UNË I DUA ASAMBLETË

Shtojca D | Manuali i Dishepullit

Më falni, por thjesht rastis që i dua asambletë. Duket pothuajse kundër kulturës që të thuash diçka të tillë. The «in thing» është që të shpifësh për to, që të nxjerrësh në pah të gjitha të metat dhe dështimet e tyre. Ka shumë kritikë që flasin në mënyrë dogmatike mbi atë se çfarë nuk shkon me asambletë. Ndoshta është koha që dikush të dalë përpara dhe të thotë atë që është e mirë për to. Unë dua që të jem ai njeri. Me lejoni t’ju them se përse i dua ato.

Më pëlqen takimi i përjavshëm përkujtimor i Zotit në Thyerjen e Bukës. Për pesëdhjetë vjet jam përpjekur që të kujtoj Zotin çdo të diel në tryezën e përbashkësisë dhe kjo për mua nuk e ka humbur kurrë bukurinë e saj. Ka diçka të veçantë për një takim ku Zoti ynë i dashur është tërheqja e vetme dhe objekti qendror i adhurimit. Nuk është për t’u çuditur që kur njerëzit largohen nga një asamble për të shkuar në një lloj tjetër përbashkësie, ata pa përjashtim thonë: «Më mungon takimi i adhurimit». Unë trishtohem që ata e lanë këtë takim.

Asambleja më ka hyrë në zemër, sepse e kam parë Efesianëve 4:12 që të praktikohet si kurrkund tjetër. Dhuntinë u dhanë për ndërtimin e shenjtorëve për veprën e shërbimit. Unë kam parë njerëz të pamësuar që janë pjekur deri në pikën që e kanë shpallur ungjillin me fuqi bindëse. Kam parë burra të paregjur që iu kanë shërbyer zemrave të njerëzve të Perëndisë dhe jo vetëm kokave të tyre. Kam parë gra të përkushtuara që kanë gjetur përmbushje, jo vetëm duke rritur bij dhe bija për Perëndinë, por edhe duke mësuar gra dhe fëmijë të tjerë, duke bashkëpunuar me burrat e tyre në mbështetje të shërbesave që ata kishin, duke mbështetur veprën e misionarëve në atdhe dhe jashtë vendit, duke vizituar të sëmurët dhe të pikëlluarit dhe duke treguar mikpritje për shenjtorët si dhe për të huajt. Kam parë të rinj që janë inkurajuar për të ushtruar dhuntitë e tyre në mënyra që nuk do të ndodhë kurrë në një kishë të zakonshme. Shumë udhëheqës ungjillorë të mirënjohur flasin shumë për Efesianëve 4:12 dhe madje disa i lavdërojnë asambletë për mënyrën se si ato e vënë në zbatim atë.

Një nga lavditë e asamblesë është mospranimi i palëkundur nga ana e tyre për ndarjen e vëllazërisë së barabartë në kler dhe laik. Të mbledhurit ndaj Personit të Krishtit dhe jo ndaj një predikuesi karizmatik është hyjnore si në parim ashtu dhe në praktikë. Dhiata e Re mëson një shumësi pleqsh dhe asnjëherë një shërbesë që drejtohet vetëm nga një njeri i vetëm. Por asambletë që shpallin dhe praktikojnë këtë do të jenë gjithnjë zogj me pika në komunitetin e krishterë. Ekziston njëfarë mase turpi që të jesh në një asamble të këtij lloji dhe ata që vendosin për asambletë bëjnë mirë që të përgatiten për ta duruar këtë turp.

Më pëlqen fakti që çdo asamble është autonome, e përgjegjshme vetëm ndaj Zotit. Nuk ka zyra qendrore këtu mbi tokë, as ndonjë hierarki njerëzore e caktuar, as ndonjë organizatë midis Kreut dhe trupit. Kjo e pengon pushtimin e asambleve nga liberalizmi, nga doktrinat e huaja apo nga diktatura.

