Mbrojtja që i bën Pali apostullimit të tij. (2 Korintasve 10-13)

Katër kapitujt e fundit të kësaj letre merren kryesisht me mbrojtjen që Pali i ka bërë apostullimit të tij. Fjalët e apostullit Pjetër duken veçanërisht tipike në përshkrimin e kësaj pjese të veçantë të shkrimit të Palit: “Në të cilën disa gjëra janë të vështira për t’u kuptuar.” Pali me sa duket është duke iu përgjigjur akuzave bërë kundër tij nga kritikët e tij, por ne jemi të detyruar të nxjerrim përfundimet tona përsa i përket akuzave, duke studiuar tekstin e përgjigjeve të Palit. Në gjithë këtë pjesë apostulli përdor shumë ironi. Vështirësia është në të kuptuarit se kur ai ka përdorur një të tillë!

Megjithatë, është një pjesë e një shpërblimi të madh në Fjalën e çmuar të Perëndisë dhe ne do të ishim shumë të varfër pa të.

A. Përgjigjja e Palit ndaj akuzuesve të tij. (10:1-12)

10:1 Në vargjet 1-6 ne kemi përgjigjet e apostullit për ata që e akuzonin atë sikur të kishte vepruar sipas metodave të njerëzve të kësaj bote.

Së pari, ai e paraqet veten thjesht si personalisht unë Pali. Së dyti, ai u lutet të shenjtëve në vend që t’i urdhërojë ata. Së treti, bazat e thirrjes së tij janë në zemërbutësinë dhe mirësinë e Krishtit. Ai është, sigurisht, duke menduar për rrugën e Krishtit kur Ai ishte në tokë si Njeri. Kjo është një nga referencat e pakta të Palit ndaj Shpëtimtarit kur Ai ishte këtu në tokë. Zakonisht apostulli i referohet Krishtit si i ngrituri, i lartësuari në të djathtë të Perëndisë.

Në përshkrimin e mëtejshëm të vetvetes Pali thotë, unë që kur ndodhem vetë midis jush jam i përunjur, ndërsa kur jam larg jush tregohem i guximshëm ndaj jush. Kjo me sa duket është thënë me ironi. Ajo çfarë kritikët thoshin [gabimisht] ishte që Pali ishte frikacak kur ishte prezent përpara njerëzve, por kur nuk ishte i tillë, pra prezent, ai ishte i guximshëm sa një luan. Guximi i tij, thoshin ata, ishte i dukshëm në qëndrimin autoritar që mbante ai në letrat e tij.

10:2 Ky varg është i lidhur me pjesën e parë të vargut 1. Aty Pali filloi të thotë që ai u lutej korintasve, por ai nuk tha se cila ishte përmbajtja e lutjes së tij. Këtu ai shpjegon: “Ju lutem që kur të vij tek ju, të mos jem i detyruar të veproj me guxim me atë siguri, me të cilin mendoj të guxoj kundër disave që na konsiderojnë sikur ecim sipas mishit.” Ai nuk donte të ishte i guximshëm kundrejt tyre ashtu siç kishte ndërmend të ishte i guximshëm me ata që e akuzonin atë sikur vepronte në një mënyrë mishërore.

10:3 Mendimi këtu është që edhe pse apostujt ishin duke ecur në trupa mishërorë, ata nuk e bënin luftën sipas metodave apo motiveve mishërore.

10:4 Armët e luftës së krishtere nuk janë prej mishi. I krishteri, p.sh., nuk përdor shpatë, armë, ose strategji të luftës moderne për të shpërndarë Ungjillin nga njëra anë e botës në tjetrën. Por këto nuk janë të vetmet armë mishërore për të cilat është duke folur apostulli. I krishteri nuk përdor pasuri, lavdi, fuqi, ndikim, apo zgjuarsi për të përmbushur qëllimet e tij.

Për më tepër ai përdor metoda që janë të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat. Besim në Perëndinë e gjallë, lutje dhe bindje ndaj Fjalës së Perëndisë, këto janë armët efektive të çdo ushtari të vërtetë të Jezus Krishtit. Me anë të këtyre rrëzohen fortesat.

10:5 Ky varg na tregon se çfarë nënkuptohet me anë të “fortesave” të vargut 4.

Pali e kishte parë veten si një ushtar që paralajmëronte kundër arsyetimeve krenare të njeriut, mendimet që kundërshtonin të vërtetën. Karakteri i vërtetë i këtyre arsyetimeve është përshkruar në shprehjen kundër njohjes së Perëndisë. Kjo gjë mund të zbatohet sot ndaj arsyetimeve të shkencëtarëve, evolucionistëve, filozofëve dhe fetarëve që nuk kanë vend për Perëndinë në skemat e tyre. Apostulli nuk ishte në një gjendje shpirtërore për të firmosur një armëpushim me ta. Për më tepër ai ndiente që duhet t’ia nënshtronte çdo mendim dëgjesës së Krishtit. Të gjitha mësimet dhe spekullimet e njerëzve duhet të gjykohen në dritën e të mësuarit të Zotit Jezus Krisht. Pali nuk do t’i dënonte arsyetimet njerëzore si të tilla, por do të paralajmëronte që ne nuk duhet ta lejojmë intelektin tonë për t’u ushtruar në kundërshtim me Zotin dhe në mosbindje ndaj Tij.

10:6 Si një ushtar i Krishtit, apostulli ishte gjithashtu gati për të ndëshkuar çdo mosbindje, kur bindja e korintasve do të bëhej e përkryer. Ai nuk do të vepronte kundër mësuesve të rremë në Korint, derisa ai të ishte së pari i sigurt për bindjen e besimtarëve në të gjitha gjërat.

10:7 Fjalia e parë mund të jetë një pyetje: “A i shihni gjërat sipas pamjes së jashtme?” (NKJV). Mund të jetë një thënie e së vërtetës: “Ju shikoni vetëm në sipërfaqen e gjërave” (NIV). Ose mund të jetë një urdhër: “Shikoni atë që është para syve tuaj!” (RSV), pra, “Ballafaqohuni me të vërtetën!”

Nëse e marrim si një thënie, ajo do të thotë që korintasit ishin të prirur për të gjykuar një njeri vetëm me anë të prezencës së tij të rekomanduar, gojëtarisë, apo fuqisë së madhe të logjikës. Ata drejtoheshin më tepër nga paraqitja e jashtme e njerëzve sesa nga realiteti i tyre i brendshëm.

Nëse dikush është i bindur në veten e tij se është i Krishtit, le ta mendojë këtë përsëri nga vetja e tij: sikurse ai është i Krishtit ashtu edhe ne jemi të Krishtit. Këtu Pali mund t’i jetë referuar atyre që thanë “jam i Krishtit” (1 e Korintasve 1:12), duke përjashtuar të tjerët. Ai përgjigjet që askush nuk ka një pretendim të kufizuar vetëm në veten e tij mbi Krishtin. Ai i përket Zotit Jezus ashtu siç i përkasin edhe të tjerët.

Kushdo që të ishin këta të krishterë që e kufizonin veten, Pali nuk mohon që ata i përkisnin Krishtit. Prandaj në këtë pjesë ai nuk mund të jetë duke folur për apostujt të rremë dhe punëtorët e Krishtit që transformuan veten në apostujt të Krishtit (11:14). Duket që në këtë letër Pali është marrë me kundërshtarë të ndryshëm, disa të shpëtuar dhe disa të pashpëtuar.

10:8 Si një apostull i Zotit Jezus Krisht, Palit i ishte dhënë një autoritet në lidhje me kishat që ai ngrinte. Qëllimi i autoritetit të tij ishte të ndërtonte të shenjtët në besimin e tyre më të shenjtë. Mësuesit e rremë, nga ana tjetër, ushtronin një autoritet mbi korintasit që nuk e kishin marrë kurrë nga Zoti. Jo vetëm kaq, por ata e ushtronin këtë autoritet në një mënyrë që i shkatërronin besimtarët dhe nuk i ndërtonin aspak. Kështu Pali thotë që edhe nëse ai ishte mburrur së tepërmi për autoritetin që Zoti i kishte dhënë, ai nuk do të turpërohej nga kjo. Thëniet e tij gjenin provën që tregon se ato ishin të vërteta.

10:9 Ai e ka thënë këtë me qëllim që të mos dukej se po kërkonte t’i trembte të krishterët me anë të letrave të tij. Me fjalë të tjera, nëse apostulli duhet të mburrej për autoritetin e tij dhënë nga Perëndia, ai nuk do që të krishterët të mendojnë që ai po përpiqej për t’i trembur ata. Kjo do të ishte një bazë kritike për kritikët e tij. Përkundrazi, korintasit duhet të kujtonin që autoriteti i tij ishte dhënë për t’i ndërtuar ata, dhe ai e përdorte në këtë mënyrë këtë autoritet.

10:10 Këtu ne jemi lejuar të dëgjojmë akuzën që i ishte bërë apostullit Pal. Kundërshtarët e tij e akuzonin për shkrim kërcënues në letrat e tij, por ata thanë paraqitja e tij trupore është e dobët dhe fjala e tij ka pak peshë.

10:11 Të gjithë ata që kishin bërë akuza të tilla duhet të dininkur Pali do të ishte i pranishëm atje me ta, ai do të ishte njësoj siç kishte qenë në letrat e tij. Kjo nuk do të thotë që Pali pranoi se ishte autoritar në letrat e tij. Ishin ata që kishin thënë një gjë të tillë. Por ai thotë që ai do të merrej rreptësisht me ata kur t’i takonte ballë për ballë. Atëherë nuk do të kishte më fjalë “frikacak” ndaj tij.

10:12 Është e dukshme që mësuesit e rremë e kishin zakon ta krahasonin vetveten me të tjerët. Ata dëshironin ta bënin Palin gazin e botës përpara korintasve dhe e konsideronin veten të ishin qarku i brendshëm. Ata ishin ajka. Sipas tyre askush s’mund të krahasohej me ta. Kështu Pali flet me një satirë të dukshme, “Sepse nuk guxojmë të renditemi ose të krahasohemi me ata që e rekomandojnë veten e vet. Por ata duke matur veten e tyre dhe duke u krahasuar me veten e tyre nuk kanë mend.” I guximshëm si vetë ata e kishin quajtur Palin në letrat e tij, këtu ai thotë që nuk është aq i guximshëm sa të renditet me ata që e rekomandojnë vetveten, ose me ata standardi i të cilëve ishte vetëm jeta e tyre.

Është e dukshme që nëse standardi i një njeriu është vetëm vetvetja, ai ka gjithmonë të drejtë! Nuk ka vend për përmirësim. Ata që bëjnë këtë gjë nuk kanë mend. Siç është thënë, “Dobësia e madhe e të gjitha partive është të mohojë shkëlqim jashtë partisë së tyre.”

