Shugurimi i priftërinjve (Levitiku 8 – 10)

A. Veshja e priftërinjve nga Moisiu (kapitulli 8)

8:1-5 Tek Eksodi 28 e 29 Perëndia i dha Moisiut udhëzime të shtjelluara për shugurimin e Aaronit dhe bijve të tij si priftërinj. Tani, te Levitiku 8-10, lexojmë se si Moisiu i zbatoi ato udhëzime. Ai thirri asamblenë – priftërinjtë dhe popullin – në hyrje të çadrës së mbledhjes. Ishte me të vërtetë një shërbim botor përurimi. 8:6-9 Moisiu e afroi Aaronin dhe bijtë e tij dhe i lau me ujë. Më pas Moisiu veshi Aaronin me veshjen e plotë të kryepriftit: tunikën, brezin, mantelin, efodin, pektoralin, Urim-in dhe Thumim-in, çallmën dhe pllakën e artë. Duhet të ketë qenë një pamje mbresëlënëse. 8:10-13 Pastaj Moisiu vajosi tabernakullin dhe të gjitha gjërat e tij dhe i shenjtëroi. Fakti që vajosi (jo spërkati) kokën e Aaronit është një simbol i Frymës së Shenjtë që zbriti pa masë mbi Zotin Jezus, Kryepriftit tonë të Madh. Më pas Moisiu i veshi me tunika dhe breza, po ashtu edhe me mbulesa të kokës (shami koke) edhe bijtë e Aaronit. 8:14-17 Ndërsa Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël të flijimit për mëkatin, Moisiu e theri atë. Edhe udhëheqësit më të mëdhenj fetarë (atëherë edhe tani) janë thjesht mëkatarë që kanë nevojë për flijimin shlyes të Perëndisë, po aq sa edhe pjesëtari më i vogël i bashkësisë. 8:18-21 Në mënyrë të ngjashme Moisiu solli një dash si olokaust për Aaronin dhe bijtë e tij dhe ndoqi ritet e përshkruara më sipër. 8:22-29 Oferta e shenjtërimit për Aaronin dhe bijtë e tij u quajt gjithashtu dashi i shenjtërimit (ose, fjalë për fjalë, dashi i «ofertës së mbushullisë»). Ajo ndryshonte nga ofertat e zakonshme të falënderimit për sa i përket përdorimit të gjakut (v. 23,24) dhe për sa i përket djegies së kofshës së djathtë dhe kuleçëve, të cilët zakonisht duhej të haheshin. Meqë ai kishte shërbesën, Moisiu mori gjoksin si pjesën e tij. Gjaku vihej te veshi,te gishti i madh i dorës dhe te gishti i madh i këmbës së Aaronit dhe bijve të tij, duke na kujtuar se gjaku i Krishtit duhet të ndikojë bindjen, shërbimin dhe ecjen tonë. 8:30-36 Moisiu spërkati Aaronin dhe bijtë e tij me ca gjak dhe vaj të vajosjes nga flijimi. Priftërinjtë u udhëzuan të hanin mishin e ofertës së falënderimit me bukë. Riti i mësipërmi shenjtërimit përsëritej për shtatë ditë, gjatë të cilave atyre nuk u lejohej dilnin nga hyrja e çadrës së mbledhjes. Në komentimin e këtij kapitulli, Methju Henri (Matthew Henry) dallon diçka që mungon:
Por pas tërë ceremonive që përdoreshin në shugurimin e tyre, kishte një pikë ratifikimi që ruhet si nderi dhe vendosja e priftërisë së Krishtit, që ishte kjo: ata bëheshin priftërinj pa një betim, por Krishti [u bë] me një betim (Heb. 7:21), sepse as këta priftërinj dhe as priftëria e tyre nuk mund të vazhdonin, por priftëria e Krishtit është e përjetshme dhe e pandryshueshme [13].

