A. Përdhunimi i Tamarës nga Amnoni (13:1-19)
13:1-14 Absalomi ishte biri i Davidit nga Mikahu, ndërsa Amnoni ishte një bir nga Ahinoami; prandaj ata ishin vëllezër vetëm nga ati. Amnoni u tërhoq fizikisht nga Tamara,një motër shumë e bukur e Absalomit dhe motra e tij vetëm nga i ati. Ai nuk dinte se si t’i afrohej asaj për shkak të jetës së saj të veçuar dhe pastërtisë së saj. Atëherë Jonadabi (nipi i Davidit – v. 3) i propozoi një zgjidhje. Duke u hequr si i sëmurë, Amnoni e ftoi në dhomën e tij të gjumit për t’u kujdesur për të dhe e përdhunoi. 13:15-19 Pasi u krye krimi, filloi ta urrejë me më shumë forcë se dashuria me të cilën e kishte dashuruar më parë, ashtu siç ndodh zakonisht. Epshi dhe urrejtja lidhen ngushtë me njëri-tjetrin. Ai u përpoq të shpëtonte prej saj, por ajo nuk largohej. Kështu që atij iu desh në fund ta dëbonte me forcë, duke shpresuar se “larg syve” do të ishte “larg zemrës”. Ajo veshi simbolin e zisë dhe nga kjo Absalomi mësoi atë që kishte ndodhur.B. Hakmarrja e Absalomit ndaj Amnonit dhe lufta e tij (13:20-39)
13:20 Absalomi e ngushëlloi Tamarën sikur të mendonte se nuk ishte gjë serioze, por në fakt ai po komplotonte të hakmerrej kundër Amnonit. E çnderuar dhe duke mos dashur të martohej, Tamara mbeti e dëshpëruar në shtëpinë e Absalomit, vëllait të saj. Kjo do të thotë se ajo jetoi dhe vdiq e pamartuar. Epshi lëndon të pafajshmin po ashtu edhe fajtorin. 13:21 Edhe pse Davidi u zemërua shumë, nuk e ndëshkoi Amnonin ashtu siç duhej – mbase mëkati i vet nuk ishte larguar akoma nga mendja e tij. Ai e njihte detyrën e tij, por duart e tij mbetën të lidhura. Kjo është ajo që bën mëkati i vullnetshëm, duke na hequr lirinë e moralit, lirinë e të folurit dhe të dëshmisë (Shënime të përditshme të Scripture Union). Fakti që Amnoni ishte i parëlinduri (1 i Kronikave 3:1) dhe pasuesi i natyrshëm i fronit duhet ta ketë ndikuar Davidin. 13:22-29 Absalomi po priste kohën e tij të hakmarrjes. Kaluan plotësisht dy vjet. Ishte planifikuar një festë e madhe, si gjithmonë, në kohën e qethjes së deleve afër Bethelit. Ftesa e ngutshme e Absalomit dështoi për të tërhequr atin e tij, mbase ngaqë Davidi donte që të mos i rëndonte shpenzimet djalit të tij. Por ia doli mbanë të thërriste gjithë bijtë e mbretit dhe më të rëndësishmin, Amnonin, që ishte djali më i madh, duke përfaqësuar mungesën e të atit. Sipas shenjës së lënë, shërbëtorët e Absalomit vranë Amnonin. Pjesa tjetër e princave ua mbathi këmbëve drejt Jerusalemit me frikë të madhe. 13:30-36 Ndërkohë, Davidit i mbërrin lajmi që Absalomi kishte vrarë tërë bijtë e tij! Përsëri Davidi u zhyt në zi. Jonadabi e rregulloi lajmin e rremë, duke thënë se ishte vetëm Amnoni që kishte vdekur dhe se Absalomi e kishte kurdisur vdekjen e tij që nga dita kur ishte përdhunuar Tamara. Pa kaluar shumë kohë kthehen bijtë e Davidit në Jerusalem, duke vajtuar me të madhe dhe duke miratuar lajmin e Jonadabit që ata ishin akoma gjallë. 13:37-39 Për ta shpëtuar jetën e tij Absalomi shkoi në Geshur, në Siri, ku kishte jetuar e ëma dhe ku ishte mbret, gjyshi i tij nga nëna, Talmai. Absalomi jetoi në Geshur përtre vjet. Amnoni ishte më i madh se Absalomi dhe përpara vdekjes së vet ishte ai që duhej të zinte fronin. Sidoqoftë, me vdekjen e Amnonit, Absalomi e shihteveten në fron. Mbreti David dëshironte të shkonte te Absalomi, pas trishtimit të tij për vdekjen e Amnonit, sepse u qetësua me kalimin e kohës.C. Kthimi i Absalomit në Jerusalem (kapitulli 14)
