Fjalët e Urta të Salomonit të përpiluara nga njerëzit e Ezekias (Fjalët e Urta 25:1-29:27)

25:1 Fjalët e urta që ndodhen në kapitujt 25-29 u krijuan nga Salomoni, por u transkriptuan vite më vonë nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës. Ishin 140 fjalë të urta, që i përgjigjen vlerës numerike të shkronjave në formën hebraike të emrit të Ezekias. 25:2Është lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë. Mendo për tërë sekretet e fshehura në krijimin e Tij natyror, në Fjalën e Tij të shkruar dhe në marrëveshjet e Tij siguruese! “Ai nuk do të ishte Perëndi” – ka thënë Tomas Kartrajti (Thomas Cartwright)– “nëse këshillat dhe veprat e Tij nuk do ta kalonin zgjuarsinë njerëzore”. Por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë. Në këtë kontekst kjo mbase do të thotë se një mbret i zgjuar do të jetë gjithnjë i informuar për zhvillimet e rëndësishme që kanë të bëjnë me mbretërinë e tij dhe do të bëjë hetime të plota për të dhënë gjykime të vërteta dhe për të dhënë dekrete të shëndosha. Zbatimi për ne është që duhet të jemi të zellshëm për të kërkuar thesaret frymërore që fshihen në Bibël. 25:3Qiejt për lartësinë e tyre duken se janë të pakufishëm dhe toka për thellësinë e saj duket se është e panjohshme. Në të njëjtën mënyrë ka diçka të pashqyrtueshme në zemrën e mbretërve të fisshëm; askush nuk e di me saktësi se çfarë mendojnë. 25:4,5 Kur argjendi shkrihet në një furrnaltë, zgjyra apo papastërtia dalin në sipërfaqe si zhul. Kur hiqet ky zhul, argjendari ka metalin e shkrirë që është i gatshëm për ta bërë enë. Zgjyra këtu simbolizon këshilltarët e pabesë në oborrin e mbretit. Kur ata përzihen, mbretëria bëhet e qëndrueshme në bazë të drejtësisë. Gjëja e parë që do të bëjë Krishti kur të kthehet për të mbretëruar do të jetë pastrimi i mbretërisë së Tij nga rebelimi, paudhësia dhe çdo gjë tjetër që është shkelje. 25:6,7 Është një gjë e mençur të mos e shtysh veten përpara oborrin mbretëror, apo të kërkosh një vend midis personaliteteve. Më mirë të të ftojnë në një vend nderi, sesa të shfrytëzosh rastin dhe pastaj të përulesh hapur në prani të mbretit. Kjo këshillë na kujton Jeremian 45:5: “Dhe ti kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko”. Gjithashtu fjalët e Zotit Jezus te Luka 14:8-10. Fjalia e fundit atë që sytë e tu kanë parë” duhet t’i përkasë mundësisht vargut që vijon, ashtu si te RSV: “Atë që sytë e tu e kanë parë mos e bëj padi me tepër nxitim . . . ཁ. 25:8-10 Bibla dënon frymën grindavece, që do të thotë dëshirën për të bërë padi për të zgjidhur çdo ankesë. Një njeri mund të tregojë çdo gjë që ka parë dhe në të njëjtën kohë, kur i afërmi i tij të dëshmojë, të jetë bërë me turp. Është më mirë ta zgjidhësh ankesën fshehurazi (shikoni Mt. 18:15) dhe të mos flasësh me të tjerët, ashtu siç këshillon një autor anonim: Një mosmarrëveshje e vogël lind midis miqve dhe nuk ke guximin të shkosh dhe të flasësh për të vetëm me mikun, por ua thua të tjerëve. Parimi i parashtruar në Fjalën e Perëndisë harrohet dhe lind keqkuptimi. Të flasësh rreth një gjëje të këtij lloji nuk bën mirë dhe në fund zgjeron të çarën. Nëse do ta marrim një pjesë të tillë si udhëheqjen tonë dhe ta rregullojmë sjelljen tonë me anë të saj, ne do të lëmë mënjanë shumë “padi” fyerjesh dhe do ta ruajmë veten nga shumë shqetësime të mendjes. Vargu 10 parashikon qortimin nga tjetri që ti nuk ke shkuar drejtpërdrejt te fyesi. Pastaj, si pasoja, del nami yt si një thashethem – apo më keq! 25:11Një fjalë e përshtatshme është si molla të arta mbi një enë argjendi. Fjala e duhur është aq e bukur dhe e përshtatshme nga ana morale, sa ndërthurja e metaleve të çmuara dhe tërheqëse. 25:12 Ashtu si një vath i artë dhe një zbukurim prej ari të kulluar e shtojnë bukurinë fizike, ashtu edhe një i urtë që qorton i shton bukuri morale njeriut që ka dëshirë të mësojë. 25:13 Zakonisht bora shkakton shkatërrim gjatë kohës së korrjes. Kuptimi këtu është që bora përzihet me ujë dhe i jepet punëtorit duke e freskuar. Në të njëjtën mënyrë, një lajmëtar e freskon shpirtin e zotit të tij. 25:14 Kush premton një dhuratë, por nuk e jep, është si retë dhe era pa shi. Megjithëse ky varg nuk flet për dhuntitë frymërore, ka një zbatim të vlefshëm. Një njeri mund të mburret që është një predikues ose mësues i madh, por në fund, kur ai dështon, të gjithë njerëzit janë të zhgënjyer. 25:15 Një princi i mbushet mendja shumë më shpejt me durim dhe me mirësjellje sesa me provokime. Në të njëjtën mënyrë një gjuhë e ëmbël thyen kockat, pra, mund të kryejë më tepër se kafshimi nga dhëmbët e fuqishëm. 25:16Mjalti është i mirë kur merret me masë, por një gjë e mirë me tepricë është pështirosje. Ne duhet të hamë për të jetuar dhe jo të jetojmë për të ngrënë. Leri Kristensëni (Larry Christenson) ilustron: Kemi disa miq që kanë tetë fëmijë dhe ata i pëlqejnë shumë akulloret. Një ditë të nxehtë vere, një ndër më të vegjlit tha se dëshironte të mos hante gjë tjetër veç akullores! Të tjerët pranuan njëzëri dhe u habitën kur i ati u tha: “Në rregull. Nesër do të merrni akullore sa të doni – asgjë tjetër vetëm akullore!”