DHJATA E RE

Ungjijtë | DHJATA E RE

Ungjijtë ndoshta janë pjesa më e njohur e Biblës. Por ndërsa shumë njerëz kanë njohuri rreth Ungjijve, vetëm pak e kuptojnë sferën dhe qëllimin e këtyre katër librave. Shumica mendojnë se ata janë thjeshtë katër biografi të Krishtit.

Është e rëndësishme të theksojmë se Ungjijtë nuk kanë qëllim që të japin një dëshmi të plotë të jetës së Krishtit në tokë. Fryma e Shenjtë ka zgjedhur ngjarje të caktuara dhe i ka ndërthurur ata së bashku për të theksuar aspekte të caktuara të jetës së Krishtit. Faktet e mëposhtme e ilustrojnë këtë përzgjedhje. Me përjashtim të pesë kapitujve, i gjithë materiali në Ungjijtë, ka të bëjë me tre vitet e fundit të Shpëtimtarit në tokë. Njëzet e tetë kapituj kanë të bëjnë me 10 ditët midis ardhjes së Tij të fundit në Betani dhe ringjalljes së Tij. Ungjijve nuk u mungon të japin një dëshmi të plotë të madje viteve të fundit të veprimtarisë së Shpëtimtarit. Gjoni na kujton se ka edhe shumë gjëra të tjera që Ai bëri, të cilat, po të shkruheshin një nga një, nuk do të mjaftonte mbarë bota që t’i nxinte ato (Gjoni 21:25).

Shkruesit e Ungjijve zgjodhën ngjarje që paraqesin aspekte të ndryshme të Zotit tonë. Për këtë arsye, disa ngjarje gjenden vetëm në një Ungjill, disa në dy ose tre Ungjij dhe disa në të katër.

Ngjarjet e jetës së Krishtit nuk janë vënë në rendin kronologjik. Për ne rendi kronologjik na duket më i sakti. Por ndonjëherë është më e rëndësishme t’u referohemi ngjarjeve në një mënyrë të tillë që të nxjerrim mësime morale ose frymërore.

Secili nga Ungjijtë ka si qëllim që të paraqesë Krishtin në një aspekt të ndryshëm. Mateu e paraqet Atë kryesisht si Mbret, Marku si Shërbëtor, Luka si Njeri dhe Gjoni si Perëndi (megjithëse ka ca përjashtime). Kjo paraqitje e katërfishtë duket se gjendet në shumë pjesë të Dhiatës së Vjetër dhe të Re, siç mund të shihet në tabelën e mëposhtme:

Mateu Marku Luka Gjoni

Mbret

Shërbëtor

Njeri

Perëndi

Luan

Ka

Njeri

Shqiponjë

Eze. 1:10
Zbulesa 4:7

Eze. 1:10
Zbulesa 4:7

Eze. 1:10
Zbulesa 4:7

Eze. 1:10
Zbulesa 4:7

Dega (ose Biri)

Shërbëtori Im

Njeriu

Dega e Davidit

 

Jer. 23:5

 

Zakaria 3:8

 

Zakaria 6:12

Isa. 4:2,6

Ja, Mbreti Yt

Ja, Shërbëtori Yt

Ja, Njeriu

 

Ja, Perëndia

 

Zakaria 9:9

Isa. 42:1

Zakaria 6:12

Isa. 40:9

E purpur

E kuqe flakë

Li i bardhë

Blu

Katër ngjyrat duhen shpjeguar. Këto ngjyra gjendeshin në Tabernakullin dhe në disa nga veshjet e priftërinjve. E purpurta është ngjyra e mbretërimit; mbretërit e Madianit, për shembull, vishnin rroba ngjyrë të purpurt (Gjyqtaret 8:26). E kuqja flakë bëhej nga krimbi koçenal, duke na kujtuar Shërbëtorin që vuan dhe derdh gjakun, i cili tha: «Unë jam një krimb dhe jo një njeri» (Psalmi 22:6). Ngjyra e bardhë e lirit flet për drejtësinë (Zbulesa 19:8), për jetën e panjollë të Zotit tonë si njeri. Ngjyra blu është Ngjyra e qiellit, që na kujton Atë që erdhi nga qielli.

Shkrimtarët e Ungjijve i zgjodhën materialet e tyre që t’i përshtaten një aspekti të veçantë të Zotit që ata dëshironin të paraqisnin. Kështu Mateu jep një gjenealogji të Jezusit për të provuar të drejtën e Tij ligjore për fronin. Luka jep një gjenealogji për të provuar se Zoti ynë ishte me të vërtetë njerëzor. Marku nuk jep një gjenealogji sepse ajo nuk është e rëndësishme për një shërbëtor. Dhe Gjoni nuk jep një gjenealogji sepse si Biri i Perëndisë, Zoti Jezus nuk kishte fillim.