14:1 Joabi e kuptoi që mbreti dëshironte që Absalomi të kthehej në Jerusalem. Por njerëzit e dinin se Absalomi ishte fajtor për vrasje dhe duhej të ekzekutohej. Kështu Davidi nuk e bëri që të kthehej Absalomin nga frika e mosmiratimit publik. 14:2-7 Kështu Joabi dërgoi një grua nga Tekoa (afër Betlehemit) te Davidi me një situatë familjare të ngjashme me atë të tij. Duke u hequr se ishte në zi të thellë, ajo i tregoi se një ndër bijtë e saj kishte vrarë një tjetër. Tani familja e saj kërkonte vdekjen e trashëgimtarit të saj të vetëm. Kjo do të zhdukte emrin e familjes nga faqja e dheut. 14:8-13 Në fillim mbreti i tha asaj të kthehej në shtëpi dhe të priste përgjigjen, mbase duke shpresuar të shmangte fajin duke përligjur vrasjen. Por ajo donte një përgjigje të menjëhershme, në mënyrë që ta zinte në kurth Davidin me anë të vendimit të tij. Ajo mori përsipër çdo faj që mund të sillte vendimi i tij. Mbreti David shprehu një mendim tjetër të përgjithshëm, duke premtuar sigurinë e saj. Më pas ajo i kërkoi në mënyrë të qartë sigurinë se biri i saj nuk do të vritej. Sapo ai i tha këtë, ajo e kishte zënë në kurth. Nëse mbreti do të jepte faljen e tij për birin e saj, pse të mos e kthente birin e tij në mërgim, Absalomin? Situata e pretenduar e gruas është krejt e ngjashme me atë të Davidit. Një bir kishte vdekur dhe kushërinjtë e tij po kërkonin vdekjen e fajtorit, si hakmarrje shpaguese (v. 7). Vendimi i Davidit tregoi mëshirë dhe e ndërpreu gjakmarrjen e zakontë që në atë kohë, në Lindjen e Mesme, zgjaste shumë breza. Por gruaja nguli këmbë ta zbatonte historinë për Davidin dhe Absalomin, dhe përsëri, ashtu si me Nathanin, Davidi zihet në rrjetën e diturisë së tij morale. Ai u detyrua ta kthente, duke e mbrojtur, Absalomin e dëbuar dhe të frikshëm (Shënime të përditshme të Scripture Union). 14:14 Gruaja në pamje të parë nënkuptonte dhe hidhte idenë se, ashtu si ujët që derdhet mbi tokë, ajo që kishte shkuar (pra, vdekja e Amnonit) nuk mund të mblidhet përsëri, kështu që nuk kishte arsye pse të rrinin në këtë situatë. Mbase, gjithashtu, jeta është shumë e shkurtër për t’u harxhuar kot në një zënkë të zgjatur {{18}}. Pjesa e fundit e vargut 14 duket se nënkupton se Perëndia nuk shfaros menjëherë një fyes (ashtu siç e dinte shumë mirë Davidi), por gjen mënyrën me anë të së cilës mëkatari duhet të falet dhe të ripërtërihet. Nëse Perëndia vepron në këtë mënyrë, pse të mos e bënte edhe mbreti një gjë të tillë? 14:15-23 Gruaja tha se kishte shkuar te mbreti duke pritur një mëshirë të tillë të perëndishme. Ajo e siguroi për birin e saj dhe tani po lutej për birin e tij. Mbreti dyshoi se Joabi kishte e kurdisur këtë gjë dhe gruaja e pranoi hapur. Mbreti David e urdhëroi me butësi Joabin ta sillte Absalomin në Jerusalem, pavarësisht se Absalomi nuk ishte penduar. Ishte tepër e padrejtë që Davidi e bëri një gjë të tillë dhe për këtë iu desh të paguante shtrenjtë. 14:24-33 Për dy vjet… Absalomi… jetoi në Jerusalem pa u lejuar të futej në praninë e të atit (bukuria e tij natyrore dhe rritja e tepërt e flokëve përmenden si faktorë ndihmës për fitimin e zemrave të popullit të Izraelit). Pas dy vjetësh Absalomi u përpoq të kontaktonte me Joabin që t’i lejonte të takonte mbretin. Joabi nuk pranoi të shkonte tek ai dy herë, kështu Absalomi urdhëroi të digjej ara me elb. Kjo bëri që Joabi të shkonte menjëherë tek ai! Kërkesa e Absalomit për një takim me atin e tij u plotësua dhe që të dy u bashkuan përsëri. Kishin kaluar shtatë vjet që kur ishte përdhunuar Tamara dhe pesë vjet pas vdekjes së Amnonit. Për pesë vjet Absalomi nuk e kishte parë të atin. Edhe pse Davidi e kishte falur dhe e kishte sjellë në Jerusalem, në vend që ta ekzekutonte, nuk pranoi të harronte atë që kishte ndodhur. Por kur u takuan më në fund ata të dy, Absalomi mori një falje të plotë. Më pas ai e përdori nderin që ati i tij i kishte treguar si një platformë nga e cila ndërmori një kryengritje (kapitujt 15-18). Davidi i kurseu jetën djalit të tij, por si përgjigje Absalomi planifikoi vdekjen e të atit. Veprimet e Joabit në tërë këtë histori duken si planifikim për të siguruar favorin e Davidit dhe atë të Absalomit, që duhej të ishte mbreti pasardhës.D. Revolta e Absalomit dhe lufta e Davidit (15:1-18)