Politikat financiare të asambleve janë të lavdërueshme. Është e jashtëzakonshme që në shumicën e përbashkësive kemi vetëm një mbledhje apo ofertë çdo javë. Megjithëkëtë ajo një ofertë, që mblidhet pa fanfarë apo kërkesa lutëse, është e mjaftueshme për të plotësuar shpenzimet lokale dhe për të ndihmuar në mbështetjen e shërbesave të krishtera në vend dhe jashtë vendit. Në mënyrë tradicionale, punëtorët me kohë të plotë e kanë hedhur vështrimin vetëm nga Zoti për sigurimin e nevojave të tyre pa i reklamuar ato nevoja. Bota nuk mund të thotë për asambletë atë që thotë për botën e krishterë në përgjithësi: «Gjithçka që kërkon kisha janë paratë e tua».

E vlerësoj faktin se asambletë janë të gatshme që të ushtrojnë disiplinë të perëndishme kur del nevoja, edhe nëse kryerja e këtij veprimi mund të kufizojë mundësitë e tyre që të bëhen ndonjëherë mega-kisha. Ato janë të gatshme që të gjykojnë përbashkësitë e tyre, jo nga madhësia, por nga shenjtëria e anëtarëve.

Shërbesa e literaturës së asambleve ka qenë e spikatur. Ndoshta kjo ka qenë kontributi kryesor i atyre për skenën ungjillore. Shkrimet e Darbit, Kellit, Mekintoshit, Vajnit si dhe shumë të tjerëve kanë sjellë një ndikim të thellë dhe të dobishëm kudo në botë. Disa vjet më parë bibliotekari i një kolegji të krishterë u përpoq që të hartonte një bibliografi të autorëve të «Vëllezërve». Më vonë ai humbi çdo shpresë se do ta përfundonte ndonjëherë këtë projekt.

Dhe duhet përmendur edhe lëvizja misionare që ka lidhje me asambletë, një lëvizje që është ka një raport shumë më të lartë në krahasim me numrin e përbashkësive lokale që e mbështetin atë.

Njerëz të tjerë kanë arsye të tjera se përse i pëlqejnë asambletë, disa krejt të papritura. Për shembull, një motër që kohët e fundit erdhi në përbashkësinë [e asambleve] mbas vitesh të tëra duke kërcyer sa në një kishë në një tjetër tha se ishte e kënaqur se tani ndodhej në një përbashkësi me udhëheqje mashkullore. Ky ishte një shënim i çuditshëm, aq më tepër kur dëgjohet në ditën e emancipimit të grave.

Ndoshta janë të pakta grupet që i janë futur aq shumë vetëkritikës se asambletë. Sinqerisht, mendoj se kjo bëhet më shumë se duhet, duke bërë që njerëzit e ndjeshëm të zhgënjehen dhe të largohen. Kritika shkon më së miri pas lavdërimit. Është koha që t’i balancojmë të dyja.

Përfundimi i ditur nuk do të thotë që jam i kënaqur me gjendjen ekzistuese. E pranoj se ka fusha ku ne duhet të përmirësohemi, si puna e ungjillëzimit dhe zhvillimi i udhëheqjes në asamble. Ndonëse jam i bindur në mënyrë të pandryshueshme ndaj parimeve biblike, e pranoj nevojën e ndryshimit të metodave herë pas here. Pajtohem se disa nga njerëzit tanë, duke përfshirë të rinjtë, kanë shqetësime të ligjshme dhe duhen dëgjuar. Por në vend që të thërrasim ekuipazhin e shkatërrimit, ne duhet të përveshim mëngët dhe të përballemi me problemet. Na jepni burra të cilët do të na tregojnë se si të kryejmë një punë dobiprurëse, në vend të gjeneralëve teorikë të cilët i izolojnë asambletë ose i dorëzojnë fare. Dhe ata që e marrin mbështetjen e tyre nga asambletë duhet të demonstrojnë një masë besnikërie për të shmangur çdo dukje të «kafshimit të duarve prej të cilave ushqehen».

[previous][next]