Profecitë rreth shkatërrimit të Jeruzalemit dhe robërisë Babilonase (Jeremia 24-29)

A. Shenja e fiqve (kapitulli 24)

24:1-7Zoti itregoi Jeremiasdy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit.Një nga koshat kishtefiq shumë të mirë dhekoshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij. Fiqtë e mirë simbolizonin të mërguarit nëBabiloni, të cilët do të ktheheshin në vend, sepse ata do tëktheheshin te Perëndiame gjithë zemër. 24:8-10Fiqtë e këqij simbolizoninSedekian, mbretin e Judës, princat e tij dhe popullin që kishte mbetur në vend pas shpërnguljes në mbretërinë e Jekoniahut. Të mërguarit do tëkthehenvend, por të tjerët do të shpërndahen dhe do të vriten nga shpata, zia dhe murtaja.

B. Parashikimi i robërisë shtatëdhjetëvjeçare në Babiloni (25:1-11)

Jeremia kishte paralajmëruartërë popullin e Judës për njëzet e tre vjet; njerëz të tjerë të Perëndisë nuk kishin reshtur së bëri thirrje atyre për pendesë. Ngaqë nuk dëgjonin, ata do të robëroheshin ngashërbëtori i Perëndisë,Nebukadnetsari dhe do të mbeteshin në mërgim përshtatëdhjetë vjet. Arsyeja pse robëria zgjati shtatëdhjetë vjet dhe pse Perëndia ua tha judenjve më përpara se sa do të zgjaste tregohet tek 2 Kronikave 36:20,21: Përveç kësaj Nebukadnetsari internoi në Babiloni ata që i kishin shpëtuar shpatës; këta u bënë shërbëtorë të tij dhe të bijve të tij deri në ardhjen e mbretërisë së Persisë, që kështu të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, derisa vendi të kremtonte të shtunat e tij [shabatet]. Në fakt ai e kremtoi të shtunën [shabatin] për gjithë kohën e shkretimit të tij, derisa u mbushën të shtatëdhjetë vjetët. Levitiku 25:3-5 mëson se vendi duhet të lihej djerrë çdo vit të shtatë. Populli nuk i ishte bindur këtij ligji.

C. Gjykimi i sunduesve babilonas (25:12-38)

25:12-29 Shpresa e një kthimi të shpejtë ishte një gënjeshtër. Passhtatëdhjetë vjetëve Perëndia do ta drejtonte zemërimin e Tij kundërkaldeasve (babilonasve). Nën simbolin e njëkupe vere Jeremias i thuhet të shpallëzemërimin e Perëndisë mbiJudën dhe mbikombet e tjera që do të shtypen nga Nebukadnetsari dhe së fundi mbi vetë Nebukadnetsarin (mbreti i Sheshakut). Me anë të shpalljes së tij profetike Jeremia duhet t’u thoshte këtyre kombeve se ataduhejtë pinin kupën e zemërimit të Perëndisë. Nëse Perëndia ndëshkon Jerusalemin në fillim, kombet nuk duhet të presin të shpëtojnë. 25:30-38 Këto vargje shumëfishojnë tmerret e kupës sëzemërimit të zjarrtë të Perëndisë, duke përdorur fjalë të tilla përshkruese dhe poetike, sirënkimi,britma dhezhurma për ta përshkruar.Drejtuesit e kopesë së judenjve do të qajnë, sepseZoti është duke shkatërruar kullotën e tyre.

D. Paralajmërimi i Jeremias drejtuar popullit (kapitulli 26)

26:1-11 Jeremias i thuhet tëparaqitet në oborrin e tempullit për të paralajmëruar popullin se nëse ata nuk pendohen, Zoti do ta braktisë tempullin ashtu siç bëri meShilohun (vini re sepremtimet me kushte të Perëndisë janë të prirura të shfuqizohen nga ana e Perëndisë nëse njeriu nuk i plotëson ato [v. 3]. Perëndia nuk mundtë pendohet përpremtimet e tij pa kushte). Priftërinjtë, profetët e rremë dhe populli u zemëruan dhe kërcënuan profetin. 26:12-19 Pa pasur frikë, Jeremia e përsërit mesazhin e tij.Atëherë princat dhe tërë populli e mbrojnë atë dhe pleqtë i kujtojnë turmës se Mikea kishte profetizuar me guxim në ditët e mbretit të mirë dhe nuk ishte vrarë. 26:20-24 Këto vargje mund të jenë një argument i paraqitur nga kundërshtarët, apo ato mund të jenë thjeshtë një kujtesë e faktit seJehojakimi urdhëroi ekzekutimin e një profeti që quhejUria, i cili profetizoi të njëjtat gjëra si Jeremia. Megjithatë,Ahikami, biri i Shafanit, arriti ta çlironteJeremian nga vdekja.

