Faji dhe ndëshkimi i Izraelit (Amosi 3-6)

A. Thirrjet e para për të dëgjuar (kapitulli 3)

3:1,2 Përsëri Zoti kërcënon me gjykimin ndaj bijve të Izraelit. Ngaqë kishin një marrëdhënie aq të ngushtë me Jehovahun, mëkati i tyre ishte aq shumë serioz dhe ndëshkimi i tyre do të ishte po aq i ashpër. Prandaj Ai do t’i ndëshkojë për të gjitha paudhësitë e tyre. 3:3-8 Gjykimi nuk do të bjerë pa arsye: çdo pasojë e ka një shkak. Amosi bën shtatë pyetje shkak-pasojë, duke përfunduar me një fatkeqësi në qytet shkaktuar nga Zoti. Nuk duhet të jetë si një surprizë, sepse Perëndia e kishte zbuluar më përpara me anë të profetëve të Tij. 3:9-12 Ashdodi (Filistia) dhe Egjipti ftohen të dëshmojnë për shtypjen, padrejtësinë, dhunën dhe grabitjenSamari. Këto mëkate do t’i sjellin pushtuesit asirë në vendin e Izraelit. Vetëm një tepricë e vogël, e paraqitur grafikisht si pjesët e mbetura të një deleje të shqyer, do të mbijetojë. 3:13-15 AltarëtBethel, atje ku u adhurua viçi i artë, do të shkatërrohen plotësisht. Vetë viçi do të çohej në Asiri (Os. 10:5, 6). Shtëpitë e mëdha të begatisë do të zhduken.

B. Thirrjet e dyta për të dëgjuar (kapitulli 4)

4:1-3 Gratë e pasura të Samarisë krahasohen me lopët e Bashanit, të ushqyera mirë dhe të pazaptueshme. Ato ishin fajtore për shtypjen e të varfrit dhe të jetuarit në luks. Për këtë ato do të çoheshin në robërinë asire, duke e lënë vendin në pështjellim dhe panik. Në daljen e tyre ato dhe pasardhja e tyre paraqiten si të tërhequra me grepa peshkimi dhe do të ngelin nëpër të çara. Në vend që ta transkriptojmë Harmonin si një emër vendi (versionet RS, NASB, NKJ), disa versione, përfshirë KJ, e përkthejnë atë “pallat”. Darbi shënon: Disa përkthejnë “në male”; të tjerë “në kështjellat (e armikut)” ose “në pallat” [versioni KJ], si te 1:4: domethënia nuk është e sigurt. 4:4-13 Perëndia i fton ata me ironi të vazhdojnë adhurimin e tyre idhujtar, duke i sjellë flijimet e tyre në Bethel; nuk kishte asgjë për Të atje. Ata kishin vuajtur mungesën e bukës (v. 6), thatësirën (v. 7,8), blozën, ndryshkun, një plagë karkalecash (v. 9), murtajën, luftën, vrasjet (v. 10) dhe katastrofat (v. 11). Meqë asgjë nga këto gjëra nuk e kishin shtyrë të pendohej, Izraeli duhej të përgatitej të takojë Vetë Perëndinë, Zotin, Perëndinë e ushtrive. Vargu 12 nuk është një thirrje ungjilli, por një mesazh gjykimi [4].

