Zoti përgjigjet se ai do të përdorë Babilonasit për të ndëshkuar Judën (Habakuku 1:5-11)

Përgjigjja e Perëndisë jepet në vargjet 5-11. Ai do të ngrejë ushtrinë kaldease për të ndëshkuar Judën. Armiku do të jetë i tmerrshëm, i llahtarshëm, i pangopur, i dhunshëm, i frikshëm dhe krenar. Babilonasit njiheshin për kalorësinë e tyre, të shpejtë në pushtim dhe më të egër se ujqit e mbrëmjes. Ata u tallën me mbretërit dhe princat e zënë robër dhe fuqia e tyre ishte perëndia i tyre. Feinbergu komenton: Suksesi i kaldeasve do të shumohet; ai do të çojë çdo gjë para tij ndërsa era shkëput copa të mëdha toke. Duke e bërë një gjë të tillë, pushtuesi kaldeas shton fajin para Perëndisë, për shkak të ambicieve të tij të paperëndishme dhe nënshtrimit prej tij të shumë popujve të pashpresë [4].
[previous][next]