Karvani I Salomonit mbërrin në Jeruzalem (Kantiku i Kantikëve 3:6-11)

Tani ndryshon skena. Tashmë shohim mbërritjen shumëngjyrëshe dhe madhështore të karvanit të Salomonit në Jerusalem. Pyetja që del është: “Kush mund t’i bënte ballë uverturës [pjesa hyrëse e një opere] romantike të një mbreti të tillë të lavdishëm?”. Përgjigjja e nënkuptuar është, me siguri: “Shulamitja po”. Ajo i mbetet besnike të dashurit të saj dhe e shurdhët ndaj zërave të tjerë. Spektatorët në anë të rrugës mrekullohen me mbërritjen e mbretit, me tepri mirre dhe temjani. Ata shikojnë shtratin apo krevatin e Salomonit, të ruajtur nga gjashtëdhjetë ushtarë të armatosur. Brenda janë kolonat prej argjendi, shpinëza prej ari, ndenjësja prej tapicerie purpuri dhe qilimat e endur këndshëm nga bijat e Jerusalemit. Qytetarët e Sionit thirren nga mbreti Salomon që ka vënë kurorën e dhënë nga e ëma ditën e dasmës së tij.