B. Principi i Palit: Të shkelësh tokë të re për Krishtin (10:13-16)

10:13 Në vargjet 13-16 Pali tregon qëllimin e tij për mburrje vetëm në masën e shërbesës që Perëndia i kishte dhënë atij. Ai e kishte si praktikë të tijën të mos ndërhynte në punën e dikujt tjetër kur ai dëshironte të mburrej. Ky është një referim i dukshëm ndaj Judaistëve. Ishte praktika e tyre të punonin në kishat e ndërtuara nga apostulli Pal apo nga ndonjë i krishter tjetër dhe kështu ndërtonin mbi themelet e një tjetri. Kur ata mburreshin, ata mburreshin për diçka që nuk ishte punë e tyre, por e dikujt tjetër.

Pali thotë që ai nuk do mburret në lidhje me çështje që shtrihen jashtë masës së shërbesës së tij për Krishtin. Për më tepër ai do mburret për vendet dhe personat tek të cilët Perëndia kishte nderuar shërbesën e tij. Kjo përfshinte edhe Korintin, përderisa ai kishte shkuar atje me Ungjillin dhe si përfundim i kësaj një kishë ishte formuar.

Arthur S. Way përkthen kështu:

Por unë – unë nuk mburrem për privilegje që kalojnë fushën e veprimtarisë sime të ligjshme. Unë e kufizoj veten time brenda limiteve të sferës që më është dhënë nga Perëndia – dhe kjo fushë veprimtarie sigurisht që përfshin misionin tim tek ju.

Në të vërtetë Pali ishte ngarkuar nga Zoti për ta çuar Ungjillin tek Johebrenjtë. Kjo gjë përfshinte edhe Korintin. Apostujt në Jeruzalem ishin të një mendjeje me këtë, por tani mësues të rremë kishin ardhur nga Jeruzalemi dhe kishin pushtuar fushën e veprimtarisë që Perëndia i kishte dhënë apostullit Pal.

10:14 Apostulli tani nuk është duke u dhënë pas një mburrjeje të tepruar. Perëndia i kishte caktuar atij një sferë shërbese. Kjo sferë përfshinte Korintin. Ai kishte shkuar në Korint, kishte predikuar Ungjillin dhe kishte mbjellë një kishë aty. Nëse ai nuk do të kishte shkuar deri në Korint ai mund të ishte akuzuar për mburrje përtej kufijve të tij.

Ai kishte kaluar sprova, vështirësi, pikëllime me qëllim që të arrinte korintasit. Tani të tjerë po pushtonin sferën ku ai kishte qenë pionieri i parë dhe ndoshta ishin duke u mburrur fort për arritjet e tyre.

NIV e përkthen këtë varg të vështirë kështu: “Ne nuk jemi duke u mburrur tepër, siç do të ishte rasti nëse ne nuk do të kishim ardhur tek ju, sepse ne arritëm deri tek ju me Ungjillin e Krishtit.”

10:15 Apostulli është i vendosur që ai nuk do të mburret me çështje që nuk janë direkt rezultat i shërbesës së tij për Krishtin. Kjo është gjëja për të cilën Judaistët ishin fajtorë: ata mburreshin me punën e të tjerëve. Ata përpiqeshin të vidhnin delet e Palit, të vrisnin karakterin e tij, të kundërshtonin mësimet e tij dhe ta përfshinin në një autoritet të rremë.

Shpresa e Palit ishte që kur besimi i korintasve rritej, dhe ai të mund të lëvizte, besimi i tyre të mund ta shprehte vetveten në një ndihmë praktike që do ta mundësonte atë të shkonte në vende të tjera si apostull i Perëndisë. Ndërkohë që zgjeronte shërbesën e tij, ai do ta ndiqte këtë rregull me përpikmëri.

Shqetësimet e Korintit e zinin kaq shumë kohën e tij saqë ai ishte i penguar për të përmbushur shërbesën e tij në zonat përtej.

10:16 Rregulli ishte të përhapte Ungjillin përtej korintasve (ndoshta nënkupton Greqinë perëndimore, Italinë dhe Spanjën) dhe pa u mburrur me ato që ishin bërë nga të tjerë në këtë lëmë. Apostulli Pal nuk synonte të shkelte në fushat e punës së të tjerëve apo të lëvdohej në çfarë të tjerët kishin bërë përpara se ai të arrinte në një vend të caktuar.

C. Synimi suprem i Palit: Aprovimi i Zotit (10:17-18)

10:17 Nëse ndonjë lëvdohet ai duhet të lëvdohet në Zotin. Padyshim që kjo do të thotë që ai duhet të lëvdohet vetëm në atë që Zoti ka qenë i kënaqur të bëjë nëpërmjet tij. Ky duket se është drejtimi kryesor i argumentit të apostullit.

10:18 Mbi të gjitha, vetërekomandimi nuk është ajo që fiton miratimin e Perëndisë. Pyetja me të cilën duhet të ballafaqohen kritikët e Palit është kjo: A ju ka rekomanduar Zoti ju me anë të një bekimi të tillë ku shpirtrat janë shpëtuar, ku të shenjtët janë forcuar në besim dhe ku kishat janë ngritur? A mund ta demonstroni ju miratimin e Zotit duke treguar ata që janë shpëtuar nëpërmjet predikimit tuaj? Kjo është ajo që ka vlerë. Pali dëshironte dhe ishte në gjendje të tregonte prova të tilla për rekomandimin nga ana e Zotit për shërbesën e tij.

Në këtë kapitull dhe në tjetrin, Pali ngul këmbë në atë që ai e quan marrëzi. Ai do të merret me biznesin e marrë të të folurit mirë për vetveten. Ai nuk do aspak ta bëjë një gjë të tillë. Ishte një gjë e pakëndshme për të. Ai u kërkon korintasve të durojnë pak marrëzi me të.

Me sa duket mësuesit e rremë kishin rënë në një mburrje të tepërt. Ata padyshim që tregonin për shërbesën e tyre dhe për sukseset e tyre spektakolare. Pali nuk e kishte bërë kurrë këtë gjë. Ai kishte predikuar Krishtin dhe jo vetveten.

Korintasit duket se preferonin llojin e mburrjes në shërbesë dhe kështu Pali u kërkon atyre ta lejojnë atë të merret pak me këtë gjë për pak.

D. Klasifikimi i Palit në Apostullimin e Tij (11:1-15)

11:1 Oh sa do të doja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt ju më duroni. Pali dëshiron që ata ta durojnë kur ai jepet pas mburrjes. Por më pas ai ndien që ata janë duke e bërë këtë gjë, kështu që kërkesa është e panevojshme.

11:2 Tre arsye janë dhënë përse ai duhet ta bëjë këtë kërkesë. Arsyeja e parë është që ai ishte xheloz për korintasit me xhelozinë e Perëndisë. Ai i kishte fejuar ata me një burrë, të mund t’i nxirrte ata si një virgjëreshë të dlirë përpara Krishtit. Pali ndiente një përgjegjësi personale për mirëqenien e të shenjtëve korintas. Dëshira e tij ishte që në një ditë në të ardhmen, në Rrëmbim, ai mund t’i paraqiste ata tek Zoti Jezus të pakorruptuar nga mësuesit e rremë që ishin të përhapur në atë kohë. Ishte pikërisht ngaqë ishte xheloz që ai dëshironte të jepej pas asaj që dukej se ishte marrëzi.

11:3 Arsyeja e dytë që Pali sillej si i marrë ishte nga frika e tij se mos të shenjtët mashtroheshin dhe mendjet e tyre prisheshin duke u larguar nga thjeshtësia dhe pastërtia e devotshmërisë ndaj Krishtit. Këtu thjeshtësia nënkupton ndershmëri. Ai donte që ata të ishin të përkushtuar vetëm tek Jezusi dhe të mos i lejonin ndjenjat e zemrës së tyre të derdheshin për dikë tjetër. Gjithashtu ai donte që ata të ishin të patëmetë në devotshmërinë e tyre ndaj Krishtit.

Apostulli kujton sesi gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij. Ai e bëri këtë duke i folur mendjes apo intelektit të saj. Kjo ishte pikërisht ajo çfarë po bënin mësuesit e rremë në Korint. Pali donte që zemra e korintasve të ishte e virgjër e pandarë dhe e panjollë.

Vini re që Pali e trajton ngjarjen e Evës dhe gjarprit si një fakt dhe jo një mit.

11:4 Arsyeja e tretë përse apostulli kërkonte të jepej pak në marrëzi ishte që korintasit kishin treguar një gatishmëri për të dëgjuar mësuesit e rremë.

Kur dikush shkoi në Korint duke predikuar një Jezus tjetër, duke shpallur një frymë tjetër ndryshe nga Fryma e Shenjtë, dhe duke predikuar një ungjill tjetër, korintasit e duruan një gjë të tillë me dëshirë. Ata treguan një tolerim ndaj këtyre pikëpamjeve. Pali thotë me një sarkazëm, “Nëse ju e bëni këtë gjë me të tjerët, përse nuk e bëni me mua?”

Fjalët përfundimtare “do ta duronit fort mirë!” duhet të kuptohen si një ironi. Pali nuk mbështet që ata pranojnë herezi, por i qorton ata që u mashtruan aq lehtë dhe për mungesë të aftësisë për të dalluar gjërat.

11:5 Arsyeja që ata duhet të ishin gati për ta duruar Palin është që ai nuk është aspak më poshtë se apostujt më të shquar. Shprehja, më të shquar, është përdorur me sarkazmë. Referimi fjalë për fjalë është “super-apostujt.”

Reformatorët e kanë përdorur këtë varg për të refuzuar thënien e Papës së Romës që Pjetri ishte apostulli kryesor dhe që papat trashëguan këtë përparësi.

11:6 Megjithëse Pali mund të kishte qenë i thjeshtë në të folur, sigurisht që ai nuk ishte i mangët në dituri. Kjo gjë duhet të kishte qenë e qartë për korintasit sepse prej apostullit ata kishin marrë diturinë për besimin e krishterë. Çfarëdo të kishin qenë mangësitë e Palit përsa i përket gojëtarisë, ai e kishte bërë veten të kuptueshëm për shenjtorët në Korint. Ata vetë mund të dëshmonin për këtë.

11:7 Nëse e folura e tij pa lustër nuk ishte arsyeja që korintasit kishin marrë një qëndrim të tillë negativ ndaj tij, ndoshta ishte sepse ai kishte kryer një ofendim duke e ulur veten ata të mund të lartësoheshin. Pjesa tjetër e vargut shpjegon atë që ai ka dashur të thotë këtu. Kur apostulli ishte me korintasit ai nuk kishte marrë ndonjë ndihmë financiare nga ata. Ndoshta ata mendonin që ai kishte kryer një mëkat duke e ulur kaq shumë veten që ata të mund të lartësoheshin.