E. Shenja e zgjedhës (kapitulli 27)

27:1-11 Kjo profeci është e periudhës sëJehojakimit (v. 1), por pjesa tjetër e kapitullit ka të bëjë me kohën e mbretërisë së Sedekias. Disa e shpjegojnë këtë si një gabim gjatë përpilimit. Ambasadorët e pesë mbretërve paganë kishin shkuar në Jerusalem, mbase për të formuar një aleancë kundër Babilonisë. Atyre u thuhet me anë të një mësimi të tërthortë tëlidhjes dhezgjedhës sezgjedha e Babilonisë do të bjerë mbi ta derisa Babilonia të pushtohet nga Medo-Persia dhe se nëse ata nuk do t’i nënshtrohen zgjedhës, do të shkatërrohen, kjo pavarësisht nga ajo që po thoshin parashikuesit në këto kombe. 27:12-22 Shënimi i Rairisë (Ryrie) për një zakon të lashtë që ka të bëjë me tempullin çifut qartëson këtë pjesë: Një pushtues çonte zakonisht idhujt e një populli të pushtuar në tempullin e perëndisë së vet. Meqë judaizmi ishte një fe pa shëmbëlltyra, në vend të tyre merreshin enët e Tempullit [30]. Jeremia e përgjëron Sedekian t’u nënshtrohet babilonasve dhe të mos u besojë profetëve që gënjejnë, të cilët parathonë seorenditë e shtëpisë së Zotit do të kthehen shpejt nga Babilonia. Jeremia sugjeron që profetët të vërtetojnë autoritetin e tyre duke i kërkuar Perëndisë të parandalojë qëorenditë që kanë mbetur në Jerusalem të çohennë Babiloni. Por është e kotë. Këto orendido të çohen në Babiloni dhe do të mbeten atje deri në fund të robërisë, shtatëdhjetë vjet më vonë.

F. Profecia e rreme e Hananiahut dhe vdekja e tij (kapitulli 28)

28:1-9Hananiahu, bir i Azurit, profeti bën një parashikim të rremë se robëria babilonase do të përfundojë brendady vjetësh. Jeremia përgjigjet se dëshiron që kjo të ishte e vërtetë, por nënkupton që kjo profeci nuk do të realizohet. Profetët e vërtetë parashikuan në mënyrë të pandryshuarmurtajën; profetët e rremë parashikuanpaqen. 28:10-17 Hananiahu ecopëtoizgjedhën prej druri që kishte qenë nëqafën e Jeremias dhe bëri një profeci gënjeshtare.Jeremiaiku larg (v. 11). Kelli e lavdëron profetin për vetëpërmbajtjen e tij: Shërbëtori i Zotit nuk do të luftojë. I njëjti njeri, Jeremia, që kishte qenë si një mur i bronztë, që u kishte bërë ballë mbretërve, profetëve dhe priftërinjve ballë për ballë, tashmë nuk pranon të përballet me profetin Hananiah. Arsyeja për sjelljen e tij është e qartë. Jeremia protestoi dhe paralajmëroi ndërsa mund të kishte shpresë për pendesë, apo kur hiri dashamirës e kërkonte një gjë të tillë, por nuk kishte ndërgjegjësim nga ata; atje ku kishte një pretendim të rremë të emrit të Zotit, ai thjesht largohet i qetë. Ai e lë Perëndinë të gjykojë mes profetit e profetit. Nëse Jeremia e kishte mirë, Hananiahu e kishte gabim [31]. Megjithatë, Perëndia do të vërëzgjedha prej hekuri mbikombet për t’ishërbyer Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.Hananiahu paditet si njëprofet gënjeshtar dhe i thuhet se do tëvdesë po atëvit; ai vdiq dy muaj më vonë (krahasoni v. 1,në muajin e pestë dhe v. 17,në muajin e shtatë).

G. Mesazhi i Jeremias drejtuar robërve judenj në Babiloni (kapitulli 29)

29:1-9 Kjo ështëletra që profeti Jeremia u dërgoi robërve nëBabiloni duke i këshilluar ata që të përgatiteshin për një qëndrim të gjatë, duke i paralajmëruar që të mos dëgjoninprofetët e rremë dheshortarët. 29:10-14Zoti premton se robëria nëBabilon do të përfundojë brendashtatëdhjetë vjetësh dhe se populli do të kthehet në vend. Vargu 13 është një nxitje për të gjithë ata që kanë kërkuar Zotin, ndonjëherë pa një sukses të dukshëm: Fjala e Perëndisë ndaj popullit të Tij në kohën e Jeremias është ende fjala e Tij e sigurt për njerëzit që kanë mëkatuar dhe kanë humbur lidhjen me Pafundësinë. Asnjë veprim i sipërfaqshëm interesi nuk mund ta sigurojë thesarin e madh që është më i vlefshëm se tërë ari. Ai është gjithmonë i gatshëm. Dëshira e Tij e madhe është që tërë njerëzit të shikojnë drejt Tij dhe të jetojnë. Krahët e Tij janë gjithnjë të hapura si një ftesë e dashur për çdokënd që don të kthehet tek Ai. Megjithatë është e vërtetë se një kërkim i zellshëm është i domosdoshëm. Dikush që bëhet i vetëdijshëm për nevojën e vet, kupton dhuratën e kënaqshme të Perëndisë dhe vendos ta gjejë Atë, mund të jetë i sigurt për fitoren nëse e kërkon me gjithë zemrën e vet. Pastrimi, paqja, gëzimi, fitorja do të jenë të tijat në duart e Perëndisë së dashur që gëzohet në bujtjen në shtëpi të bijve të Tij [32]. 29:15-32 Në kundërshtim me atë që thoshinprofetët e rremënë Babiloni, mbreti dhe populli që kishte ngelur në Jerusalem duhet të vuanin ngashpata,uria dhe murtaja, sepse nuk pranuan të dëgjoninfjalët e Perëndisë. Rrënimi shpallet nga dy profetët gënjeshtarë,Ashabi, biri i Kolajahut, Sedekia, biri i Maasejahut dhe një tjetër që quhejShemajahu, Nehelamiti, që i shkruanletra priftit në Jerusalem duke e qortuar për moskryerje të detyrën së tij për ta futurJeremian në pranga.Prifti Sofonia e lexoi këtë letër në prani të profetit Jeremia. Ky i fundit profetizoi atëherë sefamilja e Shemajahut do të shfarosej dhe se ai nuk do të jetonte për tëparë fundin e robërisë.