B. Ofertat e paraqitura Aaronit (kapitulli 9)

9:1-4 Aaroni dhe bijtë e tij morën detyrat e tyre zyrtare në ditën e tetë. Në fillim, ata duhej të ofronin për veten e tyre një viçpër flijimin për mëkatin dhe një dash për një olokaust. Më pas ata duhej të ofronin për popullin: një cjap për flijimin për mëkatin; një viç dhe një qengj për një olokaust; një dem të vogël dhe një dash për flijimin e falënderimit; një ofertë ushqimesh. 9:5-23 Tërë asambleja u afrua në praninë e Zotit përballë çadrës së mbledhjes. Kur Aaroni mbaroi plotësisht me tërë udhëzimet e Moisiut për flijimin për mëkatin dhe olokaustin, blatimin e ushqimit, flijimin e falënderimit dhe ofertën e tundur (v. 5-21), ai ngriti duart e tij dhe bekoi popullin. 9:24 Pastaj një zjarr doli nga Vendi Shumë i Shenjtë i tabernakullit dhe konsumoi olokaustin që ishte mbi altar. Kjo tregonte pranimin e ofertës prej Perëndisë. Zjarri i Zotit duhej të mbahej gjithnjë ndezur në altar për olokaustin.

C. Sakrilegji i Nadabit dhe i Abihut (kapitulli 10)

10:1-3 Nadabi dhe Abihu, bijtë e Aaronit, dogjën temjan para Zotit me një zjarr të palejueshëm, mbase zjarri që nuk u mor nga altari i bronztë. Meqë altari flet për Kalvarin, ishte njëlloj sikur t’i afroheshin Perëndisë në një mënyrë tjetër që nuk është vepra shlyese e Krishtit. Një zjarr doli nga Vendi Shumë i Shenjtë dhe i përpiu ndërsa qëndronin pranë altarit të artë te Vendi i Shenjtë. Në fakt, Moisiu e paralajmëroi Aaronin se çdo ankim do të ishte rebelim kundër marrëveshjeve të drejta të Perëndisë. 10:4-7 Pasi Mishaeli dhe Eltsafanilarguan trupat e tyre para tabernakullit, në një vend jashtë kampit, Moisiu i tha Aaronit dhe dy bijve të tij të tjerë që të mos mbanin zi, por të qëndronin brenda çadrës së mbledhjes ndërsa tërë shtëpia e Izraelit mbajti zi për shpërthimin e zemërimit të Perëndisë. 10:8-11 Disa kanë nxjerrë si rrjedhim nga urdhri kundër pirjes së verës apo pijeve dehëse çadrën e mbledhjes se Nadabi dhe Abihu mund të ishin të pirë kur ofruan zjarrin e çuditshëm. 10:12-18 Moisiu urdhëroi Aaronin, Eleazarin dhe Ithamarin, bijtë që i kishin mbetur, që të hanin blatimin (v. 12,13) dhe gjoksin e ofertës së tundur (v. 14,15). Kur ai pa cjapin që u përdor si flijim për mëkatin për popullin, ai pa se Eleazari dhe Ithamaribijtë e Aaronit e kishin djegur flijimin në vend që ta hanin në vendin e shenjtë (mbase kishin frikë nga zemërimi i Perëndisë që sapo kishte rënë mbi vëllezërit e tyre). Rregulli ishte se nëse gjaku i flijimit për mëkatin çohejvendin e shenjtë, atëherë flijimi duhej të digjej (6:30). Por nëse jo, duhej të hahej (6:26). Moisiu i kujtoi ata se, në këtë rast, gjakunuk u çua brenda vendit të shenjtë; prandaj, ata duhej ta kishin ngrënë mishin (v. 16-18). 10:19,20 Si përgjigje ndaj qortimit të rëndë të Moisiut, Aaroni shpjegoi se ata e kishin kryer flijimin për mëkatin dhe olokaustin ashtu siç ishte kërkuar, por, duke pasur parasysh ndëshkimin e ashpër të Zotit mbi Nadabin dhe Abihun, ai u çudit që ngrënia e viktimës së flijimit për mëkatin do t’i pëlqente apo jo syve të Zotit. Moisiu pranoi përligjjen. Kapitulli 10 mbyll pjesën e priftërisë.
[previous][next]


Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (Kapitulli 8) Matthew Henry, Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible, I:474. ↵ Kthehu mbrapa