11:8 Shprehja “Unë shfrytëzova kishat e tjera” është një figurë e ligjëratës që ne e njohim si hiperbolë. Është një thënie e ekzagjeruar që përdoret për të krijuar një efekt të vërtetë në mendje. Pali nuk thotë që ka shfrytëzuar kishat e tjera në kuptimin e vërtetë të fjalës, por do të thotë që gjatë kohës që shërbente në Korint ai kishte marrë mbështetje financiare nga kisha të tjera që të mund t’u shërbente korintasve pa marrë asnjë pagesë nga ata.

11:9 Kishte momente gjatë qëndrimit të tij në Korint që apostulli ishte me të vërtetë në nevojë. A ua kishte bërë ai të njohur këtë gjë atyre dhe a kishte ngulur këmbë për ndihmë prej tyre? Sigurisht që jo. Disa vëllezër që erdhën nga Maqedonia kishin siguruar nevojat në gjërat materiale.

Me çdo mënyrë apostulli ishte munduar ta mbante veten larg nga të qenurit barrë tek korintasit dhe kishte ndër mend të vazhdonte të ishte kështu. Përsa i përket korintasve, ai nuk do të ngulte këmbë në të drejtën e tij si apostull për t’u mbajtur nga ata.

11:10 Pali ishte i vendosur që askush në vendet e Akaisë nuk do të mund ta ndalonte atë nga e mburrura në këtë sferë ku ndodhej Korinti. Pa dyshim që ai këtu është duke iu referuar kritikëve të tij që përdornin këtë abstenim të tij si një argument kundër tij. Ata kishin thënë që Pali kishte kuptuar që nuk ishte një apostull i vërtetë dhe prej kësaj ai nuk ngulte këmbë në të plotësuarit e nevojave të tij nga korintasit (1 e Korintasve 9). Pavarësisht nga akuzat e kritikëve të tij, ai do të vazhdonte të mburrej që ai u shërbente korintasve pa marrë asnjë para prej tyre.

11:11 Përse do të mburrej ai në këtë mënyrë? Ndoshta sepse nuk i donte korintasit? Perëndia di që nuk është kështu! Zemra e tij ishte plot me dashuri për ta. Duket sikur nuk kishte rëndësi se çfarë kishte bërë apostulli, ai ishte gjithmonë i kritikuar. Nëse do të kishte marrë të holla nga korintasit, kundërshtarët e tij do të kishin thënë që ai predikonte për shkak të asaj që merrte. Duke mos marrë para prej tyre ai e kishte bërë vetveten subjekt të akuzës që thoshte se ai nuk i donte ata. Por Perëndia di të vërtetën e çështjes dhe Pali është i lumtur ta lërë këtë çështje në dorë të Tij.

11:12 Duket qartë që Judaistët prisnin, kërkonin dhe merrnin para nga korintasit. Si shumica e kultistëve, ata nuk do të kishin shërbyer nëse nuk do të ishin paguar financiarisht. Pali ishte i vendosur të vazhdonte zakonin e tij duke mos marrë para nga besimtarët në Korint. Nëse mësuesit e rremë donin të merrnin pjesë në mburrjen e tij, le të ndiqnin zakonin e tij. Por ai e dinte që ata nuk do të ishin kurrë në gjendje të mburreshin për një shërbesë pa shpërblim monetar. Kështu ai u pret atyre këtë lloj mburrjeje.

11:13 Vlerësimi i vërtetë i Palit për këta burra, i ndrydhur në gjithë letrën, shpërthen më në fund. Ai s’mund ta mbajë më gjatë veten! Ai duhet t’i quajë ata me atë emër që janë. Të tillë apostuj të rremë, në kuptimin që ata nuk ishin vajosur kurrë nga Zoti për një detyrë të tillë. Ata e kishin marrë këtë detyrë vetë ose e kishin pranuar nga njerëz të tjerë. Ata janë punëtorë hileqarë dhe kjo përshkruan metodat me të cilat ata shkuan nga kisha në kishë duke kërkuar të mbledhin dëgjues për mësimet e tyre të rreme. Që shndërrohen në apostuj të Krishtit, ata pretendonin ta përfaqësonin Atë. Pali nuk ka dëshirë të jetë në të njëjtin nivel me burra të tillë.

Gjërat që apostulli thotë për këta mësues Judaistë janë të vërteta për mësuesit e rremë në ditët e sotme. “E keqja që ne të gjithë e dimë është që s’do të mund të na tundojë kurrë ne nëse ne e shohim atë ashtu siç është; maskimi është thelbësor në fuqinë e saj; ajo i tërheq njerëzit nëpërmjet ideve dhe shpresave që duken si gjëra të mira.” (E zgjedhur)

11:14 Apostulli sapo ka thënë që kritikët e tij në Korint ishin paraqitur si apostuj të Krishtit, por ata janë të rremë. Por ai nuk është i habitur me këtë kur mendon për taktikën e zotërisë së tyre: Dhe nuk është për t’u çuditur! Sepse Satani vetë shndërrohet në engjëll drite.

Satani sot zakonisht paraqitet si një krijesë e kuqe, me brirë, me bisht dhe me një pamje të keqe. Por kjo është shumë larg nga mënyra me të cilën ai u paraqitet njerëzve sot.

Të tjerë e mendojnë Satanin në lidhje me një pijanec të mjerë, që zhgërryhet në rrugicën e ndyrë. Por edhe kjo është një përshtypje e rreme për Satanin.

Ky varg na tregon ne që ai maskohet si një engjëll drite. Ndoshta me anë të ilustrimit ne mund të themi që ai paraqitet si një predikues i Ungjillit, duke mbajtur një veshje fetare dhe duke qëndruar në mes të një kishe moderne. Ai përdor fjalë fetare si Perëndi, Jezus dhe Bibël. Por ai i mashtron dëgjuesit e tij duke u mësuar që shpëtimi vjen nëpërmjet veprave të mira ose me anë të meritave njerëzore. Ai nuk predikon shpengim me anë të gjakut të Jezusit.

11:15 J.N. Darby njëherë tha që Satani nuk mund të jetë më tepër satanik sesa kur është duke mbajtur një Bibël. Ky është mendimi në vargun 15. Nëse vetë Satani shfaqet në mënyrë të rreme, nuk është për t’u habitur nëse agjentët e tij bëjnë të njëjtën gjë. Si shfaqen ata? Si mësues të rremë? Si ateistë? Si femohues? Përgjigjja është jo. Ata shfaqen si punëtorë të drejtësisë. Ata shpallin se janë punëtorë të fesë. Ata shpallin se i drejtojnë njerëzit në rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë, por ata janë agjentë të të ligut.

Fundi i tyre do të jetë sipas veprave të tyre. Ata që shkatërrojnë – ata do të shkatërrohen. Veprat e tyre i drejtojnë njerëzit drejt dënimit të tyre; vetë ata do të drejtohen në humbje të përjetshme.

E. Vuajtjet e Palit për Krishtin Mbështesin Apostullimin e tij (11:16-33)

11:16 Duke thënë gjithë këtë, Pali shpreson që asnjë s’do të mendojë se ai është një i marrë mburravec. Por nëse ata ngulin këmbë duke bërë këtë, përsëri le ta pranojnë atë si një të marrë që në këtë mënyrë edhe ai të mund të mburret pak.

Vini re fjalën edhe në pjesën e fundit të vargut: që edhe unë të mburrem pak. Kjo fjalë ka një kuptim të madh. Mësuesit e rremë ishin duke u mburrur shumë. Pali thotë, në fakt, “Madje nëse edhe ju do të më shihni si një të marrë, gjë që nuk jam, edhe atë herë më pranoni që unë të mund të mburrem pak siç bëjnë këta të tjerët.”

11:17 Ky varg ka dy interpretime të mundshme. Disa sugjerojnë që ajo çfarë Pali është duke thënë këtu, megjithëse ishte me të vërtetë e frymëzuar, nuk i ishte dhënë atij nga një urdhëresë e Zotit.

Interpretimi tjetër është që ajo çfarë Pali është duke bërë këtu, pra mburrja, nuk është sipas Zotit në kuptimin që nuk ishte sipas shembullit të Zotit. Zoti Jezus nuk u mburr kurrë.

Philips me sa duket miraton pikëpamjen e parë duke thënë: “Tani nuk jam duke folur si Zoti më urdhëroi mua, por si një i marrë që duhet të jetë këtë biznes mburrjeje.”

Por ne preferojmë pikëpamjen e dytë – që mburrja nuk ishte sipas Zotit dhe dukej që Pali ishte duke vepruar në marrëzi duke lavdëruar vetveten. Ryrie komenton: “Ai duhej të jepej pas mburrjes, kundër instinktit të tij natyror, me qëllim që të mund të sillte fakte domethënëse për mendjen e tyre.” [41]

11:18 Korintasit sapo kishin dëgjuar shumë nga njerëzit që ishin të zënë me lavdinë e vetes së tyre sipas mënyrës së korruptuar njerëzore. Nëse korintasit mendonin që mësuesit e rremë kishin shkak të mjaftueshëm për t’u lavdëruar, le t’i konsideronin mburrjet e tij dhe le të kuptonin nëse ato nuk ishin të bazuara.

11:19 Pali i drejtohet përsëri satirës. Ajo çfarë ai po u kërkonte atyre të bënin me të, ata ishin duke e bërë me të tjerët çdo ditë. Ata e kishin quajtur veten shumë të ditur për t’u mashtruar nga marrëzia. Por kjo ishte pikërisht ajo që po ndodhte, si ai vazhdon të shpjegojë.

11:20 Ata dëshironin ta duronin tipin e njeriut të përshkruar më lart.

Kush ishte njeriu i përshkruar? Duket qartë nga ajo çfarë pason që ai ishte mësuesi i Judaizmit, apostulli i rremë që ishte duke gjuajtur në mes të korintasve. Së pari ai i kishte çuar ata në robëri. Kjo gjë padyshim që flet për skllavërinë e ligjit (Veprat 15:10). Ai u kishte mësuar që besimi në Krishtin nuk ishte i mjaftueshëm për shpëtim, por që njerëzit duhet t’i bindeshin gjithashtu Ligjit të Moisiut.

Së dyti, ai i kishte grabitur të shenjtët, në kuptimin që ai kishte bërë kërkesa të rënda financiare tek ata. Ai nuk u kishte shërbyer atyre për hir të dashurisë, por ishte i interesuar në shpërblimin monetar që do të merrte si kthim.

