2:1-3 Popullit i bëhet thirrje për të shkuar në betejë me anë të një borie që i binte kushtrimit, sepse dita e Zotit… është e afërt. Referimi i menjëhershëm ishte robëria babilonase, por përmbushja e plotë i takon ende së ardhmes. Para se të vinte pushtuesi, vendi i Judës ishte si kopshti i Edenit; më pas është një shkretëtirë e mjeruar.
2:4-11 Shfaqja e karkalecave si kuaj të shpejtë, duke hipur mbi muret… si njerëz trima, duke marshuar të rreshtuar, duke hyrë kudo si vjedhës dhe duke i nxirë qiejt me moritë e tyre të shumta, përbën një ndër përshkrimet më grafike e poetike të profetëve.
Ky pushtim, që nuk do të zgjasë shumë, është nën urdhrat e Zotit, fusha e të Cilit është shumë madhe.