A. Lutja zemërake e Jonës (4:1-3)
Jonau zemërua që armiqtë paganë të Izraelit kishin shpëtuar. Në dëshpërim ai kërkoi që të vdiste, mbase duke pasur frikë se Asiria do ta kërcënonte përsëri Izraelin.
Pjesa më e madhe e armiqve të Izraelit kanë marrë atë që kanë merituar në mënyrë të ashpër nga Perëndia dhe populli i Izraelit priste shkatërrimin e armiqve të vet, jo shpëtimin e tyre. Megjithatë, Jona, si predikues, kuptoi se Perëndia ishte i mëshirshëm dhe plot dhembshuri; ai dinte gjithashtu se vende si Asiria ishin caktuar kryesisht për shfarosje nga Perëndia. Që Perëndia të tregonte mëshirë ndaj Asirisë (një ndër armiqtë më të këqij në epokën e DhV), kjo gjë dukej plotësisht e gabuar për izraelitin e thjeshtë.
B. Pyetja kërkuese e Perëndisë (4:4)
Zoti e nxiti ndërgjegjen e profetit me pyetjen zhbiruese: “A të duket e drejtë të zemërohesh kështu?”.
C. Varja e buzëve të Jonës jashtë qytetit (4:5)
Në vend që të përgjigjej, Jona kaloi përmes Ninives dhe u ul në lindje të qytetit, që të mund të shikonte çfarë do t’i ndodhte.
D. Mësimi i tërthortë i mëshirës sovrane të Perëndisë (4:6-11)
4:6-8Atëherë Zoti Perëndi përgatiti një bimë të madhe për ta mbrojtur nga dielli [4]. Jona u kënaq shumë me këtë. Megjithatë, të nesërmen… Perëndia dërgoi një krimb që… thau… bimën. Gjithashtu Zoti solli një erë mbytëse nga lindja, e cila, bashkë me diellin, bëri që profeti të ligështohej dhe ai kërkoi të vdesë.
4:9-11 Atëherë Perëndia i kujtoi profetit të Tij se nëse atij i erdhi keq për bimën, sa më tepër arsye kishte Zoti që t’i vinte keq për një qytet me më shumë se njëqind e njëzet mijë bij, për të mos folur gjë për sasinë e madhe të kafshëve.
Mësimi i këtij libri të vogël është se Perëndia do botën, jo vetëm judenjtë, por edhe johebrenjtë.
SHËNIME
[1] (1:3) H. Chester Woodring, “Easter Challenge“, Lectures on Jonah, Emmaus Bible School (tashmë kolegj), 1960. [2] (2:1-9) J. Sidlow Baxter, Explore the Book, f. 169. [3] (3:1-4) “Ninive… rrethohej nga një kompleks qytetesh dhe fshatrash më të vogla; kështu zona metropolitane e tij e zgjeruar përshkruhet siç duhet…, aq e gjerë saqë duheshin tri ditë për ta përshkuar të tërë (80-90 km)”. Montague S. Mills, The Minor Prophets, A Survey, f. 55. [4] (4:6-8) Zoti përgatiti katër gjëra për profetin e panënshtruar: 1. një peshk të madh (1:7); 2. bimën (4:6); 3. një krimb (4:7) dhe 4. një erë të fortë lindore (4:8).BIBLIOGRAFI
Banks, William L. Jonah, the Reluctant Prophet. Çikago: Moody Press, 1966.
Blair, J. Allen. Living Obediently: A Devotional Study of the Book of Jonah. Neptune, Nju-Jork: Loizeaux Brothers, 1963.
Draper, James T., i riu. Jonah: Living in Rebellion. Wheaton, Illinois: Tyndale House Publishers, 1971.
Feinberg, Charles L. Jonah, Micah, and Nahum. Nju-Jork: American Board of Missions to the Jews, 1951.
Gaebelein, Frank E. Four Minor Prophets: Obadiah, Jonah, Habakkuk, and Hagai. Çikago: Moody Press, 1977.
Keil, C. F. “Jonah“, te Commentary on the Old Testament. Vëll. 25, Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971.
Kleinert, Paul. “The Book of Jonah“, te Lange’s Commentary on the Holy Scriptures. Ribotim (24 vëll. në 12), Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1960.
Mills, Montague S. “Jonah“, te The Minor Prophets: A Survey. Dallas: 3 E Ministries, pa datë botimi.