Falja juridike dhe prindërore


[no_toc]Dy lloje të ndryshme të faljes gjenden në Shkrimet e Shenjta dhe në qoftë se duam të jemi studentë të kujdesshëm të Fjalës, ne duhet të mësojmë t’i dallojmë ato. Ne do t’i quajmë ato falje juridike dhe prindërore (megjithëse këta emra nuk përdoren në Bibël).

Ta themi atë thjeshtë, falja juridike është falja nga gjykatësi dhe falja prindërore është falja nga babai. Termi i parë është marrë nga gjykata dhe i dyti është marrë nga shtëpia.

Le të kthehemi te gjykata. Perëndia është Gjykatësi dhe mëkatari është njeriu në ndjekje penale. Njeriu është fajtor për bërjen e mëkateve dhe dënimi është vdekja e përjetshme. Por Zoti Jezus shfaqet atje dhe lajmëron: «Unë do të paguaj dënimin që meritojnë mëkatet e njeriut; Unë do të vdes si Zëvendësues për të!». Ja çfarë bëri Shpëtimtari në Kryqin e Kalvarit. Tani Gjykatësi lajmëron njeriun mëkatar: «Në qoftë se t’i i dorëzohesh Birit Tim, si Zot dhe Shpëtimtar, Unë do të të fal». Sapo njeriu të vendosë besimin e tij në Shpëtimtarin, ai merr faljen juridike për të gjitha mëkatet e tij. Atij nuk i duhet kurrë që të paguajë dënimin për to në ferr, sepse Krishti e ka paguar të gjithë atë. Mëkatari i falur tani hyn në një marrëdhënie të re: Perëndia nuk është më Gjykatësi i tij; tani Ai është Ati i tij.

Kështu tani le të kthehemi te shtëpia për një ilustrim të faljes prindërore. Perëndia është Ati dhe besimtari është fëmija. Në momentin e papritur, fëmija bën mëkat. Pastaj çfarë ndodh? A e dënon Perëndia fëmijën që të vdesë për mëkatin? Natyrisht që jo, sepse Perëndia nuk është më Gjykatësi, por Ai është Ati! Çfarë ndodh? Bashkësimi në familje është prishur. Atmosfera e lumtur e familjes nuk ekziston më. Fëmija nuk e ka humbur shpëtimin e tij, por ai ka humbur gëzimin e shpëtimit. Shpejt ai mund të përjetojë disiplinim nga Ati i tij, për ta sjellë atë përsëri në miqësi. Sapo që fëmija ta rrëfejë mëkatin e tij, ai merr falje prindërore.

Falja juridike zë vend një herë e përgjithmonë në momentin e shpëtimit; falja prindërore zë vend sa herë që një besimtar e rrëfen dhe e braktis mëkatin e tij. Kjo është çfarë Jezusi na mëson në Gjoni 13:8-10: ne kemi nevojë për larjen e rilindjes vetëm njëherë për të na çliruar nga dënimi i mëkateve, por kemi nevojë për shumë pastrime gjatë jetës sonë të krishterë për të na dhënë falje prindërore.

Ndryshimi midis dy llojeve të faljeve mund të përmblidhet grafikisht si më poshtë:

Juridike

Prindërore

Statusi i personit

Marrëdhënia e Perëndisë me të

Rezultati i mëkatit


Roli i Krishtit



Nevoja e personit


Mjeti i faljes


Lloji i faljes


Pasoja për rastet e kundërshtimit




Rezultati pozitiv


Shpeshtësia
Mëkatar (Rom. 3:23)

Gjykatës (Psa. 96:13)


Vdekja e përjetshme (Rom. 6:23)

Shpëtimtar (1 Tim. 1:15)



Shpëtimi (Veprat e Apostujve 16:30)

Besimi (Veprat e Apostujve 16:31)

Juridike (Rom. 8:1)


Ferri (Gjoni 5:24)





Marrëdhënie e re (Gjoni 1:12)

Njëherë (një larje rilindjeje) (Gjoni 13:10)
Fëmijë (1 Gjonit 3:2)

Atë (Gal. 4:6)


Bashkësim i prishur (1 Gjonit 1:6)

Kryeprift dhe Avokat (Heb. 4:14-16 dhe 1 Gjonit 2:1)

Gëzimi i shpëtimit (Psa. 51:12)

Rrëfimi (1 Gjonit 1:9)


Prindërore (Luka 15:21, 22)

Disiplinim (1 e Korintasve 11:31-32) Humbje në Gjykimin nga Krishti (1 e Korintasve 3:15)

Bashkësim i restauruar (Psa. 32:5)

Shpeshherë (shumë pastrime) (Gjoni 13:8)

Duke filluar që tani, kur gjejmë vargje që flasin për faljen një herë e përgjithmonë, që na është garantuar ne si mëkatarë nëpërmjet veprës së Krishtit, ne do ta dimë se tema është falja juridike. Vargjet më poshtë e ilustrojnë këtë:

Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të Tij, faljen e mëkateve sipas pasurive të hirit të Tij (Efesianeve 1:7).

Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin (Efesianeve 4:32).

Që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet (Kolosianeve 2:13).

Sidoqoftë, ka edhe pjesë të tjera të Shkrimeve të Shenjta që trajtojnë faljen prindërore:

Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t’jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ua falë juve gabimet tuaja (Mt. 6:14-15).

Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur (Luka 6:37).

Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja (Marku 11:25).

Vini re se në dy nga këta vargje Perëndia është përmendur specifikisht si Atë; është falja e Atit që është përfshirë. Vini re gjithashtu se të jemi të falur varet në vullnetin tonë për të falur të tjerët. Kjo nuk është e vërtetë për faljen juridike; vullneti për të falur të tjerët nuk është kusht për shpëtimin. Por ajo është e vërtetë për faljen prindërore; Ati ynë nuk do të na falë, në qoftë se ne nuk e falim njëri-tjetrin.

Në Mateu 18:23-35 Jezusi tregon një histori të një skllavi, të cilit mbreti i kishte falur 10,000 monedha ari. Por i njëjti skllav nuk do t’i falte 100 monedha ari një skllavi tjetër. Mbreti kështu u zemërua me të dhe ia dorëzoi atë rojeve të burgut derisa ai pagoi borxhin. Jezusi e përfundoi shëmbëlltyrën duke thënë: «Kështu do të veprojë me ju edhe Ati Im qiellor, në qoftë se secili prej jush nuk e fal me gjithë zemër vëllanë e vet për fajet e tij». Këtu përsëri bëhet fjalë për faljen nga Ati. Është një mëkat të kemi një shpirt që nuk fal, dhe kështu Perëndia nuk mund të na falë prindërisht derisa ne të rrëfejmë dhe braktisim mëkatin.

Një nga gjërat e gëzueshme të studimit biblik është të shohësh këto dallime themelore dhe që të jesh i aftë t’i zbatosh ato në të lexuarit e përditshëm. Duke filluar që tani, kur të gjeni temën e faljes në Fjalën e Perëndisë, ju duhet të jeni të aftë të thoni: «Oh, po, ajo i referohet faljes juridike» ose ndryshe «ajo duhet t’i referohet faljes nga Ati ndaj fëmijës së Tij».

[wpfilebase tag=file id=8/]