. Fëmijët fluturuan nga gëzimi dhe mezi prisnin sa të vinte e nesërmja. Ata zbritën në tufë për të ngrënë mëngjes duke kërkuar me zë të lartë akullore me çokollatë, luleshtrydhe apo vanilje – duke i mbushur kupat deri në grykë! Në orën 10:00 paradite – përsëri akullore. Drekë – akullore, këtë herë racione më të vogla. Kur erdhi ora 5:00 pasdite, mamaja e tyre po hiqte ca simite nga soba dhe aroma e tyre mbushi tërë shtëpinë. “Oh, sa mirë!” – tha Tedi i vogël. “Simite të ngrohta! Ato që pëlqej më shumë!”. Ai u hodh për të kapur njërën prej tyre më të fryrën, por e ëma e ndaloi. “A nuk e mban mend? Sot është dita e akullores – asgjë tjetër veç akulloresཁ. ཁAh, po . . . ཁ. ཁA do ta mbush tasin?ཁ. ཁJo, faleminderit. Më jep vetëm një kaush të vogëlཁ. Me kalimin e kohës entuziazmi për dietën vetëm me akullore ra ndjeshëm. Ndërsa ata kishin para tasat e ftohtë me akullore, Maria – ideja e së cilës e kishte nisur këtë aventurë – hodhi sytë nga i ati dhe i tha: “A mund të biem dakord që ta shkëmbejmë këtë akullore për një kore bukë?” [37]. 25:17 Masa vlen jo vetëm për mjaltin, por edhe për vizitën. Është e rëndësishme të dimë se kur duhet të largohemi. Mund të rrish më tepër se duhet. “Sa më e mirë është miqësia e Perëndisë në krahasim me atë të njeriut!” – thotë Kartrajti (Cartwright). “Ne mirëpritemi më tepër nga Perëndia sa më tepër shkojmë tek Ai”. 25:18 Këtu kemi tri përshkrime të duhura për njeriun që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij: një topuz – godet dhe bën copa-copa, një shpatë – me tehet e saj të mprehta, një shigjetë e mprehtë – që shpon dhe plagos. 25:19 Nëse kafshon rëndë me një dhëmb të thyer, do të dëshiroje të mos e kishe. Nëse mban pesha me këmbën që është ndrydhur, do të rrëzohesh. Kjo është saktësisht ça do të thotë të vësh besimin në një njeri pa besë në kohë shqetësimesh – dhimbjeje dhe zhgënjimi. 25:20 T’i këndosh këngë një zemre të pikëlluar është provokuese, e mërzitshme dhe pritet keq. Është njësoj si t’i heqësh rrobat një njeriu në një ditë të ftohtë, apo të hedhësh uthull mbi sodën, duke shkaktuar përzierje të dhunshme. Keit Uestëni (Keith Weston) tregon për një shërbëtor të njohur që po bënte vizitën e tij në spital. “Ai pa një pacient të varur me të dyja këmbët të lidhura në makara, të dy krahët në allçi dhe serum në njërin prej tyre. Dhe ai foli me buzëqeshjen e tij ungjillore dhe duke nxjerrë Biblën e tij të madhe ungjillore: ‘Vëlla, a po gëzon?'”. “Uestëni tha: ‘Shërbëtori nuk më tha kurrë se çfarë tha pacienti, por nuk ishte shumë i sjellshëm'” [38]. 25:21,22 Pali e citon këtë varg te Romakëve 12:20. Ne mund të mposhtim të keqen me të mirën duke ia kthyer çdo fyerjeje apo mosmirënjohjeje me mirësi. Një fqinjë e zemëruar thirri një besimtare të re dhe i bëri një akuzë të egër kundër vajzës së saj pesëvjeçare për këputje lulesh, për thyerje të xhamit të dritares dhe fyerje të tjera. Kur fqinja pushoi, e krishtera e ftoi në shtëpi për të diskutuar për këtë çështje. Sapo hyri në shtëpi fqinja, tryeza ishte shtruar me kafe dhe biskota. “Oh, më fal që ju shqetësoj – paskeni miq”. “Jo” – iu përgjigj besimtarja – “Mendova se mund të flisnim për vajzën time duke pirë nga një kafe”. E krishtera falënderoi për ushqimin dhe kërkoi diturinë e Perëndisë. Kur ajo hapi sytë, mysafirja po qante. “Nuk është vajza jote, por imja” – shpërtheu fqinja. “Nuk e di pse t’u sula ty me fjalë. Unë nuk mund t’i përballoj fëmijët, burrin apo shtëpinë!”. Sapo fqinja bëri rrëfimin e saj, besimtarja e re filloi t’i fliste për Krishtin. Brenda gjashtë javësh fqinja dhe familja e saj u lindën sërish [39]. 25:23Era e veriut sjell shiun; po ashtu gjuha që shpif tinëz e bën paraqitjen të indinjuar. Paraqitja e zemëruar me siguri vjen nga viktima e thashethemit dhe ato vijnë gjithashtu nga çdo njeri tjetër që i dëgjon. Nëse njerëzit do ta qortonin shpifësin, ai për pak kohë do të ngelte pa punë. 25:24 Ky varg është gati identik me 21:9, përsëritur për të theksuar pakënaqësinë e të jetuarit me gruan grindavece. 25:25 Ungjilli është lajmi i mirë i Perëndisë nga një vend i largët – nga qielli. Ashtu si uji i freskët për një shpirt të etur, ungjilli është freskues dhe shues i etjes. 25:26 Kur njerëzit e mirë përulen përpara të pabesit, kur ata komprometohen, dorëzohen, apo dështojnë për t’u kapur pas të drejtës, janë si një burim që nxjerr baltë apo si një pus i ndotur. Ti shkon të shohësh pastërti dhe dëlirësi dhe zhgënjehesh. 25:27teprosh së ngrëni shumë mjaltë nuk është mirë. “Përtej masës së caktuar nga Perëndia vjen velitja” – shkruan Kidneri – “jo ekstaza”. Hebraishtja e rreshtit të dytë është e mjegullt. Mund të nënkuptojë, si në versionin e NKJV-së, të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi (por fjala “nuk” nuk është në origjinalin), ose “të kërkosh çështjet e rëndësishme është në vetvete e rëndësishme” (JND), ose përsëri “të kërkosh çështjet e rëndësishme është lavdi” (pjesa anësore e JND-së). Që të tria versionet japin një kuptim të mirë. 25:28 Një njeri që nuk ka mësuar kurrë të disiplinojë jetën e vet është si një qytet i pambrojtur, i hapur ndaj çdo lloj sulmi, i zbuluar nga çdo tundim. 26:1Bora nuk mund të mendohet të bjerë në verë dhe shiu për të korrat është po ashtu i dëmshëm. Gjithashtu është pa vend dhe e dëmshme të nderosh budallain. Është e papërshtatshme nga ana morale dhe kjo vetëm i nxit ata në marrëzinë e tyre. 26:2Harabeli dhe dallëndyshja fluturojnë dhe lëvizin si shigjetë në ajër, por kurrë nuk bien mbi ne. Në të njëjtën mënyrë, një mallkim i pamerituar nuk do të bjerë mbi një njeri, pavarësisht se çfarë thonë besëtytnitë. Balaami u përpoq të mallkonte Izraelin, por nuk mundi (Num. 23:8; LiP. 23:5). 