1:1-4 Nën simbolin e një karkaleci Joeli, biri i Pethuelit, përshkruan këtu pushtimin e ardhshëm të Judës nga një ushtri nga veriu. Kjo profeci pati një përmbushje të pjesshme me pushtimin babilonas, por në të ardhmen pushtuesi do të jetë mbreti i Veriut (Asiria).
Ashpërsia e plagës së karkalecave ishte e tillë saqë pleqtë nuk e mbanin mend një gjë e tillë. Plaga ishte në katër etapa: katër etapat e rritjes së karkalecit: krimbi, larva, bulkthi dhe karkaleci [2]. Kjo mund t’u referohet katër perandorive botërore që sunduan mbi popullin e Perëndisë: Babilonisë, Medo-Persisë, Greqisë dhe Romës.
B. Pasoja e tyre mbi:
1. Të dehurit (1:5-7)2. Priftërinjtë (1:8-10, 13-16)3. Bujqit (1:11, 12, 17, 18)4. Profetin Joel (1:19, 20)
Kombit i bëhet thirrje për pendesë, agjërim dhe lutje: nga të dehurit deri te bujqit (v. 11,12,17,18) dhe priftërinjtë (v. 8-10; 13-16).
Karkalecat e kishin shkretuar aq shumë vendin, saqë nuk kishte ngelur asgjë për t’i bërë oferta dhe flijime Zotit (v. 8-10).
Profeti e pa këtë si ditën e Zotit dhe shkatërrimin nga i Plotfuqishmi (v. 15). Kjo shprehje i referohet çdo kohe kur Perëndia vërshon në gjykim, duke vënë poshtë të keqen dhe rebelimin dhe duke triumfuar me lavdi. Në të ardhmen Dita e Zotit përfshin Periudhën e Mundimit të Madh, Ardhjen e Dytë, Mbretërimin Mijëvjeçar të Krishtit dhe shkatërrimin përfundimtar të qiejve dhe tokës me zjarr.
Profeti, duke folur për popullin, i thërret Zotit për mëshirë, sepse një zjarr ka gllabëruar si tokat për kullotë,ashtu edhe drurët e fushës. Madje kafshët e fushave i ngrenë sytë drejt Perëndisë, ngaqë rrjedhat e ujit janë tharë.