15:1-6 Deri në këtë pikëAbsalomi e kishte fshehur dëshirën e tij për t’u bërë mbret. Por tani ai vërtitej me një shoqëri mbresëlënëse. Gjithashtu ai shkoi me guxim deri te porta e qytetit (atje ku zgjidheshin çështjet ligjore) dhe u soll sikur të ishte i vetmi në Izrael që ishte me të vërtetë i interesuar për mirëqenien e popullit. Ai praktikisht e paditi të atin për dështim në sigurimin e një ndihme të përshtatshme ligjore dhe tha që nëse do të ishte vetë mbret, njerëzit do të siguronin drejtësinë që meritonin. Ai fitoi përkrahjen e njerëzve nga qytete të ndryshme të Izraelit. 15:7-12 Pas katër vitesh {{19}} (sipas dorëshkrimeve të LXX, siriane, të Josefusit, NKJV) Absalomit iu dha leja të shkonte në Hebron, në pamje të parë të përmbushte një kusht që kishte lidhur ndërsa ishte në mërgim. Ndoshta për Davidin Hebroni s’kishte shumë rëndësi, sepse ai e kishte zhvendosur kryeqytetin e tij nga atje në Jerusalem. Gjithashtu, Hebroni ishte vendlindja e Absalomit. Dyqind njerëzit që e shoqëruan Absalomin nuk e dinin se qëllimi i tij i vërtetë ishte të shpallte formimin e një qeverie të re, duke qenë vetë mbret! Ahithofeli, një nga këshilltarët e Davidit dhe gjyshi i Bath-Shebës (krahasoni 11:3 me 23:34), u bashkua me Absalomin dhe shumë njerëz nga populli u bashkuan me të në komplotin e tij për të marrë fronin. Mbase Ahithofeli donte të lahej me Davidin për mëkatin e tij të fundit me mbesën e vet. 15:13-18 Kur e dëgjoi lajmin, Davidi vendosi se situata ishte serioze dhe se duhej të braktiste Jerusalemin. Kështu mblodhi menjëherë tërë shtëpinë e tij dhe u largua në periferi të qytetit. Por mbreti la dhjetë konkubina pas për të ruajtur pallatin.E. Miqtë dhe armiqtë e Davidit (15:19-16:14)
15:19-22 Midis atyre që shkuan me Davidin ishte një grup filistenjsh që ishin larguar nga Gathi me të. Një ndër këta ishte Itai nga Gathi. Kur ai filloi ta ndiqte, mbreti e nxiti të kthehej. Mbi të gjitha ai nuk ishte një jude; ai ishte një i mërguar; ai nuk kishte shumë që ishte bashkuar me trupat e tyre; dhe çështja e Davidit nuk ishte e sigurt. Por Itai nuk u bind. Ai ishte i vendosur ta shoqëronte mbretin, pavarësisht nga çmimi që do të paguante. Davidi e shpërbleu besnikërinë e këtij johebreu, duke e lejuar atë dhe ndjekësit e tij ta shoqëronin në mërgim. Itai tha:“…në çdo vend që të jetë mbreti, zotëria im, për të vdekur ose për të jetuar, aty do të jetë edhe shërbëtori yt”. Besimtarët duhet të kenë të njëjtin përkushtim ndaj Mbretit të mbretërve gjatë refuzimit të Tij, ashtu si Itai tregoi ndaj Davidit. 15:23 Ata kapërcyen përruan e Kidronit, në lindje të Jerusalemit dhe u drejtuan për në luginën e Jordanit. Afërsisht një mijë vjet më vonë, Biri i Madh i Davidit do të ndiqte hapat e tij, edhe Ai si Mbret i refuzuar (Gjoni 18:1). Davidi kapërceu Kidronin dhe u largua për tëshpëtuar jetën e tij. Jezusi e kapërceu luginën dhe u lut në Gjetsemani, në rrugë për tëdhënë jetën e Tij si shpengim për shumë vetë. 15:24-29 Tsadoku dhe Abiathari, priftërinjtë, dolën nga qyteti me arkën, duke u përpjekur të ndiqnin Davidin në mërgim. Por ai i ktheu mbrapsht me shpresën se Zoti do t’i jepte mundësinë të kthehej. Gjithashtu, ai u tha priftërinjve se ata do të ishin më të dobishëm në Jerusalem (si një lloj mbështetjeje në prapavijë midis njerëzve të Absalomit). Ai do të shkonte sa më larg Jordanit në lindje dhe do të priste ndonjë fjalë… nga ana e tyre përsa i përket zhvillimit të rebelimit të Absalomit. Në vend që të hidhërohej nga mërgimi i tij i detyruar, Davidi iu nënshtrua përulësisht asaj që kishte lejuar Perëndia. Sipas këtij titulli, Psalmi 3 u kompozua në këtë kohë. Në këtë psalm shohim se besimi i Davidit në Zotin ishte i patundur ndërsa stuhia përplasej në të. 15:30-37Davidi u ngjit nëmalin e Ullinjve me ndjekësit e tij besnikë në zi të madhe, duke u lutur që Perëndia ta bënte të kotë çdo këshillë që Ahithofeli do t’i jepte Absalomit. Në majën e malit të Ullinjve mbreti u takua meHushain, arkitin. Davidi i kërkoi atij tëkthehej në Jerusalem dhe t’i qëndronte besnik Absalomit. Në këtë mënyrë ai do t’i kundërpërgjigjej çdo këshille që mund të jepteAhithofeli. Ai mund t’i jepte çdo lajm të rëndësishëm priftërinjve Tsadok dhe Abiathar, të cilët më pas do t’ia dërgonin me anë të dy bijve të tyre lajmet Davidit. Hushai mbërriti në Jerusalem pikërisht në kohën kur Absalomi po arrinte për të marrë qeverisjen. 