Shprehja, nëse dikush ju gllabëron, është një metaforë për peshkim apo për gjueti. Mësuesi i rremë përpiqeshe t’i bënte këta njerëz prenë e tij, duke i drejtuar ata ashtu si dëshironte.

Ishte karakteristikë e këtyre njerëzve që e lartësonin vetveten nëpërmjet krenarisë dhe mburrjes. Duke i kritikuar të tjerët ata përpiqeshin ta tregonin veten më të mirë se ata.

Së fundi ata i kishin goditur besimtarët në fytyrë, një fyerje e madhe. Ne nuk hezitojmë për ta kuptuar këtë gjë në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë, sepse njerëzit arrogantë të kishës nëpër vite kanë goditur famulltarët e tyre si një mënyrë për të mbrojtur autoritetin e tyre.

Apostulli habitet sepse ata dëshironin të duronin një sjellje të tillë abuzuese nga këta mësues të rremë dhe përsëri ata nuk dëshironin ta duronin atë në paralajmërimet plot dashuri që ai u kishte bërë atyre.

Darby thotë: “Është e mrekullueshme çfarë do të vuanin njerëzit nga ajo që është e rreme – shumë më shumë nga çfarë do të duronin nga ajo që është e vërtetë.” [42]

11:21 Në këtë varg disa kanë sugjeruar që Pali ka thënë: “Flas kështu, duke nënvleftësuar veten time, ashtu si atëherë kur isha me ju personalisht, kam qenë i dobët dhe i frikësuar për të mbrojtur autoritetin tim në mënyrën në të cilën veprojnë këta njerëz.”

Një sugjerim tjetër është që kuptimi është: “Duke thënë këtë, unë nënvleftësoj veten time sepse nëse kjo është forcë atëherë unë kam qenë i dobët.” Philips ka një përkthim që mbështet pikëpamjen e fundit: “Jam pothuajse i turpëruar të them që kurrë nuk kam bërë gjëra të tilla të guximshme tek ju.”

Pali thotë që nëse mënyra në të cilën vepruan mësuesit e rremë është me të vërtetë forcë, atëherë ai këtu duhet të thotë për turp të tij që ai kurrë nuk kishte treguar një forcë të tillë, por për më tepër dobësi. Megjithatë ai shpejt shton që në çdo aspekt që këta njerëz kishin të drejtë për t’u guxuar, ai kishte po atë të drejtë për të qenë i guximshëm si ata. Moffatt e shpreh mirë këtë gjë me këto fjalë: “le të mburren si të duan, unë jam i barabartë me ta (edhe pse ky është roli i të marrit).” Me këtë parathënie apostulli hidhet në një nga pjesët më të mrekullueshme të letrës së tij, duke treguar të drejtën e tij për të shpallur që është një shërbëtor i vërtetë i Zotit Jezus Krisht.

Ju do të kujtoni që në Kishën e Korintit ishte ngritur çështja nëse Pali ishte një apostull i vërtetë apo jo. Çfarë letrash kredenciale do të tregonte ai që kishte marrë një thirrje hyjnore? Si do të provonte ai për kënaqësinë e dikujt që ishte i barabartë me 12 apostujt?

Ai është gati me përgjigjen e tij, por ndoshta nuk është saktësisht ajo çfarë ne do të prisnim. Ai nuk sjell një diplomë me të cilën ishte diplomuar nga ndonjë shkollë fetare. Dhe as nuk sjell një letër zyrtare, të firmosur nga vëllezërit në Jeruzalem, duke thënë që ata e kishin urdhëruar atë për punë. Ai nuk paraqet aftësitë e tij personale. Për më tepër ai sjell një përmbledhje të vuajtjeve që kishte duruar gjatë shpalljes së Ungjillit. Mos e humbni këtë patos dhe dramë të kësaj pjese të letrës së 2 të Korintasve. Përfytyroni Palin e patrembur duke nxituar papushim në tokë dhe në det në udhëtimet e tij misionare, i shtrënguar nga dashuria e Krishtit dhe i gatshëm për të duruar vështirësi të patregueshme vetëm e vetëm që njerëzit të mos humbnin, por të dëgjonin Ungjillin e Krishtit. Rrallë mund t’i lexojmë këto vargje pa u prekur thellë dhe pa u turpëruar së tepërmi.

11:22 Mësuesit e rremë jepeshin shumë pas prejardhjes së tyre si Judenj. Ata shpallnin se ishin nga gjak Hebre, pasardhës të Izraelit dhe nga fara e Abrahamit. Ata ende punonin nën zhgënjimin që kjo pemë e familjes i favorizonte ata në sy të Perëndisë. Ata nuk kuptonin që njerëzit e hershëm të Perëndisë, Izraelitët, ishin larguar nga Perëndia për shkak të hedhjes poshtë që ata i kishin bërë Mesias. Ata nuk kishin kuptuar që përsa i përkiste Perëndisë nuk kishte ndryshim midis Judenjve dhe Johebrenjve: të gjithë ishin mëkatarë dhe të gjithë kishin nevojë të shpëtoheshin nëpërmjet besimit në Krishtin dhe vetëm nëpërmjet Tij.

Është e kotë që ata mburren në këtë çështje. Prejardhja e tyre familjare nuk u siguronte atyre asnjë superioritet mbi Palin, pasi edhe ai ishte një hebre, një izraelit dhe ishte nga fara e Abrahamit. Por nuk ishin këto ato gjëra që provonin të qenurit e tij një apostull i Jezus Krishtit. Dhe kështu ai hyn në pjesën më të rëndësishme të argumentit të tij: në një pikë ata nuk mund ta kalonin atë – në vështirësi dhe në vuajtje.

11:23 Ata ishin shërbëtorë të Krishtit në punë – ai ishte një shërbëtor “në përkushtim, mundime dhe vuajtje.” Apostulli Pal s’mund të harronte kurrë që ishte një ndjekës i Shpëtimtarit të përvuajtshëm. Ai kuptoi që shërbëtori nuk është mbi zotërinë dhe që apostulli s’mund të priste një trajtim më të mirë sesa trajtimi që kishte marrë Zoti i tij në këtë botë. Pali zbuloi se sa më me besnikëri t’i shërbente Krishtit dhe sa më shumë të përfaqësonte Shpëtimtarin, aq më shumë do të vuante në duart e njerëzve. Për të, vuajtja ishte shenja e të qenurit shërbëtor i Krishtit. Megjithëse ndihej si një i marrë në një mburrje të tillë, e domosdoshme për të treguar se ai thoshte të vërtetën, dhe e vërteta ishte që këta mësues të rremë nuk shquheshin për vuajtjet e tyre. Ata kishin zgjedhur rrugën e thjeshtë. Ata kishin shmangur persekutimin, përndjekjen dhe çnderimin. Për këtë arsye Pali ndjeu që ata ishin në një pozitë tepër të mjerë për ta goditur atë si një shërbëtor të Krishtit.

Le të shohim tani në katalogun e vështirësive që Pali numëron si mbështetje të thënies së tij se ai ishte një apostull i vërtetë.

Në mundime më tepër. Ai mendon për fushën e udhëtimeve të tij misionare, si ai kishte udhëtuar në gjithë zonën e Mesdheut për ta bërë Krishtin të njohur.

Në goditje më tepër. Këtu ne kemi një përshkrim të goditjeve që ai mori nga duart e armiqve të Krishtit, si nga ata paganë ashtu dhe nga ata Judenj.

Në burgje më tepër. I vetmi nga këto burgime të shënuara në Shkrime, deri në këtë kohë në karrierën e Palit, është ai i Veprave 16:23, ku ai dhe Sila ishin hedhur në burgun në Filipi. Tani ne mësojmë që ky ishte vetëm një nga shumë burgimet, Pali nuk ishte i huaj për birucat e burgjeve.

Dhe shpesh në rrezik për vdekje. Padyshim kur apostulli ka shkruar këtë ai ka menduar për shpëtimin e tij nga vdekja në Listra (Veprat 14:19). Por ai mund të jetë duke parë në momente të tjera, kur jeta e tij ishte gati e ikur për shkak të persekutimeve që i bëheshin.

11:24 Ligji i Moisiut e ndalonte Judeun të jepte më shumë se 40 kamxhikë në një kohë (LiP. 25:3). Për të qenë të sigurt që nuk po e thyenin këtë ligj, ishte e zakonshme për Judenjtë të jepnin 39 goditje. Këto jepeshin, sigurisht, vetëm në rastet që ata mendonin se ishte kryer një faj shumë i madh. Apostulli Pal këtu na informon ne që njerëzit e tij sipas mishit i kishin dhënë atij masën më të madhe të dënimit në pesë raste të ndryshme.

11:25 Tri herë më rrahë me shkopinj. Rasti i vetëm përmendur në Dh.R. është ai që ndodhi në Filipi (Veprat 16:22). Por ishin dhe dy herë të tjera kur Pali vuajti këtë trajtim të dhimbshëm dhe poshtërues.

Një herë më qëlluan me gurë. Pa dyshim që ky është rasti i Listrës, të cilit ne sapo i jemi referuar (Veprat 14:19). Kjo goditje ishte aq e ashpër sa trupi i Palit ishte tërhequr jashtë qytetit, si i vdekur.

Tri herë mu mbyt anija në det. Jo të gjitha vështirësitë e Palit ishin direkt nga dora e njeriut. Disa herë ai ishte goditur nga tronditjet natyrore. Asnjë nga mbytjet e anijeve të përmendur këtu nuk është ruajtur për ne. (Mbytja e anijes në Veprat 27 në rrugën për në Romë ndodhi më vonë në historinë e Palit).

Kalova një ditë dhe një natë në humnerë. Përsëri, asnjë eksperiencë e shënuar në Veprat nuk duket se i përgjigjet kësaj gjëje. Këtu lind një pyetje nëse humnera këtu i referohet një biruce apo thellësisë së detit. Nëse nënkupton detin, a kishte qenë Pali ndonjëherë në ndonjë varkë të hapur? Nëse jo, ai mund ta ketë përjetuar një eksperiencë të tillë direkt në ujë, i shpëtuar mrekullisht nga Zoti.

11:26 Në udhëtime shpesh. Nëse ju hapni Biblat në faqen e tyre të fundit, ju do të gjeni një hartë ku shkruhet “Udhëtimet Misionare të Palit.” Ndërsa ndiqni vijat që tregojnë rrugët që ai kishte përshkruar dhe vini re se sa primitiv ishte transporti në ato kohë, ju do të kuptoni më mirë kuptimin e thellë të kësaj shprehjeje!