26:3 Ashtu siç është e domosdoshme të përdoren kamxhiku për kalin dhe kapistra për gomarin, po kështu ndreqja e ashpër është gjuha e vetme që mund të kuptojë një i marrë. “Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen” (Psa. 32:9). 26:4,5 Këto dy vargje paraqesin një kontradiktë të dukshme. I pari thotë të mos i përgjigjesh budallait, i dyti thotë t’i përgjigjesh atij. Cili është shpjegimi? Pjesa e fundit e çdo vargu ka pikën e zgjidhjes. Mos iu përgjigj budallait në atë mënyrë që të bëhesh edhe ti i marrë gjatë rrugës. Mos e humb temperamentin, ose mos u sill ashpër, ose mos fol pa u këshilluar. Por përgjigjju budallait. Mos e lër atë që të të përfshijë në budallallëkun e tij. Qortoje dhe kritikoje, ashtu siç e meriton budallallëku i tij, në mënyrë që ai të mos mendojë se është i urtë. 26:6 Të dërgosh një mesazh me anë të një budallai do të thotë të veprosh kundër interesave të tua më të mira. Është njësoj si të presësh këmbët, apo si një helm që pihet. Budallai nuk do ta çojë mesazhin ashtu siç duhet. Ai vetëm do të të trishtojë. Të presësh këmbët do të thotë të jesh pa forcë. 26:7Këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme dhe të padobishme. E njëjta gjë ndodh me një fjalë urtë në gojën e budallenjve. Është e padobishme për ta, sepse ata nuk dinë se kur, ku apo si ta zbatojnë. 26:8 Nuk duhet të lidhësh një gur tek hobeja; do të lirohet lehtë. Është po aq absurde t’i japësh lavdi një budallai. Një domethënie e dytë e mundshme është se ashtu si një gur që lëshohet nga një goditje me hobe, po kështu budallai do të vërtetojë se është i pavlerë për çdo lavdi që hidhet mbi të. 26:9 Kur një i dehur merret me gjemba, ato janë të dhimbshme dhe të rrezikshme për veten e tij dhe për të tjerët. Po kështu një shëmbëlltyrë në gojën e budallenjve mund të keqzbatohet dhe të shtrembërohet. Ai mund ta përdorë atë për të përligjur marrëzinë e tij dhe të nxjerrë përfundime të rreme rreth të tjerëve. 26:10 Teksti hebraik i këtij vargu është shumë i mjegullt, ashtu siç shihet nga një larmi përkthimesh: “Një pronar punëson me ashpërsi çdo njeri: ai punëson budallain dhe kalimtarin” (JND). “Ashtu si një shigjetar që plagos çdo gjë është ai që punëson budallain apo pijanecin kalimtar” (RSV). “Ligji zgjidh zënkat në fund, megjithatë mbyll gojën e budallait dhe armiqësi nuk do të ketë” (Knox). “Një pronar kryen çdo gjë, por ai që punëson një budalla punëson një kalimtar” (Berkeley). “Ashtu si një shigjetar që plagos çdo gjë, po kështu është ai që punëson një budalla, apo që punëson ata që kalojnë rrugës” (NASB). “Një punëdhënës që punëson një budalla që kalon pranë po lëndon çdo njeri” (TEV). “Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve” (NKJV). Është e pamundur të thuash se cila domethënie është e saktë. 26:11Një qen nuk revoltohet aq shumë nga të vjellat e tij sesa budallai budallallëkun e tij; ata që të dy kthehen tek ajo që është e shpifur dhe e neveritshme. Ky varg përdoret tek 2 Pjetrit 2:22 për njerëzit që përjetuan reformimin moral, por që kurrë nuk kishin lindur sërish. Ata u kthyen në rrugët e tyre të vjetra. 26:12 Një njeri mendjemadh nuk e pranon ndreqjen, mësimin apo qortimin. Është e kotë të përpiqesh ta ndreqësh atë. Një budalla i marrë mund të ndihmohet ndonjëherë me një të rrahur, por njeriu mendjemadh nuk reagon ndaj këshillës. 26:13-16 Këtu kemi përsëri përtacin dhe luanin imagjinar që e ndal atë për të shkuar në punë. Ai lëviz si porta në menteshat e sajnë shtratin e tij. Tani ai rri përmbys, pastaj kthehet barkazi. Para e mbrapa ai rrotullohet me lëvizje të forta, por nuk ka ndërmend të çohet. Më vonë kur është në tryezë, ai fut dorën në pjatën e tij, por nuk mund të mbledhë aq energji sa ta çojë ushqimin te goja. Edhe diçka e këndshme si ushqimi është një përpjekje lodhëse për të. Ai pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend; pra, shtatë burra të zgjuar, të njëzëshëm në këmbënguljen e tyre që ai e ka gabim, nuk do të ndryshojë aspak mendjen e tij. 26:17 Kalimtari që nervozohet apo përzihet në një grindje që nuk i përket po kërkon vuajtje. Është njësoj si të kapësh nga veshët një qen; nuk guxon ta mbash dhe nuk guxon ta lëshosh. 26:18,19 Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri dhe me shigjeta vdekjeprurëse është njeriu që sillet me mashtrim me të afërmin e tij dhe pastaj, kur ka bërë dëmin, thotë: “E bëra për shaka!”. Është njësoj si ta përligjesh vrasjen si shaka. Kjo fjalë e urtë mund të zbatohet ndaj gjykimit dhe zotimit të papërgjegjshëm. 26:20,21 Ashtu si lënda djegëse ushqen zjarrin, po kështu thashethemi ushqen problemet. Nëse një thashethemexhi vazhdon të shtojë lëndimet, thashethemet dhe gënjeshtrat, grindja nuk do të shuhet. Disa vjet më parë në Gazetën Atlanta (Atlanta Journal) u botua materiali i mëposhtëm: Jam më tepër vdekjeprurës se predha zhurmuese e një obusi. Unë fitoj pa vrarë. Unë prish shtëpi, thyej zemra dhe shkatërroj jetë. Unë udhëtoj në krahët e erës. Asnjë i pafajshëm nuk është aq i fortë sa të më frikësojë, asnjë pastërti aq e pastër sa të më lëshojë zemrën. Nuk më intereson e vërteta, nuk kam respekt për drejtësinë, nuk kam mëshirë për të pambrojturit. Viktimat e mia janë aq të shumta sa edhe rëra e detit dhe zakonisht janë të pafajshëm. Unë kurrë nuk harroj dhe rrallë fal. Emri im është Thashethem! [40]. 