16:1-4 Pasi Davidi kaloi majën e malit të Ullinjve,Tsiba, shërbëtori i Mefiboshethit, i doli përpara me një sasi të madhe ushqimi,vere, dhe dy gomerë. Kur Davidi e pyeti për Mefiboshethin, Tsiba e gënjeu (shikoni 19:27) se biri i Jonathanit kishte qëndruar në Jerusalem me shpresën se mbretëria do t’i kthehej shtëpisë së Saulit, me një fjalë atij, meqë ishte i vetmi i mbijetuar që mund të trashëgonte fronin. Davidi e besoi këtë gënjeshtër dhe urdhëroi që pasuria e Mefiboshethit të bëhej e Tsibës. 16:5-14 NëBahurim, në rrugën për në Jeriko, një pasardhës i Saulit, i quajtur Shimei doli përpara dhe e mallkoi Davidin ashpër, duke e paditur për gjakun e shtëpisë së Saulit. Abishai, një nga oficerët e Davidit, donte ta vristeShimein menjëherë, por mbreti nuk e lejoi një gjë të tillë. Ai mendoi se Zoti mund ta kishte urdhëruar atë të mallkonte. Ai tregoi se, mbi të gjitha, një pjesëtar i shtëpisë së Saulit kishte më shumë arsye për të kërkuar jetën e tij sesa biri i vet, Absalomi. Gjithashtu, mbase Davidi kujtoi se paditë e Shimeit nuk ishin plotësisht pa baza. Dhe Davidi shpresonte se armiqësia e egër e Shimeit do të shtynte Perëndinë të tregonte mëshirë. Ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij u drejtuan drejt Jordanit, Shimei i ndoqi, duke i mallkuar dhe duke hedhur pluhur dhe gurë. Më në fund,mbreti i mërguar mbërriti te lumi, atje ku ai dhe grupi i tij e morën veten.F. Këshilltarët e Absalomit (16:15-17:23)
16:15-19 Skena tani ndryshon, duke na paraqitur Jerusalemin, atje ku Absalomi sapo kishte mbërritur. Hushai tregoi një shfaqje të lartë dhe të fortë besnikërie ndaj Absalomit. Në fillim u dyshua, por në fund ai u pranua nga pushtuesi. 16:20-23 Këshilla e parë e Ahithofelit ndaj Absalomit ishte që të hynte te dhjetë konkubinat që Davidi kishte lënë pas në Jerusalem. Një veprim i tillë, i turpshëm në vetvete, do të ishte një fyerje e madhe ndaj Davidit, do ta bënte pajtimin të pamundur dhe do të përbënte një thirrje të drejtpërdrejtë për [të pretenduar] fronin. Absalomi e pranoi këshillën duke shkuar në haremin mbretëror,në sytë e tërë Izraelit, duke përmbushur profecinë e Nathanit (12:11,12). Këshilla e Ahithofelit u respektua shumë në atë kohë. Absalomi e zbatoi atë pa bërë pyetje, ashtu siç kishte bërë ati i tij. Por, kur kujtojmë se Ahithofeli ishte gjyshi i Bath-Shebës, mund të shohim se si mund të përcaktojë dëshira për hakmarrje këtë këshillë të veçantë. 17:1-4 Duke pasur sukses në këshillën e tij të parë, Ahithofeli më pas e këshilloi Absalomin të mblidhte dymbëdhjetë mijë njerëz, të sulmonte Davidin, ta vriste pa pandehur dhe të kthente shoqëruesit e tijnë Jerusalem. 17:5-14 Absalomit i pëlqeu, por vendosi të thërrisnin Hushain për të dëgjuar këshillën e tij. Kjo ishte mundësia që kishte pritur Hushai. Ai tha se kjo këshillë e dytë nga Ahithofelinuk ishte e mirë… “këtë radhë”. Mbi të gjitha Davidi dhe njerëzit e tij ishin të egërsuar nga revolta dhe do të luftonin egërsisht. Davidi ishte shumë i zgjuar për të kaluar natën me trupat e tij; ai do të fshihej diku në një shpellë. Nëse sulmi i parë i Ahithofelit nuk do të ishte i sigurt, atëherë do ta kapte frika mbarë kombin dhe çështja e Absalomit do të humbte. Hushai kishte një plan tjetër, që dukej se tregonte besnikërinë e tij ndaj Absalomit, por që në të vërtetë do të përdorej që Davidi të fitonte kohë e të largohej dhe të përfshinte mundësinë e vdekjes së Absalomit. Ai hodhi idenë e një mobilizimi të përgjithshëm të tërë luftëtarëve të Izraelit, të udhëhequr nga Absalomi. Një ushtri e tillë do të ishte e pathyeshme. Davidi do të sulmohej dhe arratisja do të ishte e pamundur. Absalomi vendosi që këshilla e Hushait ishte më e mira, kështu që ai nuk e pranoi planin e Ahithofelit, ashtu siç ishte lutur Davidi (15:31). 