Besnikëria e qëndrueshme e Danielit dhe e shokëve të tij (Danieli 1)
1:1-7 Skena është oborri i Nebukadnetsarit në Babiloni pas sulmit të tij mbi Jerusalemnë vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit. Nebukadnetsari urdhëroi disa të rinj judenj të përgatiteshin t’i shërbenin atij si njerëz me urti dhe njohuri. Midis tyre ishin Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria. Emrat e tyre kaldeas u bënë Beltshatsar, Shadrak, Meshak dhe Abed-nego. Si pjesë e përgatitjes së tyre ata duhet të hanin nga ushqimet e shijshme… të mbretit dhe të pinin verën e tij. Këto ushqime mbase përfshinin mish që ishte i papastër, sipas ligjit të DhV, ose mbase ishte lidhur me adhurimin e idhujve.
Ka një mospërputhje në pamje të parë midis vargut 1 dhe Jeremias 25:1. Këtu për Nebukadnetsarin thuhet se e ka rrethuar Jerusalemin… në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit. Pjesa te Jeremia thotë se viti i katërt i Jehojakimit ishte viti i parë i Nebukadnetsarit. Kjo mund të shpjegohet me anë të ndryshimit midis llogaritjes judaike dhe babilonase.
1:8-12Danieli nuk pranoi fisnikërisht të hante me ta. Ai kërkoi që ai dhe miqtë e tij të mund të hanin perime dhe të kishin ujë për të pirë. Atëherë Ashpenazi, kreu i eunukëve (duke mos kuptuar as zakonet judaike, as Perëndinë e tyre), u tmerrua nga kjo ide, duke thënë se koka e tij do të vihej në rrezik nëse plani nuk funksiononte! Mbi të gjitha, ai ishte përgjegjës për ta.
1:13-21 Megjithatë kërkesa e Danielit u plotësua. Në fund të periudhës së provës prej dhjetë ditësh, ata dolën përpara… mbretit dhe u pa se ishin dhjetë herë më lart se tërë njerëzit e zgjuar të Babilonisë. Për këtë ata u pranuan nga mbreti. Perëndia u dha atyre në mënyrë të hirshme njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë;dhe Danielit i dha njohuri për çdo lloj vegimi dhe ëndrre.