtat te minjtë. Priftërinjtë u kujtuan atyre gjithashtu për fatin e Egjiptit në duart e Jehovahut dhe i nxitën ata që të mos e ngurtësonin zemrën e tyre ashtu si ngurtësuan zemrat e tyre egjiptasit dhe faraoni, por të bënin të gjitha përpjekjet për të kthyer arkën në vendin e saj të duhur. 6:7-12 Për t’u siguruar se gjërat që kishin ndodhur ishin gjykimet e Jehovahut dhe jo rastësi, priftërinjtë filistenj përgatitën tërë hollësitë për udhëtimin e kthimit në mënyrë që të shfaqej ndërhyrja hyjnore. Dy lopët qumështore që u përdorën për të tërhequr qerren kishin viçat e tyre dhe do të shkeleshin tërë instinktet natyrore nëse ato do të linin viçat e tyre pas. Mbi lopëtnuk ishte vënë kurrë zgjedha, edhe pse ato e tërhoqën mirë qerren, pa u kthyer as djathtas, as majtas. Pa u drejtuar, vetë lopët u nisën pikërisht drejt Beth-Shemeshit, në territorin e Judës! 6:13-18Banorët e Beth-Shemeshit ishin duke korrur grurin kur arka u afrua. Çfarë pamjeje – dy lopë të pamësuara po kthenin arkën e Perëndisë në Izrael! Një gëzim i madh shpërtheu. Qerrja u përdor për të ndezur zjarrin dhe lopët u ofruan… si olokauste Zotit. Arka dhe shporta që përmbanin ofertën e zhdëmtimit u vunë majë një guri të madh. Ka një ngjashmëri frymërore në historinë e lopëveBeth-Shemeshit. Misionarë të krishterë largohen nga shtëpitë e familjet e tyre dhe çojnë lajmin e Zotit atje ku Zoti i drejton, duke mos u kthyer as djathtas, as majtas. Jobesimtarët gëzohen kur dëgjojnë për Zotin. Misionarët janë të përgatitur si për shërbimin, ashtu edhe për flijimin. 6:19-21 Por disa njerëz të Beth-Shemeshit nuk e trajtuan arkën e Zotit si të shenjtë; ata kishin shikuar brenda arkës. Si rrjedhojë, Perëndia goditi shtatëdhjetë vetë. Duke pasur frikë nga arka që ishte në mes tyre, banorët u dërguan lajmëtarë njerëzve të Kiriath-Jearimit dhe u kërkuan të merrnin arkën. (Disa versione përmendin 50.070 në vend të 70. Është pak e dyshimtë nëse gjendeshin 50.070 njerëz në Beth-Shemesh. Jozefusi [6], Kail (Keil) dhe Deliç (Delitzsch) [7] dhe shumë autoritete të tjerë thonë se teksti duhet të lexohet thjesht shtatëdhjetë vetë, meqë 50.000 mungon në shumë dorëshkrime hebraike). 7:1-6Arkën e çuan në shtëpinë e Abinadabit, në Kiriath-Jearim, ku qëndroi për njëzet vjet. Pastaj Samueli doli në skenë dhe e nxiti popullin të kthehej te Zoti në mënyrë që Zoti të mund ta çlirontenga shtypësit e vet filistenj. Idhujt u hoqën mënjanë dhe njerëzit e kombit u mblodhën me Samuelin në Mitspah. Atje ata agjëruan dhe u penduan para Jehovahut. Pendimi i tyre u karakterizua duke derdhur ujë në tokë. 7:7-14 Duke dëgjuar se izraelitët ishin në Mitspah dhe duke menduar se po ndërmerrej një kryengritje, filistenjtë sulmuan. Hebrenjtë, të papërgatitur për luftë, u tmerruan. Kur ata iu lutën Samuelit të ndërhyrje për ta, ai i ofroi tërësisht një olokaust Zotit (duket se levitët mund ta bënin një gjë të tillë – 1 i Kronikave 23:26-31) dhe u lut. Perëndia menjëherë e ndërroi drejtimin e armikut mrekullisht me buçimë të madhe dhe Izraeli fitoi. Me mirënjohje Samueli ngriti një gur si përkujtimore dhe ia vuri emrin “Eben-Ezer” (guri i ndihmës). Vargu 13 i referohet vetëm një fitoreje të përkohshme, ashtu siç qartësohet nga pjesa e fundit e vargut dhe nga 9:16. Një pjesë e tokës u mor përsëri në atë kohë dhe Izraeli shijoi paqen me fqinjët e tij për pak kohë. 7:15-17 Pas kësaj, Samueli u bë një gjyqtar që i binte përqark vendit, duke udhëtuar në tërë qytetet e Izraelit dhe duke ushtruar drejtësinë e ligjit të Zotit. Ai jetoi në Ramah, shtëpiae atit të tij dhe aty ngriti një altar. Nuk na thuhet se pse nuk u kthye tek altari i Zotit, tashmë në Nob, as pse lejoi që arka të mbetej në shtëpinë e Abinadabit. Por këto ishin ditë parregullsish, praktikoheshin shumë gjëra që Perëndia i lejoi të ndodhnin, edhe pse nuk ishin sipas planit të Tij fillestar. Kapitulli 7 është një hetim mbi gjallërimin. Perëndia në fillim nxori një njeri, Samuelin, që thirri njerëzit për pendim, rrëfim dhe pastrim. Ndërmjetësimi u bë me anë të gjakut të qengjit (një simbol i Qengjit në Kalvar) dhe më pas erdhi fitorja. Këto janë hapat e një gjallërimi individual dhe kombëtar.

