Nxitje për pendim, bindje dhe paralajmërim për të nxjerë mësime nga gabimet e etërve (Zakaria 1:1-6)

Gjashtë vargjet e para janë parathënie. Ata përcjellin një mesazh nga Zoti me anë të Zakarias, birit të Berekiahut për popullin, duke i nxitur ata të kthehen te Zoti. Vargu 3 parashtron shënimin-kyç të librit: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: ‘Kthehuni tek unë, thotë Zoti i ushtrive, dhe unë do të kthehem te ju’, thotë Zoti i ushtrive“. Ai e nxit popullin të nxjerrë mësim nga gabimet e etërve të tyre, që nuk pranuan të dëgjonin profetët e së kaluarës, si Isaian, Jeremian dhe Osean. Gjykimi kishte rënë mbi popullin, ashtu siç kishte parashikuar Zoti, dhe më pas ata kuptuan se Zoti po i trajtonte në atë mënyrë për shkak të rrugëve të tyre të këqija.