17:15-17 Menjëherë Hushai i dërgoi fjalë priftërinjve Tsadok dhe Abiathar dhe i udhëzoi ata t’i bënin të ditur Davidit që të kalonte Jordanin dhe të shkonte i sigurt. Priftërinjtë e dërguan lajmin me anë të një shërbëtoreje te bijtë e tyre që po prisnin në En-Rogel, në rrethinat e qytetit. 17:18-22 Por një djalë i pa në këtë takim të fshehtë dhe i njoftoi Absalomit për këta njerëz. Për rrjedhojë, dy djemtë e priftërinjve, Jonathani dhe Ahimaatsi, u fshehën në grykën e sternës nëBahurim, derisa u larguan grupet e kërkimit. Më pas ata u larguan dhe ia çuan lajmin Davidit. Davidi kaloi Jordanin, duke vënë këtë pengesë natyrale midis forcave të tij dhe atyre të Absalomit. Më pas Davidi marshoi drejt Mahanaimit, një qytet në tokën e Galaadit. 17:23 Ahithofeli u dëshpërua ngaqë këshilla e tij ishte refuzuar dhe ngaqë mendoi se Davidi do të dilte fitimtar. Ai u kthye në shtëpinë e vet,vuri në rregull gjërat e shtëpisë dhe vari veten. Si në jetë, ashtu edhe në vdekje ai ishte “simbol” i Judë Iskariotit.G. Vdekja e Absalomit dhe vajtimi i Davidit (17:24-19:8)
17:24-26 Absalomi e ndoqi atin e vet përgjatë Jordanit në Galaad, duke caktuar Amasën komandant të forcave të tij. Ati i Amasës ishte një ismaelit që nga lindja (1 i Kronikave 2:17), por një izraelit për nga feja. Ai ishte nipi i Davidit dhe një kushëri i parë i Joabit. 17:27-29 Ndërsa Davidi kishte fushuar në Mahanaim, tek ai shkuan tre burra me furnizime të nevojshme e të çmueshme për të dhe për njerëzit e tij; ata ishin Shobi, Makiri dhe Barzilai. Shobi ishte bir i Nahashit, mbreti i vdekur i amonitëve. Vëllai i tij Hanun kishte refuzuar dashamirësinë e Davidit dhe vuajti për këtë (kapitulli 10). Por Shobi, edhe pse nga lindja një i huaj, u kujdes më tepër për mbretin e Izraelit sesa judenjtë. Në mënyrë të ngjashme, shumë johebrenj e kanë pranuar Atë që u refuzua nga “të Tijtë” (Gjoni 1:11). Makiri ishte kujdesur për Mefiboshethin për shumë vite, derisa Davidi e çoi në Jerusalem (9:3-5). Ai u kujdes për ata kur kishin nevojë, qoftë për një princ të paralizuar, qoftë për një mbret pa fronin e tij. Ata që japin nga ato që kanë për të ndihmuar çështjen e Krishtit me anë të mikpritjes do të marrin si shpërblim mirësinë e tyre njëqindfish kur Ai të kthehet në lavdi. Barzilai e ndihmoi Davidin tërë kohën që qëndroi në Mahanaim. Ai ishte një njeri i pasur dhe ndihma e tij ishte domethënëse për mbretin (19:31-39). Në shtratin e tij të vdekjes, Davidi i tha Salomonit t’u jepte bijve të Barzilait një vend në oborrin mbretëror (1 i Mbreterve 2:7). Krishti nuk do t’i harrojë ata që kanë shërbyer për Të; atyre do t’u jepen pozita nderi në mbretërinë e Tij. 18:1-5 Davidi e ndau ushtrinë e tij në tri kompani, me Joabin, Abishain dhe Itain si tre gjeneralë. Mbreti donte të merrte pjesë në betejën e ardhshme, porpopulli e bindi atë të qëndronte në qytet dhe të dërgonte ndihmë nëse do të ishte e nevojshme. Ndërsa ushtarët marshuan jashtë qytetit, Davidi u dha urdhër gjeneralëve të tij që për hirin e tij të silleshin me kujdes me të riun Absalom. 