Ndonjëherë ajo që duket se është e njëjta ngjarje në Ungjij të ndryshëm në fakt del se është ngjarje të ndryshme. Pastrimi i Tempullit në Gjoni 2:13-25 zë vend në fillim të shërbimit publik të Krishtit, ndërsa pastrimi në Mateu 21:12-17, Marku 11:15-19 dhe Luka 19:45, 46 zënë vend në fund të shërbimit të Tij .

Dëshmi të ndryshme të të njëjtës ngjarje nuk janë kurrë kontradiktore. Ndonjëherë ata janë shtesë. Secili nga Ungjijtë jep një dëshmi të ndryshme të fjalëve në krye të Kryqit:

  • Mateu 27:37: «Ky është Jezusi Mbreti i hebrenjve»
  • Marku 15:26: «Mbreti i hebrenjve»
  • Luka 23:38: «Ky është Mbreti i hebrenjve»
  • Gjoni 19:19: «Jezusi i Nazaretit, Mbreti i hebrenjve»

Po t’i bashkoni të gjitha këto së bashku do të gjeni këtë mbishkrim në Kryq: «Ky është Jezusi i Nazaretit, Mbreti i hebrenjve».

Por nëse ndryshimet janë ose jo shtesë, ka gjithmonë një arsye për to dhe ajo arsye është që të nxjerrin ca të vërteta frymërore, domethënëse dhe kuptimplotë.

Shërbimi publik i Krishtit mund të ndahet në tre faza:

Shërbimi Judeas – rreth një vit
Gjoni 1:15 – 4:54

Shërbimi në Galile – rreth një vit e nëntë muaj
Mateu 4:12 – Mateu 18:35
Marku 1:14 – Marku 9:50
Luka 3:19 – Luka 9:50
Gjoni 5:1 – Gjoni 10:21

Shërbimi në Perea – rreth katër ose pesë muaj
Mateu 19:1 – Mateu 20:28
Marku 10:1 – Mateu 10:45
Luka 9:51 – Mateu 18:34
Gjoni 10:22 – Mateu 11:57

Tre Ungjijtë e parë quhen sinoptikë (Syn = me; optic = shoh), në kuptimin që, në përgjithësi, ata mbulojnë të njëjtin terren ose kanë të njëjtën pamje të shërbimit të Zotit tonë. Ungjilli i Gjonit quhet autoptik (aut = vetë; optic = shoh), sepse Gjoni e sheh Zotin në një mënyrë që është e ndryshme nga të tjerët. Mbi 90 përqind e materialit të mbuluar prej Gjonit është unik për këtë Ungjill.

Ungjijtë nuk janë së pari një prezantim i shpëtimit, megjithëse ai përfshihet. Për më tepër ata janë një regjistrim historik i ngjarjeve, nëpërmjet të cilave shpëtimi është bërë i mundur – vdekja, varrosja, ringjallja dhe përlëvdimi i Zotit Jezus Krisht.

MATEU. Ungjilli i Mateut flet për Mbretin – gjenealogjinë e Tij, lindjen dhe vitet e vegjëlisë; përbërjen e mbretërisë së Tij (Predikimi në Mal); dhe kredencialet, mohimin, opozitën e madhe, arrestimin, vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Tij. Predikimi profetik (Mateu 24 dhe 25) është një nga pjesët profetike të Shkrimit të Shenjtë.

MARKU. Krishti si Shërbëtori i përsosur hyn direkt në shërbimin e Tij. Ju do të vini re përdorimin shpesh të fjalës menjëherë. Ky libër është libër veprimi. Siç mund ta prisnit, këtu theksohen më shumë veprat e Zotit sesa fjalët e Tij. Një varg çelës është Mr. 10:45: «Sepse Biri i Njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e Tij si çmim për shpengimin e shumë vetave».

LUKA. Luka e portretizon Krishtin si Biri i përsosur i Njeriut. Megjithatë, theksimi që Luka u jep lutjeve të Krishtit, nuk është i çuditshëm. Keqardhja dhe falja nga Zoti janë gjithashtu të forta nëpër gjithë Ungjillin. Luka flet shumë për gratë dhe fëmijët, për këngët dhe termat e dishepullimit dhe për çështjet mjekësore.

GJONI. Qëllimi i këtij Ungjilli thuhet në Gjoni 20:31: «… që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të Tij». Ka shtatë mrekulli ose shenja që mbështesin thënien e Jezusit për të qenët Biri i vetëm i Perëndisë. Zoti Jezus i zbaton Vetes Emrin hyjnor UNË JAM shtatë herë. Gjoni ka nëntë shërbesa të Zotit tonë që nuk gjenden tjetërkund. Ndoshta vargu më i njohur në Bibël është Gjoni 3:16: «Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme». Gjoni quhet «Ungjilli me dy fjalë», sepse tregon në mënyrë kaq të saktë se ne shpëtohemi nëpërmjet besimit në Birin e Perëndisë, i cili vdiq si Zëvendësues, duke paguar dënimin për mëkatet tona.