Mesha: Zbulimi i misterit


Kapitulli 1 | Kujtime të hershme

E vendosa shallin e bardhë të ceremonisë mbi supe dhe kontrollova gjatësinë e pelerinës së zezë. Ndihesha si një vajzë nën fustanin e gjatë, por nuk kishte më kthim prapa. Mesha do të niste pas pak dhe isha i vendosur për të shërbyer si ndihmës meshtar. Shqyrtova edhe një herë përgjigjet e mia për herë të fundit.

Arsyet e mia për tu bërë ndihmës meshtar shkonin përtej piknikut të ndihmës meshtarëve në maj, shpërblimi i famshëm për ata që shërbenin me besnikëri. Unë dola vullnetar, sepse këtë bënte çdo nxënës i mirë i moshës 11-vjeçare. Doja që prindërit e mi të ishin krenarë për mua. Dëshiroja që Zoti të mendonte mirë për mua. Ky vendim më bëri të ndihesha njeri i drejtë, aq më tepër që nga pjesëmarrja për herë të parë në Meshën e Shenjtë.

Atë Xhoni u afrua dhe qëndroi pas nesh.

“Vetëm dy minuta, djema”.
Ndihmës meshtari tjetër, një veteran me përvojë, po zbavitej duke parë njerëzit e kishës përmes një dritareje të ngushtë prej xhami. Ai nënqeshi disa herë radhazi.

Prifti pohoi me kokë. Kishari hapi derën e rëndë që të çonte drejt altarit. Ne ecëm në kortezh solemn. Unë tërhoqa zinxhirin e florinjtë të ziles që ndodhej mbi derë. Njerëzit u ngritën në këmbë.

Shumë vite kanë kaluar që atëherë. Kujtimet janë të gjitha të bukura: priftërinjtë dhe murgjit që kujdeseshin, shokët e shkollës aq të afërt sa edhe vetë familjarët, kampionatet e sportit, festimet e majit për të nderuar virgjëreshën Mari, Meshat e së Premtes së Parë, Sakramenti i Konfirmimit, shkollimi i nivelit më të lartë, ditët e diplomimit si dhe dasma katolike. Megjithëse nuk jam më katolik, jam mirënjohës për mënyrën se si u rrita.

U largova nga kisha në moshën njëzet e pesë vjeçare. Ishte një vendim i vështirë, më i vështiri i gjithë jetës sime. Megjithatë ende besoj shumë gjëra që më mësuan. Besoj te Perëndia: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Besoj edhe te Kredoja e Apostujve. Unë thjesht nuk jam një katolik me “K” të madhe. Tani e tutje thjesht dua të njihem si i krishterë. Tani u qëndroj larg emërtimeve të tilla si katolik apo protestant. Këto emërtime i ndajnë të krishterët dhe mohojnë të vërtetën se të gjithë të krishterët e vërtetë janë të bashkuar në Krishtin.

Kapitujt e Librit
  1. JETA E PËRJETSHME

  2. Adhurimi i Perëndisë

  3. MËSIMI I JEZUSIT NË GALILE

  4. “Bëni këtë në përkujtimin tim”

[next]