18:6-9 Beteja u zhvillua në pyllin e Efraimit, në lindje të Jordanit dhe afër Mahanaimit. Atë ditë midis trupave të Absalomit vdiqën njëzet mijë njerëz, rrjedhoja e frytshme e pyllit të dendur që zuri në kurth ushtarët. Ushtria e Davidit doli fitimtare. Ndërsa Absalomi po arratisej përmes pyllit,koka e tij mbeti e kapur në një lis të madh, ndërkaq mushka… po kalonte tutje. Është një farë drejtësie poetike që e njëjta pjesë e trupit të tij, për të cilën ishte aq krenar, u bë mjeti i rënies së tij. 18:10-15 Lajmëtari që i tregoi pozicionin e pashpresë të Absalomit Joabit u qortua ngaqë nuk e kishte vrarë rebelin. Ai shpjegoi me kujdes se asnjë shumë e madhe parash nuk do ta shtynte atë të shkelte urdhrin e mbretit. Përveç të tjerash, nëse do ta kishte vrarë Absalomin, lajmi do t’i shkonte mbretit në vesh dhe Joabi nuk do ta kishte mbrojtur. Joabi e quajti tërë këtë bisedë humbje kohe. Ai mori tri shtiza dhe i futi në zemrën e Absalomit, pastaj lejoi dhjetë shqyrtarët e tij të mbaronin punën. E tëra kjo ishte kundër urdhrit të mbretit, por ishte më e mira për mbretërinë. Davidi vazhdimisht nuk kishte pranuar të ndëshkonte bijtë e tij për krimet e tyre, kështu që detyra iu dha dikujt tjetër. 18:16-18 Sapo u krye kjo vepër, Joabi në mënyrë të mençur e ndali luftën, meqë qëllimi i tij kryesor ishte çuar në vend. Trupi i Absalomit u hodh në një gropë të madhe dhe u mbulua me një sasi të madhe gurësh. Ky veprim ishte në kontrast të dukshëm me monumentin që i kishte ngritur vetes në Luginën e Mbretit, mbase afër Jerusalemit. Absalomi kishte tre bij (14:27), por ata duhet të kenë vdekur të rinj duke e lënë pa trashëgimtar. Për rrjedhojë, ai ndërtoi monumentin e Absalomit që të ruajë emrin e tij për brezat e ardhshëm. 18:19-23 Ahimatsi donte t’i çonte lajmin Davidit, por Joabinuk donte që ta bënte një gjë të tillë. U duk sikur Ahimatsi kishte një nam të mirë si një lajmëtar i lajmit të mirë (v. 27b) dhe mund të ketë qenë jashtë karakterit të tij të çonte lajmin e vdekjes së Absalomit. Kështu Joabi dërgoi një etiopas si lajmëtar zyrtar. Por pasi u largua ai, Ahimatsi e bindi Joabin ta linte të bënte të njëjtën gjë, edhe pse nuk do të merrte shpërblim për këtë detyrë. Ai ia kaloi etiopasit me vrap, duke ndjekur një rrugë më të shkurtër. 18:24-30 Davidi mezi pristelajmin e betejës. Roja bëri të ditur se po afrohej një vrapues, pastaj një tjetër. Kur Davidi dëgjoi se i pari i ngjante Ahimatsit, u bë gati për një lajm të mirë, sepse Ahimatsi kishte sjellë gjithmonë lajme të mira në të shkuarën. Duke u afruar,Ahimatsi shpalli me të madhe se Zoti kishte shtypur ushtrinë rebele. Por kur Davidi e pyeti për Absalomin, guximi i Ahimatsit ra dhe dha një përgjigje të mjegullt se kishte parë një rrëmujë të madhe, por nuk i dinte tërë hollësitë. 18:31-33 Në atë kohë etiopasi kishte mbërritur. Ai shpalli se armiqtë e Davidit ishin mundur. Pyetja e pashmangshme nga mbreti rreth Absalomit solli përgjigjen e drejtpërdrejtë se tërë… armiqtë e Davidit ishin si ai i ri – me fjalë të tjera,kishte vdekur. Ky lajm e zhyti Davidin në një zi të thellë. Ky vajtim patetik është shkruar në vargun 33. Ky ishte trishtimi më i madh në jetën e tij dhe është pak e dyshimtë nëse ai e fali Joabin për këtë. 19:1-8 Aq i madh ishte trishtimi i mbretit saqë populli u ndje i turpëruar dhe fajtor. Ata u sollën sikur të ishin viktima dhe jo fitimtarë. Joabi nuk mund ta duronte tërë këtë dhe i drejtoi një qortim të ashpër mbretit. Ai u ankua se Davidi dukej më tepër i interesuar përarmiqtë e tij, sesa për ndjekësit e tij besnikë dhe se ishte mosmirënjohës ndaj atyre që i kishin shpëtuar jetën. Ai e paralajmëroi se nëse Davidi nuk do të tregonte menjëherë një interes dashamirës për popullin e tij, ata do ta braktisnin atë natë. Davidi u çua, mori qëndrim teporta e qytetit dhe i foli popullit.H. Kthimi i Davidit nga mërgimi (19:9-43)