Më pas Pali vazhdon të rendisë tetë lloje rreziqesh që ai kishte kaluar. Kishte rreziqe lumenjsh, rreziqe kusarësh, përderisa shumë nga rrugët ku ai udhëtoi ishin plot me të paligjshëm. Ai u ndesh me rreziqe nga ana e bashkatdhetarëve, Judenjve, ashtu si prej Johebrenjve të cilëve kërkonte t’u çonte Ungjillin. Kishte rreziqe në qytet, si p.sh. Listra, Korinti, Filipia dhe Efesi. Gjithashtu ai kishte ndeshur rreziqe në shkretëtirë, ndoshta duke iu referuar vendeve të populluara pak në Azinë e Vogël dhe në Europë. Ai takoi rreziqe në det – nga stuhi, shkëmbinj të nënujshëm dhe ndoshta piratë. Së fundi kishte rreziqe midis vëllezërve të rremë, pa dyshim duke iu referuar legalistëve Judenj që paraqiteshin si mësues të krishterë.

11:27 Lodhja i referohet punës së parreshtur të Palit, ndërkohë që mundimi mbart mendimin e vuajtjes dhe lodhjes në lidhje me punën.

Në netët pa gjumë. Në shumë nga udhëtimet e tij pa dyshim që kishte qenë e domosdoshme për të të flinte jashtë. Dhe me rreziqet që ishin aq afër tij, ishte e domosdoshme që të kalonte netë pa gjumë në sy, duke bërë kujdes për rreziqet.

Në uri dhe në etje, shpesh herë në agjërime. Apostulli i madh ishte i detyruar shpesh të ishte i uritur dhe i etur kur vazhdonte të ecte në shërbesën e Zotit. Agjërimet këtu mund të nënkuptojnë ato që ishin bërë me dëshirë, por ka më tepër mundësi që ato ishin për shkak të pakicës së ushqimeve.

Në të ftohtë dhe në të zhveshur. Ndryshimet e papritura të kohës, shoqëruar me faktin që ai ishte shpesh i zbathur dhe pa veshjen e duhur, i shtoheshin parehative të jetës së tij. Hodge komenton:

Më i madhi i apostujve na shfaqet ne këtu me kurrizin e tij me vraga nga goditjet e shpeshta, me trupi e tij të dërrmuar nga urija, etja dhe e zhveshura; i ftohtë, i zbathur dhe i persekutuar nga Judenjtë dhe Johebrenjtë, duke shkuar nga një vend në një tjetër pa një vendbanim të sigurt. Kjo pjesë, më shumë se çdo pjesë tjetër, i bën shërbëtorët modernë të Krishtit që punojnë më shumë nga të tjerët, të mbulojnë fytyrën e tyre me turp. Çfarë kanë bërë ata, apo kanë vuajtur për t’u krahasuar me atë çfarë apostulli bëri? Është një ngushëllim fakti që Pali tani është një i shquar në lavdi, ashtu siç ishte këtu në vuajtje. [43]

11:28 Përveç këtyre gjërave të jashtme, Pali çdo ditë mbante në zemrën e tij barrën e të gjitha kishave të krishtera. Sa domethënëse është që kjo tejkalonte të gjitha vështirësitë e tjera! Pali ishte një pastor i vërtetë. Ai i donte dhe kujdesej për njerëzit e Zotit. Ai nuk ishte një bari rrogëtar, por një nënbari i Zotit Jezus. Kjo është pikërisht ajo që ai kërkon të provojë në këtë pjesë të Shkrimit, dhe nga këndvështrimi i çdo njeriu të arsyeshëm, ai sigurisht që e ka marrë pikën e tij. Ajo çfarë ai kishte në zemër për kishat na kujton ne shprehjen: “Ngritja e kishave ta copëton zemrën. Rregullimi i kishave s’mbaron kurrë.”

11:29 Ky varg është lidhur ngushtë me vargun e mëparshëm. Në vargun 28 apostulli thotë që çdo ditë mbante në zemër kujdesin për kishat. Këtu ai shpjegon se ç’ka dashur të thotë. Nëse ai dëgjon për ndonjë të krishterë të dobët, ai e ndien atë dobësi në veten e vet. Ai duron vuajtjet e të tjerëve në dashamirësi. Nëse mëson që ndonjë vëlla në Krishtin është ofenduar ai digjet në përvëlim. Çfarë ndikon popullin e Perëndisë, ndikon edhe atë. Ai qan me ata që qajnë dhe gëzon me ata që gëzojnë. Dhe e gjitha kjo harxhon energjinë nervore të një shërbëtori të Krishtit. Sa mirë e dinte Pali këtë gjë!

11:30 Jo suksesi i tij, as dhuntitë dhe as aftësitë e tij, por dobësitë, mundimet dhe përvëlimet që kishte përjetuar – formonin subjektin e mburrjes së tij. Këto nuk janë gjërat për të cilat mburret një njeri zakonisht, apo gjërat që e bëjnë atë të famshëm.

11:31 Duke menduar për vuajtjet e tij, mendja e Palit instiktivisht shkon në momentin më poshtërues të karrierës së tij. Nëse lëvdohet në gjërat që lidhen me dobësitë e tij, ai nuk mund të rrijë pa përmendur atë që ndodhi në rrugën për në Damask. Është kaq në kundërshtim me natyrën njerëzore që një njeri të mburret me një eksperiencë të tillë poshtëruese, saqë Pali këtu thërret Perëndinë për të provuar besnikërinë e atyre që ai thotë.

11:32 Detaje më të plota të këtij episodi janë dhënë në Veprat 9:19-25. Pas kthimit të tij afër Damaskut, Pali fillon të predikojë Ungjillin në sinagogat aty. Në fillim predikimi i tij tërhoqi shumë vëmendjen, por pas pak Judenjtë komplotuan për ta vrarë. Ata kishin vendosur një rojë ditë e natë në portat e qytetit për ta zënë atë.

11:33 Një natë dishepujt e morën apostullin, e vunë në një shportë dhe e ulën atë nga një dritare përgjatë murit të qytetit për të kaluar në anën e jashtme. Atëherë ai ishte në gjendje të shpëtonte.

Por përse e përmend Pali këtë incident? J. B. Watson sugjeron:

Ai kapet në atë çfarë njerëzit e përdorin si një rast për turp dhe qeshje dhe e vendos atë në dritë si të ishte një provë tjetër e asaj që tregon se interesat në jetën e tij ishin t’i shërbente Zotit Jezus, për hirin e të cilit ai ishte gati për të sakrifikuar krenarinë e tij personale dhe të shfaqej si një frikacak në sy të njerëzve. [44]

F. Zbulesat e Palit Mbështesin Apostullimi e Tij. (12:1-10)

12:1 Apostulli dëshiron të mos mburrej kurrë. Nuk është e dobishme, por nën ato rrethana ishte e nevojshme. Kështu ai do të kalojë nga ngjarja më e ulët dhe më poshtëruese e shërbesës së tij në atë më të lartën. Ai do të tregojë për momentin kur ai dëgjoi Zotin personalisht.

12:2 Pali njihte një njeri që kishte pasur këtë eksperiencë 14 vjet më parë. Megjithëse Pali nuk e identifikon atë, është e sigurt që ky person është vetë ai. Duke folur për një eksperiencë të tillë kaq të lartë, ai nuk do ta përmendë veten e tij, por do të flasë thjesht në mënyrë të përgjithshme. Njeriu i referuar këtu ishte në Krishtin, që do të thotë, një i krishterë.

12:3 Pali nuk di nëse ai ishte në trup apo jashtë trupit në atë kohë. Disa kanë supozuar që kjo mund të ketë ndodhur gjatë njërit prej persekutimeve të Palit, si ai në Listra. Ata thonë që ai mund të kishte vdekur dhe të kishte shkuar në qiell. Por teksti nuk kërkon një interpretim të tillë. Në të vërtetë, n.q.s. Pali nuk dinte nëse ai ishte në trup apo jashtë tij (që do të thotë i gjallë apo i vdekur), atëherë do të ishte e çuditshme nëse ndonjë nga komentuesit modernë do të hidhnin dritë shtesë mbi subjektin!

Gjëja e rëndësishme është që ky njeri u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Shkrimet aludojnë ekzistencën e tre qiejve. I pari është atmosfera mbi ne, pra qielli blu. I dyti është qielli i yjeve. I treti është qielli i lartë ku është froni i Perëndisë.

Është e qartë nga ajo që pason që Pali aktualisht ishte në të njëjtin vend të dritës ku Zoti Jezus mori keqbërësin e penduar pas vdekjes së tij, pra në vendin ku banon Perëndia.

12:4 Pali dëgjoi gjuhën e Parajsës dhe kuptoi atë që ishte folur, por nuk iu lejua të përsërisë asgjë prej saj kur të kthehej në tokë. Fjalët ishin të patregueshme në kuptimin që ato ishin aq të shenjta për t’u shqiptuar dhe prandaj nuk ishin për publikim. G. Campbell Morgan shkruan:

Ka disa që janë kaq të zellshëm për të folur për vizionet dhe zbulesat që kanë pasur. Pyetja është, “a është një zell i tillë një provë që vizionet dhe zbulesat nuk janë ‘nga Zoti’?” Kur ato janë dhënë (dhe sigurisht që ato u janë dhënë shërbëtorëve të Perëndisë në rrethana të caktuara), ato prodhojnë një heshtje të nderuar. Ato janë shumë solemne, aq të pamasa për t’u përshkruar apo për t’u treguar me lehtësi, por efekti i tyre do të jetë i dukshëm në gjithë jetën dhe shërbesën. [45]

12:5 Kur mburrej për dobësi, apostulli nuk e kishte problem të përmendte veten. Por kur vinte puna për mburrje për vizionet dhe zbulimet e Zotit, ai nuk do t’i drejtonte ato menjëherë tek vetvetja, por do të fliste për një eksperiencë si të ishte jopersonale dhe që i kishte ndodhur dikujt që ai e njihte. Ai nuk po mohonte faktin që ishte ai që kishte përjetuar eksperiencën, por thjesht refuzon të përfshijë veten e tij drejtpërsëdrejti dhe personalisht.

12:6 Ka shumë eksperienca të tjera për të cilat apostulli mund të mburrej. Nëse ai duhet të dëshironte për të marrë pjesë në këtë mburrje, ai nuk do të ishte një i marrë duke bërë këtë. Çdo gjë që do të thoshte do të ishte e vërtetë. Por ai nuk do e bëjë këtë sepse ai nuk do që dikush të mendojë për të si një që është më i lartë nga ajo që e sheh apo nga ajo që dëgjon nga ai.

