Shlyerja e mëkateve atëherë dhe tani


[no_toc]Shlyerja është një nga fjalët mahnitëse të Biblës me një përdorim të gjerë. Kuptimi i kësaj fjale duhet të përcaktohet në kontekstin e saj në Shkrimet e Shenjta. Ne e mësojmë kuptimin e kësaj fjale nga përdorimi i saj.

Para se të shqyrtojmë këtë, le t’i kujtojmë vetes tonë mënyrën e shpëtimit në Dhiatën e Vjetër. Njerëzit u shpëtuan kur ata besonin në Zotin. Kur Perëndia ua shfaqte Veten atyre, ata besonin në Të dhe kjo u konsiderohej drejtësi. Kështu kur Perëndia i premtoi Abrahamit pasardhës të panumërt sa yjet në qiell, patriarku «i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë» (Zanafilla 15:6). Abrahami u shfajësua në bazë të veprës së Krishtit akoma në të ardhmen. Abrahami mund të mos ketë patur njohuri për këtë punë, por Perëndia kishte njohuri për të dhe ia vuri gjithë vlerën e saj në llogarinë e Abrahamit. Zoti i siguroi atij falje juridike për të gjitha mëkatet e tij në bazë të gjakut të çmuar të derdhur në kryqin e Kalvarit. Shpëtimi në çdo epokë është me anë të shpëtimit në Zotin dhe në bazë të veprës së Zotit Jezus për ne. Kështu fillon një marrëdhënie e përjetshme.

Sidoqoftë, mëkatet që një Izraelit bënte pas besimit në Zotin, prishnin bashkësinë me Perëndinë dhe e bënin atë të papastër. Gjithashtu edhe veprime të tjera (si prekja e një trup të vdekur) e cila, megjithëse jo e mëkatshme, e bënte atë të papastër nga mënyra ceremoniale. Këto gjëra e bënin atë të mos merrte pjesë në adhurimin në tabernakull apo në tempull. Këtu nevojitej shlyerja e mëkatit, kështu tani le ta shqyrtojmë këtë çështje.

Kuptimi në Dhiatën e Vjetër

Në Dhiatën e Vjetër shlyerja vjen nga një fjalë Hebraike me kuptimin «mbulesë»{{1}}. Kështu kur Perëndia i tha Noeut të mbulonte arkën me bitum nga brenda dhe jashtë, Ai përdori të njëjtën rrënjë të fjalës së përkthyer «të shlysh». Shlyerja është një mbulesë për mëkatin deri në trajtimin e tij të plotë e të përkryer, përfundimisht në veprën e Krishtit në kryqin e Kalvarit.

Në disa raste të tjera, fjala «të shlysh» mund të nënkuptojë të dekretosh, të pastrosh, të nxjerrësh nga dënimi dhe të shenjtërosh.

Zakonisht ajo përdorej si referim për njerëzit, priftërinjtë dhe kombin e Izraelit. Por pothuajse asnjëherë nuk ka marrë kuptimin heqjes së mëkateve, d.m.th. pagimin për to. Shkruesi i Hebrenjve e bën të qartë se flijimet nuk hoqën as edhe një mëkat të vetëm. Në qoftë se kuptimi parësor i shlyerjes së mëkateve ishte heqja e mëkatit, atëherë flijimet ishin të kota. «Sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatet» (Heb. 10:4). Çdo vit në Ditën e Shlyerjes së Mëkateve bëhej kujtimi i mëkateve (Heb. 10:3). Për këtë arsye, sistemi i flijimeve asnjëherë nuk u dha njerëzve një ndërgjegjje të pastër në lidhje me mëkatet. «Sepse përndryshe do të kishin pushuar t’i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?» (Heb. 10:2).

Disa herë shlyerja bëhej edhe për sendet: altarin, vendin e shenjtë, shenjtoren, tabernakullin e mbledhjeve dhe tempullin. Është e qartë që kjo nuk kishte të bënte fare me heqjen e mëkateve, meqë sendet nuk mëkatojnë. Një altar, për të cilin ishte bërë shlyerje, ishte një altar i përshtatshëm për t’u përdorur për shërbim hyjnor ngaqë ishte i pastër ritualisht. Çfarëdo përkufizimi tjetër, që nuk jep shpjegim për shlyerjen e «sendeve» të ndryshme, nuk është i saktë.

Kur është përdorur për njerëzit, shlyerja kishte të bënte me pastrimin ceremonial. Kur një besimtar Izraelit mëkatonte dhe pastaj sillte flijimin e kërkuar, ai në fakt po rrëfente mëkatin e tij. Sapo të rrëfente, ai falej. Falja nuk vinte nga kafsha e flijuar, por nëpërmjet flijimit të Krishtit, të cilin ajo simbolizonte. Dënimi i përjetshëm për mëkatin e tij anulohej kur ai të besonte në Zotin, por rrëfimi rinonte bashkësinë e tij me Perëndinë. Flijimi, që ai sillte, siguronte paraqitjen e jashtme për pjesëmarrje ose përdorim në adhurimin dhe shërbimin ndaj Jehovës. Ai tashmë ishte në marrëdhënie besëlidhjeje me Perëndinë, por tani bëhej i pastër ritualisht. Flijimet Levitike shenjtëronin për pastrimin e mishit{{2}}, domethënë, ata siguronin një pastrim ritual të jashtëm. Vetëm vepra e Krishtit mund ta pastronte ndërgjegjen nga veprat e kota për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë{{3}}.