C. Thirrjet e treta për të dëgjuar (5:1-17)

5:1-7 Profeti qahet për rënien e Izraelit; vetëm një ushtar në dhjetë mijë do të kursehet. Megjithatë, populli nuk duhet të kërkojë qytetet ku ishin altarët e idhujve (Betheli, Beer-Sheba dhe Gilgali); ata duhej kërkonin Zotin dhe do të rronin 5:8-13 Përndryshe Zoti që ka bërë yjësitë Plejada dhe Orionin dhe që drejton gjithësinë do të derdhë zemërimin e Tij mbi ata për shkak të mungesës së ndershmërisë dhe të drejtësisë. Mëkatarët e Izraelit e urrenin një njeri të drejtë që i qortonte dhe kishin neveri për një njeri të ndershëm. Ngaqë ishin bërë të pasur në mënyrë të pandershme, atyre nuk do t’u lejohej të gëzonin pasurinë e tyre. 5:14-17 Këtu paraqitet një thirrje për drejtësi dhe ndershmëri shoqërore: “Kërkoni të mirën dhe jo të keqen…, vendosni mirë drejtësinë“. Megjithatë, është e qartë, nga ndryshimi i menjëhershëm “Në të gjitha sheshet do të ketë vajtime“,që njerëzit nuk do të dëgjojnë dhe janë caktuar kështu për ndëshkim.

D. Mjerimi i parë (5:18-27)

5:18-20 Njerëzit nuk duhet të dëshironin ditën e Zotit; ajo do të jetë një ditë terri dhe fatkeqësie, me të këqija njëra pas tjetrës. 5:21-27 Izraeli i çonte oferta dhe holokauste Zotit në festat e tyre, por jetët e tyre ishin të prishura, kështu që holokaustet e tyre nuk pranoheshin nga Perëndia. Ai më tepër pëlqente drejtësinë sesa ritet. Edhe në shkretëtirë, kur rrëfenin se adhuronin Jehovahun, ata praktikonin idhujtarinë me Molekun dhe idhujt e tjerë, si Sikuthi dhe Kiuni.

E. Mjerimi i dytë (kapitulli 6)

6:1-8 Luksi, shkujdesja, vetëkënaqësia dhe siguria e tyre do të prishej nga dhuna. “Mjerimi” shpallet për ata që rrinë shtrirë mbi shtretër prej fildishi, që shtrihen mbi divanet e tyre, duke ngrënë çfarëdolloj gjëje, duke kënduar me tingullin e harpës, pinë verë me tepri në kupa të gjera dhe lyhen me aromat dhe parfumet më të shtrenjta, shtrihen mbi divanet në banketet. Reagimi i Perëndisë ndaj qëndrimit të tyre shkujdesjes dhe të vetëkënaqur është: “Unë nuk e shoh dot me sy madhështinë e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij”. Samaria do të lihej në duart e asirëve. 6:9,10 Këto vargje tragjike janë përshkruar më së miri nga Peixh Kelli (Page H. Kelly): Në murtajën që do të pushtojë tërë vendin do të ketë aq shumë viktima, saqë praktikat e varrosjes normale do të lihen mënjanë dhe të mbijetuarit do të bëjnë procedurën e pazakontë e djegies së kufomave. Kur i afërmi i një të vdekuri do të futet në shtëpinë e tij për të nxjerrë trupin e tij për ta djegur, ai do të zbulojë se ka një të mbijetuar të vetmuar, të fshehur në ndonjë cep të shtëpisë. Kur i afërmi do t’i thërrasë, ai do t’i përgjigjet me një pasthirrmë në hebraisht të përkthyer: “Qetësi!” dhe do të shtojë: “Nuk duhet të përmendim emrin e Zotit”. Këta njerëz kanë përdhosur emrin e Perëndisë në të shkuarën, por tashmë nuk guxojnë ta zënë me gojë për të mos pësuar ndonjë ortek të freskët të zemërimit të Tij. Është kuptimplotë se edhe sot një jude ortodoks nuk e shpall emrin e besëlidhjes së Perëndisë së Izraelit [5]. 6:11-14 Sjellja e tyre ishte e marrë dhe e kotë dhe krahasohet me qetë që plugojnë mbi shkëmbinjtë. Ata kishin prishur drejtësinë dhe kishin përqeshur të drejtën. Ata mburreshin me forcën e tyre ushtarake, edhe pse Lo-debari dhe Karnaimi ishin fitore të papërfillshme. Asirët do të shtypnin vendin nga hyrja veriore e Hamathit deri te kufiri jugor i përroit të Arabahut.
[previous][next]