Amosi

Ndryshe nga profetët e tjerë Amosi nuk ishte një njeri jeta e të cilit ishte e përkushtuar që të dëgjonte dhe të fliste Fjalën e Zotit. Ai nuk ishte fryt i “shkollave të profetëve”, as një “shikues” profesionit. Ai e la tufën e tij të dhenve për një periudhë të kufizuar, nën drejtimin e Perëndisë, për të paraqitur një mesazh të veçantë në Bethel. Pasi e mbaroi këtë, mendohet të jetë kthyer te zanati i tij i vjetër, si bari, në Tekoa.Herbert F. Stevenson

I. Vendi unik në Kanun

Libri i Amosit është shkruar në një ndër stilet më të zgjedhura të hebraishtes së DhV. Amosi ishte një bari delesh dhe kujdestar i panjës. Mbase ai ilustron paraqitjen e njerëzve të urdhëruar nga Perëndia gjatë historisë, që flasin në mënyrë shumë të frytshme dhe të mrekullueshme për Zotin pa sfondin e “shkollës tradicionale të profetëve” apo edukimin formal të kërkuar shumë në kohën e sotme.

II. Autorësia

Amosi, emri i të cilit do të thotë barrë, nuk jep asnjë prejardhje familjare. Nga kjo mund të hamendësojmë se nuk ishte nga një familje fisnike apo e shquar, ashtu si Isaia apo Sofonia. Është bërë e zakontë për predikuesit që ta përshkruajnë sfondin e “vendit” të Amosit shumë të fortë. Fjala e përdorur për të përshkruar mënyrën e tij të jetesës nuk është fjala e zakontë hebraike “bari”, por kjo fjalë përdoret gjetiu vetëm për mbretin Mesha, që kishte pasur një veprimtari tregtare të suksesshme të rritjes së dhenve (2 i Mbreterve 3:4){{1}}. Edhe pse i përkiste mbretërisë së Judës, ai u ngarkua të shkonte në veri në Samari dhe të profetizonte kundër mbretërisë së Izraelit. Amosi ishte një profet i prerë i drejtësisë dhe paanshmërisë së pakompromentueshme.

III. Data

Amosi shërbeu gjatë mbretërimeve të Uziahut në Judë (790-739 para K.) dhe Jeroboamit II në Izrael (793-753 para K.), një epokë begatie, luksi dhe shkujdesjeje morale, sidomos në Mbretërinë Veriore. Amosi thotë se kjo ndodhi “dy vjet para tërmetit”. Kjo nuk e tregon domosdoshmërisht me saktësi datën, por arkeologjia ka prova të nxjerra në dritë rreth vitit 760 para K., që përkojnë me datat e mbretërve që përmend Amosi.

IV. Sfondi dhe tema

Asiria nën Adad-nirarin III kishte mundur konfederatën sire, duke lejuar kështu Joasin dhe Jeroboamin II që të bënin të tyren vende të reja. Izraeli siguroi fitime të mëdha, ndërsa Samaria u bë një vend tregtie për karvanët. Pallatet prej fildishi dhe tregtarët u bënë të paduruar me kufizimet e së shtunës. Të pasurit ishin shtypës dhe të korruptuar; gjyqet ishin të padrejta; shërbesat fetare ishin ose të shtira, ose kishin lidhje me idhujtarinë. Yshtja dhe imoraliteti ishin shumë të përhapura. Amosi pa se kushtet e tmerrshme nuk mund të zgjasnin dhe se retë e gjykimit po afroheshin. Detyra e tij e pazakontë ishte të shkonte në veri të Samarisë, të padiste mbretërinë rivale të Izraelit dhe të paralajmëronte gjykimin. Izraeli ishte një shportë frutash verore, gjykimi i të cilave ishte rrugës.

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. GJYKIMET KËRCËNUESE MBI TETË KOMBET (kapitujt 1, 2)
A. Hyrje (1:1, 2)
B. Damasku (1:3-5)
C. Gaza (1:6-8)
D. Tiro (1:9, 10)
E. Edomi (1:11, 12)
F. Amoni (1:13-15)
G. Moabi (2:1-3)
H. Juda (2:4, 5)
I. Izraeli (2:6-16)
II. FAJI DHE NDËSHKIMI I IZRAELIT (kapitujt 3-6)
A. Thirrjet e para për të dëgjuar (kapitulli 3)
B. Thirrjet e dyta për të dëgjuar (kapitulli 4)
C. Thirrjet e treta për të dëgjuar (5:1-17)
D. Mjerimi i parë (5:18-27)
E. Mjerimi i dytë (kapitulli 6)
III. SIMBOLET E GJYKIMIT KANOSËS (7:1-9:10)
A. Plaga e karkalecave (7:1-3)
B. Zjarri përpirës (7:4-6)
C. Vija e plumbçes (7:7-9)
D. Parantezë: mospranimi i Amosit për t’u trembur (7:10-17)
E. Shporta e frutave të verës (kapitulli 8)
F. Goditja e shpatës (9:1-10)
IV. PËRTËRITJA E ARDHSHME E IZRAELIT (9:11-15)

[[1]] (Hyrje) Fjala bari është roeh; fjala për kullotës delesh është noged.[[1]]
[previous][next]