26:22 Ky është një përsëritje e 18:8. Natyra e rënë njerëzore përpin thashethemet sikur të ishin ushqime shumë të shijshme. 26:23-26Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte. Lustra e argjendit shkëlqyes mbulon pavlefshmërinë dhe pisllëkun nën enët prej balte. Po kështu buzët e mbushura me dashuri të shtirur zakonisht mbulojnë një zemër me urrejtje. Dashuria e shtirur e Judës, tradhtarit, e ilustron këtë pikë. Urryesi i përhershëm përpiqet ta fshehë armiqësinë e tij me fjalë të hirshme, në të njëjtën kohë duke përgatitur mashtrimin. Edhe pse mund të flasë me hir, nuk mund t’i besosh atij. Ai fsheh shtatë gjëra të neveritshme në zemër, pra, ai është plot me ligësi dhe pisllëk. Edhe sikur urrejtja e tij të fshihej me tinëzi, paudhësia e tij do të shfaqet para të gjithëve. 26:27 Ligësia e njeriut i kthehet mbi vete, ashtu si ndodhi me Luizin e Fortë, një mjeshtër. Atij iu kërkua të bënte zinxhirë që do të mbanin të burgosurit më të pashpresë gjatë njërës prej luftërave franceze. Ai farkëtoi çelik shumë të mirë dhe bëri zinxhirë që ishin të pashoq për nga fortësia. Më vonë Luizi u kap si fajtor për mashtrim dhe u çua në burg. Atë e dëgjuan të rënkonte: “Këta janë zinxhirët që kam bërë vetë! Nëse do ta kisha ditur se po i farkëtoja për veten time, do t’i kisha bërë ndryshe!”. 26:28 Kjo fjalë e urtë ndëshkon shpifësin dhe lakmuesin. I pari urren viktimën e vet, i dyti sjell shkatërrimin mbi vete.

27:1 Askush nuk është i sigurt për të nesërmen. Prandaj, mos u mburr për gjithçka që do të bësh, ashtu siç bëri i pasuri (Lluk. 12:16-21). Shikoni gjithashtu Jak. 4:13-15. 27:2 Nuk është me vend dhe është pak elegante të lavdërosh veten. Një njeri i rafinuar me të vërtetë përpiqet ta ruajë veten në hije, ndërsa lavdëron të tjerët. “Ki kujdes nga autobiografitë” (shënimet anësore të Berkeley). 27:3 Veçoritë dalluese dhe nxitëse të një budallai janë më të vështira për t’u krahasuar me një barrë të rëndë fizike. Një njeri më mirë do të pëlqente të mbante gurë apo rërë, sesa të mërzitet në vazhdimësi nga budallai mendjemadh. 27:4Tërbimi dhe zemërimi janë mizorë dhe dërrmues, edhe pse zakonisht nuk zgjasin shumë. Por xhelozia vazhdimisht bren një njeri dhe është shumë e hidhur. Kjo mund të nënkuptojë, për shembull, kur martesa e dikujt prishet nga ndërhyrja e një të treti. 27:5 Një qortim i hapur i drejtpërdrejtë është i dobishëm për atë që e merr, por askush nuk përfiton nga një dashuri e fshehur, pra, një dashuri që nuk pranon të tregojë ndjenjat e dikujt apo që kurrë nuk pranohet se ekziston. 27:6 Shumë njerëz nuk duan të jenë të ndershëm me ju për sa u përket gabimeve tuaja; ata kanë frikë se ju do t’u ktheheni atyre. Është një mik i vërtetë që dëshiron të rrezikojë të humbasë dashamirësinë tuaj, që t’ju ndihmojë me anë të kritikës ndërtuese. Të rreme janë të puthurat e një armiku apo të bollshme (RSV). Juda i dha një shenjë bandës së njerëzve më përpara që t’i ndihmonte ata që të dallonin Jezusin nga dishepujt; shenja ishte një puthje. Simboli universal i dashurisë u desh të përdhosej në përdorimin e tij më të ulët. Ndërsa ai iu afrua Zotit, Juda tha: “Tungjatjeta, Mësues!” (Mt. 26:48,49). Fjala e parë te vargu 48 është një fjalë e thjeshtë për fjalën puthje. Por në vargun 49 përdoret një fjalë më e fortë, shprehje e përsëritur apo puthje me dashuri. 27:7 Një njeri që është i ngopur e humb vlerësimin e tij për ushqimin më të zgjedhur dhe më të ëmbël. Një njeri që ka uri është mirënjohës për kafshatën më të vogël. Kjo është e vërtetë për pasurinë materiale dhe privilegjet frymërore. 27:8Njeriu që endet larg shtëpisë së tij është ai që është i pakënaqur dhe që nuk gjen prehje. Ai ka dëshirën e madhe për të udhëtuar. Ai është si zogu që rri larg folesë së tij, duke mos e vrarë mendjen për përgjegjësitë dhe dështon për të ndërtuar diçka të fortë dhe thelbësore. 27:9 Kënaqësia e vajit dhe parfumit krahasohet me aromën e këshillës së dashur të një shoku. Ka diçka që të ngroh zemrën me të vërtetë në miqësinë me një shok. 27:10 Miqësia duhet të ushqehet dhe të mbahet e gjallë. Zakonisht miqtë e vjetër janë më të mirët. Kështu që mos i ndërprisni lidhjet me miqtë tuaj apo miqtë e vjetër të familjes. “Mos shko në shtëpinë e vëllait tënd” – mendohet se nënkupton shtëpinë e dikujt që është fyer, dikujt që është larg. Kur vijnë problemet, do të marrësh më tepër ndihmë dhe përkrahje nga një që banon afër teje, sesa nga një kushëri që është larg teje. 27:11 Sjellja e një biri pasqyron mësimin e babait të tij. Një dishepull i sjell qoftë gëzim, qoftë turp mësuesit të tij. Shënimet fundore të Berkleit (Berkeley) e thonë më së miri: “Mbrojtja e mësuesit është suksesi i studentëve të tij”. 27:12 Noeu ishte një njeri mendjemprehtë, duke u fshehur vetë dhe familjen e tij në arkë. Pjesa tjetër e njerëzve ecnin në rrugët e tyre të shkujdesur dhe moskokëçarës dhe vuajtën për këtë (shikoni shënimet te 22:3). 