12:7 E gjithë kjo pjesë është përshkrimi më i përpiktë i jetës së një shërbëtori të Krishtit. Ajo ka momentet e një poshtërimi të thellë si ngjarja në Damask. Më pas ka eksperiencat më të larta, si zbulesa e Palit. Por normalisht pasi një shërbëtor i Zotit ka gëzuar një nga këto eksperienca, Zoti e lejon atë të vuajë ndonjë gjëmb në mish. Pikërisht kjo gjë na jepet këtu.

Ne mësojmë shumë gjëra tepër të vlefshme nga ky varg. Së pari, është një provë që edhe zbulimet hyjnore të Zotit nuk e rregullojnë mishin që është në ne. Madje edhe pasi apostulli kishte dëgjuar gjuhën e Parajsës, ai ende kishte natyrën e tij të vjetër dhe ishte në rrezikun e të rënit në kurthin e krenarisë. Siç ka thënë R. J. Reid:

“Një njeri në Krishtin” është i sigurt në praninë e Perëndisë kur dëgjon gjëra të papërshkrueshme të folura në Parajsë, por ai ka nevojë për një “gjëmb në mish” pas kthimit të tij në tokë, që mishi i tij të mos mburret për eksperiencën e tij në Parajsë. [46]

Cili ishte gjëmbi në mishin e Palit? Gjithçka që ne mund të themi me siguri është që mund të ishte ndonjë vështirësi trupore që Perëndia e kishte lejuar në jetën e tij. Pa dyshim që Zoti me qëllim nuk e ka specifikuar se çfarë ishte gjëmbi; kështu që të shenjtët që provohen dhe që kalojnë prova nëpër shekuj të mund të ndjejnë një ngjashmëri më të afërt me apostullin kur ata vuajnë. Ndoshta ishte ndonjë sëmundje e syve, [47] ndoshta një dhembje veshi, ndoshta malarja, ndoshta migrenë ose ndoshta diçka që lidhej me të folurit e Palit. Moorehead thotë: “Natyra e saktë e saj është lënë mënjanë me qëllim që të gjithë ata që janë të ndikuar nga ndonjë gjë të mund të inkurajohen dhe ndihmohen nga eksperienca e paemërt, por e dhembshme e Palit” [48]. Vështirësitë tona mund të jenë shumë të ndryshme nga ato të Palit, por ato duhet të prodhojnë të njëjtin bindje dhe fryt.

Apostulli përshkruan gjëmbin në mish si një engjëll të Satanit për t’i rënë atij me grushta. Në një mënyrë kjo gjë paraqet një përpjekje të Satanit për ta ndaluar Palin në punën e Zotit. Por Perëndia është më i madh se Satani dhe Ai e përdori gjëmbin për një punë të mëtejshme të Zotit duke e mbajtur Palin të përulur. Shërbesa e suksesshme për Krishtin varet në një shërbëtor të dobët. Sa më i dobët që të jetë ai, aq më shumë e shoqëron predikimin e tij fuqia e Krishtit.

12:8 Tri herë iu lut Pali Zotit t’i largohej gjëmbi nga mishi.

12:9 Lutja e Palit kishte marrë një përgjigje, por jo në mënyrën që ai kishte shpresuar. Në fakt Perëndia i tha Palit, “Unë nuk do ta largoj gjëmbin, por do të bëj diçka më të mirë, do të të jap hir për ta mbajtur atë. Dhe mos harro, Pal, që edhe pse nuk të kam dhënë atë që ke kërkuar, po të jap atë për të cilën ti ke më shumë nevojë. Ti do forcën dhe fuqinë time të shoqërojë predikimet e tua, apo jo? Mirë, mënyra më e mirë për ta pasur atë është që ti të jesh në një vend dobësie.”

Kjo ishte përgjigjja e përsëritur e Perëndisë ndaj tre lutjeve të përsëritura të Palit. Dhe vazhdon të jetë përgjigjja e Perëndisë ndaj njerëzve të Tij që vuajnë në gjithë botën. Më i mirë se heqja e vuajtjeve dhe sprovave është shoqëria e Birit të Perëndisë në to dhe siguria e fuqisë së Tij dhe hiri që mundëson.

Vini re që Perëndia thotë, Hiri im ËSHTË i mjaftueshëm për ty. E nuk duhet t’i kërkojmë Atij për ta bërë hirin e Tij të mjaftueshëm. Ai ËSHTË!

Apostulli është plotësisht i kënaqur me përgjigjen e Zotit, kështu ai thotë, “Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më shumë per dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.”

Kur Zoti shpjegoi urtësinë e veprimeve të Tij, Pali tha në të vërtetë që ajo ishte e vetmja rrugë që ai do të dëshironte të ishte. Kështu në vend të murmuritjeve dhe ankesave për atë gjëmb, ai do të mburrej në dobësitë e tij. Ai do të gjunjëzohej dhe do ta falënderonte Zotin për to. Ai do t’i duronte ato me kënaqësi vetëm e vetëm që fuqia e Krishtit të mund të qëndronte në të. J. Oswald Sanders e thotë mjaft mirë:

Filozofia e botës është, “Ajo që s’mund të kurohet duhet të durohet.” Por Pali dëshmon në një mënyrë të përsosur, “Ajo që s’mund të kurohet mund të gëzohet. Unë gëzoj dobësi, vuajtje, vështirësi dhe privime.” Ai e provoi se sa i mrekullueshëm është hiri i Perëndisë në një mënyrë të tillë saqë mirëpriti rastet e mishit për ta tërhequr hirin në plotësinë e tij. “Unë kënaqem … madje gëzoj – gjëmbin tim.” [49]

Emma Piechynska, gruaja e një nobelisti Polak, jetoi një jetë të gjatë zhgënjimi dhe dështimi. E përsëri biografi i saj tregoi një nderim të madh për besimin e saj triumfues: “Ajo bëri buqeta të mrekullueshme me gjithë refuzimet e Perëndisë!”

12:10 Duke folur natyralisht, është e pamundur për ne për t’u kënaqur me llojet e eksperiencave që janë renditur këtu. Por çelësi i të kuptuarit të vargut gjendet në shprehjen, për shkak të Krishtit. Ne duhet të dëshirojmë të vuajmë për çështjen e Tij, dhe në përkrahje të Ungjillit të Tij, gjëra që ne nuk do të mund t’i duronim për vetveten apo për hir të ndonjë njeriu të dashur për ne.

Ne varemi plotësisht në fuqinë e Perëndisë vetëm atëherë kur kuptojmë që jemi shumë të dobët dhe që s’jemi asgjë. Dhe është pikërisht atëherë kur ne jepemi tek Ai me gjithçka, kur fuqia e Tij manifestohet në ne dhe ne jemi me të vërtetë të fortë.

William Wilberforce, i cili drejtoi luftën për zhdukjen e skllavërisë në Perandorinë Angleze, ishte fizikisht i dobët dhe i brishtë, por kishte një besim të thellë në Perëndinë. Boswell thotë për të: “Pashë atë që mua më dukej një karkalec deti të bëhej një balenë.”

Në këtë varg Pali është duke iu bindur Fjalës së Zotit tek Mateu 5:11,12. Ai gëzohej kur njerëzit e persekutonin dhe e shanin.

G. Shenjat e Palit Mbështesin Apostullimin e Tij (12:11-13)

12:11 Në këtë pikë Pali duket se është i lodhur nga mburrja në dukje e tij. Ai ndien që ishte bërë i marrë në mburrje. Ai nuk duhet ta kishte bërë atë, por korintasit e kishin shtrënguar me të vërtetë për një gjë të tillë. Ata duhet të kishin qenë ata që duhet ta kishin lavdëruar kur kritikët e tij kishin ngritur akuzat e tyre kundër tij. Megjithëse ai nuk ishte asgjë në vetvete, ai përsëri nuk ishte mbrapa apostujve të lartë që ata lavdëronin.

12:12 Ai u kujton atyre që kur shkoi në Korint ai predikoi Ungjillin, Perëndia mbështeti predikimin e tij me shenjat e një apostulli. Këto shenja ishin fuqitë e mrekullueshme dhënë apostujve nga Perëndia me qëllim që dëgjuesit të mund të dinin që ata ishin të dërguar me të vërtetë nga Zoti.

Fjalët shenja, mrekulli dhe çudira nuk përshkruajnë tre lloje të ndryshme veprash madhështore, por për më tepër vepra të para në tre aspekte të ndryshme. Shenjat ishin vepra madhështore që përçonin në inteligjencën njerëzore një domethënie përfundimtare. Mrekullitë trondisnin emocionet e njerëzve. Çudirat ishin shfaqje të një fuqie mbinjerëzore.

Është këndshëm të vësh re që Pali thotë që shenjat e një apostulli ishin kryer në mes tyre. Ai përdor trajtën pësore. Ai nuk shpall vetë besim për to, por thotë që Perëndia i kishte bërë ato nëpërmjet tij.

12:13 Përsa i përket paraqitjes së mrekullive, korintasit nuk mbetën mbrapa nga kishat e tjera të cilat ai kishte vizituar. Atëherë në çfarë kuptimi pra, ata kishin mbetur mbrapa nga kishat e tjera? I vetmi ndryshim që Pali mund të shohë është që ai nuk ishte bërë barrë për ta. Pra, ai nuk kishte kërkuar mbështetje financiare prej tyre. Nëse kjo i bënte ata të ishin mbrapa, atëherë Pali u kërkon atyre ta falin për këtë gabim. Kjo ishte e vetmja “shenjë” e një apostulli në të cilën ai nuk kishte ngulur këmbë.

H. Vizita e pakryer e Palit. (12:14-13:1)

12:14 Kjo është e treta herë që jam gati të vij tek ju. Kjo do të thotë që apostulli ishte gati të vizitonte Korintin tre herë, por ai ka qenë atje vetëm një herë. Ai nuk shkoi herën e dytë, pasi nuk donte të merrej ashpërsisht me besimtarët. Tani është hera e tretë që ai është gati të shkojë dhe kjo do të jetë vizita e tij e dytë.

Ose ndoshta vargu nënkupton që ai ishte gati për të bërë vizitën e tij të tretë. Vizita e parë është shënuar në Veprat 18:1. E dyta ishte një vizitë e trishtueshme (2 Kor. 2:1, 13:1). Kjo do të ishte e treta.

Kur të vijë, Pali është i vendosur që të mos u bëhej barrë për ta. Ai nënkupton me siguri që nuk do të pranojë mbështetje financiare prej tyre. Ai do të jetë i pavarur nga ta përsa i përket mbështetjes financiare. Arsyeja për këtë është që ai nuk kërkonte të mirat materiale të tyre, por vetë ata. Pali ishte më tepër i interesuar në njerëz sesa në gjëra.