19:9,10 Ndërkohë në vendin e Izraelit mbretëronte pështjellimi. Populli po ziente përbrenda. Ata menduan se Mbreti David, që i çliroi nga duart… e filistenjve, ishte në mërgim dhe Absalomi, sunduesi i tyre i vetëshpallur, kishte vdekur. Kështu nisi një lëvizje për kthimin përsëri të Davidit në fron. “Pse nuk flisni për kthimin e mbretit?” është një pyetje e duhur për kishën e fjetur sot. 19:11-15 Kur Davidi dëgjoi se dhjetë fiset e Izraelit po flisnin për ta vënë në fron,dërgoi dy priftërinj te pleqtë e Judës, për t’i pyetur sepse duhej të ishin ata, të afërmit në gjak,të fundit për kthimin e tij si mbret. Juda kishte mbështetur së tepërmi Absalomin në rebelim dhe pa dyshim pak brengë dhe frikë mbeti. Davidi vendosi ta hiqte Joabin si kryekomandant (mbase ngaqë Joabi kishte vrarë Absalomin) dhe caktoi Amasën në vendin e tij. Amasa, një nip i Davidit, kohët e fundit kishte qenë gjenerali i Absalomit. Megjithëse kjo nuk është e vërtetë, duket sikur Davidi ndëshkoi besnikërinë dhe shpërbleu rebelimin, një drejtim qeverisës që nuk mund të sillte një qëndrueshmëri politike. Por këto lëvizje fituan zemrën e të gjithë njerëzve të Judës nga ana e Davidit dhe ata i dërguan një lajm “mikpritjeje” atij. 19:16-23 Shimei, që kishte mallkuar Davidin më parë,dhe Tsiba, që kishte përgojuar Mefiboshethin,kaluan lumin Jordan me furi për të takuar mbretin e kthyer. Kërkimi i thellë për falje nga ana e Shimeit mbase ishte i pasinqertë; dëshira e tij e madhe ishte t’i shpëtonte ndëshkimit tashmë që Davidi kishte marrë pushtetin. Në entuziazmin e çastit, mbreti nuk e plotësoi dëshirën e Abishait për ta vrarë Shimein dhe, në vend të kësaj, i premtoi se nuk do ta vriste. Por Davidi nuk i harroi mallkimet e Shimeit. Ai më vonë e urdhëroi Salomonin të sillej ashpër me beniaminitin [Shimein] gojëprishur (1 i Mbreterve 2:8,9). 19:24-30 Mefiboshethi doli gjithashtu përpara mbretit. Dukej nga pamja e tij se kishte mbajtur zi për mërgimin e Davidit që nga dita që kishte filluar. Ai ishte treguar besnik ndaj mbretit, pavarësisht nga dëshmia e rreme kundër tij. Mbreti i foli ashpër ngaqë nuk e kishte shoqëruar në mërgim. Mefiboshethi i shpjegoi se i kishte kërkuar shërbëtorit Tsiba të shalonte gomarin dhe Tsiba nuk e kishte bërë një gjë të tillë dhe Mefiboshethi ishte pa forcë, sepse ishte i paralizuar. Ai pohoi me ndershmëri se Tsiba kishte shpifur kundër tij, por padrejtësia nuk kishte rëndësi meqë mbreti ishte kthyer. Kur Davidi në mënyrë të padrejtë urdhëroi që Tsiba dhe Mefiboshethi të ndanin tokat midis tyre, djali i paralizuar i Jonathanit zbuloi besnikërinë e vërtetë të zemrës së tij:“Le t’i marrë të gjitha, sepse mbreti, zotëria im, u kthye në paqe në shtëpinë e tij”. 19:31-39 Barzilai, galaaditi, që ishte tetëdhjetë vjeç ishte edhe ai një mik i vërtetë i Davidit.Ai e kishte furnizuarme ushqime mbretin kur ndodhej në Mahanaim. Tani ai e shoqëronte atë drejt Jordanit. Davidi e ftoi të shkonte me të në Jerusalem, duke i premtuar se do të kujdesej më së miri për të.Por Barzilai nuk pranoi të shkonte me të për shkak të jetës së tij të shkurtër që do të kishte, paaftësisë së tij për të dalluar akoma çka ishte e këndshme dhe çka e pakëndshme, humbjes së shijes dhe dëgjimit të tij. Ai vetëm do t’i ishte barrë mbretit nëse do të shkonte me të. Kështu ai pranoi ta shoqëronte Davidin për një copë rruge matanë Jordanit dhe pastaj do të kthehej në qytetin e tij. Ideja e tij që Kimhami (mbase biri i tij) të shkonteme Davidin u pranua menjëherë. 19:40-43 Tashmë ishte formuar një karvan i madh –tërë populli i Judës… edhe gjysma e njerëzve të fiseve të tjera – për ta çuar mbretin në Jerusalem. Filloi një grindje e brendshme, sepse Juda kishte zënë një vend kaq të rëndësishëm në sjelljen e mbretit (pra, duke bërë të kalojë Jordanin), pa ftuar dhjetë fiset e tjera të merrnin pjesë. Juda shpjegoi se Davidi ishte fisi i tyrei afërt dhe ata nuk kishin përfituar mbi të tjerët duke qenë drejtues. Dhjetë fiset thanë se ata kishin dhjetë herë të drejtë të merrnin pjesë si Juda. Ashpërsitë e fjalëve të Judës ishin një tregues iproblemit serioz që qëndronte përpara.I. Rebelimi dhe vdekja e Shebës (kapitulli 20)