27:13 Në idiomën moderne, rreshti i parë do të thotë se njeriu që është bërë garant për një të huaj do të “ngelet pa asnjë kacidhe”. Rreshti i dytë është: “dhe mbaje si peng për gruan e huaj“. Me fjalë të tjera, sigurohu që të kesh një të drejtë ligjore mbi pasurinë e dikujt që do të garantojë borxhe të pavlera të të huajve, sepse nëse borxhliu nuk mund të paguajë, do të përdoret garancia. 27:14 Një njeri nuk vlerëson urimet me zë të lartë dhe lajkatare në mëngjes herët kur ai mundohet të flejë. Ato janë më tepër të pështira sesa bekime. 27:15,16 Pikimi i vazhdueshëm i ujit nëpër çati në një ditë shiu të madh ka këtë të përbashkët me një grua që shan dhe është grindavece. Që të dyja mjaftojnë për “t’ia shkatërruar jetën!”. Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë. Pavarësisht nga ajo që thua, ajo do të shmangë, do të përligjë vetveten dhe do të vazhdojë me grindje. 27:17 Si hekuri mpreh hekurin, kështu këmbimi i mendimeve dhe pyetjeve midis njerëzve mpreh mendjet e tyre duke zgjeruar pikëvështrimin e secilit. 27:18Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij. Kujdesi në punë gjithmonë të shpërblen. Gjithashtu, ai që i shërben zotit të tij do të nderohet. Jezusi tha, “në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.” (Gjo 12:26) 27:19Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun. Kjo do të thotë që kur ti studion fytyrat e njerëzve, do të gjesh në ta çfarë ti vetë ke – të njëjtat emocione, tundime, ambicie, mendime, forca dhe dobësi. Ja, pra, pse ndodh që nëse një njeri do t’i predikonte vetes, ai do të habitej se sa shumë njerëz ka prekur. 27:20Sheoli dhe Abadoni, vdekja dhe varri nuk arrijnë kurrë në pikën sa të mos pranojnë më viktima. Po kështu të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve në gjithçka që iu ofron bota. Artur Gishi (Arthur G. Gish) ilustron: Tolstoi tregon për një fermer që kishte një dëshirë të madhe gjithnjë për më shumë tokë. Së fundi, dëgjoi se shitej një tokë me çmim të lirë midis Bashkirsit. Ai shiti gjithçka që kishte, bëri një udhëtim të gjatë në territorin e tyre dhe bëri një marrëveshje me ta. Për një mijë rubla ai mund të blinte tërë tokën që do të përshkruante brenda ditës. Të nesërmen ai u bë gati dhe eci larg deri në një farë pike dhe u kthye majtas. Ai bëri shumë shmangie për të përfshirë zona të tjera me tokë të mirë. Kur duhej të bënte kthesën e tij të fundit, kuptoi se kishte shkuar larg. Ai vrapoi sa më shpejt që të ishte e mundur për t’u kthyer në pikën nga ishte nisur para se të perëndonte dielli. Vraponte gjithnjë e më shpejt dhe së fundi duke iu marrë këmbët ra në pikën ku ishte nisur vetëm pak para perëndimit të diellit. Ai ra i vdekur. Ata e varrosën në një gropë të vogël, në atë pak tokë që i duhej [41]. Fatmirësisht, zemra lakmuese e njeriut kënaqet plotësisht në Krishtin: O Krisht, Ai është burimi, pusi i thellë e i ëmbël i dashurisë! Burimet e tokës i kam shijuar, më thellë do të pi lart! Atje, sa plotësia e një oqeani, mëshira e Tij do të përhapet. Dhe lavdia, lavdia do të banojë në tokën e Emanuelit. – Anne Ross Cousin 27:21 Ashtu si një poçe e rafinuar apo argjendi i provuar nga zjarri dhe ari i provuar nga furra, po kështu “njeriu provohet nga lavdërimi që merr”. Kjo mund të nënkuptojë që një njeri provohet se si reagon ndaj lavdërimit. A i rritet atij mendja dhe sjell shkatërrim, apo e pranon ai me qetësi dhe përulësisht? Apo mund të nënkuptojë se një njeri provohet nga gjërat që ai lavdëron (shënime anësore të ASV). Standardet apo kuptimi i vlerave të tij janë një pasqyrim i karakterit të tij. Apo mund të nënkuptojë ashtu si Barnsi hedh idenë: “Le të shihet një njeri nga lavdërimet”, pra, “le të pastrohet nga tërë aliazhet e lajkave dhe përçmimit me të cilat mund të jetë i përzier”. 27:22 Mbase keni parë havan dhe dygeç të vëna në vitrinën e ndonjë dyqani. Havani është një objekt në formë tasi. Dygeçi është një shkop i shkurtër, i trashë me fund të rrumbullakët dhe përdoret për të shtypur apo thërrmuar gjëra në havan. Edhe sikur ta vinit budallain në një havan bashkë me grurë dhe t’i shtypnit së bashku me dygeçin, nuk do të ishit të aftë ta ndanit budallain dhe budallallëkun e tij. Me fjalë të tjera, mund të ndash grurin nga byku, por budallallëku është një pjesë që nuk mund ta shkëputësh nga budallai. 27:23-27 Ky paragraf ngre në qiell virtytet e jetës agro-kulturore, por vë gjithashtu një theks të gjerë në rëndësinë e zellit të bujkut. Kujdesi i palodhshëm dhe i pareshtur duhet të ushtrohet në përkujdesjen e deleve dhe kopeve. Begatia baritore mund të ruhet vetëm me anë të zellit të vazhdueshëm. Kjo duhet të kryhet me të njëjtën forcë në kujdesin baritor të deleve në kishën vendore. Pasuritë nuk zgjasin dhe nderet e mbretërisë së shpejti do të kalojnë nëse nuk do të ushtrohet kujdesi i vazhdueshëm në mbikëqyrjen e punëve të dikujt. Ka një kënaqësi të pakrahasueshme për bujkun që të shohë prodhimet e fushës dhe korrjen e bimëve nga kodrat. Qengjat do të furnizojnë lesh për rrobat dhe duke shitur dhitë ai mund të blejë toka të tjera. Ka shumë ushqim për familjen dhe për shërbëtorët e tij. 28:1 Një ndërgjegje fajtore bën që një njeri të tronditet nga zhurma më e vogël. Njerëzit me ndërgjegje të pastër nuk kanë pse t’i japin makinës me njërin sy te pasqyra e pasme; i drejti është i sigurt si një luan. 28:2 Kur vendi është fajtor për shkak të mëkatit, ai vuan nga ndryshimet e vazhdueshme të qeverive. Kur kryesuesi është një njeri i drejtë dhe i matur, vendi gëzon një gjendje të vendosur mirë dhe të qëndrueshme. Mbretëria Veriore (Izraeli) kishte 19 mbretër në një periudhë kohe prej rreth 200 vjetësh ose një mesatare prej vetëm dhjetë vjetësh për çdo mbretërim. 