F. Kërkesa për një mbret dhe zgjedhja e tij (kapitujt 8,9)

8:1-5 Kur Samueli u plak, u përpoq që dy bijtë e tij të kishin sukses si gjyqtarë. Por ata ishin të ligj, sepse merrnin dhurata dhe prishnin drejtësinë. Ashtu si Eli para tij, Samueli nuk i ktheu bijtë e tij nga rruga e keqe, dhe gjithashtu shtëpia e tij u refuzua. Pleqtë e Izraelit refuzuan të pranonin Joelin dhe Abiahun; në vend të kësaj ata donin një mbret, si kombet e tjera. 8:6-18 Sigurisht, ishte qëllimi i Perëndisë që Ai Vetë të ishte Mbret i Izraelit. Populli i Tij duhej të ishte i shenjtë dhe jo si kombet e tjera në tokë. Por ata nuk deshën të ishin ndryshe; ata donin të konformoheshin me botën. Samueli u trishtua nga një kërkesë e tillë, por Zoti i tha që të bënte atë që i kërkuan. Mbi të gjitha, ata nuk kishin hedhur poshtë profetin, por Zotin. Për të plotësuar dëshirat e tyre, Samueli duhej të protestonte solemnisht dhe t’i lajmërontetë drejtat e mbretit që do të kishin. Shkurtimisht, mbreti do të pasurohej duke varfëruar popullin, do të merrte të rinjtë ushtarë e të rejat për detyra shtëpiake dhe do t’i bënte skllevër të njëmendtë. Ishte e vërtetë që Perëndia kishte parashikuar sundimin e mbretërve në ligj (LiP. 17:14-20), por vullneti i Tij i përsosur ishte që Ai Vetë të ishte Mbreti i tyre (8:7; 12:12). Këto ligje te Ligji i Përtërirë kishin si qëllim të pengonin të keqen që do të vinte me siguri. 8:19-22 Kur populli nguli këmbë në kërkesën e tij, pavarësisht nga paralajmërimi, Zoti përsëri i tha Samuelit të bënte atë që i kërkuan dhe u caktoi një mbret. Profeti më pas i dërgoi njerëzit në shtëpi. Shumë shpejt ata do të kishin mbretin e tyre. 9:1-14 Tashmë del në skenë Sauli, bir i Kishit (një beniaminit). Ndërsa po kërkonte gomerët e të atit, ai dhe shërbëtorët e tij vendosën të kërkonin vendndodhjen e kafshëve te një njeri i Perëndisëqytetin fqinj. Me një dhuratë të vogël në dorë ata iu afruan qytetit dhe mësuan nga dy vajzashikuesi që ata po kërkonin do të dukej atë ditë në një festë fetare. Ndërsa ata po nxitonin, takuan njeriun që kërkonin. Sauli nuk e dinte se profeti po e kërkonte atë nga ana tjetër! 9:15-21 Një ditë më parë, Zoti i kishte premtuar Samuelit se do ta drejtonte për të gjetur njeriun që do të ishte mbret. Atij iu bë e ditur se Sauli ishte ai njeri. Por profeti nuk ia tha Saulit menjëherë. Në fillim, ai e ftoi atë në festë. Kodra (që ishte vendi i caktuar për adhurim) lidhej zakonisht me adhurimin e idhujve, por në këtë rast ishte për adhurimin e Jehovahut. Më pas Samueli i tha beniaminitit të gjatë e të pashëm se kishte një lajm të rëndësishëm për të në mëngjes. Pa i treguar misionin e Saulit, Samueli i tregoi atij se gomerët ishin gjetur dhe se ai nuk duhej të mërzitej. Në fund të fundit, nuk ishin gjë tjetër veçse disa gomerë! Shumë shpejt ai do të zotëronte “gjithë dëshirën e Izraelit”. Sauli e dëgjoi këtë shprehje me shumë thjeshtësi. Beniamini ishte me siguri fisi më i vogëlIzrael. Në të shkuarën numri i tyre ishte zvogëluar në 600 për shkak të ligësisë së tyre (Gjyq. 20). 9:22-27 Në gosti Saulit iu dha vendi i lartë dhe iu shërbye pjesa më e mirë e mishit. Në mbrëmje Samueli mbajti një fjalim të gjatë me të. Ditën tjetër Samueli nuk e la Saulin të largohej nga qyteti dhe i zbuloi fjalën e Perëndisë që kishte për të.

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (1:11-18) Peshkopi Hall, cituar te Spurgeon’s Devotional Bible, f. 222. ↵ Kthehu mbrapa
  2. (1:19-28) Geseniusi dhe studiues të tjerë hebrenj besonin se emri do të thotë emër (Shem) i Perëndisë. ↵ Kthehu mbrapa
  3. (3:1-3) George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 140. ↵ Kthehu mbrapa
  4. (6:19-21) Flavius Josephus, The Works of Flavius Josephus (Ant. Vi 1:4), f. 178. ↵ Kthehu mbrapa
  5. (6:19-21) C. F. Keil dhe F. Delitzsch, “The Books of Samuel”, Biblical Commentary on the Old Testament. VII:68. ↵ Kthehu mbrapa