Ai dëshiron të sillet si një prind për sa i përket korintasve. Bijtë nuk e kanë për detyrë të mbledhin për prindërit, por prindërit për bijtë. Kjo është thjesht një thënie e vërtetë nga jeta ashtu siç e dimë të gjithë ne. Zakonisht janë prindërit ata që punojnë shumë për t’u kujdesur që fëmijët të kenë ushqim dhe veshje. Kurse fëmijët normalisht nuk e bëjnë këtë gjë për prindërit. Kështu Pali thotë që ai do të dëshironte të sillej si një prind për ta.

Duhet të tregojmë një kujdes të veçantë në leximin e këtij vargu, pasi ai nuk thotë që prindërit duhet të grumbullojnë pasuri për fëmijët e tyre. Kjo nuk ka të bëjë me grumbullimin e të ardhurave për të ardhmen, por vetëm me nevojat e momentit. Pali mendonte këtu vetëm për nevojat e ngutshme gjatë shërbesës që do të kishte në Korint. Ai ishte i vendosur për të mos qenë i varur në shenjtorët aty. S’kishte asnjë mendim që ata duhet të grumbullonin shumë para në bankë për të ardhmen, ose që Pali duhet ta bënte për ata.

12:15 Këtu na jepet një përshkrim i mrekullueshëm i dashurisë së pashuar të apostullit Pal për njerëzit e Perëndisë në Korint. Ai me gëzim dëshironte të jepte veten e tij në një shërbesë të palodhur dhe të sakrifikonte për shpirtrat e tyre, pra për të mirën tyre frymërore. Ai i donte ata shumë më shumë sesa mësuesit e rremë që ishin në mes tyre, megjithëse korintasit e donin më pak. Por kjo nuk ndryshonte asgjë. Edhe nëse nuk kishte asnjë shpresë për një kthim dashurie nga ana e tyre, ai do të vazhdonte t’i donte ata. Në këtë gjë ai ishte duke ndjekur me të vërtetë Zotin.

12:16 Apostulli merr në shqyrtim fjalët që kritikët e tij përdornin kundër tij. Ata thoshin, “Mirë, shohim që Pali vetë nuk merr të holla direkt nga ju. Megjithatë ai ka përdorur një dredhi për t’i marrë ato para. Ai dërgoi delegatë tek ju, dhe ata i çuan atij të holla nga ju.”

12:17 Nëse unë direkt nuk ju bëra barrë ju, a dërgova unë njerëz për të marrë para nga ju? Apostulli i pyet korintasit drejtpërsëdrejti nëse këto akuza kundër tij ishin të vërteta.

12:18 Ai i përgjigjet pyetjes së tij. Shprehja, Unë iu luta Titit, ndoshta nënkupton iu luta Titit t’ju vizitonte ju. Por Pali nuk e kishte dërguar atë vetëm. Ai dërgoi një vëlla tjetër me të që të mos kishte asnjë shkak për dyshim rreth motiveve të Palit. Çfarë ndodhi kur Titi shkoi në Korint? A kishte ngulur ai këmbë në të drejtat e tij? A u kishte kërkuar ai korintasve për ta mbajtur? A u përpoq ai të përfitonte nga ata? Jo, duket nga kjo pjesë që Titi punoi për jetesën e tij. Kjo është sugjeruar nga pyetja, “A nuk kemi ecur me të njëjtën frymë dhe në të njëjtat gjurmë?” Me fjalë të tjera, si Titi dhe Pali ndoqën të njëjtën zakon duke punuar vetë për të mos u mbajtur nga korintasit.

12:19 Korintasit mund të mendonin nga e gjithë ajo çfarë Pali kishte thënë, që qëllimi i tij ishte thjesht të justifikohej tek ata sikur ata të ishin gjykatësit e tij. Në të kundërt, ajo që ai po bënte në të vërtetë ishte që po shkruante këto gjëra si të ishte përpara Perëndisë, me qëllim që ata të ndërtoheshin. Ai donte t’i forconte ata në jetën e krishtere dhe t’i paralajmëronte për rreziqet që u kanoseshin. Ai ishte i interesuar më shumë t’i ndihmonte ata sesa të mbronte reputacionin e tij.

Fjalët e shtuara si, ne i bëjmë të gjitha këto, mund të ishin më mirë ne i shkruajmë të gjitha këto gjëra (shih 2 Kor. 13:10).

12:20 Pali dëshironte që kur të vizitonte Korintin të mund të gjente të krishterët duke ia kaluar mirë me njëri-tjetrin, dhe që të kishin hequr dorë nga mësuesit e rremë, e të kishin pohuar autoritetin e apostujve.

Gjithashtu kur t’i vizitonte, ai donte të vinte me gëzim dhe jo i dëshpëruar. Ai do të trishtohej shumë nëse do të gjente grindje, xhelozi, zemërime, shpërthime, përgojime, kryelartësi apo trazira.

12:21 Mbi të gjitha, këta korintas ishin kurora e gëzimit të Palit. Ata ishin lavdia e tij. Ai me siguri që nuk donte të shkonte tek ata dhe të turpërohej prej tyre. Dhe as nuk donte që të vajtonte për shumë që kishin mëkatuar dhe që nuk ishin penduar për fëlliqësinë e tyre, për kurvërinë dhe për shthurjen që praktikuan.

Kujt i referohet Pali me fjalën shumëpraktikuan këto mëkate? Është e arsyeshme të pranojmë që ata ishin në Kishën e Korintit; ndryshe ai nuk mund të diskutonte me ta në një gjuhë të tillë në një letër që ishte për Kishën. Por nuk mund të pranohet që ata ishin besimtarë të vërtetë. Në mënyrë të veçantë Pali thotë që ata kryen këto mëkate, dhe diku tjetër Pali e bën të qartë që nëse jeta e dikujt karakterizohet nga një sjellje e tillë, ai person nuk mund të trashëgojë mbretërinë e Perëndisë (1 e Korintasve 6:9, 10). Apostulli do të vajtonte për ta sepse ata nuk ishin penduar dhe kështu do të shkishëroheshin.

Darby thotë që ky kapitull hapet me qiellin e tretë dhe mbyllet me mëkatet e turpshme të kësaj bote. Midis të dyjave – thotë ai – gjendet ilaçi: fuqia e Krishtit në apostullin Pal. [50]

13:1 Pali ishte gati për të vizituar Korintin. Kur ta bënte, shkaqet e mëkateve midis besimtarëve do të shqyrtoheshin. Shqyrtime të tilla do të bëheshin sipas principit hyjnor dhënë në LiP. 19:15: “Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy apo tre dëshmitarëve.” Pali nuk nënkupton që ai do ta drejtonte gjyqin. Kjo do të bëhej nga kisha lokale dhe ai do të vepronte si një këshilltar për çështjen.

I. Apostullimi i Palit mbështetur nga vetë korintasit. (13:2-6)

13:2 Në vizitën e tij të dytë, e paregjistruar për ne, Pali i kishte paralajmëruar ata që do të merrej në mënyrë të ashpër me shkelësit. Tani edhe pse jo i pranishëm, ai po u parathotë atyre që kur të shkojë përsëri ai nuk do të kursejë asnjë prej atyre që kanë mëkatuar.

13:3 Korintasit ishin mashtruar nga mësuesit e rremë duke vënë në dyshim apostullimin e Palit. Në të vërtetë, ata e kishin nxitur atë të jepte disa prova që tregonin se ai ishte një zëdhënës autentik i Perëndisë. Cilat ishin letrat kredenciale që tregonin se Krishti ishte duke folur nëpërmjet tij? Apostulli fillon të përgjigjet duke cituar kërkesën e tyre të pavend: “sepse ju kërkoni provën e Krishtit që flet në mua … “

Më pas në një parantezë ai u kujton atyre që Krishti kishte zbuluar Vetveten për ta nëpërmjet tij në një mënyrë të fuqishme. Nuk kishte asgjë të dobët në revolucionin [ndryshim] e madh që kishin pësuar jetët e tyre kur ata besuan Ungjillin.

13:4 Përmendja e fjalëve “i dobët” dhe “i fuqishëm” i kujtuan Palit paradoksin e forcës dalë nga dobësia, gjë që e kishte parë në jetën e Shpëtimtarit dhe që mund të shihet në jetët e shërbëtorëve të Tij. Zoti ynë u kryqëzua në dobësinë e Tij, por Ai po rron nëpërmjet fuqisë së Perëndisë. Kështu ndjekësit e Tij janë të brishtë në vetvete, por Zoti paraqet forcën e Tij nëpërmjet tyre. Kur Pali thotë, do të rrojmë me Të nëpërmjet fuqisë së Perëndisë ndaj nesh, ai nuk flet për ringjalljen. Për më tepër ai do të thotë që kur t’i vizitojë ata, ai do të paraqesë fuqinë e Perëndisë kur të merret me ata që kishin mëkatuar. Ata thanë që ai ishte i dobët dhe i përbuzshëm; ai do t’u tregonte atyre që mund të ishte i fortë në ushtrimin e disiplinës!

13:5 Ky varg lidhet me pjesën e parë të vargut 3 në këtë mënyrë: “përderisa ju kërkoni një provë të Krishtit që flet për mua … analizoni veten tuaj a jeni në besim.” Ata vetë janë prova e apostullimit të tij. Ata u drejtuan tek Shpëtimtari nëpërmjet tij. Nëse ata donin të shihnin letrat e tij kredenciale, ata duhet të shikonin veteveten.

Vargu 5 shpesh është keqpërdorur duke mësuar që ne duhet të shohim brenda vetes për sigurinë e shpëtimit, por kjo do të çonte vetëm në dekurajim dhe dyshim. Siguria e shpëtimit vjen së pari dhe mbi të gjitha nga Fjala e Perëndisë. Në çastin që ne besojmë në Krishtin ne mund të dimë nga autoriteti i Biblës që ne jemi të rilindur. Ndërsa koha kalon, ne gjejmë fakte të tjera të jetës së re – një dashuri e re për shenjtëri, një urrejtje e re për mëkatin, dashuri për vëllezërit, drejtësi praktike, bindje dhe ndarje nga bota.

Por Pali nuk është duke u thënë korintasve për t’u futur në një vetekzaminim si një provë për shpëtim. Për më tepër ai u kërkon atyre të gjejnë në shpëtimin e tyre një provë të apostullimit të tij.

Kishte vetëm dy mundësi: ose që Jezus Krishti ishte ta, ose që ata ishin të përjashtuar, të rremë. Fjala që është përkthyer “të përjashtuar” përdorej për të përshkruar metale që kur provoheshin, shikohej që ishin të rremë. Kështu korintasit ishin besimtarë të vërtetë, ose ishin të përjashtuar pasi nuk kishin kaluar testin e provës.