28:3Një i varfër që ngrihet në një pozicion pasurie dhe fuqie zakonisht është më shtypës ndaj të mjerit sesa njerëzit me një nivel më të lartë të ardhurash. Ai është si një shi me shtamba që mbush fushat me grurë, që shkatërron të korrat në vend që t’i ndihmojë të rriten. 28:4 Njerëzit që braktisin ligjin frenues të Perëndisë dhe ligjin civil zakonisht lëvdojnë të pabesët. Kjo, sigurisht, është një përpjekje për të përligjur veten. Ata që zbatojnë ligjin u kundërvihen shkelësve dhe përpiqen për drejtësi. 28:5Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë; duke mos pranuar për ta praktikuar atë, ata humbin fuqinë për ta kuptuar. Ata që e kërkojnë vullnetin e Zotit u jepen fuqi të duhura dallimi. Ka një lidhje të ngushtë midis moralit dhe maturisë (shikoni Psa. 119:100). 28:6 Një i varfër që bën një jetë të pastër dhe të ndershme është më mirë sesa një i pasurndjek rrugën dredha-dredha, që hiqet se bën një jetë të mirë, ndërsa tërë kohën praktikon mashtrimin dhe hilenë. 28:7 Një bir që i bindet ligjit është me mend. Ai që shoqërohet me grykësit dhe pijanecët i sjell turp atit të tij. 28:8 Sipas ligjit të Moisiut një hebreu i ndalohej t’i merrte fitime të padrejta (apo interes) një hebreu tjetër. Ai mund t’ia merrte një johebreu, por jo një të afërmi jude (LiP. 23:19,20). Sot fitim i padrejtë do të thotë norma tepër të larta interesi. Ata që pasurohen me anë të fitimeve të padrejta apo me forma të tjera të të ardhurave të paligjshme do të humbasin pasurinë e tyre; ajo do t’u merret dhe do t’i jepet dikujt që di se si ta përdorë më mirë dhe di si të trajtojë të varfrit siç duhet. 28:9 Nëse dikush nuk do të dëgjojë dhe nuk do t’i bindet ligjit të Perëndisë, Perëndia nuk do ta dëgjojë lutjen e tij. Është njësoj si të përkulem dhe të adhuroj perënditë prej guri, si t’i ofroj Perëndisë së Gjallë një lutje vetëm me fjalë. – John Burton 28:10Kush tundon njerëzit e drejtë për të rënë në mëkat, do të bjerë vetë në gropën e ndëshkimit. Jezusi paralajmëroi: “Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t’i varet në qafë një gur mulliri (që e sjell rrotull gomari) dhe të zhytet në thellësi të detit” (Mt. 18:6). Por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën. Këtu njerëzit e ndershëm mund të nënkuptojë ata që çojnë të tjerët më fort në shtigjet e shenjtërisë sesa në atë të mëkatit. Ose mund të nënkuptojë ata që nuk pranojnë të jenë viktima nën ngacmimin e mëkatit. 28:11I pasuri që mburret me pasuritë e tij mendon se është shumë i zgjuar. Duke mburrur vetveten në mendjemadhësinë e tij të rrallë financiare, ai mendon se është i matur në kryelartësinë e tij. I varfri që është i zgjuar mund të shikojë midis këtyre pretendimeve. Çarls Lembi (Charles Lamb) një herë qortoi një ndër njerëzit e krekosur duke u thënë: “Më fal, zotëri, por a je dikush në veçanti?”. 28:12Kur të drejtët marrin fuqi, ka një gëzim të madh. Kur triumfojnë të pabesët, njerëzit fshihen nga frika. 28:13 Ka dy lloj faljesh, juridike dhe prindërore. Kur ne besojmë në Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, ne marrim faljen nga ndëshkimi i mëkateve; kjo është falja juridike. Kur ne, si besimtarë, i rrëfejmë mëkatet tona, marrim falje prindërore (1 Gjon. 1:9); kjo ruan përbashkësinë me Perëndinë Atin tonë. Nuk ka bekim për atë që fsheh shkeljet e tij, pra, që nuk pranon t’i nxjerrë në dritë dhe t’i rrëfejë para Perëndisë dhe ndonjë tjetri që i ka rënë në qafë. Por ai që i rrëfen dhe i braktis mëkatet e tij ka sigurinë se Perëndia jo vetëm fal, por edhe heq nga kujtesa (Heb. 10:17). 28:14 Një element i lumturisë së vërtetë është të kesh një zemër të butë para Zotit. Ai që bëhet i ngurtë dhe që nuk pendohet bie në telashe. Perëndia mund t’i kundërvihet krenarit dhe të pacipit, por Ai nuk mund t’i kundërvihet një zemre të thyer dhe të lënduar. 28:15 Njerëzit që sillen si bisha dhe në mënyrë çnjerëzore përshkruajnë tiranët që sundojnë mbi popullin e varfër, të dobët dhe pa mbrojtje. Ata janë si një luan që ulërin dhe një ari i uritur. 28:16 Në pamje të parë princi që përshkruhet këtu është një i pamend në kuptimin se përpiqet të pasurohet me çdo kusht. Ky njeri gjithashtu zhvat shumë, sepse shtyp të tjerët për t’u pasuruar. Sunduesi që urren fitimin e pandershëm dhe që jeton në mënyrë jo egoiste për të mirën e popullit të tij ka për t’i zgjatur ditët e tij. 28:17Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë! Vrasësi me paramendim është një i arratisur që vrapon drejt shkatërrimit të tij. Askush nuk duhet të përpiqet ta ndalojë apo të ndërhyjë me drejtësi. Perëndia ka thënë: “Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri” (Zanafilla 9:6). 28:18 Rreshti i parë i referohet shpëtimit nga dëmtimi në këtë jetë, jo nga dënimi në atë të përtejme. Shpëtimi i përjetshëm nga ndëshkimi i mëkatit nuk merret duke ecur drejt, por me anë të besimit në Zotin Jezus Krisht. Ecja e të drejtit është një fryt i atij shpëtimi, megjithëse ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet nga shumë kurthe në këtë jetë. Njeriu që lëkundet nga një pandershmëri në një tjetër do të bjerë në një greminë të thellë. 