Mbyllje (Titit 3:12-15)

3:12 Letra mbyllet me disa udhëzime të shkurtra ndaj Titit. Pali planifikoi të dërgonte Arteman ose Tikikun për të lehtësuar Titin në Kretë. Ne jemi ndeshur me Tikikun më parë (Veprat e Apostujve 20:4; Efesianeve 6:21; Kol. 4:7), por Arteman jo. Duket nga 2 Tim. 4:12 se Tikiku u dërgua në Efes dhe jo në Kretë, kështu që Artema ishte mbase zëvendësuesi për Titin në Kretë. Sapo ai të mbërrinte atje, Titi duhej të shkonte në Nikopoli, ku Pali kishte vendosur të kalonte dimrin. Kishte të paktën shtatë qytete që quheshin Nikopoli në atë kohë, por shumë komentues besojnë se Titi zgjodhi atë në Epir, në Greqinë perëndimore.

3:13 Titi do të priste mysafirë – Zenën, juristin e ligjit, dhe Apolonin. Mbase qenë ata që i sollën letrën nga Pali Titit. Ishin dy lloj juristësh në atë kohë – skribët, që shtjellonin ligjin fetar, dhe avokatët, që trajtonin çështjet e ligjit civil. Na duhet të vendosim se cilës anë i përkiste Zena. Unë hedh votën time për të parën, duke menduar se ai është thirrur për të ndihmuar Titin të shuante zënkat e pambarueshme mbi Ligjin e Moisiut (v. 9). Nëse ai do të ishte një avokat civil ai ishte i ndershëm! Apollo tjetër i vetëm që lexojmë në DhR është ai që përmendet te Veprat e Apostujve 18:24-28 dhe 1 Kor 1:12. Mbase ky është i njëjti. Kur Pali i tha Titit t’i përcillte me kujdes për udhëtim ata dy, ai përfshiu në nxitjen e tij mikpritjen gjatë qëndrimit të tyre në Kretë dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për udhëtimin tjetër të tyre më pas.

3:14 Titi duhej të mësonte të krishterët e tjerë (tanët) të tregonin mikpritje, të kujdeseshin për të sëmurët dhe të munduarit dhe të ishin bujarë ndaj atyre që ishin në nevojë. Në vend që të punonin thjesht për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre, ata duhet të kishin vizionin e dallueshëm të krishterë për të fituar para për t’i ndarë me ata më pak të privilegjuar (shikoni Efesianeve 4:28b). Kjo do t’i ruante ata nga mjerimi i egoizmit dhe tragjedia e një jete të shkuar dëm dhe të pafrytshme.

3:15 Urimet përfundimtare nuk duhet të shihen si pa kripë dhe të parëndësishme. Në vendet ku të krishterët janë të paktë në numër, të përçmuar dhe që përndiqen, këto fjalë të këndshme shprehin sasi të madhe dashurie, miqësie dhe nxitjeje. Të gjithë ata që qenë me apostullin i dërguan përshëndetje Titit, dhe Titi duhej t’u përcillte përshëndetjet më të mira të gjithë atyre që e donin Palin dhe skuadrës së tij në besim. Së fundi, Pali e mbyll letrën me temën që mbizotëroi jetën e tij – hiri i Zotit.

Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen!

SHËNIME
[1] (1:1) Shikoni Efesianeve 1 dhe Rom. 9 për një shtjellim të plotë të zgjedhjes.

[2] (1:6) Shumë besojnë se ndërsa divorci është nganjëherë i lejueshëm, një zyrtar kishe nuk duhet të jetë një njeri i divorcuar.

[3] (2:7) Shumë shpesh (shikoni shënimet fundore të NKJV-së), mungesat ndodhin te teksti kritik (NU), që mbështetet gjerësisht në dorëshkrimet më të vjetra, që vijnë kryesisht nga Egjipti. Versioni KJV dhe NKJV mbështesin tekstin tradicional (TR), i cili, zakonisht, por jo gjithmonë, përkon me shumicën e dorëshkrimeve (M).

[4] (2:14) Duket e çuditshme sot sepse kuptimi i fjalës “karakteristike” ka ndryshuar. Versioni KJV është një përkthim shumë i përpiktë; shumë nga të ashtuquajturat “gabime” janë (ashtu si dhe këtu) për shkak të ndryshimeve gjuhësore të anglishtes në rreth katër shekuj.

[5] (3:10) Fjala heretik (KJV) vjen nga fjala greke që do të thotë fraksionist apo përçarës (NKJV). Një njeri që ndan kishat zakonisht mëson doktrina të rreme apo “heretike”, por ky është një zhvillim i mëvonshëm i vetë fjalës hairatikos.

BIBLIOGRAFI

Shikoni Bibliografinë në fund të Letrës së Parë të Apostullit Pal dërguar Timoteut.


[previous][next]