13:6 Nëse dilnin në përfundimin që ishin me të vërtetë të shpëtuar, ata duhet të ishin të sigurt që apostulli Pal ishte i vërtetë dhe jo i përjashtuar. Ndryshimi i mrekullueshëm që ndodhi në jetën e korintasve nuk mund të kishte ardhur nëpërmjet një mësuesi të rremë.

J. Dëshira e Palit për t’u bërë mirë korintasve (13:7-10)

13:7 Pali tani vazhdon subjektin mbi disiplinimin e anëtarëve që kishin mëkatuar në Kishën e Korintit. Ai thotë që i lutet Perëndisë që korintasit nuk do të bënin të keqe duke përkrahur në mes tyre mëkatin, por që do të punonin parreshtur drejt disiplinimit dhe rregullimit të anëtarëve që kishin mëkatuar. Ai nuk lutet për këtë gjë që ai të mund të duket i miratuar, apo që të duket në një dritë më të qartë. Ai nuk do që ata ta bëjnë këtë gjë thjesht ngaqë ai më pas do ta përdorte bindjen e tyre si një provë për autoritetin e tij. Nuk është aspak kështu. Ai do që ata të veprojnë kështu sepse është e drejtë dhe e ndershme. Dhe ai do të donte që ata ta bënin këtë, megjithëse mund të duket si i përjashtuar.

Këtu përsëri ne kemi një evidencë të joegoizmit të Palit. Në jetën e tij të lutjes mendimet e tij ishin vazhdimisht mbi atë që është e mirë për të tjerët dhe jo që ai do të njihej. Nëse Pali shkoi në Korint me një thupër, mbrojti autoritetin e tij, dhe pati sukses në të fituarit e bindjes ndaj udhëzimeve të tij në lidhje me disiplinën, atëherë ai do të mund ta përdorte këtë argument kundër mësuesve të rremë. Ai mund të thoshte që kjo ishte një evidencë e autoritetit të tij të ligjshëm. Por do të donte më tepër që korintasit të merrnin vetë një veprim të nevojshëm, pa prezencën e tij, edhe pse kjo mund ta vendoste atë në një vend të pafavorshëm përsa i përket legalistëve.

13:8 Fjala ne në këtë varg ka mundësi t’i referohet apostujve. Pali thotë që të gjithë ata duhet të kishin një pikëpamje të tillë ku kryesore të ishte përkrahja e së vërtetës së Perëndisë dhe jo e motiveve egoiste. Edhe në çështjen e disiplinës nuk duhet të hynte asnjë mendim hakmarrjeje personale. Të gjithë duhet të ishin të pushtuar nga pikëpamja për lavdinë e Perëndisë dhe për të mirën e vëllezërve të krishterë.

13:9 Këtu apostulli përsëri shfaq joegoizmin e pashoq të tij përsa i përket korintasve. Nëse dobësia, poshtërsia dhe përulja e tij rezultonin në forcimin e tyre në gjërat e Perëndisë, atëherë ai ishte i gëzuar. Ndërkohë që gëzonte ai lutej ata të mund të përsoseshin. Përsa i përket subjektit të marrjes me ata që kishin mëkatuar në mes tyre, Pali lutej që ata të mund të përsoseshin të gjithë. Që i gjithë vullneti i Perëndisë të kryhej në jetët e tyre, kjo ishte dëshira e përhershme e tij. Siç thotë edhe Hodge, “Pali lutej që ata të mund të rregulloheshin përsosmërisht nga gjendja e konfuzionit, grindjes dhe të së keqes, gjendje në të cilën ata kishin rënë.” [51]

13:10 Ishte pikërisht mendimi për përsosjen e tyre që e kishte bërë Palin të niste këtë letër. Ai preferonte të shkruante larg tyre që këto rezultate të mund të siguroheshin në mes tyre. Atëherë, nëse Pali do të ishte i pranishëm, atij do t’i duhej të përdorte ashpërsi, siç ishte autorizuar nga Zoti. Por edhe nëse do të ishte i pranishëm dhe të merrej me ashpërsi me ta, kjo do të ishte për t’i ndërtuar dhe jo për t’i prishur.

K. Lamtumira hirplote trinitariane e Palit (13:11-14)

13:11 Apostulli e çon drejt fundit këtë letër të stuhishme. Pasi i ka dhënë atyre përshëndetjen (greqisht fjalë për fjalë do të thotë “gëzohuni”), ai jep katër thirrje. E para, ata duhet përsoseshin. Fjala është e njëjtë me atë që është përdorur në Mateu 4:21, dhe mund të nënkuptojë gjithashtu “ndreqni rrugën tuaj.” Korintasit duhet të ndalonin grindjet e zënkat dhe të jetonin në harmoni me njëri-tjetrin.

Ngushëllohuni mund të nënkuptohet edhe si “jini të inkurajuar” ose “nxituni.” Atyre u ishin dhënë këshilla të forta nga apostulli Pal. Këtu ai u thotë atyre t’i pranonin këto këshilla me një frymë të mirë dhe t’i zbatonin to.

Jini të një mendjeje. E vetmja rrugë në të cilën të krishterët mund të jenë në një mendje është të kenë mendjen e Krishtit. Do të thotë të mendosh ashtu si Ai mendon, t’i çosh të gjitha mendimet para Atij dhe t’ia nënshtrosh Atij.

Jetoni në paqe. Duket qartë nga vargu 12:20 që midis tyre kishte patur debate dhe grindje. Kështu ndodh gjithmonë kur legalizmi lejohet të hyjë. Pali këtu u ka thënë atyre që së pari të disiplinojnë shkelësit dhe të vazhdojnë të ecin me vëllezërit e tyre të krishterë në paqe.

Nëse e bëjnë këtë, Perëndia i dashurisë dhe paqes do të jetë me ta. Sigurisht që në një kuptim Perëndia është gjithmonë me njerëzit e Tij. Por kjo tregon që Ai do ta shfaqë veten e Tij në një afërsi të veçantë dhe në një dashuri po aq të veçantë nëse ata janë të bindur në lidhje me këto gjëra.

13:12 Puthja e shenjtë ishte një përshëndetje karakteristike midis të krishterëve në ditët e apostujve. Duke u shoqëruar nga fjala e shenjtë ajo nuk nënkupton thjesht një simbol të një dashurie artificiale, por tregon që ishte e sinqertë dhe e pastër. Ende sot kjo praktikohet nga të krishterët në shumë vende. Megjithatë në disa shtete, puthja midis burrave mund të keqinterpretohet si një shenjë homoseksualiteti. Praktikimi i një gjëje të tillë nuk është i detyrueshëm nëse sjell qortime serioze në dëshminë e krishtere. Në raste të tilla një takim duarsh do të ishte i preferueshëm. Hodge thotë:

Nuk është një urdhëresë për një detyrim të përjetshëm sepse fryma e urdhëresës është që të krishterët duhet ta shprehin dashurinë e tyre të ndërsjelltë në mënyrën e miratuar nga epoka dhe komuniteti në të cilin ata jetojnë. [52]

13:13 Përshëndetjet nga të gjithë shenjtorët do t’i kujtonte korintasit për gjerësinë e bashkësisë në të cilën ishin sjellë ata dhe do t’u tregonte atyre që kishat e tjerat dëshironin të shihnin progres dhe bindje ndaj Zotit tek ata.

13:14 Këtu ne kemi një nga bekimet e dashura të Dh.R. dhe të vetmen që përqafon të tre anëtarët e Trinitetit. Lenski shkruan:

Me pamjen e apostullit të madh duke hapur krahët e tij për korintasit me këtë bekim të thellë të Dh.R., zëri i tij zhytet në qetësi. Por bekimi mbetet në zemrat tona. [53]

BIBLIOGRAFI

Darby, J. N. Notes on 1 and 2 Corinthians. London: G. Morrish, n.d.

Davies, J. M. The Epistle to the Corinthians. Bombay: Gospel Literature Service, 1975.

Denney, James. The Second Epistle to the Corinthians. London: Hodder & Stoughton, 1894.

Erdman, C. R. Second Epistle of Paul to the Corinthians. London: Philadelphia: Westminster Press 1929.

Grant, F. W. “2 Corinthians,” The Numerical Bible. Vol. 6. Acts – 2 Corinthians. New York: Loizeaux Brothers, 1901.

Hodge, Charles. The Second Epistle to the Corinthians. London: The Banner of Truth Trust, 1959.

Hughes, Philip E. Commentary on the Second Epistle to the Corinthians. Grand Rapids: Wm. B. Erdmans Publishing Co., 1962.

Kelly William. Notes on the Second Epistle to the Corinthians, London: G. Morrish, 1882.

Lenski, R. C. H. The Interpretation of St. Paul’s First Epistle to the Corinthians. Columbus: Wartburg Press, 1937.

Luck, G, Coleman. Second Corinthians. Chicago: Moody Press, 1959.

Robertson, A. T. The Glory of the Ministry. New York: Fleming H. Revell Co., 1911.

Wilson, Geoffrey B. 2 Corinthians: A Digest of Reformed Comment. London: The Banner of Truth Trust, 1973.


Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)

  1. (11:17) Charles C. Ryrie, The Ryrie Study Bible, NKJV, fq. 1797. ↵ Kthehu mbrapa
  2. (11:20) J. N. Darby, Notes on 1 and 2 Corinthians, fq. 236. ↵ Kthehu mbrapa
  3. (11:27) Hodge, Second Corinthians, fq. 275. ↵ Kthehu mbrapa
  4. (11:33) J. B. Watson. ↵ Kthehu mbrapa
  5. (12:4) Morgan, Searchlights, fq. 346. ↵ Kthehu mbrapa
  6. (12:7) R. J. Reid, How Job Learned His Lesson, fq. 69. ↵ Kthehu mbrapa
  7. (12:7) Shih Galatasve 4:15 dhe 6:11. ↵ Kthehu mbrapa
  8. (12:7) Moorehead, Acts to Ephesians, fq. 197. ↵ Kthehu mbrapa
  9. (12:9) J. Oswald Sanders, A Spiritual Clinic, fq. 32, 33. ↵ Kthehu mbrapa
  10. (12:21) Darby, 1 and 2 Corinthians, fq. 253. ↵ Kthehu mbrapa
  11. (13:9) Hodge, Second Corinthians, fq. 309. ↵ Kthehu mbrapa
  12. (13:12) Ibid., fq. 312. ↵ Kthehu mbrapa
  13. (13:14) R. C. H. Lenski, The Interpretation of St, Paul’s First and Second Epistles to the Corinthians, fq. 1341. ↵ Kthehu mbrapa