28:19 Dallimi këtu është midis bukës me bollëk dhe varfërisë së madhe. Bujku i zellshëm ka këtë të parën. Ai që përfshihet në veprimtari boshe, jo frytdhënëse ka të dytën. 28:20Njeriu besnik këtu është ai që është i ndershëm dhe që nuk e lakmon pasurinë e madhe. Ai do të bekohet me bollëk. Njeriu që përpiqet të pasurohet menjëherë me mjete të paskrupuj do të ndëshkohet. 28:21 Është padrejtësi e ulët për një gjykatës të ketë preferenca vetjake dhe megjithatë një njeri do ta bëjë një gjë të tillë për një copë bukë, pra, për gjënë më të vogël. 28:22 Një njeri i mjerë, keqdashës dhe jobujar përpiqet të pasurohet shpejt dhe pak e kupton se do ta pllakosë varfëria pa kaluar shumë kohë. 28:23 Kur një mik të qorton me dashuri është e vështirë ta pranosh menjëherë. Ai lëndon krenarinë tënde. Por pastaj do ta kuptosh se ky mik është interesuar me të vërtetë për ty për të të treguar gabimet e tua dhe kështu ti i je mirënjohës atij. Lajka mund të duket e këndshme për momentin, por më pas do të kuptosh se nuk ka qenë e vërtetë dhe se ai njeri është përpjekur të fitojë favorin tënd. Ai mbase i bën lajka çdo njeriu që takon. 28:24 Një bir që vjedh prindërit e tij mund të përligjet me arsyen se pasuria do të bëhet e tij, apo se ndërkohë ia ka kushtuar Zotit (Mark. 7:11). Por Perëndia nuk gënjehet; Ai e vë atë njeri në të njëjtin rang me vjedhësit apo vrasësit. 28:25 Njeriu krenar dhe lakmues nxit grindje, mbase duke nxitur çdokënd mënjanë në një garë të kotë për pasuri, fuqi apo epërsi (shikoni Jak. 4:1). Është njeriu që ka frikë nga Perëndia që ia del mbanë duke gjetur paqe dhe kënaqësi. 28:26Kush i beson diturisë së tij për t’u udhëhequr në jetë është budalla. Ai po hedh spirancën e tij brenda anijes dhe prandaj do ta marrë rryma pambarimisht. Ai që shikon nga Zoti për drejtim vepron me urtësi (shikoni Jer. 9:23,24). 28:27 Perëndia do të shpërblejë ata që tregojnë mëshirë ndaj të varfrit. Njeriu që i largon sytë e vet nga rastet e vërteta të nevojës do të ketë shumë brenga. 28:28Kur të pabesët marrin fuqi, popullsia fshihet nga frika. Por kur mposhten të ligjtë, të drejtët shumohen. 29:1 Një njeri që vazhdon të mëkatojë, pavarësisht nga paralajmërimet e vazhdueshme, do të thyhet papritmas pa shpresë për ndonjë mundësi tjetër. Njerëzit që jetuan para përmbytjes nuk pranuan ta dëgjonin Noeun. Përmbytja erdhi dhe ata u shkatërruan. Një i njohur i imi që kishte refuzuar vazhdimisht ftesën e ungjillit takoi një grua të krishterë që ishte lutur shpesh për të. Ajo tha: “A nuk mendon se është koha për t’u kthyer te Zoti?”. Ai iu përgjigj: “Çfarë ka bërë Ai për mua?”. Atë fundjavë jeta e tij mori fund në një fatkeqësi misterioze. Ishte një aksident që nuk mund të ndodhte, por ndodhi! 29:2 Karakteri i kryesuesve të një kombi prek gjendjen e lartë morale të vendit. Kur të drejtët shumohen, pra, në numër dhe në fuqi, populli gëzohet. Një kryesues i pabesë shkakton zi të tepërt. 29:3 Një bir që do diturinë, që bën një jetë të përkushtuar dhe të veçuar të krishterë, i sjell gëzim të atit. Por biri që jeton në imoralitet shkapërderdh paratë e të atit. Biri plëngprishës, ju e kujtoni, shkapërderdhi pasurinë e të atit në një jetesë të shthurur. 29:4 Duke vepruar me drejtësi, një mbret e çon vendin e tij në një pozicion force. Ai që pranon dhurata për të shtrembëruar drejtësinë minon qëndrueshmërinë e qeverisë. 29:5 Lakmuesi vë në rrezik të afërmin e tij duke kundërshtuar t’i thotë të vërtetën, apo duke i thënë gjëra që nuk janë të vërteta. Gjithashtu ai nxit krenarinë që e çon në rrëzim. 29:6Një njeri i keq zakonisht zihet në lak në rrjetën e vetë mëkatit të tij. I drejti është i lumtur, sepse ai nuk ka pse të ketë frikë pasojat e shkeljes. Ai këndon dhe gëzohet. 29:7 Njerëzit e drejtë kanë një interes të gjerë për çështjen e të varfërve. Të pabesët nuk interesohen për të treguar ndonjë përkujdesje. 29:8Tallësit kurdisin trazira në qytet. Ata krijojnë potere duke ngjallur zemërimin, duke nxitur njerëzit dhe duke krijuar ndasi. Njerëzit e urtë përpiqen të parandalojnë keqkuptimet dhe të nxisin paqen. 29:9 Kjo fjalë e urtë mund të ketë dy nënkuptime. Kjo ka më tepër gjasa: Kur një njeri i urtë përpiqet argumentojë me një budalla, ky i fundit vetëm sa do të tërbohet dhe do të qeshë (NKJV, RSV, Berkeley). Ai kurrë nuk do të bindet dhe nuk do të ketë paqe. Interpretimi tjetër është se kur një njeri i urtë përpiqet argumentojë me një budalla, edhe sikur njeriu i urtë të përdorë ashpërsi apo humor, kjo nuk ka shumë rëndësi. Nuk do të vlejë për asgjë të mirë. 29:10 Këtu përsëri kemi dy interpretime të mundshme. Njëri paraqitet te ASV: “Të eturit për gjak urrejnë atë që është i përsosur; dhe për sa i përket të drejtit, ata kërkojnë jetën e tij”. Këtu të eturit për gjak janë shkelësit e ligjit në çdo rast. Domethënia tjetër gjendet te NKJV-ja, JND-ja dhe Berkliji (Berlekey). Këtu në rreshtin e parë gjakatarët shihen se e shkatërrojnë jetën, por njerëzit e drejtë shihen se kërkojnë ta ruajnë dhe mbrojnë atë, në rreshtin e dytë. 29:11Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul. Adamsi këshillon: Ideja për ta lejuar zemërimin që të prishë në një mënyrë të padisiplinuar duke thënë apo duke bërë çdo gjë që vjen nëpër mend, pa menduar për pasojat, pa e vrarë mendjen, pa u përmbajtur dhe pa u qetësuar, pa dëgjuar tërë historinë, është plotësisht e gabuar [42]. 