Fazat e kthimit të Krishtit


[no_toc]Në mësimin e mëparshëm pamë se është e nevojshme të bëjmë dallimin midis ardhjes së parë dhe të dytë të Krishtit. E para i përket historisë; ndodhi 2000 vjet më parë. E dyta i përket profecisë; është akoma në të ardhmen.

Por është e nevojshme të kuptojmë se Ardhja e Dytë e Krishtit nuk është një ngjarje e vetme. Për më tepër, ajo zgjatet në një periudhë kohe dhe ka katër hapa ose faza. Kështu, në këtë mësim dëshirojmë të bëjmë dallimin midis këtyre fazave.

Në gjuhën origjinale (greqisht) të Dhiatës së Re fjala e zakonshme për «ardhjen» nënkuptonte «një prani» (parousi në greqisht). Ajo përcakton një ardhje dhe një prani të qëndrueshme. Përdorej shpeshherë në lidhje me ardhjen e një mbreti dhe vizitën që pasonte.

Për shembull, ardhja e Krishtit në Galile solli shërim për turma njerëzish. Këtu nuk nënkuptojmë thjeshtë ditën në të cilën Ai arriti në Galile, por të gjithë periudhën e kohës që Ai kaloi në atë zonë.

Kështu, kur mendojmë për Ardhjen e Dytë të Krishtit, ne duhet të mendojmë më shumë për një periudhë kohe sesa një ngjarje të izoluar. Kjo periudhë kohe ka katër faza, si më poshtë:

  1. Një fillim
  2. Një kurs (d.m.th. drejtim)
  3. Një manifestim
  4. Një pikë kulminante
1. Fillimi i ardhjes së Krishtit

Fillimi i Ardhjes së Krishtit është Rrëmbimi, domethënë, Ardhja e Krishtit për shenjtorët e Tij. Ai do të vijë në ajër, të vdekurit në Krishtin do të ngrihen, besimtarët që jetojnë do të ndryshojnë dhe të gjithë do të shkojnë te shtëpia e Atit. Kjo mund të ndodhë në çfarëdo momenti dhe do të ndodhë në një moment.

Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin, por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e Tij (1 e Korintasve 15:22, 23).

Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në padije për sa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur. Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. Ngushëlloni, pra njëri-tjetrin me këto fjalë (1 Thes. 4:13-18).

Ju lutemi, o vëllezër, lidhur me ardhjen e Zotit tonë Jezus Krisht dhe me tubimin tonë me Të (2 Thes. 2:1).

Tani, pra, vëllezër, jini të durueshëm deri në ardhjen e Zotit; shikoni si e pret me durim bujku frytin e çmuar të tokës, deri sa të marrë shiun e parë dhe të fundit. Jini të durueshëm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit është afër (Jakobit 5:7, 8).

Edhe tani djema, qëndroni në Të që, kur të shfaqet Ai, ne të mund të kemi besim dhe në ardhjen e Tij të mos turpërohemi para Tij (1 Gjonit 2:28).

Të tjera pjesët, që i referohen Rrëmbimit janë Gjoni 14:1-4 dhe 1 e Korintasve 15:51-54; Filipianeve 3:20, 21 dhe 1 Thesalonikasve 1:10; Hebrenjve 9:28 dhe 1 Gjonit 3:2; Zbulesa 22:7, 20.

2. Kursi i ardhjes së Krishtit

Faza e dytë, kursi i ardhjes së Krishtit, përfshin Gjykimin nga Krishti, kur besimtarëve do t’u jepen shpërblime për shërbim me besnikëri.

Cila në fakt është shpresa jonë, a gëzimi, a kurora e lavdisë? A nuk jeni pikërisht ju, përpara Zotit tonë Jezus Krisht në ardhjen e Tij? (1 Thes. 2:19).

Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirti e trupi, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezus Krisht (1 Thes. 5:23).

Shihni gjithashtu Romakeve 14:10-12 dhe 1 e Korintasve 3:11-15 dhe 2 e Korintasve 5:10 dhe 2 Timoteut 4:7, 8.

Një ngjarje tjetër, e cila ndoshta duhet të përfshihet në kursin e ardhjes së Krishtit është Darka e Martesës së Qengjit. Nga vendndodhja në librin e Zbulesës, ne e dimë se do të ndodhë para sundimit të lavdishëm të Krishtit. Ne e përfshijmë atë këtu madje edhe nëse fjala «ardhje» nuk përdoret në lidhje me të.

Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi! Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e Tij është përgatitur! Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve. Dhe më tha: Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit. Dhe më tha: Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë (Zbulesa 19:6-9).

Ndërsa këto ngjarje do të ndodhin në qiell, toka do të përjetojë një kohë shtrëngese. Kjo do të jetë një periudhë afërsisht prej shtatë vjetësh, gjatë së cilës Perëndia do të gjykojë botën me intensitet gjithnjë në rritje (Dan. 9:27; Mt. 24:4-28; Zbulesa, kapitujt 6—19). Gjysma e fundit e kësaj periudhe njihet si Shtrëngesa e Madhe; do të dëshmojë shqetësim dhe shkatërrim të një ashpërsie të madhe (Mt. 24:15-31).

3. Manifestimi i ardhjes së Krishtit

Faza e tretë është manifestimi i ardhjes së Krishtit, domethënë, ardhja e Tij në tokë me fuqi dhe lavdi të madhe për të sunduar si Mbret mbi mbretër dhe Zot mbi zotër. Rrëmbimi nuk do të shihet nga bota; do të ndodhë në një pjesë të sekondës. Por çdo sy do ta shohë Krishtin kur të vijë për të sunduar. Për këtë arsye quhet manifestimi i ardhjes së Tij. Kjo është faza e tretë e ardhjes së Tij.

Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës? (Mt. 24:3).

Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut (Mt. 24:27).

Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut (Mt. 24:37).

Dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut (Mt. 24:39).

Për të bërë të patundura zemrat tuaja, pa të meta në shenjtëri përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Perëndisë sonë Jezus Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e Tij (1 Thes. 3:13).

Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij (2 Thes. 2:8).

Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përrallave të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular të madhështisë së Tij (1 Pjetrit 1:16). (Këtu Pjetri po flet rreth manifestimit të ardhjes së Krishtit siç ishte portretizuar më parë në malin e Shndërrimit.)

Pjesë të tjera që i referohen fazës së tretë të ardhjes së Krishtit janë: Zakaria 14:4; Malakia 4:1-3; Veprat e Apostujve 1:11 dhe 2 Thesalonikasve 1:7-9; Juda 1:14; Zbulesa 1:7; 19:11-16.

4. Kulmi i ardhjes së Krishtit

Faza e fundit është kulmi i ardhjes së Krishtit, shkatërrimi i qiejve dhe i tokës me zjarr. Ajo ndjek një mijë vjetët e sundimit të Krishtit në tokë. I referohet në 2 Pjetrit 3:4, 7-13:

Dhe do të thonë: Ku është premtimi i ardhjes së Tij? Sepse, qëkur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbetën në po atë gjendje si në fillim të krijimit…. Ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë. Por, shumë të dashur, mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si për një mijë vjet dhe një mijë vjet si një ditë. Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të Tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim. Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt. Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme, duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen? Por ne, sipas premtimit të Tij, presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilën banon drejtësia.

Në këtë kapitull lexojmë për përqeshës, të cilët do të dalin në ditët e fundit, duke mohuar mundësinë e kthimit të Krishtit. Cilin nga aspektet e ardhjes së Tij nënkuptojnë ata?

A po i referohen Rrëmbimit? Jo. Ata ndoshta nuk dinë asgjë rreth Rrëmbimit. A po i referohen ardhjes së Krishtit për të sunduar? Jo. Është e dukshme se jo. I tërë konteksti tregon se ajo çfarë ata po përqeshin është dënimi përfundimtar i keqbërësve nga Zoti. Ata nënkuptojnë gjykimin e fundit kulmor në tokë, ose çfarë ata e quajnë «fundin e botës». Argumenti i tyre është se ata nuk kanë përse të shqetësohen. Perëndia nuk ka ndërhyrë në histori dhe nuk do të ndërhyjë në të ardhmen. Kështu ata ndihen të lirë të vazhdojnë në fjalët dhe veprat e ligësisë.

Pjetri u përgjigjet përqeshjes së tyre duke u treguar kohën, pas mijëvjeçarit të sundimit të Krishtit, kur qiejt dhe toka, siç e dimë, do të shkatërrohen tërësisht. Ky kulm i ardhjes së Krishtit do të ndodhë pas Mijëvjeçarit dhe në inaugurimin e përjetësisë.

«Por» dikush mund të pyesë: «Si e di se faza e parë dhe e tretë, Rrëmbimi dhe Zbulesa, janë ngjarje të ndara»? Përgjigjja është se ato janë të dalluara në Shkrimet e Shenjta në mënyrat e mëposhtme:

Rrëmbimi

Zbulesa

1. Krishti vjen në ajër (1 Thes. 4:16, 17).

2. Ai vjen për shenjtorët e Tij (1 Thes. 4:16, 17).

3. Rrëmbimi është mister, d.m.th. një e vërtetë e panjohur në Dhiatën e Vjetër (1 e Korintasve 15:51).


4. Ardhja e Krishtit për shenjtorët e Tij nuk do të ndodhë e paraprirë nga shenja në qiej.

5. Rrëmbimi identifikohet me Ditën e Krishtit (1 e Korintasve 1:8 dhe 2 e Korintasve 1:14; Filipianeve 1:6, 10).

6. Rrëmbimi është paraqitur si një kohë bekimi (1 Thes. 4:18).

7. Rrëmbimi ndodh sa hap e mbyll sytë (1 e Korintasve 15:52). Kjo nënkupton me forcë që kjo nuk do të dëshmohet nga bota.

8. Rrëmbimi duket se do të përfshijë kryesisht Kishën (Gjoni 14:1-4 dhe 1 e Korintasve 15:51-58 dhe 1 Thes. 4:13-18).

9. Krishti vjen si Ylli i Shndritshëm i Mëngjesit (Zbulesa 22:16).
1. Ai vjen në tokë (Zakaria 14:4).


2. Ai vjen me shenjtorët e Tij (1 Thes. 3:13; Juda 1:14).

3. Zbulesa nuk është mister; Ajo është tema e shumë profecive të Dhiatës së Vjetër (Psa. 72:1-20; Isaia 11:1-16; Zakaria 14:1:21).

4. Ardhja e Krishtit me shenjtorët e Tij do të shpallet me shenja në qiej (Mt. 24:29, 30).

5. Zbulesa njihet si Dita e Zotit (2 Thes. 2:1-12).



6. Theksi kryesor i Zbulesës është vënë në gjykimin (2 Thes. 2:8-12).

7. Zbulesa do të jetë e dukshme në mbarë botën (Mt. 24:27; Zbulesa 1:7).


8.Zbulesa përfshin kryesisht Izraelin, pastaj kombet joçifute (Mt. 24:1 – Mt. 25:46).


9. Krishti vjen si Dielli i Drejtësisë me shërim në krahët e tij (Mal. 4:2).
[wpfilebase tag=file id=8/]