Një përjashtim

Të paktën njëherë në Dhiatën e Vjetër kjo fjalë është përdorur në mënyrë të qartë në kuptimin për të hequr mëkatin. «Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për t’i dhënë fund shkeljes, për t’i dhënë fund mëkatit, për të sjellë pajtim për paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimin dhe profecinë, për të vajosur Vendin shumë të Shenjtë» (Dan. 9:24). Në këtë varg, shprehja për të sjellë pajtim për paudhësinë do të thotë fjalë për fjalë të shlysh për ligësi (kështu është përkthyer në versione të tjera të Biblës). Përkthyesit e Versionit King Xheims në anglisht deshën t’i shmangeshin sugjerimit se vepra e Krishtit veçse mbuloi mëkatet, kështu ata e përkthyen atë për të sjellë pajtim për paudhësinë.

Kjo na drejton te Ardhja e Dytë e Zotit Jezus kur të marrë fund ligësia e popullit të Tij, Izraelit. Në fakt, flijimi i duhur për këtë u bë në kryqin e Kalvarit, por i tërë Izraeli nuk do t’i shijojë të mirat e kryqit deri kur ata të kthehen te Ai, të cilin kryqëzuan dhe të vajtojnë për Të ashtu si dikush vajton për birin e tij të vetëm. Çdo shlyerje e përmendur në Dhiatën e Vjetër është trajtuar plotësisht dhe përfundimisht në Kryq.

Kuptimi i fituar sot

Shlyerja nuk është një fjalë e Dhiatës së Re. Kuptimi i shlyerjes në Dhiatën e Vjetër nuk gjendet në Dhiatën e Re. Nuk kemi as edhe një rast të shlyerjes së bërë për njerëzit ose për sendet.

Në ditët tona, fjala shlyerje ka fituar një kuptim të ri. Kur bëjmë fjalë për shlyerjen e mëkateve nga Krishti, ne nënkuptojmë pagesën e bërë për mëkatet tona nëpërmjet vdekjes, varrosjes dhe ringjalljes së Tij. Në shërbesë apo në këngë, ne ngazëllohemi se nëpërmjet gjakut të Tij shlyes, d.m.th. mëkatet janë paguar njëherë e përgjithmonë. Por ky kuptim është një çështje përdorimi dhe nuk ka asnjë lidhje me kuptimin bazë të kësaj fjale.

Do të na ndihmonte së tepërmi në zgjidhjen e shumë keqkuptimeve po të bënim dallimin midis kuptimit të kësaj fjale në Dhiatën e Vjetër dhe kuptimit të fituar sot nëpërmjet përdorimit të saj. Nuk është aspak gabim të flasim për shlyerjen e mëkateve nga Krishti, për sa kohë që ne e kuptojmë se vepra e Tij ishte e përkryer, përfundimtare dhe e përbrendshme, ndërsa shlyerja në Dhiatën e Vjetër ishte, me një përjashtim të vetëm, e papërkryer, e përsëritur dhe e jashtme.

Shlyerja në Mbretërinë

Kjo fjalë është përdorur nga Ezekieli në lidhje me shërbimet në të ardhmen në tempullin{{4}}, në Mijëvjeçarin. Duke patur parasysh Mbretërinë, Ezekieli flet për shlyerjen e bërë për altarin, për njerëzit, d.m.th. shtëpinë e Izraelit dhe për tempullin. Kjo përbën një problem për disa. Kjo duket sikur kontradikton Hebrenjve 10:12: «Përkundrazi, Ai pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë» dhe Hebrenjve 10:18: «Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin».

Problemi qëndron në atë se ne i japim kësaj fjale kuptimin e fjalorit të sotëm modern dhe jo kuptimin bazë të Dhiatës së Vjetër. Nuk ka as edhe një sugjerim se flijimet në tempullin e mijëvjeçarit do të kenë efekt për të hequr fajin dhe dënimin e mëkatit si në epokën e Dhiatës së Re. Ata do të jenë thjeshtë pjesë e riteve në tempull. Gjatë këtyre ceremonive, Izraeli i shpenguar do ta vërë re dobësinë e këtyre riteve, të krahasuara me përsosmërinë e veprës së Krishtit. Ata do ta kuptojnë se ritet ishin hije të realitetit, ndërsa Krishti është realiteti. Ashtu sikurse flijimet shlyese të Dhiatës së Vjetër na drejtojnë te vepra e Krishtit, ashtu edhe ato të mijëvjeçarit do të na drejtojnë pas te kryqi i Kalvarit, ashtu si Darka e Zotit për ne sot. Ata do të jenë përkujtime.

[[1]]Folja është kaphar, e cila tingëllon në koincidencë si përkthimi në anglisht «cover», d.m.th. «kavër» në shqip. Forma e emrit ekziston akoma në festën izraelite, Yom Kippur, e përkthyer fjalë për fjalë «Dita e Mbulesës» (Shlyerjes).[[1]] [[2]]Hebrenjve 9:13[[2]] [[3]]Hebrenjve 9:14[[3]] [[4]]Ezekieli 43:20, 26; 45:15, 17, 20[[4]]
[previous][next]
[wpfilebase tag=file id=8/]