29:12 Ideja këtu duket se është se në rast se një mbret kërkon të llastohet, të miklohet dhe të ngushëllohet me anë të lajmeve të kënaqshme, atëherë tërë ministrat e tij do ta trajtojë në të njëjtën mënyrë. Ata do të gënjejnë dhe do të miklojnë. 29:13 Mund të ketë një largësi të madhe midis të varfrit dhe shtypësit në shoqërinë njerëzore, por ata janë në një nivel të përbashkët para Perëndisë. Është Zoti ndriçon sytë e tyre. 29:14 Në gjykimin e një mbreti Perëndia interesohet në mënyrë të veçantë nëse ai i trajton të varfrit ashtu siç duhet dhe pa paragjykime. Nëse është kështu, Ai premton ta vendosë fronin e tij… përgjithnjë. Faktikisht ne njohim vetëm një mbret të tillë; emri i Tij është Jezus. 29:15 Kjo fjalë e urtë bie disi në kundërshtim me shumë specialistë modernë që mbështesin “demokracinë tepër tolerante”. Shufra është ndëshkimi trupor; qortimi është ndreqja gojore. Këto dy forma të disiplinës prindërore sjellin diturinë. Ato nuk e pengojnë një fëmijë, apo nuk e mbulojnë personalitetin e tij ashtu siç thonë “ekspertët”. 29:16Kur rriten të pabesët në numër dhe fuqi, shifra e krimit rritet gjithashtu. Por të drejtët jetojnë që të shohin rënien e tyre. Sigurisht, ka edhe përjashtime, por ato janë përjashtime që vërtetojnë rregullin. 29:17 Një fëmijë që është i disiplinuar do t’i sjellë kënaqësinë dhe rehatinë prindërve të tij në vend të ankthit dhe dhembjes së kokës. 29:18Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin. Këtu vizion do të thotë vizion profetik, pra, Fjala e Perëndisë (shikoni 1 Sam. 3:1). Ideja është se kur Fjala e Perëndisë nuk njihet dhe nuk nderohet, njerëzit bëhen të egër. Ata që i binden ligjit, pra, Fjalës së Perëndisë, janë ata që bekohen me të vërtetë. 29:19 Ky varg duket se përshkruan qëndrimin kokëfortë dhe të pabindur të një shërbëtori. Urdhrat e dhënë me gojë nuk janë gjithmonë të mjaftueshëm. Ata mund t’i kuptojnë udhëzimet e mësuesit, por jo gjithmonë i kryejnë ato. Ata mbeten vetëm të heshtur dhe të zymtë. Jezusi tha: “Përse më thirrni, ‘Zot, Zot’ dhe nuk bëni atë që ju them?” (Lluk. 6:46). 29:20 Nga tërë temat që shtjellohen te Fjalët e Urta, e folura jonë zë pjesën më të madhe të vëmendjes. Këtu mësojmë se njeriu që flet para se të mendohet është më pa shpresë sesa një budalla. Kjo e rendit atë në të njëjtën klasë me njeriun që është i zgjuar në mendjemadhësinë e vet (26:12). 29:21 Nëse e përkëdhel dhe llaston shërbëtorin, ai do ta harrojë pozicionin e tij dhe shumë shpejt do të presë nga ju që ta trajtoni si bir. Familjariteti i papërshtatshëm në marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës zakonisht sjell keqkuptime. Fjala e përkthyer “bir” në rreshtin e dytë ka një domethënie të pasigurt. 29:22 Shumë prej nesh i kanë takuar këta dy njerëz herët a vonë. Njeriu zemërak kurdis çdo lloj problemi dhe njeriu idhnak apo i zjarrtë kryen shumë mëkate. 29:23 Një njeri krenar mund të jetë i sigurt se do të çohet poshtë. Është njeriu i përvuajtur që ngrihet në një vend nderi. Profesor Smithi po ngjitej në malin Uajzshorn (Weisshorn). Ndërsa ishin afër majës udhërrëfyesi qëndroi përbri për të lejuar udhëtarët që të kishin nderin të mbërrinin të parët në majë. I mahnitur nga pamja, duke harruar erën e egër që po frynte, ai u çua në këmbë dhe qëndroi drejt në majë të malit. Udhërrëfyesi e tërhoqi poshtë, duke thirrur: “Ulu në gjunjë, zotëri; këtu nuk je i sigurt përveçse në gjunjë”. Kulmet e jetës, qoftë të njohurisë, dashurisë, apo të ndonjë suksesi të botës, janë plot me rreziqe. (Choice Gleanings). O Qengji i Perëndisë, më ruaj ende afër anës Sate të tejshpuar; Vetëm aty ka siguri dhe paqe ku mund të qëndroj. Me armiqtë dhe kurthet rreth meje, dhe epshet e frikërat, hiri që më pa dhe më gjeti, vetëm ai mund të më ruajë të pastër. – James G. Deck 29:24 Një bashkëfajtor me një vjedhës vepron si të urrente jetën e vet. Pse? Sepse kur dëgjon betimin, pra, kur gjykatësi e pyet për të bërë betimin që të thotë gjithçka që di, ai nuk padit asgjë, pra, ai nuk dëshmon dhe kështu bën dëshmi të rreme. Sipas ligjit të Moisiut, një njeri që dëgjonte se gjykatësi e vinte nën betim dhe nuk pranonte të dëshmonte, shpallej fajtor dhe dënohej sipas ligjit (shikoni Lev. 5:1). 29:25Frika e njeriut shkakton prodhimin e shtypjes njerëzore për të kryer të keqen apo për të mos bërë atë që është e drejtë. Sa shumë kanë shkuar në ferr, sepse kanë pasur frikë se çfarë do të thoshin miqtë nëse do të besonin në Krishtin! Njeriu që ka besim te Zoti është i siguruar, pavarësisht nga rrethanat. “Ne kemi aq frikë nga njeriu” – ka shkruar Uilliam Garnëlli (William Gurnall) – “sepse e kemi shumë pak frikë Perëndinë”. 29:26Të shumtë janë njerëzit që shohin një sundues tokësor sikur ai të ishte zgjidhja e tërë problemeve të tyre, por nga Zoti vjen drejtësia. 29:27 Nuk ka lidhje midis njeriut jo të drejtë dhe të drejtit. I drejti shikon me përçmim të pabesin dhe i pabesi e urren të drejtin. Ashtu si një shkop i drejtë vë në dukje të shtrembrin, po kështu dallimi midis një jete të pastër dhe një të lige është i dukshëm. Fjalët e urta të Salomonit përfundojnë këtu.