Profeti shpreh brengën dhe rrëfimin e pjesës së mbetur (Vajtimet 3)

A. Gjykimet e Perëndisë (3:1-18)

Duke ndërkëmbyer përemratunë dhene, profeti heq një vijë paralele midis përvojave të tij dhe atyre të popullit.Zemërimi i Perëndisë përshkruhet me simbolin eterrit, goditjet e pareshtura tëdorës së Tij (v. 1-3); plakjen para kohe,kockat ecopëtuara, rrethiminme hidhërim dhe me ankth dhe të jetuarit midis të vdekurve (v. 4-6); burgosjen e pashmangshme,lutjen pa përgjigje (v. 7-9);pritat si të kafshëve, sulmin me shënjestër të përcaktuar (v. 10-12); plagët e thella, talljen, një dietëhidhërimi (v. 13-15);dhëmbët me zall, mbuluar me hi (v. 16); humbjen e kujtesës, tëpaqes dhe begatisë,zhdukjen eshpresës hyjnore (v. 17,18).

B. Mëshirat e Zotit (3:19-39)

Me një lutje drejtuar Perëndisë për tëkujtuar kërkesën e vet të hidhur, edhe pse me një shqetësim të zgjatur për mjerimin e tij (v. 19,20), profeti heq sytë e tij nga vetja dhe i drejton nga Zoti. Shpresa gjallërohet kur ai kujton sehiri dhemëshirat eZotit përtëriten çdo mëngjes dhe sebesnikëria e Tij ështëe madhe [2] (v. 21-24). Ai citon mësime të nxjerra në shkollën e pikëllimit:gjë e mirë është të presësh i qetë çlirimine Zotit dhe t’i nënshtroheshzgjedhës së Tij që herët në jetë (v. 25-27); të pranosh disiplinën hyjnore, goditjet dhe fyerjet njerëzore pa kundërshtuar (v. 28-30); refuzimi i Perëndisë nuk është as përfundimtar, as pa shkak;zemërmirësia e Tij do të rrjedhë përgjithmonë (v. 31-33);a nuk e shikon Zoti shtypjen, padrejtësinë apo mohimin e të drejtave (v. 34-36)? Ai është sovran, Fjala e Tij mbetet gjithmonë, tëra gjërat i shërbejnë vullnetit të Tij; tëankohesh kur Ai ndëshkon mëkatin është pa kuptim (v. 37-39).

C. Thirrja për përtëritje frymërore (3:40-42)

Rruga e bekimit gjendet në vetëshqyrtimin dhe tëkthyerit te Zoti. Mëkati i parrëfyernuk falet.

D. Brenga e Jeremias për Jerusalemin (3:43-51)

Tema kthehet te vuajtjet e Jeremias dhe të popullit të tij. Perëndia i kishtendjekur dhevrarë pa mëshirë, ishte larguar nga lutjet e tyre dhe i kishte bërë llumin e tokës (v. 43-45). Tërëarmiqtë e tyre talleshin ndërsa populli i Perëndisë përjetontefrikën, rrezikun dheshkatërrimin. Shkretimi i popullit të tij bëri që profeti të vajtontepa ndërprerje (v. 46-51).

E. Lutja e profetit për çlirim nga armiqtë e tij (3:52-66)

Gjuajtur si zog, goditur me gurë në njëgropë, i mbytur nga ujërat, profeti mendonte se i kishte ardhur fundi (v. 52-54). Ai u lut me zell ngathellësia më e madhe dhe Perëndia iu përgjigj, duke i thënë tëmos kishtefrikë (v. 55-57). Tashmë ai i kërkonZotit të shohë se sa keq ishte trajtuar (hakmarrja,intrigat,fyerjet, sharjet, thashethemet dhe përqeshjet kundër tij) dhe të gjykonte çështjen e tij. Drejtësia kërkon që armiqtë e tij të ndëshkohen, të mallkohen, të përndiqen dhe të shfarosen (v. 58-66). Fjala “zemërgur” (v. 65), si tek 2 Korintasve 3:15: “kur lexohet Moisiu, një vel mbetet mbi zemrat e tyre [judenjve]”, mbase nuk i referohet “qafëfortësisë, por verbërisë së zemrës, që të çon në shkatërrim” [3].
[previous][next]