20:1,2Një keqbërës që quhej Sheba, nga fisi i Beniaminit (dhe mbase kishte të bënte me Saulin), i përdori fjalëte Judës (19:42) si shkak rebelimi.Njerëzit e Judës e kishin shpallur Davidin si të tyrin. Sheba në mënyrë provokuese shpalli se dhjetë fisetnuk kishin pjesënë Davidin dhe u tërhoqën. Vetëm fisi i Judës mbeti me Davidin. Më vonë, ngjarjet tregojnë se Sheba siguroi një grup të vogël ndjekësish. Shprehja “tërë njerëzit e Izraelit” duhet të interpretohet në një kuptim të ngushtë, duke nënkuptuar vetëm njerëz rebelues të dhjetë fiseve. 20:3 Kur mbërriti në Jerusalem, mbreti gjeti dhjetë konkubinat që kishte lënë atje, të cilat ishin trajtuar në mënyrë të turpshme nga Absalomi. Davidi bëri që ato të qëndronin në një shtëpi të mbikëqyrur për tërë jetën, si në një gjendje vejërie. 20:4-7 Ndërkohë Joabi ishte hequr nga detyra dhe Amasa, komandanti rebel i Absalomit, ishte në krye të ushtrisë së Davidit. Mbreti e urdhëroi të mblidhte ushtarët e Judës brenda tri ditëve për të ndjekur dhe kapur udhëheqësin rebel, Shebën. Për disa arsye të pashpjegueshme, Amasa nuk e kreu detyrën brenda kohës së dhënë, kështu Davidi urdhëroi Abishain të merrte drejtimin dhe të udhëhiqte njerëzit e zgjedhur për të parandaluar që Sheba të mos vendosej në qytetet e fortifikuara. Joabi ishte midis atyre që shkuan me Abishain. 20:8-10a Ndërsa mbërritën pranënjë guri të madh që shënonte Gabaonin, Amasa doli për t’i takuar. Joabi i veshur me një uniformë ushtarake, doli para për të takuar Amasën dhe ndërsa veproi kështu, shpata e tij ra në tokë. U duk sikur nuk e bëri me qëllim. Më pas e mori shpatën e tij dhe u drejtua nga kushëriri i tij pa qenë i dyshuar. Me një veprim të madh miqësie Joabi e kapi nga mjekra Amasën gjoja për ta puthur, dhe e vrau me një goditje të shpatës. 20:10b-13 Kur Joabi dhe… Abishai filluan të ndiqnin Shebën, ndjekësit e tyre u shpërqendruan duke parë Amasën që përpëlitej në gjak, në mes të rrugës. Sapo u hoq tutje trupi i tij, njerëzit e Joabit filluan ta ndiqnin. 20:14-22 Kërkimi i Shebës i çoi larg në veri, afër qytetit të Abelit të Beth-Maakahut. Ky gjendej në veri të ujërave të Meromit. Ky ishte një qytet i famshëm për njerëzit e tij tëurtë. Ndërsa Joabi filloi të rrethojë qytetin,një grua e urtë e thirri dhe e pyeti se pse po kërkonte ta shkatërronte një qytet të Izraelit (pra, një qytet të rëndësishëm) që gjithmonë ka qenë i njohur për diturinë e tij. Kur Joabi shpjegoi se ai po ndiqte thjesht një udhëheqës rebel, Shebën, që ishte fshehur brenda, ajo pranoi ta vriste dhe kokën e tij do ta hidhte nga muri si provë që ai kishte vdekur. Sapo u bë një gjë e tillë, Joabi urdhëroi t’i bien borisë dhe u kthye në Jerusalem, me misionin e tij të përfunduar. Kryengritja e Shebës mbase nuk zgjati më tepër se një javë. 20:23-25 Davidi e kishte hequr nga detyra Joabin, duke caktuar më parë Amasën (19:13) dhe më pas Abishain (20:6) në vend të tij. Por Joabi e rifitoi pozitën e tij si kryekomandant. Lista e oficerëve të rëndësishëm të mbretit në vargjet 23-25 është e njëjtë për nga madhësia me atë te 8:15-18. Joabi udhëhoqi ushtrinë;Benajahu ishte truproja e Davidit; Jozafati… ushtronte funksionin e kancelierit; Sheva (i njëjti me Serajahun) ishte sekretar ose skrib;Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj (Tsadoku dhe Ahimeleku ishin priftërinjtë në listën e parë). Ndryshimi i vetëm ishte seAdorami merrej me haraçet dhe Ira i Jairit ishte prifti i Davidit (apo kryeministri), ndërsa bijtë e Davidit janë përmendur në kapitullin 8.[previous][next]
[[18]] (14:14) Hoste dhe Rodges, Bible Problems, f. 215.[[18]]
[[19]] (15:7-12) Meqë e tërë mbretëria e Davidit zgjati dyzet vjet leximi tradicional këtu (dyzet)
është pa dyshim një gabim i kopjuesit. Numrat ishin shumë të vështirë për t’u kopjuar në mënyrë të
përsosur në dorëshkrimet e lashta hebraike.[[19]]